ATV

Author: ATVLive

  • I kërkohen para për të mos i publikuar një video intime

    I kërkohen para për të mos i publikuar një video intime

    Një person ka raportuar se ka pranuar një mesazh në rrjetin social nga një i dyshuar i panjohur i cili i ka kërkuar një shumë parash në mënyrë që të mos i publikon një video intime.

    Rasti është raportuar mbrëmë në Aeroportin e Prishtinës, ku sipas ankuesit pagesën duhet ta bënë online, pasi të arrin jashtë Kosovës.

    Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

  • Tre të dyshuarve për sulmin në Banjskë iu vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

    Tre të dyshuarve për sulmin në Banjskë iu vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

    Tre të dyshuarve për sulmin në Banjskë u është vazhduar masa e paraburgimit deri në muajin shkurt të vitit të ardhshëm, ka konfirmuar për ATV-në Gjykata Themelore e Prishtinës.

    “Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale për vazhdimin e masës së paraburgimit, në çështjen penale kundër të pandehurve D.M., B.S. dhe V.T., Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka aprovuar kërkesën e PSRK-së dhe tre të pandehurve, ua ka vazhduar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej dy muajsh, për secilin. Masa e paraburgimit të pandehurve iu është vazhduar nga data 24.12.2023 deri me datë 24.02.2024”, thuhet në përgjigjen e zëdhënëses së Gjykatës, Mirlinda Gashi.

    Tre të arrestuarit, Blagoje Spasojeviq, Dusan Maksimoviq dhe Vladimir Tolicin, dyshohen për vepra kundër rendit kushtetues të Kosovës, si dhe kryerje të veprave terroriste për sulmin ndaj
    Policisë, të dielën e 24 shtatorit, në Banjskë të Zveçanit, si pasojë e të cilit kishte mbetur i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku, ishte plagosur zyrtari Alban Rashiti, dhe një tjetër kishte mbetur i lënduar. Ata janë në paraburgim që nga muaji shtator i këtij viti.

    Sipas kërkesës së PSRK-së për caktimin e masës së paraburgimit, Vladimir Tolic dhe Blogoje Spasojevic janë të përfshirë direkt në vrasjen e rreshterit policor Afrim Bunjaku, dhe plagosjen e zyrtarit Alban Rashiti.

    Sipas dosjes, i dyshuari tjetër, Dusan Maksimovic, vetëm 27 vjeç, me dashje iu ka ofruar ndihmë, duke incizuar skena të vendit të ngjarjes lidhur me lëvizjet e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, të cilët ishin duke zhvilluar operacion kundër të dyshuarve të përfshirë në këtë rast. /atvlive.tv

  • Sulmi terrorist në Banjskë, Abazoviq: Serbia ka humbur, Kosova ka fituar në të gjitha elementet e politikës

    Sulmi terrorist në Banjskë, Abazoviq: Serbia ka humbur, Kosova ka fituar në të gjitha elementet e politikës

    Ish-kryeministri i Malit të zi, Dritan Abazoviq ka folur për situatën në veri të vendit dhe sulmin e 24 shatorit.

    Ai ka thënë se për rrezikun, kryeministri Albin Kurti ka alarmuar disa herë, dhe se nga kjo situatë Kosova doli fituese.

    “Për mendimin tim, Serbia ka humbur dhe Kosova ka fituar… dhe sa i takon Kosovës, humbjen më të madhe e ka pasur vdekjen e policit të ndjerë. Në të gjitha elementat e tjera sa i përket politikës, Kosova ka qenë fituese. Kurti ka alarmuar disa herë”, ka thënë Abazoviq.

    Ai tutje tha që politika e të gjithëve duhet të orientohet në drejtim të bashkëpunimit dhe jo konfliktit.

    “Pas asaj që ka ndodhur në Banjskë, institucionet e Kosovës kanë marrë masa si të eleminojnë mundësitë që të ndodhin përseri”, ka thënë Abazoviq.

