ATV

Author: ATVLive

  • Festohet Krishtlindja Ortodokse

    Festohet Krishtlindja Ortodokse

    Përgatiti: Donisa Fazliu

    Duke kujtuar se Krishtlindjet janë festa që udhëzojnë dashuri, besim, mirësi e paqe mes njerëzve, liderë shtetërorë, ambasadorë dhe lider të partive politike ua kanë uruar festën të gjithë besimtarëve ortodoksë. Ata zgjodhën rrjetet sociale që urimet e tyre t’i transmetojnë te qytetaret.

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, uroi të gjithë komunitetin ortodoks që shtëpitë e tyre të jenë të mbushura me ngrohtësi, paqe, dashuri dhe respekt.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se këtë festë e pasurojnë edhe më shumë urimet e përzemërta për harmoni, derisa tha se Krishtlindja është edhe rikujtim për mirënjohje, dashamirësi, devotshmëri me njëri tjetrin.

    Ndërkaq, kryetari i Kuvendit të Kosovës, tha se mesazhet e ngrohtësisë, paqes, solidaritetit dhe respektit janë ato të cilat përshkojnë këtë ditë të kremtimit e festimit.

    Edhe Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, u ka uruar Krishtlindjet Ortodokse të gjithë qytetarëve në Kosovë dhe në mbarë botën. Urimin e tij, Hovenier e ka përcjellë nëpërmjet platformës X.

    Urime për Krishtlindjet Ortodokse, pati edhe nga lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai tha se festat fetare gjithmonë u kanë shërbyer qytetarëve të Kosovës, por edhe të gjithë njerëzve vullnetmirë, për ta kultivuar solidaritetin ndërmjet tyre.

    Për Krishtlindjet Ortodokse, urime pati edhe nga shumë personalitete të tjera të vendit.

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:

  • Vazhdojnë kolonat në dalje të Kosovës, mërgimtarët në Merdare presin deri në katër orë

    Vazhdojnë kolonat në dalje të Kosovës, mërgimtarët në Merdare presin deri në katër orë

    Përgatiti: Kastriot Tahiri

    Me pritje deri në katër orë u përballën të dielën mërgimtarët që shfrytëzuan pike kalimin kufitar në Merdare për të dalë nga Kosova.

    Kolonat e gjata dhe pritja shumë orëshe nuk ishin aspak të lehta për ta.

    Por pavarësisht kësaj, për disa të tjerë krejt këto pritje ishin të arsyeshme.

    Për dallim nga pika kufitare në Merdare, situatë tjetër ishte në pikat kufitare Dheu I Bardhë, Muçibabë e Mutivodë. Në këto pikëkalime, pritjet për të dalë nga Kosova, nuk ishin më shumë se 10 minuta.

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:

  • Importohen mbi 1400 ton cigare në 2023, kërkohet rritja e akcizës

    Importohen mbi 1400 ton cigare në 2023, kërkohet rritja e akcizës

    Përgatiti: Benita Zeneli

    Mbi 4100 ton cigare u importuan në Kosovë gjatë 2023-tës.

    Sasia më e madhe e tyre u importua në muajt shtator, gusht, e maj.

    E gjitha kjo, në vlerë prej afro 300 milion euro.

    Ndërkohë, vlera e akcizës për duhanin, e importuar në Kosovë gjatë vitit të kaluar ishte mbi 222 milion euro.

    Por, që konsumi i duhanit të ulet në Kosovë, konsiderohet se vlera e akcizës duhet të rritet.

    “Edhe ne duhet me përcjell be për shkak se rritja e akcizës do të ndikonte në uljen e konsumit për shkak të rritjes së çmimeve”, tha Fidan Qerimi, ekonomist.

    “Për me pas ndikim në uljen e konsumit të duhanit duhet vlera e akcizës së paku të rritët për 10%…Kjo do të ndikonte të ulte konsumin për 4%”, tha Shkumbin Spahija nga Qendra Kosovare për Avokim dhe Zhvillim.

    Ndërkohë në sasinë e këtij importi, nuk përfshihen cigaret elektrike.

    Pikërisht ato, po vlerësohet se kanë ndikuar në konsumin më të lartë të duhanit.

    Direktiva e Bashkimit Evropian parasheh që akciza e duhanit për 1000 copë cigare të jetë së paku 90 euro.

