ATV

Author: ATVLive

  • Avokati i ish-ushtarit të UÇK’së që u arrestua në Merdare: Po mbahet në paraburgim në Beograd, të martën seanca

    Avokati i ish-ushtarit të UÇK’së që u arrestua në Merdare: Po mbahet në paraburgim në Beograd, të martën seanca

    Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj është arrestuar mëngjesin e së premtes nga autoritetet e Serbisë në pikëkalimin kufitar në Merdarë.

    Avokati i tij, Xhevdet Smakiqi, ka thënë se informatat e fundit që i ka janë se tashmë Dakaj është dërguar nga Qendra e Ndalimit në Kushumli në Qendrën Kryesore të Paraburgimit në Beograd, në rrugën Bacvanska.

    “Informatat e fundit per rastin e arrestimit e Hasan Dakaj qe i kam marrur janë se tashmë Ztr. Hasan Dakaj është dërguar nga Qendra e Ndalimit ne Kushumli ne Qendren Kryesore te Paraburgimit ne Beograd ne rrugen Baçvanska.”

    Sipas Smakiqit, Prokuroria e Serbisë pretendon se ai në vitin 1999 ka kryer krime lufte.

    “Pjestari i UÇK-se Hasan Dakaj pretendohet nga Prokuroria serbe se kinse ai ne vitin 1999 ka kryer krime lufte si 19 vjeçar. Sipas detyres zyrtare Hasan Dakaj i është caktuar një avokat nga Serbia, ku ne intervistimin para prokurorit serb Hasan Dakaj është deklaruar i pafajeshem edhe per faktin se fare nuk ka qenë në ato lokacione sipas dyshimeve te prokurorise se serbise dhe se është ngatrruar ne identitet me dikend tjetër.

    Smakiqi ka bërë të ditur se të martën do të mbahet seanca dëgjimore lidhur me kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit.

    “Te Marten 2024 pritet dhe nje seance degjimore per te shqyrtuar kerkesen e Prokurorise serbe lidhur me masen e paraburgimit. Ne cilësinë e avokatit te Familjes Dakaj jamë në kontakt orë pas ore me te ngarkuarin ne Zyren Nderlidhëse te Kosoves në Beograd dipomatin Jetish Jasharin dhe e falenderoi per qasjen profsionale. Por duke qenë se arrestimi i Hasan Dakaj është ndalim politik për te iu hakmarrur pjestareve te UÇK-së për arrjtjen e pavarësisë dhe qe mos ti lejojë ta gezojnë liberalizimin e vizave kategoria qe ka kontribuar për këtë ditë përbën çështje poltike dhe fare pak juridike.”

    Ai i ka bërë thirrje kryeministrit Kurti, ministers Gërvalla dhe diplomatëve që të bëjnë presion që Dakaj të lirohet sa më shpejtë.

    “Prandaj i bëjë thirrje Kryeministrit, Minstres Gervalla dhe secilit diplomatë te bëjë presionin adekuat diplomatik e politikë qe ndermjetesit e dilogut dhe ambasadat e vendeve mike te ndikojnë qe Hasan Dakaj i pafajeshem te lirohet sa me shpejtë. Kurse thirrjet e kujdoqoftë nga zyrtaret e shtetit te Kosoves qofshin dhe diplomatë te Kosoves qe qytetaret e Kosoves te mos levizin neper territorin e Serbisë janë tërsishtë jo profesionale dhe legjitojnë arrestimet poltike te kundërligjshme. Liberalizimi levizja e lirë nuk është parciale as selektive iu takon secilit shtetas te Republikes se Kosoves edhe ish pjestarëve te UÇK-se.”

  • Arrestohet kosovari në Morinë, kërkohej ndërkombëtarisht

    Arrestohet kosovari në Morinë, kërkohej ndërkombëtarisht

    Policia Kufitare në pikë-kalimin kufitar në Morinë, derisa tentonte të arratisej, ka arrestuar 27-vjeçarin kosovar, i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Italisë për organizatë kriminale dhe emigracion të paligjshëm.

