ATV

Author: ATVLive

  • Vriten dy gra në Itali, të dyshuarit janë burrat e tyre

    Vriten dy gra në Itali, të dyshuarit janë burrat e tyre

    Italia ka parë edhe dy femicide të tjera pasi dy gra dyshohet se u vranë nga burrat e tyre të martën.

    Një grua 66-vjeçare me origjinë indiane thuhet se u rrah për vdekje nga burri i saj me një shkop kriketi në qytetin Emilia Romagna të Salsomaggiore Terme pranë Parmës dhe një grua 42-vjeçare dyshohet se u godit për vdekje nga burri i saj përpara njërit prej fëmijëve të tyre në Andria të Pulias.

    Në rastin e parë, burri, gjithashtu me origjinë indiane, u kap nga një oficer policie karabinierësh jashtë detyrës, i cili ndërhyri pasi dëgjoi britmat e gruas.

    Në rastin e dytë, burri thuhet se më pas thirri policinë dhe rrëfeu.

    Femicidet e reja vijnë pas një sfondi të zemërimit dhe shqetësimit të vazhdueshëm publik për vrasjen brutale të 22-vjeçares Giulia Cecchettin nga ish-i dashuri i saj 21-vjeçar Filippo Turetta më 11 nëntor.

    Vrasja e grave rrëmbeu titujt e mediave dhe çoi në një nivel të ri ndërgjegjësimi për nevojën për të trajtuar problemin e dhunës me bazë gjinore në Itali.

  • Lajçak flet për dialogun me ministren finlandeze: Faleminderit për mbështetjen

    Lajçak flet për dialogun me ministren finlandeze: Faleminderit për mbështetjen

    Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, dje ka diskutuar për këtë proces me ministren e Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen.

    “E mirëpres mundësinë e për të diskutuar dialogun dhe shtyrjen e ripërtërirë për ta bërë realitet perspektivën e BE-së për Ballkanin Perëndimor me ministren e Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen”.

    Ai është shprehur falendërues për mbështetjen e Finlandës.

    “Faleminderit për mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës”, ka shkruar Lajçak në platformën X.

  • Nesër zjarrfikësit në protestë para Qeverisë

    Nesër zjarrfikësit në protestë para Qeverisë

    Zjarrfikësit e Kosovës të enjten do të mbajnë protestë para objektit të Qeverisë së Kosovës.

    Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës ka njoftuar se institucionet e shtetit nuk po i përmbushin kërkesat e tyre, raporton Paparaci.

    Përmes një reagimi që i kanë dërguar edhe kryeministrit Albin Kurti dhe institucioneve të tjera relevante, Sindikata thotë se zjarrfikësit janë në një situatë shumë të rëndë sa i përket organizimit, financimit dhe menaxhimit të shërbimit të zjarrfikjes dhe shpëtimit.

    Njoftimi i plotë i zjarrfikësve:

    Njoftojm të gjithë Zjarrfikësit e Kosovës se protesta e lajmeruar nga sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës do te mbahet me daten , 30.11.2023 në ora 11:00 para objektit të Qeveria.

    Nisja bëhet nga parkingu mbrapa pallatit të rinis , grumbullimi bëhet në ora 10:30 te parkingu.

    Të gjithë Zjarrfikësit duhet te kenë me vete uniformen e mbrojtjes nga zjarri ( Jaknën dhe helmeten ). Zoti na ndihmoft e na e dhashtë të maren.

  • Paratë false: Policia në gjashtë mujorin e 2023-tës ka trajtuar 486 raste

    Paratë false: Policia në gjashtë mujorin e 2023-tës ka trajtuar 486 raste

    Një numër i madh i parave false, sidomos monedhave 2 euro janë vënë në qarkullim.

    Si rezultat, qytetarëve i janë vështirësuar edhe pagesat.

    Lidhur me këto raste, autoritetet po ndërmarrin aktivitetet e nevojshme për të parandaluar grupet kriminale që merren me këtë vepër.

    Sot, Prokuroria Speciale e Kosovës ka udhëhequr një aksion ku janë arrestuar gjashtë persona, tre nga Kosova dhe tre nga Maqedonia e Veriut.

    Në këtë aksion janë konfiskuar thasë me para, monedha dy euroshe në vlerë prej 85 mijë e 10 eurove.

    Por, ky s’është i vetmi aksion që policia e ka zhvilluar kundër parave false.

    Organet e rendit në gjashtëmujorin e parë të këtij viti i ka iniciuar dhe trajtuar 486 raste.

    Kështu në një përgjigje nga Zyra për Media e policisë për Klankosova.tv.

    Ndërkaq, gjatë vitit 2022, policia ka iniciuar 804 raste.

  • ​Ngrihet aktakuzë kundër një serbi për masakrën në Dubravë

    ​Ngrihet aktakuzë kundër një serbi për masakrën në Dubravë

    Prokuroria Speciale (PS), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit G.M. i nacionalitet serb, shtetas i Kosovës dhe Serbisë, me adresë të vendbanimit në Serbi, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale krimi i luftës kundër popullsisë civile.

    I pandehuri akuzohet se më 22 maj 1999, ka marrë pjesë në vrasjen e 109 të burgosurve dhe në plagosjen e 108 të burgosurve të tjerë, që të gjithë të nacionalitetit shqiptarë, e njohur si masakra në Dubravë.

    Hetimet kanë siguruar prova të mjaftueshme relevante juridike që dëshmojnë se i pandehuri në bashkëkryerje me persona të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë dhe ka kontribuar në kryerjen veprës penale për të cilën po akuzohet.

    Kjo çështje penale tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë për procedurë të mëtutjeshme.

