ATV

Author: ATVLive

  • LDK: Qeveria të reflektojë dhe ta tërheq Projektbuxhetin për një rialokim komplet tjetër

    LDK: Qeveria të reflektojë dhe ta tërheq Projektbuxhetin për një rialokim komplet tjetër

    Kryetari i Komisionit për Buxhet, Armend Muja gjatë shqyrtimit në lexim të dytë të Projketbuxhetit 2024 ka paraqitur para deputetëve raportin e Komisionit me 64 amendamentet e propozuara kryesisht nga deputetët e opozitës, e të cilat sipas tij nuk kanë marrë përkrahjen e Komisionit.

    Në këtë seancë deputetja nga LDK-ja, Hykmete Bajrami tha se pas disa ngjarjeve që kanë ndodhur, Qeveria është dashur të reflektojë dhe ta tërheq ligjin e buxhetit, duke shtuar që duhet të kthehet në rialokim komplet tjetër, e që sipas saj ky ligj të shkojë në lexim të tretë.

    Ajo shtoi po ashtu se rezultatet e dobëta në testin PISA, duhet të jenë alarm për qeverinë. Sipas saj në krahasim me vitet e kaluara, Kosova nuk ka shënuar arritje në këtë drejtim.

    “Qeveria është dashur të reflektojë dhe ta tërheq ligjin e buxhetit dhe ta kthejë për një rialokim komplet tjetër, ose të shkojë ky ligj nga sot në lexim të tretë. Me datën 5 dhjetor Kosova pranoi rezultatet e testit PISA, derisa në vitin 2018 kanë marrë pjesë 72 vende dhe Kosova është renditur e 72 në testin PISA të vitit 2022 kanë marrë pjesë 80 vende dhe Kosova është renditur në vendin e 79. Nëse krahasojmë vitin 2018 me 2022, Kosova në lexim ka nga 78 për qind e nxënësve të cilët kanë pas rezultat të pamjaftueshëm, dhe kjo për qindje e nxënësve me rezultat të pamjaftueshëm është ngrit në 83 për qind, në matematikë nga 76 për qind sa kanë pas rezultat jo të mirë është ngritur në 85 për qind dhe në shkencë nga 76 për qind kjo për qindje është ngritur 79 për qind ”, tha Bajrami.

    Mes tjerash, ajo tha se sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit 33 për qind e shkollova në vend dhe 77 për qind të paraleleve nuk i përmbushin kushtet për të mbajtur mësim sipas kritereve ligjore që janë në fuqi.

    “Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit 33 për qind e shkollova në vend dhe 77 për qind të paraleleve nuk i përmbushin kushtet për të mbajt mësim sipas kritereve ligjore që janë në fuqi për zhvillimin e arsimit në Kosovë. Rezultatet e PISA-s është dashur që të jenë një këmban dhe një shqetësim i jashtëzakonshëm për Qeverinë e Kosovës, dhe është dashur që projektligji i buxhetit të tërhiqet nga komis0oni për mbikëqyrjen e financave publike dhe të ketë komplet një rialokim tjetër. Është koha e fundit që arsimi në Kosovë të bëhet prioritet kombëtar, është koha e fundit që Kosova të merret seriozisht me riorganizimin e rrjetit të shkollave. Për rreth 13 vjet numri i nxënësve ka rënë për 300 mijë, ndërkohë që ne ende vazhdojmë të ndërtojmë shkolla në disa zona rurale dhe kemi mungesë të klasave dhe shkollave në zona urbane”, shtoi Bajrami.

    Seanca e Kuvendit të Kosovës për shqyrtim të dytë të Projektbuxhetit 2024 në vlerë mbi 3.3 miliardë euro, nisi me një orë vonesë. /KP

  • Zjarrfikësit protestojnë para Qeverisë

    Zjarrfikësit protestojnë para Qeverisë

    Zjarrfikësit e Kosovës kanë protestuar sot para Qeverisë së Kosovës.

    Ata nuk i ndali as shiu që të protestojnë kundër vendimeve të ekzekutivit.

    Zjarrfikësit kanë protestuar si shenjë pakënaqësie rreth mospagesës së rrezikshmërisë, kushteve të punës dhe gjendjen në përgjithësi në shërbimin zjarrfikës dhe shpëtimit.