    Kështu ka bërë të ditur policia kufitare në një postim në Facebook.

    “Gjatë verifikimeve dhe intervistimit në vijë të dytë, në dalje të vendit, rezultoi se 27-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Italiane, pasi Gjykata e Triestes, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Emigracioni i paligjshëm”, sipas parashikimeve të legjislacionit penal të Italisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Itali, vijon procedurat për ekstradimin e 27-vjeçarit.

  • Borë e shi pritet javën e ardhshme

    Borë e shi pritet javën e ardhshme

    Javën e ardhshme në vendin tonë do të mbajë mot i ftohët, me reshje shiu dhe bore.

    Sipas Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashihen dhe dy episode me temperatura tipike dimërore. Java e fundit e janarit sërish parashihet me temperatura mbi vlerat e mesatareve. Temperatura dimërore parashihen në mesin e shkurtit dhe dekada e parë e muajit mars gjithashtu parashihet me temperatura tipike dimërore.

    Parashihen ngrica dhe mjegull në ultësira dhe vise të larta, duke e vështirësuar qarkullimin normal të komunikacionit. Kujdes i shtuar për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.

    Të hënën do të jetë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me reshje shiu të cilat në pjesën e dytë të ditës parashihen të shndërrohen në borë. Gjithashtu shënohen edhe rënie të ndjeshme të temperaturave. Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius.

    Ditën e martë moti do të jetë kryesisht i vranët dhe vende-vende me fjolla bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius.

    Të mërkurën do të majë mot me vranësira dhe intervale me diell, por i ftohët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë celsius.

    Ditën e enjte do të jetë mot kryesisht i ngjashëm me ditën e mërkurë por me temperatura për 2-3 gradë më ulët në vlerat e minimaleve. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius.

    Të premten do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin fjolla të dobëta bore, kryesisht në viset e larta. Temperaturat parashihen të jenë afërsisht të ngjashme me të ditës së enjte, si minimalet , ashtu dhe ato maksimalet.

  • Ademi: Trajnerin Bernard Schaland e bëmë hero, pas dy humbjeve të gjithë kërkonin shkarkimin e tij

    Ademi: Trajnerin Bernard Schaland e bëmë hero, pas dy humbjeve të gjithë kërkonin shkarkimin e tij

    Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, në një intervistë për emisionin A PLAY në ATV, tha se deri sa trajneri Bernard Schaland kishte rezultate të mira, të gjithë e bënë hero, ndërsa kur pësoi dy humbje të një pas njëshme, të gjithë kërkonin shkarkimin e tij.

    “Ne e dimë kur kemi fillu në garat ndërkombëtare në Ligën e Kombeve, kur e kemi zënë vendin e parë atëherë dhe kur 14 ndeshje kemi qenë pa humbje. Trajnerin Schaland e kemi bërë hero. Trajneri Schaland ka qenë një njeri i mirë, një trajner i mirë, por nuk është që ka pasur ndonjë emër shumë të madh që është njohur më herët, të paktën në Kosovë dhe sigurisht që e kemi bërë hero. Dhe, ndodhi në dy ndeshje, besoni dy ndeshje kanë ndodh që ka qenë me humbje, nuk ka pasur njeri që nuk ka shënu pse e mbani këtë, ku e gjetët këtë, hiqne, do me thanë për dy ndeshje. Do të jemi realist që ai ka pasur rezultate shumë të mira”, tha Ademi.

    Ai tha se për kundër Schaland-it, Giresse ishte emër i futbollit evropian dhe botërorë, mirpo edhe këtij nuk i eci siç duhet me Kombëtaren e Kosovës.

    Presidenti Ademi sqaroi se trajneri Primozh Gliha ka qenë i emëruar për një periudhë të caktuar.

