ATV

Author: ATVLive

  • 10 të vdekur nga stuhitë e borës në Ukrainë

    10 të vdekur nga stuhitë e borës në Ukrainë

    Dhjetë persona kanë vdekur nga stuhitë e borës në Ukrainë, tha ministri i Brendshëm i Ukrainës, Ihor Klymenko, më 28 nëntor, pasi erërat e fuqishme dhe stuhitë po godasin këtë shtet që nga dita e diel, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike dhe duke bllokuar rrugët.

    Jugu i Ukrainës është goditur më së keqi, veçmas rajoni i Odesës në Detin e Zi.

    “Si pasojë e përkeqësimit të kushteve të motit, dhjetë persona kanë vdekur në rajonin e Odesës, Harkivit, Mikolajivit dhe Kievit”, shkroi Klymenko në Telegram.

    “Njëzetetre persona janë lënduar, përfshirë dy fëmijë”, shtoi ai.

    Në total, 411 vendbanime në 11 rajone ukrainase kanë mbetur pa energji elektrike dhe mbi 1.500 makina janë larguar nga rrugët, pasi ishin bllokuar, tha Klymenko.

    Oleh Kiper, guvernator i rajonit të Odesës, ku pesë persona kanë vdekur si pasojë e motit të lig, tha se pothuajse 2.500 persona janë shpëtuar pasi ishin bllokuar nga bora.

  • Kaos nga bora, shtyhen disa fluturime nga aeroporti i Gjermanisë

    Kaos nga bora, shtyhen disa fluturime nga aeroporti i Gjermanisë

    Fillimi i ashpër i dimrit në Gjermani tani po ndikon edhe në trafikun ajror. Disa fluturime të sotme janë anuluar ose vonuar.

    Më së shumti fluturime janë anuluar në aeroportin e Frankfurtit.

    161 ngritje dhe ulje nga gjithsej 1031 lidhje fluturimesh të planifikuara u anuluan.

    Për shkak të reshjeve të mëdha të borës, pistat në aeroportin më të madh të Gjermanisë duhej të pastroheshin.

    Sipas Fraport, të gjitha pistat do të hapen sërish këtë të martë.

  • 28 Nëntori: Edi Rama dhe Albin Kurti shtrëngojnë duart në Vlorë

    28 Nëntori: Edi Rama dhe Albin Kurti shtrëngojnë duart në Vlorë

    Kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti kanë shtrënguar duart në Vlorë, ku të dy ndodhen në qytetin ku 111 vite më parë u ngrit flamuri shqiptar.

    Dy Kryeministrat morën pjesë së bashku në ceremoninë e ngritjes së flamurit dhe vendosën kurora me lule në varrin e Ismail Qemalit.

    Pas mosdakordësive në distancë mes dy liderëve për çështjen e raportit Kosovë-Serbi, tashmë duket se ujërat janë qetësuar. Kjo u duk edhe në deklaratën e një dite më parë të Kryeministrit Edi Rama, që vlerësoi Kryeministrin Kurti dhe Qeverinë e Kosovës që e kanë pranuar propozimin për asociacionin.

  • Fotografia e Adem Jasharit vendoset para Qeverisë

    Fotografia e Adem Jasharit vendoset para Qeverisë

    Komandanti po të ishte gjallë do t’i mbushte 68 vjet. Adem Jashari ishte kryekomandant i UÇK-së, bashkë me të vëllanë Hamzën, morrëb pjesë në sulmet kundër forcave policore-ushtarake serbe.

    Sulmi mbi Jasharajt ndodhi më 5, 6 dhe 7 mars 1998. Me vendim të ish presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, Adem Jashari është nderuar me titullin Hero i Kosovës.

  • Këngëtarja rumune Andrea Vilcan jep intervistën e parë në Kosovë, tregon se si filloi të këndojë shqip

    Këngëtarja rumune Andrea Vilcan jep intervistën e parë në Kosovë, tregon se si filloi të këndojë shqip

    Këngëtarja rumune Andrea Vilcan, e cila ditë më parë publikoi këngën “Mora fjalë”, këngë kjo kushtuar komandantit Legjendar Adem Jashari, për herë të parë ka dhënë intervistën e saj në një televizion në Kosovë.

    Ajo ishte e ftuar në emisionin LIBERO në ATV, ku tregoi se si kishte filluar të këndojë shqip dhe si ishte pritur kjo nga bashkëkombësit e saj rumunë.

