ATV

Author: ATVLive

  • Frikë nga terroristët? Gjermania shton masat e sigurisë për festat

    Frikë nga terroristët? Gjermania shton masat e sigurisë për festat

    Masat janë marrë edhe në Itali, Spanjë dhe Austri ku janë arrestuar disa persona.

    Policia gjermane ka rritur sigurinë në Katedralen e Këlnit pas indikacioneve për një sulm të planifikuar për natën e Vitit të Ri. Autoritetet kanë përdorur qen për të kontrolluar katedralen pas meshës së Krishtlindjes. Të dielën, në prag të Krishtlindjes, policia ka lajmëruar se do të kryejë një kontroll sigurie për të gjithë vizitorët.

    “Duke qenë se aktorët terroristë në të gjithë Evropën po bëjnë thirrje për sulme gjatë Krishtlindjeve autoritetet e sigurisë kanë marrë masat përkatëse. Katedralja e Këlnit është më e vizituara në Evropë dhe ne kemi stacionin kryesor të trenit pranë saj ku mund të kryen sulme. Kjo do të thotë se shumë njerëz që janë në lëvizje. Kjo është arsyeja pse ne kemi marrë masa.”

    Gazeta gjermane “Bild” raporton se edhe autoritetet e sigurisë në Austri dhe Spanjë kanë marrë indikacione se një grup islamik do të kryejë sulme gjatë festimeve të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Disa xhihadistë të cilë planifikonin të kryenin sulme janë arrestuar në Vjenë, në rrethin Ottakring dhe në Saarland të Gjermanisë. Gjithashtu edhe në Itali vëmendja mbetet shumë e lartë.

    Në javët e fundit Ministrja e Brendshme Nancy Faeser ka paralajmëruar për kërcënimin në rritje të dhunës islamike në Gjermani dhe në disa vende të tjera në Evropë, pasi lufta Izrael-Hamas po rrit rrezikun e radikalizimit. Siguria është shtuar edhe në tregjet e Krishtlindjeve, teksa alarmi për sulm terrorist është rritur. Ministria e Brendshme spanjolle njoftoi në fillim të dhjetorit një përforcim të masave të sigurisë duke vendosur alarmin anti-terror në nivelin 4 që është rrezik të lartë, siç ka qenë që nga qershori 2015.

  • Arrestohen në Francë, Gjeorgji e Gjermani tre shqiptarë të shpallur në kërkim

    Arrestohen në Francë, Gjeorgji e Gjermani tre shqiptarë të shpallur në kërkim

    Policia e shtetit në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë ka bërë të mundur arrestimin e tre shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga policia shqiptare për vepra të ndryshme penale.

    Konkretisht është arrestuar gjatë një operacioni të policisë franceze shtetasi Alban Skonja, 40-vjeç, banues në Durrës. Për këtë shtetas, Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”, “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

    Shtetasi A. S. akuzohet se në bashkëpunim me shtetasin I. F. dhe shtetas të tjerë, kanë planifikuar vrasjen e shtetasve G. H. dhe A. H., duke siguruar automjete, armë zjarri dhe apartamente me qira, por nuk kanë mundur ta realizojnë vrasjen e tyre.

    Gjithashtu, ky shtetas dyshohet se më datë 02.07.2023, në rajonin e Balarus, Francë, është përfshirë në një rast të marrjes së një shume parash (40.000 euro), nëpërmjet kërcënimit me armë, në kuadër të bandës së organizuar.

    Për këtë ngjarje, Njësia për Krimet Shëtitëse AntiSkifter në Shqipëri dhe Zyra Kombëtare për Krimet Shëtitëse AntiSkifter në Francë kanë shkëmbyer informacion, pasi dyshohej se një ndër autorët e përfshirë ishte shtetas shqiptar.

    Policia gjeorgjiane ka kapur në Gjeorgji dhe ka arrestuar më qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasin shtetasi turk Yalcin Hanci, 49-vjeç. Për këtë shtetas, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.

    Ky shtetas ka qenë pjesë e një grupi kriminal që merrej me trafikun e qenieve njerëzore drejt Evropës, kundrejt parave.

    Policia gjermane ka kapur në Gjermani dhe ka arrestuar me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasin Kridens Mecollari. Ky shtetas është dënuar nga autoritetet gjyqësore në Shqipëri, me 5 vjet burgim (nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur 2 vjet, 6 muaj e 25 ditë), pasi më datë 6.11.2021, pas një konflikti të çastit, në një lokal, ka plagosur me armë zjarri shtetasin I. Sh.

