ATV

Author: ATVLive

  • Kurti takon Von Cramonin, flasin për zgjedhjet evropiane

    Kurti takon Von Cramonin, flasin për zgjedhjet evropiane

    Kryeministri Albin Kurti ka takuar mbrëmë Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

    ​Zgjedhjet në Bashkimin Evropian që pritet të mbahen këtë vit, zhvillimet në rajon dhe agjenda e qeverisë për këtë vit, ishin ndër temat e diskutimit.

    Duke folur për zhvillimet pozitive në këtë fillimvit,shefi i ekzekutivit veçoi liberalizimin e vizave për çka e falënderoi Cramonin për punën dhe angazhimin e saj.

    “Në më pak se tri vite qeverisje, Kosova prin në rajon për qeverisjen e mirë, demokracinë, sundimin e ligjit dhe zhvillim ekonomik”, thuhet në njoftimin e Qeverisë për këtë takim.

    Kurti e falënderoi dhe shprehu vlerësimin për rolin dhe angazhimin e Cramonit në Parlamentin Evropian.

  • Presidenti i Ballkanit e zbulon sa milionë euro i kanë fituar nga garat evropiane, por thotë së klubi është në minus

    Presidenti i Ballkanit e zbulon sa milionë euro i kanë fituar nga garat evropiane, por thotë së klubi është në minus

    Presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi, në një intervistë në emisionin A PLAY në ATV, foli për shumën e mjeteve që klubi ka fituar nga garat evropiane.

    Ai tha se kanë fituar diku rreth 8 milionë euro, të cilat janë shpenzuar këto dy vitet e fundit.

    Kabashi tha se edhe në katër vitet e para, para se të shpallen kampion, në klub janë shpenzuar mbi 7 milionë euro.

    “Unë po i shoh mediat dhe gazetarët që po i llogaritin vetëm fitimet. Ballkani i mori 8 milionë, 10 milionë, edhe shyqyr Zotit mirë ka shku, i kemi marrë, por ne kemi shpenzu shumë katër vitet e para se të shpallemi kampion. Opinioni e di, ndoshta për herë të parë po e them që ne kemi harxhuar mbi 7 milionë euro pa dalë kampion, edhe kemi dalë kampion dy vitet e fundit, kemi marrë pjesë në garat e Evropës, i kemi marrë diku rreth 8 milionë, jo 10 e 12 qysh flitet, por rreth 8 milionë janë harxhu këto dy vite. 2.5 milionë e kemi buxhetin vjetor. Shpenzimet e tjera me premia, sepse premia shumë të mëdha kanë lojtarët, normal se e meritojnë edhe luajnë për bonuse e për premia sepse ata janë akteri kryesor që i kemi fituar këto mjete, kanë përfitime të mëdha, por ato 4 milionë për një vit dhe 4 tjera për një vit, janë shpenzu për dy vite”, tha Kabashi.

    Ai tha se janë shumë para të shpenzuara në klub, të cilat nuk pret se do t’i kthehen ndonjëherë, për shkak se siç thotë ai, synimi i tij nuk ëhstë për të përfituar financiarisht nga klubi.

    “Ende janë shumë para të shpenzuara që nuk janë kthyer edhe ndoshta nuk pres për me u kthy asnjëherë, sepse unë e di që në futboll është zor me u kthy mjetet, por interesi dhe vullneri i jem është që me ecë me këto ritme dhe gjithmonë e kam thënë se nuk kam asnjëherë synim me i nxjerr shpenzimet ose me përfitu prej klubit. Përfitimi më i madh prej klubit është motivimi, vullneti dhe pjesëmarrja e Kosovës në garat e Evropës”, tha Kabashi. /atvlive.tv

    Intervistën e tij të plotë në A PLAY e gjeni në videon më poshtë:

  • “Shtëpia e Kosovës” tani po qëndron në sallën e Panairit Swissbau

    “Shtëpia e Kosovës” tani po qëndron në sallën e Panairit Swissbau

    Klasteri PREFAB Kosova, klaster i cili merret me industrinë e ndërtimit të parafabrikuar.

