Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, raporton EO.
Nga ky takim, mediet janë lejuar të marrin vetëm pamje.
Fillimisht ai është takuar me presidenten Vjosa Osmani.


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, raporton EO.
Nga ky takim, mediet janë lejuar të marrin vetëm pamje.
Fillimisht ai është takuar me presidenten Vjosa Osmani.


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë disa rekomandime me të cilat normalizimi i mardhënieve me Serbinë do të mund të ndodh në vitin 2024. Ai duke u bazuar në deklarimin të fundit të emisarit evropian, Mirosllav Lajçak, se draft statuti për Asociacionin është çështje e brendshme e Kosovës, në vitin e ardhshëm, tha se mund ta shkruaj një draft modern evropian.
Kurti ka shkruar në Facebook se beson që Brukseli dhe emisari evropian Lajçak do të merren shumë më tepër me Presidentin e Serbisë, Vuçiq që i vodhi zgjedhjet në Serbi me ndihmën e Dodikut, Mandiqit e Radoiçiqit (sidomos në Beograd) dhe që u tërhoq nga Marrëveshja Bazike e 27 shkurtit 2023 (përmes letrës së Kryeministres Ana Bërnabiq), në vend se të bëjnë presion publik me opsione që e shndërrojnë Kosovën demokratike e pro-evropiane në temë problematike.
Normalizimi i Marrëdhënieve drejt vitit 2024
1) Prioritet absolut për Qeverinë e Republikës së Kosovës është siguria për Kosovën, integriteti territorial i shtetit dhe jeta e mirëqenia e qytetarëve pa dallim.
2) Konluzionet e hetimeve për sulmin terrorist e kriminal të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, kur u vra rreshteri Afrim Bunjaku, duhet të bëhen publike menjëherë. Millan Radojçiq dhe pjesëtarët e grupit të tij paramilitar duhet t’i dorëzohen autoriteteve të Kosovës.
3) Shpresoj që Bashkimi Evropian dhe ShBA-të do t’i vendosin sanksione Serbisë, e posaçërisht Presidentit të saj Aleksandar Vuçiq, për sjelljet dhe veprimet armiqësore e agresore ndaj Kosovës, për eskalimin në veri të vendit tonë dhe për heqje dorë nga Marrëveshja Bazike (nëpërmjet letrës së Kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, të 14 dhjetorit).
4) Kërkesa ime është që Kosovës t’i hiqen masat ndëshkuese të BE-së dhe ShBA-ve, dhe vendit tonë t’i jepet statusi i vendit kandidat për BE e Partneriteti për Paqe me NATO. Pikërisht kështu partnerët tanë perëndimorë do t’i kërkonin fuqishëm Serbisë të zbatonte obligimin e njohjes de facto të Kosovës.
5) Draft statutin e Asociacionit mua më thuhej se duhet ta pranojë edhe Serbia (andaj qysh në takimin e Ohrit kam ofruar që ta shkruaj atë mbi tri parime, ofertë kjo që u refuzua nga Vuçiq). Sipas deklarimit të fundit të emisarit evropian Mirosllav Lajçak, meqë draft statuti na qenka veçse çështje e brendshme e Kosovës, në vitin e ardhshëm, unë mund ta shkruaj një draft modern evropian në konsultim me ministrat e mi Nenad Rashiq (Komunitete dhe Kthim) dhe Elbert Krasniqi (Administrimi i Pushtetit Lokal).
6) Marrëveshja Bazike (me Aneksin e Zbatimit) për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të mund të nënshkruhej në Samitin e Këshillit Evropian që mbahet në datat 21 e 22 mars 2024.
7) Besoj që Brukseli dhe emisari evropian Lajçak do të merren shumë më tepër me Presidentin e Serbisë Vuçiq që i vodhi zgjedhjet në Serbi me ndihmën e Dodikut, Mandiqit e Radoiçiqit (sidomos në Beograd) dhe që u tërhoq nga Marrëveshja Bazike e 27 shkurtit 2023 (përmes letrës së Kryeministres Ana Bërnabiq), në vend se të na bëjnë presion publik me opsione që e shndërrojnë Kosovën demokratike e pro-evropiane në temë problematike.