    Abazoviq tha që bashkësia ndërkombëtare pas këtij sulmi duhet të jetë më e ashpër në kërkesat e tyre për bashkëpunim real dhe ekzistues.

    I pyetur se a duhet që Serbia të jetë përgjegjëse për sulmin në Banjskë, Abazoviq tha që duhet të vihet te secili fakt dhe pastaj të dihet se kush është përgjegjësi kryesor.

    “Janë përmendur shumë faktor duke përfshirë edhe Rusinë dhe kjo kërkon kohë që të vërtetohet”, ka thënë Abazoviq.

  • Sulmohet me armë zjarri derisa ishte në veturë

    Sulmohet me armë zjarri derisa ishte në veturë

    Një person ka raportuar se derisa ka qenë duke drejtuar veturën, është sulmuar me armë zjarri nga një i dyshuar i panjohur.

    Rasti ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë, ku si pasojë i njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

    Gjatë kontrollit të veturës është gjetur dhe konfiskuar një predhë e kalibrit 7.6 mm dhe një sasi e substancës së dyshuar narkotike.

    Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

  • PDK-ja i drejtohet Kushtetueses, i kërkon vlerësim për Ligjin për Fondin Sovran

    PDK-ja i drejtohet Kushtetueses, i kërkon vlerësim për Ligjin për Fondin Sovran

    Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Fondin Sovran, raporton EO.

    Ky Ligj u miratua ditë më parë në Kuvendin e Kosovës, me votat e deputetëve të partisë në pushtet.

    Edhe LDK-ja e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese këtë Ligj me pretendimet se “Qeveria Kurti po dëshiron të krijojë një super-ndërmarrje të kontrolluar shtetërore”.

    Qeveria e Kosovës ka thënë se Fondi Sovran do të jetë një mekanizëm i ri dhe efektiv për orientimin e investimeve, përmirësimin e qeverisjes korporative, ngritjen e konkurrueshmërisë dhe cilësisë, rritjen e shkathtësive dhe të punësimit, si dhe eliminimit të keqpërdorimit dhe korrupsionit në sektorin e ndërmarrjeve publike.

    Sipas Qeverisë, Fondi Sovran do t’i marrë nën pronësi asetet strategjike të Kosovës. Fondi do ta ketë përgjegjësinë ekskluzive për investimet në rritjen e vlerës së Trepçës, KEK-ut, Korporatës së Thëngjillit, PTK-së.

  • Ambasadori rus: Vuçiqi më informoi se Perëndimi qëndron pas trazirave në Beograd

    Ambasadori rus: Vuçiqi më informoi se Perëndimi qëndron pas trazirave në Beograd

    Ambasadori rus në Beograd, Aleksandr Botsan-Kharchenko, ka deklaruar se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq e ka informuar atë se Perëndimi është ai që qëndron pas trazirave në Beograd.

    “Opozita filloi protestat, të cilat ne i mbështetëm nga jashtë. Vuçiq ka folur për këtë, nuk mund të zbuloj asnjë detaj, është informacion konfidencial. Por ai ka informacione të pamohueshme se Perëndimi po nxit trazirat në Serbi”, ka deklaruar ai për kanalin televiziv Russia-24, pas takimit të tij me presidentin serb të hënën, raporton N1.

    Vuçiq në një postim në Instagram më herët të hënën ka shrkruar se e ka informuar ambasadorin rus për trazirat e mbrëmjes së të dielës në Beograd.

    Po ashtu, ai ka përsëritur se autoritetet do të bëjnë gjithçka për të mbrojtur sigurinë e qytetarëve dhe Serbisë.

    Protestat në Beograd

    Protesta e 24 dhjetorit nisi para selisë së Komisionit Republikan Zgjedhor, ku mijëra qytetarë u mblodhën me ftesë të koalicionit opozitar, “Serbia kundër dhunës”, që nuk njeh rezultatet e zgjedhjeve të 17 dhjetorit, pasi sipas opozitës, Partia Progresive Serbe (SNS) në pushtet ka fituar zgjedhjet përmes mashtrimeve zgjedhore.

