ATV

Author: ATVLive

  • 119 raste të operimeve ilegale për dy vite

    119 raste të operimeve ilegale për dy vite

    Përgatiti: Armand Hoti

    Referuar informacioneve të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, I.M, është personi i parë në Kosovën e pasluftës që u arrestua si rezultat i aktiviteteve ilegale të shfrytëzimit dhe përpunimit të resurseve minerare.

    Në vitin e fundit, sipas dosjes së KPMM-së, I.M, qe aktiv në eksploatimin ilegal të rërës dhe zhavorrit, në shtratin e degraduar të lumit Ibër në Zupç të Zubin Potokut.

    I.M, i cili u arrestua në fund të nëntorit, u lirua pa u bërë tre javë. Ndërsa, sipas Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, makineritë me të cilat dyshohet se u krye operimi ilegal janë sekuestruar.

    “Rasti ka shkuar në procedurë të rregullt. Janë sekuestruar mjetet me të cilat dyshohet që është kryer vepra penale. Rasti është ndarë për trajtim”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë.

    Megjithatë, i arrestuari për herë të parë u evidetua si operator ilegal në vitin 2017.

    Në total, sipas KPMM-së, ai qe përgjegjës për 10 operime të jashtëligjshme të nxjerrjes dhe përpunimit të rërës dhe zhavorrit, me ç’rast autoritetet inspektuese kishin shqiptuar gjoba financiare ndaj tij.

    Nga KPMM-ja, bëjnë të ditur se gjatë këtij viti dhe atij paraprak janë evidentuar saktësisht 119 operime të jashtë-ligjshme në të gjitha rastet.

    Ndërkohë, kryeinspektori në detyrë i KPMM-së, theksoi se ka raste të shuma kur operatorët ilegal janë përsëritës të veprës.

    “Kemi shumë raste kur operatorët ilegal në sektorin minerar janë operator recidivistë”, tha kryeinspektori në KPMM, Naim Sejdiu.

    Arton Demhasaj nga organizata “Çohu”, shpreh kritika ndaj prokurorisë dhe policisë.

    “Nëse flasim për një të arrestuar, në anën tjetër flasim për qindra raste të evidentuara që kanë qenë ilegal që kanë eksploatuar rërën dhe zhavorrin kjo tregon se insitutcionet relevante nuk po e kryejnë punën e tyre”, tha Demhasaj.

    Sipas Demhasajt, ekzistojnë raste ku produktet e përfituara jashtë-ligjshëm shiten në treg legal.

    “Produktet që këta i marrin në mënyrë ilegale nga lumenjtë e Kosovës, ata i shesin në një treg të bardhë”, tha Demhasaj.

    Në raportin e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, të realizuar në vitin 2022 konstatohet se Lumi më i degraduar në Kosovë si pasojë e eksploatimit ilegal të zhavorrit është Drini i Bardhë.

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:

  • Analistët politikë paralajmërojnë zgjedhje të reja në Kosovë

    Analistët politikë paralajmërojnë zgjedhje të reja në Kosovë

    Barrë të rëndë për kryeministrin Kurti e kanë cilësuar njohësit politikë çështjen e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

    Kjo sipas analistëve politik pritet të bëhet shkak që vitin e ardhshëm të ketë zgjedhje të reja në Kosovë.

    “Asociacioni është shndërruar në një element të patejkalueshëm dhe çdo humbje kohe në realizmin e tij praktik shkon në dëm të qeverisë dhe të shtetit të Kosovës. Kjo nënkupton izolimin, alternativa e mosrealizimit të Asociacionit është izolimi dhe vazhdimi i masave ndëshkuese që janë aktualisht. Kryeministri Kurti është në pozitë të palakueshme sepse përderisa ka qenë krye opozitar ka qenë kundërshtari më i madh i Asociacionit, ndërsa tani si kryeministër është vetëdijesuar se s’ka asnjë mundësi tjetër që të bllokojë procesin, por mund të neglizhojë dhe të humbas kohë”, tha Artan Muhaxhiri, analist politik.

    Njohësi i rrethanave politike, Dritëro Arfi, vlerëson se kryeministri Kurti, me pranimin e Asociacionit dhe me themelimin e tij, duhet t’i drejtohet sovranit për legjitimet të ri.

    “Unë mendoj se do të krijohen zgjedhje të reja sepse qeveria e ka një problematik, pasi një mënyrë e ka deligjetimuar vetveten me pranimin e Asociacionit. Kjo nuk është gjë e keqe, por tash duhet të kërkojë votën për ri legjitimim dhe jo vetëm qeveria, por duhet të kemi një konsensus shoqëror, pasi këtu edhe partitë opozitare e kanë një pjesë të përgjegjësisë, jo vetëm qeveria. Ky është një problem shoqëror dhe nacional, ku nuk duhet t’i lihet përgjegjësia vetëm qeverisë. Qeveria e ka përgjegjësinë është e vërtet, por duhet të gjejë mekanizmat që të unifikojë faktorin shqiptar dhe shoqëror se si të shkojmë tutje”, tha Arfi.