    “Në fillim nuk iu ka dukur diçka interesante, madje janë befasuar me faktin se pse në Kosovë, por me kalimin e kohës kur e kanë parë dhe iu kam treguar historinë se çka ka ndodh, edhe ata kanë nisë me e pëlqy shumë”, thotë ajo. /atvlive.tv

  • ​Kryetarja e Gjykatës Speciale sot në Kosovë, policia kujdeset për sigurinë e saj

    ​Kryetarja e Gjykatës Speciale sot në Kosovë, policia kujdeset për sigurinë e saj

    Policia e Kosovës njofton se sot (e martë) në Kosovë, do të qëndrojë për vizitë kryetarja e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale Ekaterina Trendafilova.

    Sipas njoftimit, Policia e Kosovës gjatë vizitës së saj në Kosovë do të kujdeset për ofrimin e sigurisë, mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit në vendin tonë.

    “Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore) bazuar në itinerarin dhe agjendën si dhe do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në komunikatë.

  • Lutfiu e ngrit flamurin kombëtar në Bujanoc për nder të 28 Nëntorit

    Lutfiu e ngrit flamurin kombëtar në Bujanoc për nder të 28 Nëntorit

    Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, Nevzad Lutfiu, ka uruar festën e 28 Nëntorit.

    Ai ka ngritur flamurin kombëtar në Komunën e Bujanocit.

    “Kombin e ngrisim kur më shumë i japim se sa i marrim!”, ka thënë Luftiu.

  • Kurti e Rama bëhen bashkë në shënimin e 28 Nëntorit në Vlorë

    Kurti e Rama bëhen bashkë në shënimin e 28 Nëntorit në Vlorë

    Ceremonia e ngritjes së flamurit në 111-vjetorin e pavarësisë në Vlorë, ka bërë bashkë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe homologun e tij Albin Kurti.

    Në këtë ceremoni, të pranishëm ishin edhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla dhe kreu i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha.

    Pjesë e kësaj ceremonie ishte ngritja e flamurit dhe vendosja e kurorave tek busti i Ismail Qemailit.

    Më 28 nëntor 1912, Ismail Qemaili ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur.

    Akti i Shpalljes së Pavarësisë përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar. Ai ishte fryt i përpjekjeve dhe i luftërave shekullore të shqiptarëve, për të mbrojtur tërësinë tokësore të atdheut dhe për të formuar shtetin e pavarur shqiptar.

  • NATO uron aleatin për festën e flamurit

    NATO uron aleatin për festën e flamurit

    Organizata më e madhe ushtarake në botë NATO, e ka uruar aleatin e saj Shqipërinë për festën e flamurit.

    Aleanca Veriatlantike ka shpërndarë një fotografi të një ushtari që mban flamurin “Kuq e Zi” në dorë.

    Sot, më 28 nëntor Shqipëria e feston 111-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.

    Ndryshe, dita e sotme shënon edhe ngjarje të tjera me rëndësi për shqiptarinë.

    Më 28 nëntor, shënohet edhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari.

    Ai u lind në vitin 1955.

    Po sot, është edhe 26 vjetori i daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

  • Fillon seanca solemne për 28 Nëntorin në Kuvendin komunal të Prishtinës

    Fillon seanca solemne për 28 Nëntorin në Kuvendin komunal të Prishtinës

    Komuna e Prishtinës bërë një organizim të veçantë me rastin e 111-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, raporton ATV.

    Pjesëmarrës në këtë organizim ishte edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.

    Seanca nisi me intonimin e himnit kombëtar shqiptar dhe atij të Kosovës.

    Ambasadori Malaj, në një fjalim para asamblistëve, tha se është shumë i lumtur që festen e 28 Nëntorit po e feston së bashku me barshkumbësat e tij, shqiptarët e Kosovës.

    Ndërsa kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, në fjalën e tij, tha se i 28 Nëntori është shumë më shumë se një datë, ku sipas tij, është një testament i shumë betejave, shpalljes së Pavarësisë, e festë e lirisë.

    Sot gjate ditës, po ashtu do të shpaloset edhe flamuri në sheshin e kryeqytetit e më pas do të ketë edhe performime të grupeve të ndryshme si “Çamëria”, “Labëria”, “Permeti”, etj. /atvlive.tv