    “Duke e marrë parasysh pjesën e përparshme dhe pasur parasysh që të duam një emër, normalisht emër i futbollit evropian dhe botëror ka qenë Alain Giresse. Ja edhe ky që ishte emër, nuk i eci siç duhet dhe nuk e patëm fatin që të vazhdojmë me të. Sigurisht që Gliha ka qenë për një kohë të caktuar, është ditur se ka qenë i përkohshëm. Gliha ka qenë pjesë e jona edhe më herët, ju e dini që kur ka shku Schaland, Gliha i ka udhëheqë dy ndeshje, por edhe tani këto ndeshjet e mbetura dhe është ditur që nuk është hequr Gliha për diçka tjetër, por se ka qenë vetëm për kohë të caktuar”, tha Ademi. /atvlive.tv

    Intervistën e tij të plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • Ademi tregon pse nuk u arrit marrëveshja me Moreno-n për ta drejtuar Kombëtaren e Kosovës

    Ademi tregon pse nuk u arrit marrëveshja me Moreno-n për ta drejtuar Kombëtaren e Kosovës

    Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, në një intervistë për emisionin A PLAY në ATV, ka treguar arsyen se pse nuk është arritur marrëveshja me trajnerin Robert Moreno për ta drejtuar Kombëtaren e Kosovës.

    “Sigurisht që ne jemi në kontakte, kemi folë me Moreno-n dhe do të mundohemi me e bam ë të mirën për selektorin më të mirë ta zgjedhim për ne, i cili duhet me e pasë një projekt, një program që ne na mbush mendjen dhe që ne realisht e shohim që ai ka atë që neve na intereson më së shumti”, tha Ademi.

    Ai thotë se një nga arsyet pse Moreno zgjodhi ekipin Sochi në Rusi, kanë qenë edhe arsyet ekonomike.

    “Marrëveshja me Moreno-n nuk është arritur se sigurisht që ai arsyen e tij që e ka dhënë, na ka shkruar një letër shumë shoqërore dhëna ka vlerësua tepër mirë neve, edhe pse ka thënë se “në ekipet nacionale ëndërroj dhe njëherë duhet ta kem pikërisht Kosovën apo një kombëtare tjetër, por për momentin rezultatet e mia në kombëtare i kam pasur si ndihmës i Luis Enrique-s, në kohën kur e ka udhëhequr vet, i kam udhëhequr 10 ndeshje dhe e kam njëfarë rezultati, ia numëroj edhe vetes atë rezultat, për vet faktin që e kam udhëhequr vet dhe jam kualifikuar me Spanjën. Por, te ekipet nuk e kam pasur një rezultat të mirë te disa ekipe që kam qenë. Dhe, si trajner i ri që jam, kam qejf me u dëshmu te një ekip dhe ishte sfidë për mua më interesante”. Sigurisht edhe ekonomikisht më e mirë ka qenë Sochi i Rusisë dhe ajo ka qenë arsye e tij që ka shku në atë klub”, tregoi Ademi. /atvlive.tv

    Intervistën e tij të plotë e gjeni në videon më poshtë:

  • Mbi 1 mijë e 700 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

    Mbi 1 mijë e 700 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

    1 mijë e 712 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë.

    Sipas statistikave të përgjithshme të policisë, në 24 orë kanë ndodhur 14 aksidente me të lënduar dhe 41 me dëme materiale.

    Ndërkaq, gjatë kësaj periudhe janë arrestuar 15 persona dhe nëntë janë dërguar në mbajtje.

  • Zelenskyy zotohet se Rusia do ndjejë pasojat pas sulmit në Donetsk

    Zelenskyy zotohet se Rusia do ndjejë pasojat pas sulmit në Donetsk

    Të paktën 11 persona u vranë nga bombardimet ruse në Donetsk të shtunën, sipas guvernatorit rajonal, Vadym Filashkin.

    Pesë fëmijë ishin midis të vdekurve dhe tetë të tjerë u plagosën në sulmin në rajonin lindor të Ukrainës, pjesërisht i pushtuar nga Rusia, raporton Euronews.

    Shërbimet e urgjencës besojnë se numri i viktimave mund të rritet pasi rreth gjashtë persona të tjerë duket se janë nën rrënojat e një ndërtese të shkatërruar.

    Ndërsa, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiyy tha se Rusia duhet të ndjejë pasojat e çdo sulmi të tillë, duke shtuar se “asnjë sulm i tillë nuk do të kalojë pa pasoja”.