    Ditë më parë, në samitin BE – Ballkani Perëndimor, presidentja Vjosa Osmani tha se fillimisht draft-statuti i Asociacionit duhet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese dhe nëse del të jetë në pajtim me Kushtetutën, Kosova do ta zbatojë atë.

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:

  • Mesazhi i Papa Françeskut për Krishtlindje: Të kujdesemi për të tjerët, falni sa më shumë mirësi!

    Mesazhi i Papa Françeskut për Krishtlindje: Të kujdesemi për të tjerët, falni sa më shumë mirësi!

    “Duhet të kujdesemi për të tjerët me dashamirësi”, kështu është shprehur Papa Françesku ndërsa ka uruar besimtarët për Krishtlindje.

    “Të veprojmë me mirësi dhe dashur. Pa dhunë dhe pa cënuar lirinë. Mirësia e Zotit është ajo që ne duhet të përçojmë mes miqve, mes të dashurve, bashkëshortëve, prindërve, fëmijëve. Të jemi delikatë, të respektueshëm, të kujdesshëm me të tjerët. Në këto ditë duhet të mblidhemi nëpër kisha, të bëhemi bashkë në shtëpi, me të afërm apo miq që nuk i kemi parë prej kohësh, të dëgjojmë dhe vizitojmë njëri-tjetrin”, tha në mesazhin e tij Papa Françesku.

    Gjithashtu ai bëri thirrje edhe që lufta në botë të marrë fund.

    “Ne jemi pranë vëllezërve dhe motrave tona që vuajnë nga lufta, mendojmë për Palestinën, Izraelin, Ukrainën. Ne mendojmë gjithashtu për ata që vuajnë nga varfëria, uria, skllavëria”, përfundoi Papa Françesku.

  • Thyhen xhamat e zyrave të UNMIK-ut në veri, Policia: Ne ekzaminuam vendin, s’e dimë çka ka pasur brenda

    Thyhen xhamat e zyrave të UNMIK-ut në veri, Policia: Ne ekzaminuam vendin, s’e dimë çka ka pasur brenda

    Sot gjatë ditës është raportuar e në veri janë thyer dhe vjedhur zyrat e UNMIK-ut, në Zubin Potok dhe Leposaviq.

    Lidhur me rastin është deklaruar policia.

    Ushtruesi i detyrës së drejtorit të policisë në veri, Veton Elshani, tha se policia i ka gjetur xhamat e thyera.

    Elshani tha se nuk ka ende informacione se çka është vjedhur atje.

    “Ne ekzaminuam të gjitha, por s’e dimë çka ka pasur brenda. Nuk kemi informacione përveç asaj se çka është raportuar, nuk e di”, tha ai.

  • Krasniqi i reagon Bislimit, thotë se kjo Qeveri është fatkeqësia e këtij vendi

    Krasniqi i reagon Bislimit, thotë se kjo Qeveri është fatkeqësia e këtij vendi

    Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi i ka reaguar zv.kryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimit ku tha se sanksionet kanë ndikuar negativisht në aspektin ndërkombëtar dhe atë ekonomik të vendit.

    Krasniqi përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se, Bisilimi me deklaratë të tillë është përpjekur për t’i ikur përgjegjësisë së dështimit të kësaj qeverie.Ajo cilëson se pushteti aktual është fatkeqësia e këtij vendit, teksa ka përmednur disa nga projektet e bllokuara.

  • Ambasadorja izraelite uron Krishtlindjen: Ju uroj paqe dhe lumturi

    Ambasadorja izraelite uron Krishtlindjen: Ju uroj paqe dhe lumturi

    Sonte besimtarët katolikë anekënd botës, nisin kremtën e Krishtlindjes.

    Me këtë rast, ambasadorja e Izraelit, Tamara Ziv, i ka uruar besimtarët e krishterë në Kosovë për këtë festë.

    “Ju uroj juve dhe familjeve tuaja paqe, shëndet, lumturi e begati”, thuhet në urimin e saj.

    Në mesnatë në katedralen Shën “Nënë Tereza”, mbahet mesha qëndrote e Kërshëndellave.

    Kjo meshë do të udhëhiqet nga Imzot Dodë Gjergji.

    Ai me këtë rast do të jap edhe mesazhin për festën më të madhe katolike.

  • Aliu: Imzot Lucjan Avgustin, nder i qytetit për një jetë të përmbajtur nga paqja dhe humanizmi

    Aliu: Imzot Lucjan Avgustin, nder i qytetit për një jetë të përmbajtur nga paqja dhe humanizmi

    Kryetari i komunës së Ferizajt, ka bëre një postim në “Facebook” ku ka thënë së në rastin e 150 vjetorit të themelimit të Ferizajt, ndava dekoratën “ NDERI I QYTETIT” Lucjan Avgustin.