    Ndërkaq në vend për 1 mijë copë cigare, sipas kalendarit për ngritjen e akcizës parashihet rritje graduale nga dy euro çdo vit, deri në vitin 2024.
    Në këtë vitit akciza pritet të jetë 55 euro.

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:

  • Raporti i MMPHI-së evidentoi dhjetëra probleme në Ligjin për Ndërtim

    Raporti i MMPHI-së evidentoi dhjetëra probleme në Ligjin për Ndërtim

    Përgatiti: Fatlum Jashari

    Një raport i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës konstaton se Ligji për Ndërtim, i cili është në fuqi nga vitit 2012, nuk ka koherencë të brendshme në 21 nene dhe nuk është i harmonizuar me 9 ligje të tjera.

    Nga problemet kryesore të evidentuara është mungesa e Kodit Unik të Ndërtimit, të cilin Qeveria do të duhej ta miratonte 6 muaj nga hyrja në fuqi e ligjit.

    Kodi do të përcaktonte vendosjen e kërkesave minimale për adresimin e fuqisë strukturore, hapësirave të emergjencës, sanitarisë, ndriçimit adekuat, ventilimit, qasjes, eficiençës së energjisë dhe sigurinë e jetës në lidhje me objektet, për të mbrojtur shëndetin publik, sigurinë dhe mirëqenien e përgjithshme të banorëve.

    Duke konstatuar mos-zbatimin e ligjit në raport me Kodin, raporti rekomandon që ai të hiqet dhe në ligjin e ri të zëvendësohet me standardet apo kodet ndërtimore të Bashkimit Evropian.

    Mes tjerash, raporti propozon që në ligji i ri të saktësojë se: “ndërtimi nuk mund të fillojë pa u pajisur me leje”, e po ashtu se “objekti nuk mund të përdoret pa u pajisur me certifikatën e përdorimit”.

    Ligji vlerësohet QW bie ndesh në nenet që përcaktojnë llojet e ndërtimit dhe llojet për të cilat lëshohen lejet e ndërtimit.

    Paqartësi e ndeshje kompetencash konstatohen ndërmjet nivelit qendror dhe lokal, në lëshimin e lejeve në zonat e veçanta, e po ashtu edhe në dispozitën për përcaktimin e taksës administrative për pajisje me leje.

    Vonesat për pajisje me leje ndërtimore, në shumë raste deri në një vit ose më shumë, sipas raportit, përbëjnë cenim të të drejtave qytetarëve.

    Në kuadër të rekomandimeve lidhur me nenin për kundërvajtjet për shkelje të Ligjit për Ndërtim, propozohet të shtohet edhe kapitulli për veprat që lidhen me korrupsionin zyrtar dhe veprat penale kundër detyrës zyrtar, nga Kodi Penal.

    Ndonëse nuk ka një shifër zyrtare, ndërtimet e reja gjithandej qyteteve në Kosovë janë shtuar vrullshëm, veçmas pas shpalljes së pavarësisë.

    Mos respektimi në masë të konsiderueshme i planeve urbanistike, distancës dhe kritereve tjera minimale, përbëjnë shqetësim në këtë vrull.

    Deri më 2017, institucionet kishin evidentuar më shumë se 350 mijë ndërtime pa leje në Kosovë – ndërsa ligji për legalizim është plotësuar e ndryshuar dhe afati është zgjatur disa herë, por që interesimi nuk ka qenë masiv.

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:

  • 15 aktakuza për krime luftë gjatë vitit 2023, 8 prej tyre ishin në mungesë

    15 aktakuza për krime luftë gjatë vitit 2023, 8 prej tyre ishin në mungesë

    Përgatiti: Pranvera Krasniqi

    15 aktakuza për krime lufte janë ngritur gjatë vitit 2023 nga Prokuroria Speciale. Tetë prej tyre, të cilat parashohin gjukim në mungesë, ishin risi e vitit 2023 pasi gjykimi në këtë formë u bë për herë të parë në Kosovë.

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu zotohet se hetimi i krimeve të luftës është prioritet për qeverinë.