  • Serbia shpreh rezerva në Bruksel për obligimet nga Marrëveshja e Ohrit

    Serbia shpreh rezerva në Bruksel për obligimet nga Marrëveshja e Ohrit

    Ndonëse pas takimit të së mërkurës mbrëma të liderëve të Bashkimit Evropian dhe atyre të Ballkanit Perëndimor është thënë se të gjitha vendet e rajonit janë pajtuar për deklaratën e miratuar në samit, mësohet se Serbia ka shprehur rezerva në pjesën e cila ka të bëjë me obligimet për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë (Marrëveshja e Ohrit).

    Burimet e BE-së kanë konfirmuar se kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, në samit “ka shprehur qëndrimin nacional”, por ka përsëritur se “Serbia e ka mbështetur deklaratën”.

    Në dokumentin me qëndrimin e Serbisë, që e ka parë Radio Evropa e Lirë, thuhet se ajo “në përgjithësi, me rezerva, përshtatet me deklaratën e samitit BE-Ballkani Perëndimor si një deklaratë politike dhe dokument joobligues ligjor”.

    Më tej bëhet e qartë se kjo ka të bëjë me pjesën e obligimeve për zbatimin e Marrëveshjes me Kosovën.

    “Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të raporteve dhe Aneksi i zbatimit, siç i referohet në këtë deklaratë, konsiderohet e pranueshme vetëm në kontekstin në të cilin nuk përfshin de facto apo de jure njohjen e Kosovës”, thuhet në dokumentin ku Serbia ka shprehur qëndrimin e saj.

    “Republika e Serbisë nënvizon se kjo përshtatje nuk përfshin pranimin e anëtarësimit të Kosovës në OKB, në sistemin e organizatave të OKB-së dhe agjencive, e as të ashtuquajturin integritetin territorial të Kosovës”, thuhet më tej ku shtohet se kjo deklaratë konsiderohet si ligjërisht jo obliguese dhe nuk e ka as peshën e marrëveshjes ndërkombëtare sipas së drejtës ndërkombëtare.

    Tutje, Serbia shprehet se “Kosova është pjesë integrale e Republikës së Serbisë nën administrim ndërkombëtar në përputhje me rezolutën 1244 të Këshillit të sigurimit të OKB-së”.

    Ky qëndrim i Serbisë e vë në dyshim edhe pranimin nga ana e saj të obligimeve që dalin nga Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të raporteve dhe Aneksit për zbatimin e saj, pasi në to përfshihet edhe moskundërshtimi për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe respektimi i integritetit territorial.

    Në Deklaratën e miratuar të mërkurën mbrëma në Bruksel nga liderët e BE-së dhe ata të Ballkanit Perëndimor u bëhet thirrje Kosovës dhe Serbisë që ta zbatojnë pa parakushte dhe në tërësi këtë marrëveshje.

    “U bëjmë ftesë të dyja palëve që në tërësi ta zbatojnë Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve dhe Aneksin e zbatimit të tij, si dhe të gjitha marrëveshjet nga e kaluara, pa asnjë vonesë të re dhe pa parakushte”, thuhet më tej në pjesën që u kushtohet raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

    Më 27 shkurt, Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për normalizim marrëdhëniesh.

    Pajtueshmëria për aneksin e zbatimit është rritur në Ohër të Maqedonisë së Veriut, më 18 mars. /rel

  • ​Gjykata Kushtetuese pezullon marrëveshjen Rama-Meloni për refugjatët

    ​Gjykata Kushtetuese pezullon marrëveshjen Rama-Meloni për refugjatët

    Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë pezulloi të mërkurën ratifikimin, që pritet nga parlamenti të enjten, të marrëveshjes së fundit midis kryeministrit Edi Rama dhe kryeministrit Giorgia Meloni për të procesuar deri në 36.000 emigrantë në vit në dy qendra të drejtuara nga italianët në vendin e Adriatikut.

    Gjykata e Lartë po i përgjigjej dy apelimeve të veçanta, një nga Partia Demokratike Shqiptare dhe tjetra nga 28 deputetë që mbështesin ish-kryeministrin Sali Berisha.

    Apelimet argumentojnë se marrëveshja shkel Kushtetutën dhe konventat ndërkombëtare që Shqipëria aderon.