Ukraina rrëzoi 24 nga 28 dronët sulmues të lëshuar gjatë natës nga Rusia, thanë forcat ajrore të vendit.
Dronët e prodhuar nga Irani u shkatërruan mbi pjesë të Ukrainës qendrore, jugore dhe perëndimore, shtoi ai.
Të paktën dy të plagosur u raportuan në Kiev në sulmin e gjashtë të tillë në kryeqytet këtë muaj, shkruan SkyNews, transmeton KosovaPress.
Vitali Klitschko, kryetari i komunës së Kievit, tha në Telegram se një dron kishte goditur një bllok banesash në lagjen Solomyanskyi, në jug të qendrës së qytetit, duke shkaktuar një zjarr në katet e sipërme që u vu shpejt nën kontroll.
Ukraina është bërë e aftë në përgjimin e dronëve të cilët vendosen nga Rusia pothuajse çdo ditë.
Shkalla e përgjimit është më e ulët për raketat, me Ukrainën që ka rrëzuar 1,600 nga afërsisht 7,400 të lëshuara nga forcat ruse që nga fillimi i pushtimit, ka thënë më parë ushtria e Kievit.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.L., i cili gjendet në paraburgim për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Grabitja”.
Sipas aktakuzës, me datë 08.10.2023, rreth orës 14.00min, në Prizren, saktësisht në zyret e operatorit telefonik me përdorim të forcës dhe kanosjes serioze për të sulmuar jetën apo trupin e personit tjetër, përvetëson pasurinë e luajtshme të të dëmtuarës “T.K.- Sh.A”, me qëllim që t’i sjellë vetes dobi pasurore të kundërligjshme, në atë mënyrë që sapo hyn brenda në objekt ofrohet te punëtorja – e dëmtuara D.T., të cilës i kërkon informata rreth ofertave, e dëmtuara pasi i merr numrin e telefonit dhe derisa ishte duke i shpjeguar ofertat, në ato momente i pandehuri e nxjerrë briskun dhe nën kërcënim të të njëjtit i hedhet mbi trup, me forcë i zgjat duart tek arka dhe duke e larguar të dëmtuarën nga tavolina e godet të njëjtën në fytyrë dhe qafë dhe i shkakton lëndime të lehta trupore.
Prokuroria nëpërmjet një komunikate, thekson se nga arka arrin të marrë një shumë të hollash, dhe largohet nga vendi i ngjarjes për në drejtim të panjohur, i cili në ikje e sipër e hedh në vend të panjohur briskun, mjet ky me të cilin e kishte kryer veprën penale.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

Vëllai i Liridona Ademajt, Leonardi ka konfirmuar që sot së bashku me babin e tij kanë zhvilluar një takim me prokurorin e rastit për t’u njoftuar nga afër lidhur me hetimet që po zhvillohen për zbardhur detajet e vrasjes së saj.
Ky takim, thotë ai se ua lehtësoi dhimbjen teksa shtoi se hetimet janë duke shkuar mirë.
“Sot mbajtëm takim në Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe u informuam rreth rastit të vrasjes së Liridonës tonë, brenda kufinjëve që lejon ligji. Ky takim na e lehtësoi dhimbjen dhe na ofroi një siguri edhe më të madhe që hetimet janë duke shkuar mirë”, shkroi ai në Facebook.
Leonardi po ashtu konfirmoi se takimet me prokurorinë për rastin do të jenë të rregullta.
Njoftimi i plotë:
Sot mbajtëm takim në Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe u informuam rreth rastit të vrasjes së Liridonës tonë, brenda kufinjëve që lejon ligji.
Ky takim na e lehtësoi dhimbjen dhe na ofroi një siguri edhe më të madhe që hetimet janë duke shkuar mirë.
U dakorduam që tani e tutje do të kemi takime të rregullta informuese.
Ne i shprehëm falenderimet hetuesëve, prokurores së rastit dhe të gjithë prokurorëve që janë duke ndihmuar në zbardhjen e plotë të rastit.
Ne besojmë në të gjitha institucionet e drejtësisë dhe mbesim me shpresë që rasti do të zgjidhet në mënyrë profesionale.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar sërish nga Bashkimi Evropian largimin e masave ndëshkuese ndaj Kosovës. Ajo tha sa ka tendencë nga disa që këto masa të kushtëzohen me procesin e zbatimit të marrëveshjes me Serbinë, e jo për deeskalimin e situatës në veti.
Osmani pas takimit me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, tha se masat janë të padrejta, derisa theksoi se vetëm anëtarësimi në NATO, do të ketë efekt afatgjatë për sigurinë në rajonin tonë.
Në anën tjetër, Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, tha se arritja e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, është kyçe për sigurinë e rajonit.
“Duhet zbatuar të gjitha marrëveshjet që janë nënshkruar deri tani. Ne përjashtojmë dhunën dhe jemi të shqetësuar për situatën në veri. Na vjen keq edhe për humbjen e jetës të një zyrtari policor në ngjarjen e 24 shkurtit”, tha ai.

Këshilli Federal në Zvicër ka mbajtur sot takimin për të marrë një vendim për automjetet. Me këtë vendim, makinat e reja të regjistruara në Zvicër në të ardhmen do të duhet të pajisen me regjistrues të të dhënave të aksidenteve dhe sisteme të reja të ndihmës ngarje.
Veçanërisht, automjetet e reja duhet të pajisen me një regjistrues të të dhënave të aksidenteve dhe sisteme të reja të ndihmës së shoferit, shkruan Indeksonline.