    Klasteri është themeluar në tetor të vitit 2023 dhe ka për qëllim përfaqësimin e zërit të përbashkët të industrisë dhe avokimin për politika që mbështesin rritjen dhe konkurrueshmërinë e sektorit të ndërtimit të parafabrikuar.

    Aktualisht klasteri anëtarëson mbi 20 kompani.

    Klasteri PREFAB Kosova, me mbështetjen e projektin e USAID Kosovo Compete, organizon pjesëmarrjen e 15 kompanive prodhuese në panairin Swissbau, nga data 16 deri më 19 janar, në Bazël, Zvicër.

    Kompanitë nga Kosova do ta ekspozojnë kryeveprën e tyre të përbashkët ‘Shtëpia e Kosovës – House of Kosova’, një shtëpi e ndërtuar komplet nga druri.

    Në panair, me një fjalë hyrëse, do të marrë pjesë Kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti, dhe Kryetari i bordit të PREFAB Kosova, z. Nazmi Mehmetaj.

  • Antidroga me aksion në Prishtinë, arrestohen disa të dyshuar dhe sekuestrohet sasi e drogës dhe dëshmi tjera

    Antidroga me aksion në Prishtinë, arrestohen disa të dyshuar dhe sekuestrohet sasi e drogës dhe dëshmi tjera

    Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar disa të dyshuar gjatë një operacioni policor në qytetin e Prishtinës.

    Në rrugën “Ernest Koliqi” është ndaluar një veturë, ku gjatë kontrollit të dyshuarit janë gjetur 1100 euro dhe 3 telefona. Ndërkaq kur kanë arritur njësitet policore në shtëpinë e të dyshuarit, aty kanë qenë edhe dy persona tjerë.

    Policia njofton se njëri nga të dyshuarit ka filluar të ikë dhe ka gjuajtur në oborrin e fqinjit një qese me drogë. Ai është kapur më pas.

    “Fillimisht në rrugën “Ernest Koliqi” në Prishtinë është ndaluar vetura e tipit BMË, ngjyrë e bardh me targa vendore, të cilën e drejtonte i dyshuari kryesor me iniciale (Y.A.) 1997 ku gjatë kontrollit të tij në trup i janë gjetur para të gatshme (1100 euro) dhe tre (3) telefona (IPHONE). Të njëjtën kohë njësitet policore kanë zbarkuar në rrugën “Jeronim Derada” tek shtëpia e të dyshuarit të lartcekur me iniciale (Y.A.) dhe në momentin e arritjes tek shtëpia aty afër derës se oborrit ndodheshin dy persona tjerë (U. G.) 1999 dhe (F. Sh.) 1999, ndërsa me të hyrë brenda oborrit një tjetër i dyshuar me iniciale (F.H.) 1998 ka filluar të ik nga vendi i ngjarjes dhe ka hedhur në oborrin e shtëpisë së fqiut një qese të mbushur me substancë të dyshuar narkotike e cila më vonë pas matjes ka rezultuar me peshë (266.8) gram. Hetuesit e antidrogës pas disa metrave ndjekje kanë arrit që ta ndalojnë dhe arrestojnë të dyshuarin e lartcekur me iniciale (F.H.) 1998, ku gjatë kontrollit të tij është gjet një Sprej me mbishkrim “Nato” një telefon (IPHON) dhe 120 euro para.”

    Gjatë realizimit të operacionit të bastisjes dhe kontrollimit të shtëpisë së të dyshuarit, Y.A, janë gjetur dhe sekuestruar provat/dëshmitë si në vijim: 10 paketime të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (590.6) gram; 1 qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (12.29) gram; 1 qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (1.75) gram; 1 qese e vogël e mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë (0.39) gram; 14 paketime të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (25.2) gram; 1 armë zjarri me një karikator dhe tre fishek; 1 qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (80.1) gram; 2 peshore digjitale të cilat shërbejnë për matje në sasi të vogla; Para të gatshme (56.90) euro; 15 copë fishek; 2 këllëfë të revoles; 1 kuti e armës me mbushës dhe një karikator; 9 telefona celular.