    Gjithashtu, ky shtetas, është shpallur në kërkim nga autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe për pastrim të parave të përfituara nga këto veprimtari. /EuronewsAlbania

  • Dy të lënduar nga aksidenti në aksin rrugor Fier-Patos

    Dy të lënduar nga aksidenti në aksin rrugor Fier-Patos

    Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur disa minuta më parë në rrugën nacionale Fier – Patos në afërsi të Portëzës.

    Burime policore pohojnë se nga përplasja e dy mjeteve kanë mbetur të plagosur dy persona të cilët janë dërguar në urgjencën e spitalit rajonal Fier ku po marrin ndihmën mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

    Policia ka shkuar më vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave se si ka ndodhur ky aksident. /Euronewsalbania

  • AVUK: Qytetarët të kenë kujdes nga dhuratat për fëmijë

    AVUK: Qytetarët të kenë kujdes nga dhuratat për fëmijë

    Agjencia e Veterinarisë dhe Ushqimit tha se brenda vitit mbi 300 mijë kilogramë të produkteve të mishit dhe 1 milionë kilogramë të produkteve të tjera jo shtazore janë asgjësuar. Agjencia foli për RTV21 në prag të festave të fundvitit, kur thotë se ka shtuar numrin e kontrolleve të operatorëve ekonomikë. Qytetarët kanë shprehur shqetësimet e tyre me cilësinë e ushqimeve që konsumojnë ndërkohë që Shoqata “Konsumatori”, thotë se institucionet nuk kanë krijuar partneritet konsumator-inspeksion.

    AVUK iu ka bërë thirrje qytetarëve të kenë më shumë kujdes nga dhuratat e fëmijëve, për shkak të mundësisë së skadimit të afatit të produkteve. Drejtori i shëndetit publik, Flamur Kadriu, tha se inspektorët e Agjencisë kanë ndaluar një numër të operatorëve ekononik për shkak të dyshimeve për cilësinë e dobët të ushqimit që shitet.

    “Gjatë një viti janë kryer mbi 70 mijë kontrolle, dhe diku 1 milionë kilogram produtke jo shtazore janë asgjësuar, ndërsa mbi 300 mijë kilogram janë shtazore…festat e fundvitit gjithmonë kanë tendeca për shitje më të madhe paraqet gjithmonë një rrezik dhe prej përvojave të kaluara, është bërë një praktikë për shkëmbim të dhuratave dhe në këtë mënyrë i kemi intensifikuar edhe inspektimet tona dhe i kemi nnën vëzhgim dhuratat që janë për fëmijët, dhe në këtë mënyrë të tregohet një kujdes më i madh se si janë mbajtë produktet nëpër tregje, afati i skadimit etj”, tha Kadriu.

    AVUK tha se ka trajtuar 460 ankesa të konsumatorëve brenda një viti. Por pavarësisht paralajmërimeve të Agjencisë së veterinarisë dhe ushqimit për kontrollet shtesë qytetarët janë skeptik në atë se çka konsumojnë.

    “Ne si konsumatorë nëse nuk e kemi kujdesin vet me i kqyrë, sa për kontrolle është katastrofë, me marr suxhuk në shitore ku ke pas, pa kurfar kontrolle masnej uji, rrin gjithë ditën ndiell e nshi pra nuk ka kontrollë t’mjaftueshme veç neve ishalla na runë Zoti”, tha një qytetar.

    “Nuk jemi të sigurt, tu e ditë prejardhjen e tyre, nëse kurgjo ne e kqyrim t’pakten afatin”, tha një qytetare për RTV21.

    Mungesën e kontrollit në treg e ka konfirmuar edhe kryetari i shoqatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku, sipas të cilit ato kryhen në bazë të mundësivë dhe të kapaciteteve që kanë institucionet. Ai tha se në Kosovë asnjëherë nuk ka pasur kontrolle të mjaftueshëm të ushqimeve.