    Ratifikimi pezullohet deri në dhënien e një dënimi nga gjykata, për të cilin ka tre muaj kohë. /ANSA/

  • Gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 59 aktakuza kundër 69 personave

    Gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 59 aktakuza kundër 69 personave

    Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik, se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë Themelore janë ngritur pesëdhjetë e nëntë (59) aktakuza kundër gjashtëdhjetë e nëntë (69) personave, për vepra të ndryshme penale. Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar gjashtë (6) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj nëntë (9) personave, dhe një (1) kërkesë kundër një (1) personi për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër katër (4) të pandehurve.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër (4) personave, një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur njëzet (20) aktakuza kundër njëzet (20) personave për vepra të ndryshme penale.

    Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

    Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona nën dyshimin se kanë kryer vepra penale, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj tre (3) personave, si dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër tetë (8) personave.

    Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për vepra të ndryshme penale.

    Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 24 orëve, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

    Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

    Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, si dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.

  • “Dhuratat” për fundvit, ja kur do t’i marrin nga 100 euro shtesë fëmijët dhe pensionistët?

    “Dhuratat” për fundvit, ja kur do t’i marrin nga 100 euro shtesë fëmijët dhe pensionistët?

    Shtesat prej 100 eurove për pensionistët nuk do të dalin këtë javë me pensionet e rregullta, por në javët e ardhshme.

    Po ashtu edhe për nënat dhe prindërit që marrin shtesa për fëmijët, do të njoftohen gjatë ditëve në vijim se kur do të procedohet shtesa prej 100 eurot e njëhershme për të gjithë fëmijët në kuadër të shtesës së rregullt prej 10-20 euro që ata i marrin shtesat për fëmijët.

    Sa i përket këtyre dy masave nuk ka nevojë për aplikim për ata që janë ekzistues në skema.

    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati pas vendimit të marrë në Qeveri për shpërblimin e fëmijëve dhe pensionistëve për fundvit, ka theksuar se pensionet e rregullta për dhjetor ekzekutohen këtë të premte dhe sipas tij, është e pamundur të ndahen shtesat më 15 dhjetor.

    “Ka të bëjë me shtesën e mbështetëse financiare prej 100 eurove për të gjithë përfituesit e skemave pensionale për muajin dhjetor. Marrë parasysh se pensionet e rregullta ekzekutohen këtë të premte ne do kemi të pamundur të ekzekutojmë shtesën në këtë datë, por gjatë javës në vijim do t’i njoftojmë pension-marrësit për ekzekutimin e kësaj shtese”, ka thënë ministri Murati pas mbledhjes së qeverisë.

    Pas vendimit, dje ka pasur reagime të shumta për vendimin e ndarjes së mjeteve për fëmijët dhe pensionistët.

    Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës njëherësh anëtari i Kryesisë së LDK-së,, Berat Rukiqi ka thënë se rreth 60 milionë euro është kostoja vendimit të fundit për mbështetje për fëmijët dhe të moshuarit. Madje, ai këtë mbështetje e ka qujatur ‘lëmoshë’.

    Qeveria në mbledhjen e së mërkurës ka ndarë 40 milionë euro për FSK-në dhe nga 100 euro shtesa për fëmijët dhe pensionistët.

  • Rrahmani: Përpos ndërrimit të trajnerit, kishim edhe kundërshtarë të fortë kohëve të fundit

    Rrahmani: Përpos ndërrimit të trajnerit, kishim edhe kundërshtarë të fortë kohëve të fundit

    Amir Rrahmani ndihet i lumtur me kualifikimin e Napolit në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve.

    Kampioni aktual i Italisë e mposhti Bragën me rezultat 2:0 për ta prerë një biletë për fazën eliminuese të garës më prestigjioze të futbollit evropian.

    Futbollisti kosovar e ka komentuar fitoren dhe kualifikimin, por i ka përmendur edhe humbjet nga Real Madridi, Interi e Juventusi, që sipas tij s’është dashur të ndodhnin, shkruan “Gazeta Express”.

    Ndër të tjera, përfaqësuesi kosovar e ka lavdëruar edhe trajnerin Walter Mazzarri, për të cilin, bëhet i sinqertë, duke thënë se nuk e kishte njohur para se të përfundonte në stadiumin “Diego Maradona”.

