ATV

Author: ATVLive

  • Xhaferi: Sot jemi dëshmitar të një dite historike

    Xhaferi: Sot jemi dëshmitar të një dite historike

    Talat Xhaferi pak para se të nis seanca e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, ku pritet të zgjidhet kryeministër i qeverisë teknike, një postim ia ka dedikuar Ali Ahmetit.

    Xhaferi ka shkruar në Facebook se njeriu mbahet mend për veprat që i lë në trashëgimi për gjeneratat e ardhshme dhe rrugët që i trason në histori.

    “Nuk ekzistojnë fjalë mjaftueshëm të fuqishme që e përshkruajnë kontributin dhe vizionarizmin e Ali Ahmeti në ndërtimin e historisë bashkëkohore të shtetit tonë. Sot jemi dëshmitarë të edhe një dite historike për ne”, ka shkruar ai.

  • Kurti kryen homazhe te varri i deshmorëve Memë dhe Prend Zef Lleshit

    Kurti kryen homazhe te varri i deshmorëve Memë dhe Prend Zef Lleshit

    Kryeministri i vendit Albin Kurti, bashkë me familjen Lleshi dhe me bashkëpunëtorë nga Gjakova, kanë bërë homazhe në fshatin Vraniq te varri i Memë dhe Prend Zef Lleshit me rastin e 25-vjetorit të rënies së tyre si dëshmorë.

    “Aty prehen në varre të katër bijtë e familjes Lleshi, dëshmorë të kombit, luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të rënë në betejë të drejtpërdrejtë për lirinë e atdheut. Ata janë: Mark Lleshi, Kolë Gjon Lleshi, Memë Zef Lleshi dhe Prend Zef Lleshi. Mema dhe Prendi ranë dëshmorë 25 vite më parë, më 28 janar 1999, në luftime me forcat e Serbisë në Goden të Hasit, kurse Marku me Kolën qenë përjetësuar si dëshmorë më 7 gusht 1998, në luftimet që kanë marrë emrin beteja e Markalleshëve”, shkroi Kurti.

    “Angazhimi dhe lufta totale e familjeve shqiptare sikur rasti i familjes Lleshi, e kanë shtruar rrugën nëpër të cilën është ecur deri te liria e Kosovës. E gjithë përpjekja dhe flijimi i dëshmorëve dhe martirëve të popullit shqiptar, është e monumentalizuar si sakrificë në themelet e Republikës së Kosovës, shtetit tonë që duam, që duhet dhe që po përpiqemi ta bëjmë çdo ditë e më të fortë!”.

    “Lavdi dëshmorëve Memë, Prend, Mark dhe Kolë Lleshi, për luftën e tyre dhe jetën e dhënë për liri!”, shtoi kryeministri në Facebook.

  • Filloi seanca parlamentare për votimin e qeverisë teknike të RMV-së me Xhaferin kryeministë

    Filloi seanca parlamentare për votimin e qeverisë teknike të RMV-së me Xhaferin kryeministë

    Me një orë vonesë filloi seanca e Kuvendit të RMV-së, me një pikë të vetme të rendit të ditës, zgjedhjen e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

    Me 66 vota për, nga 108 të pranishëm u miratua rendi i ditës me këtë pikë.

    Seanca mund të zgjasë deri në dy ditë nëse ka fjalime nga deputetët. Aktualisht mandatori për kryeministër teknik, Talat Xhaferi është duke folur për programin e propozuar të tij për qeveri teknike.

  • Bujar Osmani pak para zgjedhjes së kryeministrit shqiptar në RMV: Po shkruhet historia me dorën e Ali Ahmetit

    Bujar Osmani pak para zgjedhjes së kryeministrit shqiptar në RMV: Po shkruhet historia me dorën e Ali Ahmetit

    Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani thotë se sot po shkruhet historia, pak para se të nisë seanca parlamentare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, ku Talat Xhaferi do të bëhet kryeministri i parë shqiptar në shtetin fqinj.

    Osmani ka publikuar sot një fotografi me kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim, partisë më të madhe shqiptare në RMV, Ali Ahmetin.

    “Po shkruhet historia”, shkroi Osmani.

    “Vetëm e 18 orë deri te nënshkrimi i historisë me dorën e Ali Ahmetit!”, shkroi mbrëmë kryeparlamentari shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

    Edhe në Qeverinë teknike që do të zgjidhet pas pak, Bujar Osmani do ta mbajë postin e kryediplomatit.