    Ai tha se ai ka kushtuar një jete paqes mes njerëzve, dashurisë për Krijuesin, harmonisë ndër fetare e veprave humane për nevojtarët.

  • Çitaku: Alush Gradica, një hero i pashlyeshëm i lirisë së Kosovës

    Çitaku: Alush Gradica, një hero i pashlyeshëm i lirisë së Kosovës

    Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, në rrjetin e saj ne “Facebook” ka shkruar një nderim i veçantë për Alush Gardicën, viganin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili la një trashëgimi të pashlyeshme në rrugën drejt lirisë.

    “Homazhe dhe nderime të sinqerta për të dhe bashkëluftëtaret e tij që kontribuuan në lirin e Kosovës.” – shkroi Çitaku.

  • Bislimi: Presim heqjen e masave ndëshkuese, Hungaria këmbënguli që të mbeten

    Bislimi: Presim heqjen e masave ndëshkuese, Hungaria këmbënguli që të mbeten

    Masat ndëshkuese të vendosura ndaj Kosovës, fillimisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe mëpastaj nga Bashkimi Europian “e kanë dëmtuar ekonominë dhe imazhin ndërkombëtar të Kosovës”, ka thënë zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi. Ai i ka quajtur masat si gabim që do të duhej korrigjuar.

    Për mbetjen e masave në fuqi, Bislimi gishtin e drejtoi kah Hungaria, e cila sipas tij, “si emëruesi më i vogël i përbashkët” nuk e lejoi konsensusin e shumë vendeve të BE-së për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës.

    Bislimi tha se ka pasur vende që kanë qenë pro heqjes së masave ndëshkuese, por se “kompromisi u gjet përmes emëruesit më të vogël të përbashkët”.

    “Hungaria nguli këmbë për diçka tjetër, dhe ky pozicion mbizotëroi”, ka thënë Bislimi për EuroNews Albania.

    “Kemi mbështetës që përkrahin heqjen e masave, por na duhet dikush që të këmbëngul për këtë. Kjo do të ndihmonte. Ka një fjali në konkluzionet e Këshillit që i hap rrugën kësaj sepse thotë që Këshilli është gati të heqë masat me kërkesë të Përfaqësuesit të Lartë. Ne e dimë se ai ishte pro heqjes së masave, ndaj ajo që na duhet tani është që Borrell t’i dërgojë një letër ku të mbështesë heqjen e masave”, tha Bislimi derisa shtoi se është optimist për këtë.

  • ‘Presion, blerje e votës, votues fantazmë’, eurodeputeti austriak flet për zgjedhjet në Serbi

    ‘Presion, blerje e votës, votues fantazmë’, eurodeputeti austriak flet për zgjedhjet në Serbi

    Deputeti i Parlamentit Evropian, Andreas Schieder, ka thënë se zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi, nuk ishin të drejta dhe kishe shumë parregullsi. Lista “Serbia nuk duhet të ndalet” (Partia Përparimtare Serbe) e udhëhequr nga presidenti, Aleksandër Vuçiq, fitoi shumicën e votave, pasuar nga koalicioni opozitar “Serbia kundër dhunas”.

    Schider, i cili ishte edhe vëzhgues në zgjedhje, ka thënë se përveç shkeljes së fshehtësisë së votimit ka pasur raportime edhe për votues fantazmë, blerje votash, fotografim në kuti të votimit e presion ndaj votuesve.

    “Raporti mbulon jo vetëm ditën e zgjedhjeve, por edhe rrethanat gjatë fushatës. Vërehet keqpërdorimi i burimeve publike, mungesa e ndarjes së funksioneve zyrtare nga aktivitetet e fushatës, si dhe presione ndaj votuesve, duke përfshirë edhe raste të blerjes së votës. Në përgjithësi, presioni ndaj votuesve, theksimi i diskreditimit personal të kundërshtarëve dhe retorika e ashpër gjatë fushatës janë shumë shqetësuese”, ka thënë Schider në një intervistë për “Danas”.

    Ai ka kritikuar partinë në pushtet (Partinë Përparimtare Serbe), duke thënë se gjithnjë e më shumë po përdorë gjuhë të urrejtës dhe shpifje.

    “Dhe kritikët duket se e bëjnë atë nervoze”, ka theksuar eurodeputeti austriak.

    Më tej Schider, ka thënë se pret që raportet rreth parregullsive të hetohen në mënyrë transparente, ku përfshihen edhe akuzat lidhur me zgjedhjet lokale në Beograd.

    “Komisioni Evropian ka reaguar mjaft ashpër, duke thënë se konstaton me shqetësim se reformat në procesin zgjedhor janë të nevojshme, pasi që funksionimi i duhur i institucioneve demokratike serbe është vendimtar për procesin e anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian”, ka potencuar Schieder.