    Granatimet goditën qytetin e Pokrovsk, rreth 50 km nga vija e frontit.

    Para luftës, ajo kishte një popullsi prej 60 mijë banorësh. Nëntë persona u vranë dhe 82 u plagosën në gusht nga bombardimet ruse.

  • Administrata Biden nuk ishte informuar për disa ditë se Sekretari i Mbrojtjes ishte shtruar në spital

    Administrata Biden nuk ishte informuar për disa ditë se Sekretari i Mbrojtjes ishte shtruar në spital

    Administratës Biden nuk iu tha për ditë të tëra se sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin ishte shtruar në spital, të paktën një zyrtar ka thënë kështu për mediat amerikane.

    Austin, 70 vjeç, u pranua në Qendrën Mjekësore “Walter Reed” të hënën për shkak të komplikimeve pas operacionit.

    Një zyrtar i tha partnerit amerikan të BBC-së, CBS se Shtëpia e Bardhë nuk ishte informuar për këtë deri të paktën të enjten në mëngjes.

    Austin ka pranuar përgjegjësinë për mungesën e komunikimit.

    “Unë e kuptoj se mund të kisha bërë një punë më të mirë duke siguruar që publiku të ishte i informuar siç duhet,” tha ai në një deklaratë, transmeton Klankosova.tv.

    Sekretari i Mbrojtjes qëndron me pozitë pak më poshtë presidentit në zinxhirin komandues për ushtrinë amerikane.

    Austin shtoi se ishte “e rëndësishme të thuhet: kjo ishte procedura ime mjekësore dhe unë marr përgjegjësinë e plotë për vendimet e mia në lidhje me zbulimin”.

    “Jam shumë i lumtur që jam duke u përmirësuar dhe mezi pres të kthehem së shpejti në Pentagon”.

    Ai mendohet se është ende në spital, por një zëdhënës i departamentit të mbrojtjes i cituar nga agjencia e lajmeve AFP tha se ai rifilloi detyrat e tij të plota të premten.

    Nuk është e qartë se sa nga përgjegjësitë e tij, Austin ka mundur të kryejë për shkak të sëmundjes së tij, as shkallën në të cilën zëvendëssekretarja e Mbrojtjes Kathleen Hicks ndërhyri për të ndihmuar.

  • Charles Michel shpall kandidaturën për zgjedhjet e Parlamentit Europian, ja skenarët pas largimit të tij nga posti

    Charles Michel shpall kandidaturën për zgjedhjet e Parlamentit Europian, ja skenarët pas largimit të tij nga posti

    Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel do të kandidojë në zgjedhjet parlamentare evropiane në qershor.

    Lajmi është bërë i ditur nga vetë Michel për mediat belge.

    Michel planifikon të lërë postin e tyij aktual në mes të korrikut, nëse arrin të fitojë në zgjedhje.

    Kjo nënkupton që liderët e BE-së do të duhet të bien dakord shpejt për një pasardhës për postin e tij të liruar në Këshill.

    Nëse një gjë e tillë nuk arrihet, kryeministri hungarez Viktor Orbán, vendi i të cilit do të marrë presidencën e rradhës të Këshillit të BE-së në korrik, do të drejtonte takimet – një rol ndërmjetësi që zakonisht ndërmerret nga presidenti i Këshillit Evropian.

  • Vuçiq: Europa po kërkon që ta njohim Kosovën

    Vuçiq: Europa po kërkon që ta njohim Kosovën

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka folur për pengesa të brendshme dhe presione nga jashtë në lidhje me Kosovën,

    Vuçiq në një paraqitje në TV Pink ka thënë se Europa po ia kërkon atij njohjen e Kosovës, përcjell Express.

    “Evropa po kërkon që ne ta njohim Kosovën e pavarur, mos gënjeni se kjo nuk është e vërtetë, ajo në thelb po e kërkon këtë”, tha Vuçiq.

    Ai foli më tepër për punët e brendshme të Serbisë dhe për popullaritetin e tij pas zgjedhjeve të fundit paralementare.