    Kërkesa për anulimin e zgjedhjeve në të gjitha nivelet po kërkohet për shkak të, siç është thënë, “pengimit të vullnetit të qytetarëve”.

    “Këto zgjedhje po anulohen”, ka thënë Marinika Tepiq, udhëheqëse e listës “Serbia kundër dhunës”, e cila gjendet në grevë urie që nga 18 dhjetori, në shenjë proteste me rezultatet zgjedhore.

    Më shumë se 30 demonstrues janë arrestuar gjatë protestës së koalicionit opozitar “Serbia kundër dhunës” më 24 dhjetor në Beograd.

    Gjatë protestës, një grup personash të maskuar kanë tentuar të hyjnë në Kuvendin e Beogradit, kanë thyer xhamat dhe dyert, ndërsa policia brenda ndërtesës ka hedhur gaz lotsjellës ndaj tyre.

    Kjo ishte protesta e shtatë e opozitës në kryeqytetin e Serbisë me kërkesën për anulimin e zgjedhjeve të mbajtura më 17 dhjetor. Lista “Serbia kundër dhunës” pretendon se Partia Progresive Serbe (SNS) në pushtet vodhi zgjedhjet, ndër të tjera, duke regjistruar në mënyrë fiktive votuesit e tyre nga vende jashtë Serbisë.

  • Pejë: I dehur shkakton dhunë psikike ndaj njerkës, arrestohet

    Pejë: I dehur shkakton dhunë psikike ndaj njerkës, arrestohet

    Një person është arrestuar pasi që nën ndikim të alkoolit kishte shkaktuar dhunë psikike ndaj njerkës së tij.

    Rasti ka ndodhur në Pejë, të hënën rreth orës 18:30.

    Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, njofton policia.

  • Bieber: Një hetim ndërkombëtar mënyra më e mirë për të dalë nga kriza paszgjedhore në Serbi

    Bieber: Një hetim ndërkombëtar mënyra më e mirë për të dalë nga kriza paszgjedhore në Serbi

    Florian Bieber, profesor në Universitetin e Grazit, njëherit njohës i zhvillimeve në Ballkan, ka thënë se demonstrimi i marrëdhënieve të ngushta mes autoriteteve serbe dhe Federatës Ruse në lidhje me zgjedhjet e 17 dhjetorit, është një mesazh për përdorim të jashtëm, jo të brendshëm, derisa ka bërë thirrje për një hetim ndërkombëtar për parregullsitë që janë vënë në pah si nga opozita serbe, por edhe nga bashkësia ndërkombëtare.

    “Perëndimit i thuhet – nëse nuk na përkrahni më dhe nëse kërkoni shumë që të hetohen parregullsitë në procesin zgjedhor, ne kemi një partner tjetër, Rusinë, dhe mund të mos i shesim më armë Ukrainës”, ka thënë fillimisht Biber për “Zërin e Amerikës”.

    “Kjo do të thotë se nuk pres që Serbia të marrë mbështetje serioze në aspektin e sigurisë nga Rusia, por po i dërgohet një sinjal Perëndimit që të mos i shqyrtojë shumë gjërat në Serbi”.

    Zgjedhjet e fundit në Serbi janë shënuar me parregullsi të mëdha. Partia Progresive Serbe (SNS), e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, është akuzuar se ka përdorur pushtetin – të cilin e ka që 10 vjet – për të manipuluar zgjedhjet, çka ka bërë që opozita, përkatësisht koalicioni “Serbia kundër dhunës”, të mos e njoh rezultatin e zgjedhjeve, dhe për këtë kanë dalur edhe në protesta.