    Ndërsa gjatë kontrollimit të një shtëpie të pabanuar dhe në oborrin e saj, që gjendej përball shtëpisë së të dyshuarit (Y.A.) që dyshohet se është shfrytëzuar nga të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar si në vijim: 1 qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (1kg e 37.8gr); 1 qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (157.4gr.); 1 qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 248.2gr; 1 granatë dore.

    Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dy prej tyre janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

    Njoftimi i plotë:

    Policia e Kosovës, konkretisht hetues policor të antidrogës nga Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, rajoni i Prishtinës pas një hetimi disa mujor në rastin e koduar “GOLFI” në drejtim të veprës penale shitblerje të substancave narkotike, me datën 13.01.2024 rreth orës 19:00, në bashkëpunim edhe me njësitë tjera rajonale kanë realizuar një operacion policor në qytetin e Prishtinës.

    Fillimisht në rrugën “Ernest Koliqi” në Prishtinë është ndaluar vetura e tipit BMË, ngjyrë e bardh me targa vendore, të cilën e drejtonte i dyshuari kryesor me iniciale (Y.A.) 1997 ku gjatë kontrollit të tij në trup i janë gjetur para të gatshme (1100 euro) dhe tre (3) telefona (IPHONE).

    Të njëjtën kohë njësitet policore kanë zbarkuar në rrugën “Jeronim Derada” tek shtëpia e të dyshuarit të lartcekur me iniciale (Y.A.) dhe në momentin e arritjes tek shtëpia aty afër derës se oborrit ndodheshin dy persona tjerë (U. G.) 1999 dhe (F. Sh.) 1999, ndërsa me të hyrë brenda oborrit një tjetër i dyshuar me iniciale (F.H.) 1998 ka filluar të ik nga vendi i ngjarjes dhe ka hedhur në oborrin e shtëpisë së fqiut një qese të mbushur me substancë të dyshuar narkotike e cila më vonë pas matjes ka rezultuar me peshë (266.8) gram. Hetuesit e antidrogës pas disa metrave ndjekje kanë arrit që ta ndalojnë dhe arrestojnë të dyshuarin e lartcekur me iniciale (F.H.) 1998, ku gjatë kontrollit të tij është gjet një Sprej me mbishkrim “Nato” një telefon (IPHON) dhe 120 euro para.

    Gjatë realizimit të operacionit të bastisjes dhe kontrollimit të shtëpisë së të dyshuarit (Y.A.) janë gjetur dhe sekuestruar provat/dëshmitë si në vijim :

     Dhjetë paketime të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (590.6) gram.

     Një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (12.29) gram.

     Një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (1.75) gram.

     Një qese e vogël e mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë (0.39) gram.

     Katërmbëdhjetë paketime të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (25.2) gram.

     Një armë zjarri me një karikator dhe tre fishek.

     Një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (80.1) gram.

     Dy peshore digjitale të cilat shërbejnë për matje në sasi të vogla.

     Para të gatshme (56.90) euro.

     Pesëmbëdhjete copë fishek.

     Dy këllëfë të revoles.

     Një kuti e armës me mbushës dhe një karikator .

     Nëntë telefona celular.

    Po ashtu gjatë kontrollimit të një shtëpie të pabanuar dhe në oborrin e saj, që gjendej përball shtëpisë së të dyshuarit (Y.A.) që dyshohet se është shfrytëzuar nga të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar si në vijim:

     Një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (1kg e 37.8gr).

     Një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë (157.4gr.)

     Një qese e mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 248.2gr.

     Një granatë dore.

    Në vend të ngjarjes ka dalë forenzika rajonale e Prishtinës, e cila ka bërë fotografimin dhe konfiskimin e të gjithave dëshmive të gjetura si prova materiale.

    Në kuadër të këtij operacioni është kontrolluar edhe një banesë në rr. “Bedri Berisha” në Prishtinë, por nuk është gjetur diçka e dyshuar.

    Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dy prej tyre janë derguar në mbajtje për 48 orë. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente të antidrogës.