    “I shënuam dy gola të shpejtë, të cilët na mundësuan të kryenim punë dhe ta kalonim këtë fazë. Sa herë që luajmë me një 11-she të zakonshme, bëhet sigurisht më e lehtë që ta njohim çdo komponent dhe se di duhet të luajmë. Kishte shumë ndeshje në të cilat kemi bërë shumë ndryshime, shkaku i lëndimeve, ndërsa tash duke luajtur më shumë së bashku, po ia dalim të njihemi më mirë. Braga i pati disa goditje në portë, është një skuadër që luan futboll të bukur, sikur ne, por fituam duke e bërë një paraqitje të mirë. Ishte mjaft e rëndësishme të fitonim dhe ta gjenim ndjenjën e bukur në shtëpi, për t’ua dhënë edhe tifozëve tanë një gëzim”, u shpreh fillimisht Rrahmani për “Sky Sport” pas lojës.

    “Kishim kundërshtarë të fortë kohëve të fundit, përpos ndërrimit të trajnerit. Por, jemi të lumtur tash dhe duhet ta zbavitim publikun duke luajtur ashtu siç dimë ne”, vazhdoi ai.

  • Faton Klinaku reagon pas vendimit të Apelit kundër Sali Mustafës, citon një fjali të Calit në Hagë

    Faton Klinaku reagon pas vendimit të Apelit kundër Sali Mustafës, citon një fjali të Calit në Hagë

    Paneli i Apelit sot ka shpallur aktgjykimin në çështjen kundër ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sali Mustafa – Cali, raporton Gazeta Sinjali.

    Apeli ka marrë vendim që komandant Calit t’ia zbus dënimin e shqiptuar në shkallën e parë, nga 26 në 22 vite burgim.

    “Paneli i Apelit gjykon se një dënim i njësuar me 22 vjet burgim, duke llogaritur kohën e kaluar në paraburgim, pasqyron tërësinë e veprimtarisë kriminale të z. Mustafa në këtë çështje”, tha kryetarja e trupit gjykues.

    Pas këtij vendimi ka reaguar Faton Klinaku, ushturese i detyrës së kryetarit të OVL-së së UÇK-së.

    “Nuk jam fajtor për asnjë nga pikat që mi ngarkon kjo zyrë e Gestapos”, shkruna Klinaku mbi fotografinë e Calit, duke e cituar këtë të fundit – me fjalinë që e kishte thënë në nisje të gjykimit të tij në Speciale.

  • Apeli e ulë dënimin në 22 vjet burgim ndaj Salih Mustafës

    Apeli e ulë dënimin në 22 vjet burgim ndaj Salih Mustafës

    Gjykata e Apelit e Gjykatës Speciale ia ulë Salih Mustafës dënimin në 22 vjet burgim, raporton ATV.

    Apeli ka shqiptuar aktgjykimin ndaj Mustafës, i dënuar për krime lufte nga shkalla e parë me 26 vjet burgim. Mustafës do ti llogariet edhe koha e kaluar në paraburgim.

    Por Apeli ka refuzuar ankesën rreth pretendimit për gabim juridik lidhur me cilësimin e konflitikit të armatosur në Kosovë.

    Paneli ka trajtuar edhe alibinë e Mustafës dhe pretendimin se trupi gjykues nuk e mori parasysh, porse sipas Apelit trupi gjykues nuk gaboi në konstatimet faktike lidhur me albinë se Mustafa
    nuk ishte prezent në Zllash gjatë kohës kur u kryen krimet sipas aktakuzës së ZPS.

    Ky është aktgjykimi i parë i Apelit të Dhomave të Specializuara të Kosovës. /atvlive.tv

  • ​MKRS për Evropianin e Xhudos: Të gjithë drejt Pallatit të Rinisë

    ​MKRS për Evropianin e Xhudos: Të gjithë drejt Pallatit të Rinisë

    Këtë të shtunë në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë do të zhvillohet për herë të parë Kampionati Evropian i Xhudos ku do të marrin pjesë xhudistët elitarë nga gjithë Evropa.

    Me këtë rast, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka bërë thirrje për mbështetje sa më të madhe për xhudistët kosovarë.

    “Të shtunën të gjitha rrugët çojnë në Pallat të Rinisë dhe Sporteve, ku do të mbahet për herë të parë në Kosovë, Kampionati i Hapur Evropian i Xhudos!”, thuhet në shkrimi e MKRS-së në Facebook.

    “Xhudistët elitarë nga e gjithë Evropa do të garojnë për çmimin e madh prej 300,000€ në total në të gjitha kategoritë.

    Kampionati i Hapur Evropian i Xhudos, “European Championships Open”, organizohet në kuadër të programit shtetëror, “Kosova, shtet i xhudos” nga Federata e Xhudos e Kosovës, dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Federatës Evropiane të Xhudos.