    “Sikurse edhe në 2021 dhe 2022, ne kemi ndarë buxhet nga Ministria e Drejtësisë me ndryshim në buxhetin e Republikës së Kosovës për Këshillin Prokurorial. Dhe qëllimi ka qenë që të shtohen edhe katër prokurorë shtesë në kuadër të Departamentit për Krime të Luftës, gjashtë bashkëpunëtorë profesional dhe dy persona staf teknik apo përkthyes që mund të ndihmojmë prokurorët për adresimin e këtyre rasteve”, tha Haxhiu.

    Ndërkaq, Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare konsideron se ka pasur hetim më intensitet më të lartë.

    “Nëse flasim për këtë vit, apo për 2023 dhe nëse e krahasojmë me vitet paraprake prej se i kanë marrë kompetencat Prokuroria Speciale, viti 2023 ka qenë me një intensitet më të lartë për arsye se janë ngritur gjashtë aktakuza ndaj personave që janë arrestuar, po ashtu janë ngritur edhe 8 aktakuza në mungesë. Në krahasim me vitet e kaluara ku janë ngritur një apo dy aktakuza. Pra, ky vit ka qenë ndoshta, edhe pse ka hyrë në fuqi Ligji për Gjykimin në Mungesë, kemi pasur më shumë rezultate në hetimin e këtyre rasteve”, tha Alija.

    Sidoqoftë, drejtoresha e Qendrës për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti, pohon që sigurimi i dëshmive për dhunën seksuale, vazhdon të mbetet sfidë.

    “Natyrisht që pas 24 vjetësh nuk është e lehtë për të mbijetuarit e dhunës seksuale, qoftë për të hyrë në procesin e dëshmisë, qoftë për t’u ballafaquar me gjykatën, për faktin që ky proces është mjaft i ndjeshëm edhe kur nuk ka ndjeshmëri të institucioneve, bëhet edhe më i vështirë. Megjithatë, ne jemi munduar paralelisht për të punuar me të mbijetuarit, për t’i fuqizuar dhe për të kërkuar drejtësi dhe njëkohësisht për të punuar me policinë për krime lufte, me gjykatat në mënyrë që ata të kenë një qasje sensitive”, tha Rushiti.

    Nga Prokuroria Speciale deri më tani janë ngritur 33 aktakuza me rreth 90 të pandehur. Në Tribunalin e Hagës janë dënuar gjashtë eprorë serbë, të cilët kanë pasur hierarki të larta komanduese gjatë kohës së luftës, në pesë prej tyre ka pasur edhe vepra penale të dhunimit seksual.

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:

  • PDK kritika ndaj kryeministrit për mos hartimin e një draft – statuti të Asociacionit

    PDK kritika ndaj kryeministrit për mos hartimin e një draft – statuti të Asociacionit

    Përgatiti: Donisa Fazliu

    Kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti, për mos hartimin e një draft statuti të Asociacionit, ka shprehur Partia Demokratike e Kosovës.

    Kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi, tha se kryeministri Kurti duhet që të merr vendim ta pranojë ose të refuzojë draftin e propozuar nga euro-amerikanët.

    “Ka qenë përgjegjësi e tij që të hartojë draftin që prej ditës që e ka marrë detyrën si kryeministër. Ne e kemi inkurajuar të bëjë një gjë të tillë, publikisht dhe privatisht në ato pak takime që jemi parë. Kosova do të duhej vetë të shkruajë draftin, në mënyrë që të bënte të qartë pozicionimin e vet institucional dhe shtetëror, dhe normalisht të kishte një pozicion shumë më të favorshëm në diskutimet e mëvonshme sa i përket arritjes së një pajtueshmërie me ndërmjetësit ndërkombëtarë”, tha Krasniqi.

    Sipas Krasniqit, drafti i Asociacionit krijon një nivel të ri të pushtetit në Kosovës, pasi sipas tij, ky draft ka kompetenca të qarta ekzekutive.

    “Drafti i statutit është absolutisht i dëmshëm për të ardhmen e Kosovës, krijon paqartësi të cilat vërtet mund të rrezikojnë karakterin e shtetit tonë në të ardhmen. Definitivisht krijon mundësi konkrete për krijimin e niveli të ri të pushtetit, pasi asociacionit i japin kompetenca të qarta ekzekutive. Në ditën e miratimit të tij dhe themelimit të asociacionit, drafti mund të duket që nuk ka kompetenca të shtuara ekzekutive, por hapat pasues të cilat i lejon të ndërmerre në nivel të komunave dhe asociacionit si trup i ri krijojnë një nivel të ri të pushtetit”, tha Krasniqi.