    I pandehuri gjendet nën masën e sigurisë – paraburgim, sipas vendimit të Gjyqtarit të procedurës paraprake deri në një vendim të ri nga ana e gjykatës.

    Hetimet ndaj të pandehurve të tjerë janë duke vazhduar, në mungesë, pasi që të njëjtit janë të pa arritshëm për organet e rendit.

  • Tensionimi i situatës gjatë protestës së PSD-së, shtohen forcat e policisë

    Tensionimi i situatës gjatë protestës së PSD-së, shtohen forcat e policisë

    Aktivistë të Partisë Socialdemokrate kanë hedhur tym të zi në protestën e sotme para objektit ku po mbahet takimi mes kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), Ekaterina Trendafilova me përfaqësuesit e shoqërisë civile në Prishtinë.

    Policia e Kosovës ka ndërhyrë, duke përdorur gaz lotsjellës për t’i larguar protestuesit. ATV mëson se janë arrestuar edhe kryetarin e PSD-së, Dardan Molliqajn dhe aktivistin Nol Nushi.

    Tani, në vend të ngjarjes janë shtuar forcat e Policisë, ku edhe kanë nisur të merren provat për gjuajtjen e shok bombave nga ana e protestuesve. /atvlive.tv

  • Tensionohet situata te protesta kundër Trendafilovës – arrestohen Dardan Molliqaj dhe Nol Nushi

    Tensionohet situata te protesta kundër Trendafilovës – arrestohen Dardan Molliqaj dhe Nol Nushi

    Aktivistë të Partisë Socialdemokrate kanë hedhur tym të zi në protestën e sotme para objektit ku po mbahet takimi mes kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), Ekaterina Trendafilova me përfaqësuesit e shoqërisë civile në Prishtinë.

    Policia e Kosovës ka ndërhyrë, duke përdorur gaz lotsjellës për t’i larguar protestuesit. ATV mëson se janë arrestuar edhe kryetarin e PSD-së, Dardan Molliqajn dhe aktivistin Nol Nushi.

  • PSD improvizon me tym të zi para objektit ku po zhvillon takimi mes Trendafilova-s dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile

    PSD improvizon me tym të zi para objektit ku po zhvillon takimi mes Trendafilova-s dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile

    Ka nisur protesta e PSD-së para objektit ku po mbahet takimi mes kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), Ekaterina Trendafilova me përfaqësuesit e shoqërisë civile në Prishtinë.

    Në këtë protestë, aktivistë të Partisë Socialdemokrate kanë hedhur tym të zi, raporton ATV.

    Të njëjtit paraprakisht kanë shfaqur pankarta me mbishkrimin “UÇK-ja nuk mund të gjykohet”, “Jeni non-grata. Jeni bajat”, “Historia është shkruar, propaganda ka dështuar”, etj.

    Kësaj proteste iu ka bashkangjitur edhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të OV-UÇK-së, Faton Klinaku. Ai para gazetarëve tha se ky takim i gjykatëses Trendafilova me përfaqësuesit e shoqërisë civile nuk është dashur të mbahet fshehtë. Ai thotë se së pari, në këtë takim është dashur të ftohen veteranët e UÇJK-së.

    Ndërkohë, në videon e siguruar nga ATV shihen forca të shtuara të Policisë së Kosovës, të cilët kanë dalë për tu përkujdesur për ofrimin e sigurisë, mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së takimit Trendafilova-s me përfaqësues të shoqërisë civile në Prishtinë. /atvlive.tv

  • Nis protesta e PSD-së pas vizitës së Trendafilova-s në Prishtinë, i pranishëm edhe Faton Klinaku

    Nis protesta e PSD-së pas vizitës së Trendafilova-s në Prishtinë, i pranishëm edhe Faton Klinaku

    Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), Gjykatësja Ekaterina Trendafilova, është duke mbajtur një takim me përfaqësues të shoqërisë civile në Prishtinë në kuadër të Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim.

    Partia Socialdemokrate, ka nisur protestën e paralajmëruar para objektit ku po mbahet ky takim.

    Atyre iu ka bashkangjitur edhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të OV-UÇK-së, Faton Klinaku. Ai para gazetarëve tha se ky takim i gjykatëses Trendafilova me përfaqësuesit e shoqërisë civile nuk është dashur të mbahet fshehtë. Ai thotë se së pari, në këtë takim është dashur të ftohen veteranët e UÇJK-së.

    Ndërkohë, në videon e siguruar nga ATV shihen forca të shtuara të Policisë së Kosovës, të cilët kanë dalë për tu përkujdesur për ofrimin e sigurisë, mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së takimit Trendafilova-s me përfaqësues të shoqërisë civile në Prishtinë. /atvlive.tv

  • Trendafilova në takim me përfaqësuesit e shoqërisë civile në Prishtinë, shihen forca të shtuara të Policisë

    Trendafilova në takim me përfaqësuesit e shoqërisë civile në Prishtinë, shihen forca të shtuara të Policisë

    Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), Gjykatësja Ekaterina Trendafilova, sot do të mbajë një takim me përfaqësues të shoqërisë civile në Prishtinë në kuadër të Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim.

    Lidhur me këtë takim, Partia Socialdemokrate ka paralajmëruar protestë para objektit ku ajo pritet ta mbajë këtë takim.

    Ndërkohë, në videon e siguruar nga ATV shihen forca të shtuara të Policisë së Kosovës, të cilët kanë dalë për tu përkujdesur për ofrimin e sigurisë, mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së takimit Trendafilova-s me përfaqësues të shoqërisë civile në Prishtinë. /atvlive.tv