    Urime të gjithë shqiptarëve. Iu shkëlqejnë sytë të gjithë ministrave, deputetëve.

  • Digjet vetura e Kryesusit të Kuvendit Komunal në Leposaviq

    Digjet vetura e Kryesusit të Kuvendit Komunal në Leposaviq

    Është djegur vetura e Kryesusit të Kuvendit Komunal në Leposaviq, Gorski Guriq.

    Kjo u bë e ditur nga zëvendësministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri.

    “Djegia e veturës së Kryesuesit të Kuvendit Komunal në Leposaviq, z. Gorski Gurić, vie pas shpeshtimit të kërcënimeve nga militantët e Radoićićit kundrejt serbëve që i kanë përzënë nga oborret dhe institucionet. Dje e patë grafitin “JE I VDEKUR!” në veturën e z. Sladjan Mijajlović, zyrtar komunal në Leposaviq. Edhe maltretimi fizik i kolegëve të këtyre nga ana e shërbimit sekret dhe policisë së regjimit fashist të Beogradit, sa herë kalojnë tek familjarët në Serbi, bëhen me të njejtin mesazh: ‘mos u afroni me shqiptarët e mos e pranoni Kosovën për shtetin tuaj’”, shkroi Vokrri.

    “Sot më shumë se kurrë duhet të shfaqim mirënjohje dhe t’i inkurajojmë qytetarët serbë të Republikës së Kosovës që të mos gjunjëzohen nga presioni i terroristëve, por as nga propaganda e disa mediave tona të cilat ia bëjnë argatin Vučićit në axhendën për destabilizim dhe gjymtim të Kosovës”, tha mes tjerash ai në Facebook.

    “Angazhimi im në Veri ka qenë dhe vazhdon të jetë për afirmim dhe kurajim të serbëve që të mos ndihen të braktisur e të tradhëtuar për besnikërinë e tyre në ndërtim të institucioneve tona”, shtoi zëvendësministri.

  • Haliti në Zvicër: Ansambli “Arbëresha” janë ambasadori më i mirë i kulturës sonë kombëtare

    Haliti në Zvicër: Ansambli “Arbëresha” janë ambasadori më i mirë i kulturës sonë kombëtare

    Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, gjatë vizitës në Zvicër, ka marrë pjesë në Galambrëmjen e organizuar nga ansambli “Arbëresha”, në 20-vjetorin e themelimit.

    Përmes një postimi në Facebook, Haliti ka shpreh falënderime për siç ka thënë promovimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

    “Sonte isha prezent në Fraunfeld të Zvicrrës në Galambrëmjen e organizuar në 20 vjetorin e themelimit të Ansamblit ‘Arbëresha’, të cilët janë ambasadori më i mirë i kulturës sonë kombëtare. Ata i falenderova për promovimin dhe ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore”, ka shkruar Haliti.

  • Gjithçka që pritet të ndodh në seancën e sotme në Maqedoni

    Gjithçka që pritet të ndodh në seancën e sotme në Maqedoni

    Opozita shqiptare nuk merr pjesë në seancën e sotme të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, ku do të votohet për Qeverinë teknike në krye Talat Xhaferi me arsyetimin se nuk po iu lejohet ta ketë një anëtar në Komisionin shtetëror të Zgjedhjet.

    Ndërkohë, bëhet e ditur se pas konstatimit se është shumica parlamentare prej 61 deputetëve, para të pranishmëve Talat Xhaferi do ta prezantojë programin e tij në gjuhën shqipe.

    Kurse pas tij do të flas Antoni Milloshovci, si dhe persona të tjerë. I gjithë debati pritet të mbyllet me fjalimin e Ali Ahmetit.

    E gjithë seanca pritet të jetë e qetë.

  • Policia në pritje të ligjit për sigurim shëndetësor dhe jetësor

    Policia në pritje të ligjit për sigurim shëndetësor dhe jetësor

    Zyrtarët policorë po vazhdojnë të punojë tashmë për 24 vite pa sigurim shëndetësore. Shumë policë me sëmundje kronike, disa prej tyre me invaliditet dhe mbi 4.700 me lëndime gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, kanë pritur që pas protestës së fundit të vitit të kaluar, t’u plotësohet edhe sigurimi shëndetësor, por se deri më tash nuk është ndërmarrë diçka për plotësimin e kësaj kërkese.