    “Shiqoni kontrolle të mjaftueshme siç pret konsumatori nuk ka pasë anjëherë dhe nuk do të bëhen kurr, kontrollet bëhen me disa mostra matje simbolike dhe nuk bëhet sa duhet…shifni pas gjithë këtyre viteve jemi në vitin 2023, dhe akoma qytetari konsumator nuk është partner i shtetit në mënyrë që të bashkëpunoj me inspekcionin, shtetin”, tha Kaçaniku

    Sipas agjencisë së veterinarisë në periudhën janar-nëntor, u shqiptuan 135 gjoba për kundërvajtje për ruajtje të produkteve në kushte joadekuate.

  • Stoltenberg: Putin e ka humbur përgjithmonë Ukrainën

    Stoltenberg: Putin e ka humbur përgjithmonë Ukrainën

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg është i mendimit, se Rusia megjithë sforcimin e madhe ushtarak nuk i arrin dot më qëllimet e saj të luftës në Ukrainë. Sipas Stoltenberg, qëllimi i pushtimit të Ukrainës nga Putini ishte të pengonte që Ukraina të lëvizte në drejtim të NATO-s dhe Bashkimit Europian, është shprehur ai në një intervistë për agjencinë gjermane të lajmeve, DPA. Por pas dy vitesh luftë, Ukraina është më pranë NATO-s dhe BE, se kurrë më parë.

    Stoltenberg bën fjalë për dështim strategjik

    Duke iu referuar qëndrimit rus, që e ka parë Ukrainën gjithmonë si pjesë të influencës strategjike të Rusisë, Stoltenberg ka thënë se, “presidenti Putin e ka humbur përgjithmonë Ukrainën”. Ky është një dështim i madh strategjik për Rusinë. Ai është shprehur shumë i sigurtë, se Ukraina do ta arrijë një ditë synimin e saj për të qenë anëtare e NATO-s.

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s i është referuar edhe çmimit të lartë që ka paguar Rusia për këtë luftë. Ky vend ka humbur qindra avionë luftarakë dhe mijëra tanke, në luftë janë vrarë apo plagosur 300.000 ushtarë. Sipas shërbimeve sekrete të SHBA në luftën në Ukrainë janë vrarë apo plagosur 315.000 ushtarë rusë. (Burimi: ZDF 14.12.2023 shën. red.)Po ashtu si pasojë e luftës është rritur inflacioni dhe është ulur standardi i jetesës. Nga ana tjetër politikisht Rusia është më e izoluar, se kurrë më paë.

    Putini do të pushtojë zona të tjera

    Në të njëjtën kohë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg paralajmëroi nga zhvillimet që kërkojnë një fund të shpejtë të luftës dhe që besojnë, se Putini pas rizgjedhjes më 17 mars do të ndërrojë kurs. “Ne nuk kemi asnjë shenjë, se Putini do të ndryshojë objektivat e politikën e tij”, është shprehur Stoltenberg. “Ai do të përpiqet të pushtojë territore të tjera.”

  • Pas një sëmundje të rëndë vdes në moshë të re djali i dëshmorit nga Drenica

    Pas një sëmundje të rëndë vdes në moshë të re djali i dëshmorit nga Drenica

    Lajmin për vdekjen e ka bërë të ditur motra e tij, e cila njoftoi të afërmit e tyre edhe për detajet e ceremonisë së varrimit.

    “Ju njoftojmë se pas një sëmundje të rëndë, në moshën 35 vjet, ndërroi jetë më i dashuri ynë, vllau, Valon Thaqi, duke u bashkuar me babin përgjithmonë.

    Varrimi do të bëhet sot, në ora 15:30, tek varrezat te rudinat në Poterrk, Llapushnik.

    Të allahu jemi dhe te ai do të kthehemi.

    Familja Thaqi!”, thuhet në njoftimin e tyre.

  • Daily Mail shkruan se ambasadori i ri i Shqipërisë hyri ilegalisht në Britani, gënjeu se iku nga lufta në Kosovë

    Daily Mail shkruan se ambasadori i ri i Shqipërisë hyri ilegalisht në Britani, gënjeu se iku nga lufta në Kosovë

    Ambasadori i ri i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, Uran Ferizi, hyri fshehurazi në Britani ilegalisht në pjesën e pasme të një kamioni.

    Ferizi kur kishte arritur më Calais në vitin 1998, duke gënjyer se ishte kosovar dhe kishte ikur nga lufta. Ai gjithashtu kishte dhënë një datë të rreme të lindjes, raporton Dailymail, transmeton Klankosova.tv.