  • Një burrë gjendet pa shenja jetë në Dragash, jetonte i vetëm

    Një burrë gjendet pa shenja jetë në Dragash, jetonte i vetëm

    Një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij ku jetonte i vetëm.

    Policia njofton se rasti po hetohet. “HETIM I VDEKJES- Sahnje, Dragash / 13.01.2024. Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij ku jetonte i vetëm. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Rasti në hetime.”

  • Vdes në moshën 57-vjeçare polici nga Vushtrria, ishte pjesëtar i UÇK-së

    Vdes në moshën 57-vjeçare polici nga Vushtrria, ishte pjesëtar i UÇK-së

    Ka vdekur zyrtari policor nga Vushtrria, Milaim Fejzullahu.

    Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë ditur familjarët e tij.

    “Varrimi do të bëhet të dielen me datën 14.01.2024 në varrezat e fshatit Shallc, Vushtrri në ora 15:00 me Ikindi”, kanë njoftuar familjarët.

    Milaim Fejzullahu gjatë luftës së UÇK-së, ishte angazhuar në organizimin dhe themelimin e njësitit të UÇK -së, në Shallc të Vushtrrisë, ku edhe emërohet komandant i këtij njësiti, të brigadës 142 – Zosh, e më vonë edhe pjestar i PU të brigadës 142.

  • Lajçak në Davos, do të takojë ndaras Kurtin e Vuçiqin

    Lajçak në Davos, do të takojë ndaras Kurtin e Vuçiqin

    Bashkimi Evropian ka konfirmuar se ndërmjetësi i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, do të zhvillojë takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti e presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në margjinat e forumit ekonomik të Davosit, i cili nis të hënën në Zvicër.

    Këtë e ka konfirmuar për RTK-në, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i cili ka theksuar se takimet do të jenë të ndara derisa sipas tij nuk pritet të ndodhë ndonjë takim trepalësh.

    “Nuk është planifikuar një takim i përbashkët lidhur me dialogun, si ai i nivelit të lartë apo i ngjashëm”, ka theksuar Stano.

    Temë e këtij viti në samitin e Davosit është ‘Rindërtimi i Besimit’ e ku pritet të marrin pjesë liderë nga 100 vende të botës dhe organizatat kryesore ndërkombëtare.

  • Mar Galceran, gruaja që bëri historinë si deputetja e parë e zgjedhur në parlamentin spanjoll me sindromën Down

    Mar Galceran, gruaja që bëri historinë si deputetja e parë e zgjedhur në parlamentin spanjoll me sindromën Down

    Spanja arriti një moment novator duke zgjedhur parlamentaren e parë evropiane me sindromën Down, Mar Galceran, një figurë politike e përkushtuar për të hequr barrierat për individët me aftësi të kufizuara, transmeton atvlive.tv.

    E angazhuar në politikë që në moshën 18-vjeçare, ajo filloi rrugëtimin e saj me Partinë Popullore konservatore të Spanjës, duke u avancuar vazhdimisht si politikane.

    Në maj, Galceran siguroi një vend në listën e kandidatëve të Partisë Popullore për zgjedhjet rajonale në Valencian në Spanjën Lindore, dhe më pas fitoi një vend në parlamentin që përfaqëson atë rajon. /atvlive.tv

  • Arkeologët zbuluan një skelet femër ‘vampir’ të shekullit të 17-të në Poloni

    Arkeologët zbuluan një skelet femër ‘vampir’ të shekullit të 17-të në Poloni

    Mbetjet skeletore të asaj që mund të ketë qenë një “vampir” femër u gjetën në një varrezë polake të shekullit të 17-të.

    Skeleti u gjet me një drapër në qafë, praktikë kjo për të parandaluar që gruaja të ngrihej nga të vdekurit.

    Gërmimin arkeologjik që çoi në zbulimin e këtij skeleti e drejtoi profesor Dariusz Polinski nga Universiteti Nicolaus Copernicus.

    “Drapani nuk ishte i shtrirë, por i vendosur në qafë në atë mënyrë që nëse e ndjera do të ishte përpjekur të ngrihej, me shumë mundësi koka do të i ishte prerë”, tha Poliński për Daily Mail, përcjell atvlive.tv.