    Derisa nga partia në pushtet kanë theksuar se është duke u marrë kjo çështje me seriozitet, nga opozita janë shprehur se partia në pushtet nuk ka ndërmarrë asnjë gjë për Policinë e Kosovës.

    Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri tha se diskutimet me Qeverinë e Kosovës janë duke vazhduar, por se deri tash nuk ka diçka në favor të policisë.

    Ai tha se Policia e Kosovës janë duke pritur që të bëhet ligji për sigurime shëndetësore dhe jetësorë.

    Zeqiri shtoi se policët punojnë në kushte jo të mira, dhe se ato duhet të përmirësohen duke nisur nga sigurimi shëndetësor, paga e të tjera.

    Zeqiri ka bërë thirrje që sa më shpejt të hartohet ligji për sigurime shëndetësore sepse për shkak të kushteve jo të mira të punës, shumë policë janë duke jap dorëheqje.

    Se çështja e sigurimit shëndetësor për policët e Kosovës nuk është duke u trajtuar nga Qeveria e thotë edhe

    Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj thotë se çështja e sigurimit shëndetësor për policët e Kosovës nuk është duke u trajtuar nga Qeveria, pasi këtë nevojë të domosdoshme, po heziton ta realizojë.

    Ndërsa, zëvendës kryetari i Komisionit për Sigurinë e Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli tha se shërbimin për sigurim shëndetësor shumë shpejt do ta ketë edhe Policia e Kosovës.

    Ai tha se ekziston një fond i veçantë për trajtimet shëndetësore të policisë së Kosovës dhe se është duke u punuar edhe për sigurim shëndetësor.

    Ndërkaq, Njësiti më elitar i Policisë së Kosovës, i njohur si FIT në tre muajt e fundit të vitit të kaluar, kanë mbajtur një protestë para Qeverisë së Kosovës për të shprehur pakënaqësitë e tyre rreth kushteve të punës.

    Në këtë protestë janë parashtruar rreth 14 kërkesa, në mesin e tyre edhe sigurimi shëndetësor dhe ai jetësor.

  • Ismail Kadare sot mbush 88-vjet

    Ismail Kadare sot mbush 88-vjet

    Poeti dhe shkrimtari i shquar shqiptar, Ismail Kadare, u lind në Gjirokastër më 28 janar 1936.

    Kadare (88) është një nga shkrimtarët më gjenialë bashkëkohorë, disa herë i nominuar për çmimin “Nobel” në letërsi. Ai shquhet për novela, romane, por ka botuar edhe vëllime me poezi dhe sprova.

    Në vitin 1958 mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës, për të vazhduar në Moskë me studime për dy vjet në Institutin e Letërsisë Botërore “Maksim Gorki” (1958-1960).

    Kadare është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë shqipe dhe gjithashtu një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë botërore bashkëkohore.

    Me veprën e tij, që ka shënuar një numër rekord të përkthimeve (në mbi 45 gjuhë të huaja) ai e ka bërë të njohur Shqipërinë në botë, me historinë dhe me kulturën e saj shekullore.

    Rrugën e krijimtarisë letrare e nisi si poet që në vitet e gjimnazit Frymëzimet djaloshare, 1954, “Ëndërrimet”, (1957), por u bë i njohur sidomos me vëllimin “Shekulli im” (1961), që u pasua nga vëllimet e tjera poetike “Përse mendohen këto male” (1964), “Motive me diell” (1968) dhe “Koha” (1976).

    Vepra poetike e Kadaresë shquhet për idetë e thella dhe për figuracionin e pasur e origjinal; rol me rëndësi për pasurimin e poezisë shqiptare.

    Në fushën e prozës, Kadare ka lëvruar tregimin, novelën dhe romanin. Vepra e parë e rëndësishme e tij në prozë është romani “Qyteti pa reklama”, që nuk u lejua të botohej i plotë deri në vitin 2003.

    Prozën e tij e karakterizojnë përgjithësimet e gjëra historiko-filozofike, subjekti i ngjeshur dhe mendimi i thellë i shprehur shpesh me anë të parabolës, mbi bazën e asociacionit apo të analogjive historike. Ideja e romanit “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1964) është shpirti liridashës i popullit shqiptar. Temën e shpirtit të pamposhtur të shqiptarëve nëpër shekuj autori e trajtoi edhe në romanin “Kështjella” (1975). Në romanin “Kronikë në gur” (1970) Kadare kritikoi psikologjinë provinciale dhe traditat prapanike.