    Mirëpo, Biber nënvizon se këto nuk janë parregullsitë e para të regjistruara në zgjedhjet në Serbi në dekadën e fundit, por se është hera e parë që Perëndimi fokusohet në të, dhe shton se ka një problem, sepse Perëndimi “po kalon top për hetimin e parregullsive tek institucionet në Serbi”.

    “Këtë e bëjnë edhe pse e dinë se institucionet në Serbi nuk janë të pavarura dhe nuk janë në gjendje ta hetojnë. Duhet të ketë një proces që të përfshijë opozitën, organet e pavarura dhe organizatat joqeveritare, si KRRTRSh-ja dhe të tjera që po e vëzhgojnë. Mendoj se deklaratat e tilla të autoriteteve serbe janë përpjekje për të parandaluar këtë lloj ndërhyrjeje”.

    Bieber beson se një hetim ndërkombëtar i pavarur, i cili mund të udhëhiqet nga një organ i Bashkimit Evropian, do të ishte mënyra më e mirë për të dalë nga kriza paszgjedhore, derisa pohon se do të ishte më mirë nëse do të vinte me sugjerimin e BE-së, dhe me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Pyetja, megjithatë, është nëse kjo do të ndodhë, potencon Bieber, sepse mesazhet që vijnë nga Uashingtoni, në vlerësimin e tij, “për hetimin e parregullsive zgjedhore nuk janë aq të forta sa mund të ishin”.

    “Mendoj se është e qartë se ka një farë dinamike gjeopolitike që e pengon ShBA-në të flasë qartë dhe me zë të lartë kundër vjedhjes së zgjedhjeve dhe kjo, për fat të keq, gjithashtu pengon një pozicion më të qartë dhe më të unifikuar të BE-së dhe SHBA-së. Megjithatë, pres që ata të shohin se marrëdhëniet e mira me Serbinë nuk mund të ndërtohen me këtë lloj regjimi dhe vjedhje zgjedhore, por ne ende duhet të shohim nëse SHBA-të janë të gatshme ta bëjnë këtë”, tha Biber.

    Sipas tij, pavarësisht se çfarë ndodh, perëndimi nuk do të mund të injorojë atë që po ndodh në Beograd nëse opozita dhe qytetarët janë këmbëngulës dhe jo të dhunshëm në kërkesat e tyre për përsëritjen e zgjedhjeve.

  • Opozita: Kurti po mundohet të shkojë në zgjedhje pa e formuar asociacionin

    Opozita: Kurti po mundohet të shkojë në zgjedhje pa e formuar asociacionin

    Pas deklaratave të emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak se formimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe, është çështje e brendshme e Kosovës, kryeministri Kurti deklaroi se vitin e ardhshëm mund ta shkruaj një draft-statut për formimin e asociacionit në koordinim me ministrat e tij Nenad Rashiq, dhe Elbert Krasniqin.

    Por, deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, tha se Kurti po tenton që të mbulojë marrëveshjen e dëmshme që i ka sjellë Kosovës. Sipas tij, Kurti dëshiron që ta dërgojë Kosovën në zgjedhje të parakohshme pa e formuar asociacionin edhe pse tashmë e ka pranuar dhe siç thotë nuk mund të zhbëhet

    Skandaloze i quan deklaratat e Kurtit edhe deputetja e LDK-së, Rrezata Krasniqi, sipas saj Kurti, LDK-ja pret që qeveria, draft statutin e pranuar ta dërgojë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese

    “… Kurti duhet ta dijë se nuk është duke folë para këshillit të VV-së, por është duke folë në emër timin e tonin si qytetar të Kosovës, me bashkësinë ndërkombëtare, kjo është vetëm një deklaratë skandaloze e rradhës ”, tha Krasniqi.