    Eshtrat, të zbuluara në fshatin Pien në Poloni, duket se janë të një gruaje të re të varrosur në shekullin e 17-të.

    Gjurmët e një kapele mëndafshi në kokën e saj sugjeronin se ajo ishte nga një status më i lartë shoqëror.

    “Një zbulim i tillë, veçanërisht këtu në Poloni, është befasues, veçanërisht tani – shekuj më vonë”, tha Polinski për CBS.

    Një dry në formë trekëndëshi ishte vendosur rreth gishtit të madh të këmbës së saj të majtë, një tregues që njerëzit që varrosën gruan ishin të shqetësuar se ajo mund të ngrihej nga varri, ndoshta sepse mendonin se ishte një vampir.

    Praktika e varrimeve të “vampirëve” përfshiu Evropën e krishterë që nga shekulli i 14-të deri në shekullin e 17-të. /atvlive.tv

  • “180 gra lindin çdo ditë në Gaza në kushte të rrezikshme dhe çnjerëzore”

    “180 gra lindin çdo ditë në Gaza në kushte të rrezikshme dhe çnjerëzore”

    Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze tha se 180 gra lindin çdo ditë në Gaza në kushte “të rrezikshme” dhe “çnjerëzore” për shkak të sulmeve dhe pushtimit izraelit, transmeton Anadolu.

    “Në Gaza, 180 gra lindin çdo ditë në kushte të rrezikshme dhe çnjerëzore. Shumë prej tyre nuk janë në gjendje të arrijnë në spitale për shkak të qëndrimit në zona të rrethuara, ndërsa forcat izraelite pengojnë ambulancat që të arrijnë deri tek ato”, thuhet në një deklaratë.

    Për të theksuar ashpërsinë e situatës, organizata humanitare shpërndau audio-regjistrime në “X”.

    Regjistrimet dokumentuan biseda telefonike midis ekipeve shëndetësore dhe familjes së një gruaje shtatzënë në Rripin e Gazës e cila nuk mundi të arrinte në spital në kohë për të lindur.

    Sipas audio-regjistrimeve, një mjek palestinez i Gjysmëhënës së Kuqe drejton dhe ndihmon familjen duke synuar të mundësojë një lindje të sigurt në shtëpi për gruan që ishte në bisedë me motrën e saj.

    Përfaqësuesi i Fondit të Popullsisë të OKB-së (UNFPA) për Palestinën, Dominic Allen, tha në një konferencë virtuale për shtyp të shtunën nga Kudsi se 18.000 lindje kanë ndodhur në Gaza në 100 ditët e fundit.

    Ai theksoi se UNFPA-ja nuk mund të sigurojë furnizime të mjaftueshme dhe gjendja në spitale është e rëndë.

    Allen tha se 5.500 gra priten të lindin në muajt e ardhshëm dhe shprehu shqetësimin për luftën e tyre me mungesën e ujit, mungesën e ushqimit dhe aksesin e kufizuar në trajtim.

    Ai theksoi rreziqet vdekjeprurëse të përfshira dhe nënvizoi urgjencën e parandalimit të tragjedive të tilla.

    45.000 shtatzëna dhe 68.000 gra gjidhënëse në Gaza përballen me vdekjen

    UNFPA-ja njoftoi më 17 dhjetor se 45.000 gra shtatzëna dhe 68.000 gra gjidhënëse Gaza ishin në rrezik të anemisë, gjakderdhjes dhe madje edhe vdekjes.

    Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Ashraf al-Qudra, tha në një deklaratë të 1 janarit se për shkak të mosplotësimit të nevojave të 50.000 grave shtatzëna në qendrat që strehojnë të zhvendosurit nga sulmet në Rripin e Gazës, pacientët po përballen me probleme ushqimore dhe shëndetësore.

    Al-Qudra u bëri thirrje urgjentisht agjencive të OKB-së që të ndërhyjnë për të shpëtuar fëmijët dhe gratë shtatzëna nga situata. /AA