    Probleme të rëndësishme të historisë janë trajtuar edhe në përmbledhjet me tregime e novela “Emblema e dikurshme” (1977), “Ura me tri harqe” (1978) dhe “Gjakftohtësia” (1980). E veçanta e talentit të Kadaresë shfaqet sidomos në trajtimin, nga një këndvështrim i ri, i temës historike dhe në tingëllimin e mprehtë aktual që është i aftë t’i japë asaj.

    Një nga krijimet më të shquara të Kadaresë dhe të të gjithë letërsisë së re shqiptare është romani “Pallati i ëndrrave” (1981). Shumica e veprave të Kadaresë janë përkthyer e botuar në mbi 45 gjuhë të botës dhe janë pritur shumë mirë nga publiku lexues. Ai është shkrimtari shqiptar më i njohur në botë.

    Në vjeshtën e vitit 1990, Ismail Kadare vendosi të largohet nga Shqipëria dhe të qëndrojë në Paris. Shkrimtari atë kohë e përligji këtë largim me “mungesën e ndryshimeve demokratike”. Autoritetet e kohës e dënuan largimin e Kadaresë, por krijimtaria e tij nuk u ndalua.

    Në vitin 1990 e më pas vepra e tij bëhet shprehja më e fuqishme e vlerave gjuhësore dhe artistike të shqipes letrare.

    Letërsia e Kadaresë pas vitit 1990 bart të njëjtat tipare thelbësore të asaj të mëparshme: frymën etnografike dhe shpërfaqjen e identitetit shqiptar.

    Ismail Kadare është laureat i shumë çmimeve letrare kombëtare dhe ndërkombëtare. Që nga viti 1994 është anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike të Francës dhe anëtar i jashtëm i ASHAK.

    Ka qenë delegat në Kongresin e Drejtshkrimit (1972). Në vitin 2005 fitoi çmimin “The Booker Prize Man”.

    Kadare është dekoruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me Urdhrin “Nderi i Kombit” dhe nga shteti francez me urdhrat “Kryqi i Legjionit të Nderit” e “Oficer i Legjionit të Nderit”. Ismail Kadare më 23.06.2012 u nderua me Çmimin e madh spanjoll “Princi i Asturias për Letërsi”, një nga çmimet me prestigjioze letrare në botë. Ai doli fitues mes 31 kandidatëve nga 25 vende të ndryshme të botës ku dallohet emri i Milan Kunderas apo italiani Antonio Cabucchi. Ismail Kadare shkroi edhe veprën e njohur “Gënjeshtër nga dashuria e Galdimi ndaj Arife-s” më 2013.

  • Sot mbahet marsh për Lulzim Fejzullahun në Podujevë

    Sot mbahet marsh për Lulzim Fejzullahun në Podujevë

    Të dielën në Podujevë do të mbahet marsh për 18-vjeçarin, Lulzim Fejzullahu i cili u rrah për vdekje nga dy të mitur më 14 janar.

    Marshi pritet të fillojë nga ora 13:00, ku marshuesit do të nisen nga vendi ku është sulmuar 18-vjeçari, për të vazhduar deri te komuna e Podujevës.

    Prokuroria ka vendosur masën paraburgim për dy të miturit e dyshuar që morën pjesë në përleshjen fizike, pas së cilës Lulzimi mbeti i plagosur dhe më pas u dërgua për trajtim mjekësor në QKUK ku ndërroi jetë nga plagët e marra më 20 janar.

    Rasti nga policia është cilësuar si vrasje e rëndë dhe është dënuar nga kryeministri Albin Kurti.

    “Vrasja mizore e Lulzim Fejzullahut duhet të jetë alarm për të gjithë, përfshirë institucionet, për të punuar më shumë me të rinjtë dhe të rejat, që të orientohen sa më shumë drejtë arsimimit dhe edukimit, në mënyrë që të mos e shohin dhunën si zgjidhje dhe që të qëndrojnë sa më larg sjelljeve agresive dhe akteve të dhunës që mund të përfundojnë me pasoja tragjike”, kishte thënë Kurti gjatë vizitës për ngushëllime te familja e të ndjerit.