    Kritikave të opozitës iu është përgjigjur shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari- Lila.

    “Kryeministri ka shprehur gatishmërinë të nënshkrimit të marrëveshjes së Brukselit dhe marrëveshje aneksit dhe zbatimit të Ohrit në tersi, nuk ka thënë që është draft i Asociacionit në veçanti i pranuar dhe me aq përmbyllet ky proces. E dyta që si draft është draft i propozuar nga Bashkimi Evropian dhe qeveria vetëm ka dorëzuar komentet dhe e treta që nuk mund të këtë mekanizëm tjetër jashtë mekanizmit të institucioneve të Kosovës që bënë zbatim të tij”, tha Kusari- Lila.

    Më 21 tetor të vitit të kaluar, emisarët euro-amerikanë paraqitën një plan të ri për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit, ku mes tjerash prezantuan një draft për zbatimin e nenit 7 të marrëveshjes, që flet për vete menaxhimin e serbëve në Kosovë, rrjedhimisht themelimin e Asociacionit.

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:

  • Spanja njeh pasaportat, por jo pavarësinë e Kosovës

    Spanja njeh pasaportat, por jo pavarësinë e Kosovës

    Përgatiti: Armand Hoti

    Pasaporta e Kosovës tashmë njihet zyrtarisht nga Mbretëria e Spanjës.

    Në shtetin mos-njohës të pavarësisë së Kosovës, kosovarët mundë të shkojnë pa viza, kurse Spanja është e fundit nga 27 shtetet anëtare të zonës Schengen, që hapi dyert për kosovarët.

    Por, një dokument i publikuar në uebfaqen e njërit nga departamentet e Komisionit Evropian, njofton se njohja e pasaportës së Kosovës nga ana e Spanjës, “nuk nënkupton në asnjë formë njohje zyrtare të Kosovës si shtet i pavarur”.

    Pavarësisht kësaj, profesori universitar Basri Muja e vlerëson si hap pozitiv njohjen e pasaportës së Kosovës nga Spanja.

    “Nëse marrim aspektin praktik, qytetarët e Kosovës, do kenë mundësi që të lëvizin lirshëm në gjithë hapësirën e Bashkimit Evropian…Nga ana simbolike e ka një rëndësi ndoshta edhe më të madhe, sepse një shtet i cili ka qenë më rixhidi sa i përket pavarësisë së Kosovës, e ka njoft pasaportën. Ne e dijmë se pasaporta e një shteti paraqet njërin prej simbole më të rëndsishme të shtetit dhe vetëm shtetet kanë pasaporta”, tha Muja.

    Sipas njohësit të marrëdhënieve ndërkombëtare, Arbnor Sadiku, Kosova duhet që në vitin 2024 të synojë hapjen e një zyre ndërlidhëse me Spanjën, që do ndikonte pozitivisht në kontekst të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes shteteve.

    “Natyrisht ndoshta njohja e dokumentave zyrtare të Kosovës nga Republika e Spanjës është një thyerje akujsh mes raporteve të Kosovës me Spanjën. Ajo çfarë duhet të bëjë Republika e Kosovës duhet të bëjë përpjekje që të kemi një zyrë ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Madrid, kjo do ishte një hap i përfaërt në rast se ndërtohet kjo zyrë atje, drejt njohjes përfundimtare nga Republika e Spanjës”, tha Sadiku.

    Ndërkohë, profesori Muja, thotë se edhe koalicioni qeverisës aktual në Spanjë, paraqet një momentum të favorshëm për Kosovën.

    “Unë shpresoj që në muajt në vijim do marrim lajmë të mira nga Spanja, sepse Spanja udhëhiqet nga një koalicion qeveritar i majt…dhe anëtar të koalicionit janë edhe dy parti regjionale, njëra katalonase dhe tjetra baske që kanë qëndrime miqësore ndaj Kosovës prandaj unë mendoj se ky është një indikacion i mirë”, tha Muja.

    Spanja është një nga pesë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

    Ndërkaq, të pestat këto shtete njohin dokumentet e udhëtimit të lëshuara nga autoritetet e Kosovës.