Sistemet u përdorën, për shembull, për të paralajmëruar lodhje ose shpërqendrim, për të frenuar automatikisht në rast rreziku ose për të ofruar mbështetje gjatë kthimit mbrapa dhe kthimit.
Mbrojtja e të dhënave personale sigurohet dhe ndryshimet janë të koordinuara me Aktin Zviceran për Mbrojtjen e të Dhënave.
Gjithashtu do të përmirësohet mbrojtja e çiklistëve, këmbësorëve dhe pasagjerëve të automjeteve. Këto ndryshime synojnë të përmirësojnë më tej sigurinë në rrugët zvicerane.

Presidentja Vjosa Osmani tha se ka tendenca që masat ndëshkuese të BE-së kundër Kosovës që vazhdojnë të jenë në fuqi të keqpërdoren për kushtëzim të themelimit të Asociacionit. E para e shtetit shtoi masat është dashur të hiqen moti dhe në fakt të mos vendoseshin kurrë, raporton Ekonomia Online.
Ajo tha se nëse ndodh diçka e tillë do të ketë vetëm efekt negativ, derisa tha se Kosova i ka plotësuar të gjitha kërkesat e vendosura nga BE-ja për heqjen e këtyre masave që u vendosën si ndëshkim për tensionet në veri.
Osmani tha se konstruktivitetin Kosova e ka dëshmuar me qindra herë në raporton me marrëveshjen me Serbinë, ndërkaq Serbia po e bën të kundërtën dhe jo vetëm me retorikë, por edhe me shkrim.
“Ka tendencë nga disa që tani masat të keqpërdoren si mënyrë për të kushtëzuar Kosovën për çështje komplet të ndryshme nga arsyeja pse ato janë vendosur në fillim. E kam kundërshtuar një qasje të tillë edhe në Samitin BE-Ballkan Perëndimor, sepse në fakt kjo logjikë sikur kur përdoreshin liberalizimi i vizave për të kushtëzuar Kosovën për çështje të dialogut do të ketë vetëm efekt negativ”.
“Ajo që kanë kërkuar nga Kosova, pra që e quanin de-eskalim, tashmë ka ndodhur. Nëse dikush mendon që të kushtëzohet heqja e masave me ndonjë veprim të Kosovës në kuadër të zbatimit të marrëveshjes vetëm sa do të ketë efekt negativ. Masat do të duhet hiqen sepse Kosova i ka plotësuar kushtet e kërkuara”.
“Kosova ka vepruar brenda territorit të saj, s’e ka pushtuar askënd, s’ka përdorur dhunë dhe se ka rrezikuar askënd që të meritonte masa të tilla të padrejta dhe joprofesionale”.

Presidentja Vjosa Osmani, as takimit me homologun e saj bullgar, deklaroi se ky shtet ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në shtet-ndërtimin e Kosovës, raporton EO.
Sipas saj, vetëm anëtarësimi në NATO i të gjitha shteteve të Ballkanit mund të sjell paqe në rajon, duke shtuar se çdo veprim tjetër u jep hapësirë keqdashësve për ta destabilizuar rajonin dhe botën.
“Bullgaria ka dhënë kontribut në çdo etapë në shtet-ndërtimin e Kosovës, si pjesëmarrje në KFOR, me njohje të shtetit të Kosovës e kështu më radhë dhe në fund me përkrahje duke votuar pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës”.
“Vetëm anëtarësimi në NATO i gjithë shteteve të Ballkanit mund të sjell paqe në tërë rajonin tonë. Udhëheqja e guximshme e aleatëve tanë janë të nevojshme për të përshpejtuar vendet demokratike në BE dhe NATO, sepse çdo hezitim u jep hapësirë keqdashësve për ta destabilizuar rajonin dhe botën”.
“Për ne raporti me Bullgarinë ka qenë i një rëndësie të veçantë dhe së bashku mund ta ruajnë paqen jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon”, u shpreh Osmani, teksa e quajti Bullgarinë si shtet aleat.


SPAK i kërkon masën “arrest në shtëpi” Gjykatës së Posaçme për ish-kryeministrin Sali Berisha.
Sipas Top Channel, kërkesa për masën ndaj Berishës është dërguar me zarf me arsyen se nuk ka zbatuar vendimin e gjykatës.
Një ditë më parë Kuvendi votoi me 75 vota pro kërkesës së SPAK për arrestimin e tij.
Nga selia e PD-së, Berisha tha se do të këshillohet me avokatët e tij për vendimin që do të marrë Gjykata e Posaçme ndaj tij.
“Jam në kontakt të vazhdueshëm me ta. Ju e patë se cili ishte ligji, e patë! Cilido që lexon procedurën dhe sheh një bandë antikushtetuese në veprim. PD do marrë çdo masë për përgjigjen e merituar Ramës. Çështje që do diskutohet me avoketërit ku do kryej arrestin, në shtëpi apo në seli”, tha Berisha një ditë më parë.