    Ndërkohë, javën e kaluar, ai u pranua zyrtarisht nga Ministria e Jashtme e David Cameron – pavarësisht rezervave të Home Office – si përfaqësuesi zyrtar i Shqipërisë në Britani dhe tashmë do të emërohet zyrtarisht nga Mbreti në “Buckingham Palace”.

    Burime të shumta kanë konfirmuar se Ferizi ka mbërritur në Britaninë e Madhe si një migrant ilegal – pa asnjë dokument identifikimi kur ai erdhi në Dover, duke pretenduar rrejshëm se ishte duke ikur nga lufta në Kosovë.

    Ai u lejua të qëndronte derisa çështja e tij vlerësohej.

    Të dhënat publike tregojnë se ai u martua me një grua britanike të quajtur Sarah Lennon në Hammersmith, West London, në maj 2000.

    Në bazë të kësaj martese, atij iu dha leje e pacaktuar për të qëndruar në MB tre vjet më vonë.

    Ferizi do të veprojë si një ndërlidhës mes Shqipërisë dhe qeverive të Mbretërisë së Bashkuar për të frenuar migracionin ilegal.

    Gjatë dhjetë viteve të fundit, mijëra shqiptarë kanë hyrë ilegalisht në Britani, me kamionë nga Calais dhe me varka të vogla përtej Kanalit.

  • OKB: 80 për qind e popullsisë së Gazës është zhvendosur

    OKB: 80 për qind e popullsisë së Gazës është zhvendosur

    Gati 80 për qind e popullsisë 2.4 milionëshe të Gazës është zhvendosur nga luftimet, sipas vlerësimeve të OKB-së.

    Shumë nga veriu kanë ikur në jug, vetëm për t’u kapur në luftë për herë të dytë, raporton Guardian, transmeton Klankosova.tv.

    Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, është zotuar se lufta do të vazhdojë derisa Hamasi të “shkatërrohet”, duke sfiduar kërkesat në rritje ndërkombëtare për një armëpushim.

    Këto tani vijnë edhe nga aleatët e ngushtë si Britania e Madhe dhe Gjermania, të cilët janë të shqetësuar për numrin e civilëve të ofensivës së Izraelit.

  • Dy artistët e njohur kosovarë Donna Dafi dhe Majk publikojnë klipin e ri “My Baby Go”

    Dy artistët e njohur kosovarë Donna Dafi dhe Majk publikojnë klipin e ri “My Baby Go”

    Për festat e fundvitit, këngëtarja Donna Dafi, e cila jeton dhe vepron në Gjermani, dhe reperi Majk sot kanë publikuar klipin e ri, “My Baby Go”.

    Kënga këndohet në dy gjuhë, shqip dhe anglisht ndërsa klipi është i realizuar në Prishtinë dhe New York.

    Rrëfimi i tekstit mbështetet në jetën e një çifti, që ka rënë në dashuri si në përralla. Ky çift një ditë merr guximin dhe përmes një loje e vë dashurinë e tyre në sprovë; i vendosin letrat e tyre në tryezë, duke shprehur se nëse tjetri mund të gjejë dikë më të mirë, ata janë të lirë të shkojnë. Megjithatë, ka një deklaratë të sigurt se ata dyshojnë se dikush mund të përputhet me dashurinë që kanë.

    Përveç koncerteve, ky është klipi i parë i Donna Dafit, që ka realizuar me një këngëtar nga Kosova, siç është Majk.

    Klipi “My Baby Go”, përveç në youtube, është publikuar në të gjitha platformat kryesore të transmetimit në mbarë botën.

  • Ish-guvernatori i BQK-së uron Festën e Krishtlindjes

    Ish-guvernatori i BQK-së uron Festën e Krishtlindjes

    Ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka uruar të gjithë qytetarët e besimit të krishterë për Festën e Krishtlindjes.

    Në urimin e Mehmetit thuhet se kjo festë që simbolizon vlerat më të larta të solidaritetit, harmonisë, dashurisë dhe paqes ndërmjet njerëzve.

    “Miq e dashamirës të besimit katolik,
    Kam kënaqësinë që, me rastin e festës madhështore të Krishtlindjes, të ju uroj shëndet e lumturi për familjet tuaja.
    Uroj që kjo festë të sjellë mes nesh paqe, tolerancë e dashuri, vlera këto që janë edhe mesazh i Krishtlindjes dhe që janë të domosdoshme për jetën e secilit prej nesh! Gëzuar!”, ka shkruar ai.