    Ditë më parë kryeministri Kurti ka prezantuar një plan shtatë pikesh sipas të cilit shqyrtohen pikat të cilat dërgojnë drejtë normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

  • ​Ukraina mohon kapjen e qytetit kyç afër Donetskut nga Rusia

    ​Ukraina mohon kapjen e qytetit kyç afër Donetskut nga Rusia

    Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu ka thënë se trupat e tij kanë pushtuar qytetin kyç të Mariinka në Ukrainën lindore – një pretendim që u mohua menjëherë nga Kievi.

    Shoigu i tha Presidentit Vladimir Putin se njësitë e sulmit kishin marrë zonën e “fortifikuar fuqimisht” pak jashtë Donetskut, një kryeqytet rajonal i kontrolluar nga Rusia.

    Por zëdhënësi i ushtrisë ukrainase Oleksandr Shtupun tha se “lufta për Mariinka” vazhdon.

    Mariinka – e parë si një portë për në Donetsk – është shkatërruar pothuajse plotësisht.

    Në një zhvillim të veçantë, ministria ruse e mbrojtjes konfirmoi se një nga luftanijet e saj u dëmtua në një sulm ukrainas në portin e Feodosiya në Krimenë e pushtuar. Një person u vra, thanë zyrtarët.

    Kreu i Forcave Ajrore të Ukrainës tha se avionët luftarakë kishin shkatërruar anijen Novocherkassk në orët e para të së martës, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.

    Në një takim televiziv me Presidentin Putin të hënën, z. Shoigu tha: “Detashmentet sulmuese të grupit të Jugut sot çliruan plotësisht vendbanimin Mariinka, i cili është pesë kilometra në jug-perëndim të Donetskut.

    “Për nëntë vjet, forcat e armatosura të Ukrainës kanë krijuar një zonë të fuqishme të fortifikuar, e cila lidhet me kalime nëntokësore. Çdo rrugë ka strukturat e veta të fortifikuara mirë dhe mjaft mirë të mbrojtura nga të gjitha sulmet, si nga ajri ashtu edhe nga artileria, të gjata. -pikat e qitjes, sistemet komplekse të komunikimit nëntokësor.

    “Falë veprimeve vendimtare të ushtarakëve tanë, zona e fortifikuar është thyer.

    Putin e përshëndeti kapjen e raportuar si “sukses”, duke thënë se trupat ukrainase tani janë shtyrë më larg nga Donetsk, të cilin ata e kanë granatuar rregullisht nga Mariinka.

    Udhëheqësi i Kremlinit tha gjithashtu se forcat ruse tani kanë “mundësinë për të lëvizur në një zonë më të gjerë operacionale” në rajonin e Donetsk.

    Më vonë të hënën, ushtria ukrainase mohoi pretendimin rus.

    Ishte “e pasaktë të thuash se Mariinka është kapur plotësisht”, tha Shtupun për TV ukrainas.

    “Ushtarët tanë janë aktualisht brenda kufijve administrativë të Mariinka,” shtoi zëdhënësi ushtarak.

    Qyteti është përdorur nga Ukraina si një barrierë mbrojtëse që nga viti 2014, kur luftëtarët e mbështetur nga Rusia kapën zona të mëdha të rajoneve lindore Donetsk dhe Luhansk.

    Presidenti Putin filloi një pushtim të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

    Në javët e fundit, forcat ruse i intensifikuan sulmet e tyre në disa zona kyçe të një fronti beteje më shumë se 1200 km të gjatë (745 milje).

    Së bashku me Mariinka, ata janë përpjekur të rrethojnë Avdiivka – një tjetër qytet kyç afër Donetsk.

    Forcat ukrainase po kërkojnë të zgjasin urën e tyre në bregun e majtë (lindor) të lumit Dnipro në Ukrainën jugore.

    Javën e kaluar, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ushtria e vendit po planifikonte të mobilizonte deri në 500,000 njerëz shtesë.

    Komentet e tij vijnë pasi Ukraina po përballet me një mungesë municionesh mes pengesave të ndihmës nga aleatët e saj kryesorë në SHBA dhe BE.