    Njohja e pasaportave nga Spanja u paraqit si arritje politike dhe si lajm u postua e u përhap nga të dy zv kryeministrat Besnik Bislimi dhe Donika Gërvalla si dhe shumë zyrtarë të tjerë të pushtetit.

    Vitin e kaluar, në cilësinë e Kryetarit të Vetëvendosjes Albin Kurti ka qëndruar në Spanjë, ndërkombëtar të partive të majta. Kurti në Spanjë kishte shkuar nga Franca ku ishte pjesëmarrës në Forumin e Paqes në Paris.

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:

  • 55 aksidente në 24 orët e fundit, policia me apel për shoferët

    55 aksidente në 24 orët e fundit, policia me apel për shoferët

    Gjatë 24 orëve të kaluara janë evidentuar gjithsej 55 aksidente, ku 34 shoferëve u janë konfiskuar patentë shoferi për shkelje të ndryshme të rregullave në trafik.

    E pas kësaj, policia ka apeluar të gjithë pjesëmarrësit tjerë në trafik që të jenë vigjilent dhe gjatë pjesëmarrjes në rrugë të respektojnë dispozitat ligjore.

    “Siguria në trafikun rrugor është prioritet për të gjithë, respektoni shenjat e trafikut për një siguri më të madhe rrugore Gjatë 24 orëve të kaluara janë evidentuar gjithsej 55 aksidente në trafikun rrugor, Policia e Kosovës me zyrtarët e saj janë duke kryer aktivitete në teren me qëllim që të parandalohen aksidentet rrugore, por edhe janë duke ndërmarr masa ndëshkuese ndaj atyre personave që nuk respektojnë rregullat dhe shenjat në trafik”.

    “Gjatë 24 orëve të kaluara në këtë fushëveprim në nivel vendi janë realizuar 545 pika kontrolli të automjeteve, përderisa 34 shoferëve iu janë konfiskuar patentë shoferi per shkelje të ndryshme të rregullave në trafik. Apelojmë tek të gjithë shoferët, por edhe pjesëmarrësit tjerë në trafik që të jenë vigjilent dhe gjatë pjesëmarrjes në rrugë të respektojnë dispozitat ligjore që burojnë nga ligji mbi trafikun rrugor, në mënyrë që secili të kontribuon në zvogëlimin e statistikave të aksidenteve rrugore”, thuhet në njoftimin e policisë.

  • Haradinaj: Krishtlindjen ortodokse, i kremtofshi në paqe, me familjet tuaja, me mirësi e begati!

    Haradinaj: Krishtlindjen ortodokse, i kremtofshi në paqe, me familjet tuaja, me mirësi e begati!

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar qytetarët e Kosovës që sot festojnë Krishtlindjen ortodokse.

    Haradinaj, potencoi se festat fetare gjithmonë u kanë shërbyer qytetarëve të Kosovës, por edhe të gjjthë njerëzve vullnetmirë, për ta kultivuar solidaritetin ndërmjet tyre.

    “Të gjithë qytetarëve të Kosovës, që sot festojnë krishtlindjen ortodokse, gëzuar për shumë mot! Me këtë rast, i uroj edhe miqtë tanë ndërkombëtarë që shërbejnë në misionet e ndryshme në vendin tonë, si dhe të gjithë të krishterët e ritit ortodoks”, shkroi Haradinaj.

    “Festat fetare gjithmonë u kanë shërbyer qytetarëve të Kosovës, por edhe të gjjthë njerëzve vullnetmirë, për ta kultivuar solidaritetin ndërmjet tyre. Krishtlindjen ortodokse, i kremtofshi në paqe, me familjet tuaja, me mirësi e begati!”.

  • Pritjet për dalje nga Kosova po zgjasin deri në një orë te Dheu i Bardhë e tri orë në Merdar

    Pritjet për dalje nga Kosova po zgjasin deri në një orë te Dheu i Bardhë e tri orë në Merdar

    Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat për pritjet në kufi.

    Aktualisht të Dheu i Bardhë po presin deri në një orë, ndërsa në Merdar deri në 3 orë.

    Në Bërnjak, Mucibabë dhe Mutivodë pritjet po zgjasin deri në 10 minuta, ndërsa në pikat tjera jo më shumë se 5 minuta.