ATV

Author: ATVLive

  • Kurti: Miqësia dhe bashkërendimi për projekte të përbashkëta uroj të jenë shenjues të dy qeverive tona gjatë qeverisjes Xhaferi

    Kurti: Miqësia dhe bashkërendimi për projekte të përbashkëta uroj të jenë shenjues të dy qeverive tona gjatë qeverisjes Xhaferi

    Talat Xhaferi është zgjedhur kryeministër i Qeverisë teknike të Maqedonisë së Veriut, duke u bërë shqiptari i parë që do të mbajë këtë post në këtë shtet.

    Me këtë rast Xhaferin e ka uruar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

    “Ish Kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi dëshiroj t’i uroj suksese për detyrën e tij të re, atë të kryeministrit në qeverinë teknike e cila pas tre muajsh do ta çojë në zgjedhje vendin tonë fqinj e partner. Miqësia dhe bashkërendimi për projekte të përbashkëta uroj të jenë shenjues të dy qeverive tona gjatë qeverisjes Xhaferi”, ka shkruar Kurti.

    POSTIMI I PLOTË:

    Ish Kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi dëshiroj t’i uroj suksese për detyrën e tij të re, atë të kryeministrit në qeverinë teknike e cila pas tre muajsh do ta çojë në zgjedhje vendin tonë fqinj e partner. Miqësia dhe bashkërendimi për projekte të përbashkëta uroj të jenë shenjues të dy qeverive tona gjatë qeverisjes Xhaferi.

    Një Maqedoni e Veriut me orientim të fortë euroatlantik, partnere e Prishtinës dhe e perëndimit dhe sa më larg Moskës e fijeve të saj, një Maqedoni e Veriut që promovon vlerat e bashkëjetesës dhe lufton diskriminimin etnik, është ajo që dëshirojmë. Për këto synime e për plot bashkëpunime të tjera, jam i sigurt se do të vazhdojmë rrugën e bashkëpunimit ndërqeveritar edhe me homologun z.Xhaferi, ashtu siç ka ndodhur edhe me paraardhësin e tij, z. Kovaçevski, të cilin e përgëzoj për vlerat që reflektoi gjatë drejtimit të tij.

  • Abidixhiku uron Talat Xhaferin: Le të jetë ky një inspirim për secilin shqiptar në këtë Republikë

    Abidixhiku uron Talat Xhaferin: Le të jetë ky një inspirim për secilin shqiptar në këtë Republikë

    Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, në emër të anëtarësisë së partisë, e ka uruar Talat Xhaferin pasi u zgjodh kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

    “Në emër të gjithë anëtarësisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, uroj z. Talat Xhaferin për arritjen historike në zgjedhjen si Kryeministër i Maqedonisë së Veriut.”

    Abdixhiku ka shkruar se ky duhet të jetë inspirim për secilin shqiptar.

    “Le të jetë ky një inspirim për secilin shqiptar tjetër në këtë Republikë, në vazhdimin e kësaj rruge, tashmë të shtruar me plot dinjitet dhe sakrificë. Shqiptarët, si popull autokton, janë jo vetëm faktor stabiliteti në Maqedoni të Veriut, por dhe prijës të denjë në gjithë rrugëtimin euroatlantik për secilën shoqëri. Talat Xhaferi është i tillë!”

  • Osmani uron Xhaferin: Sot shënohet një moment historik i rëndësishëm për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut

    Osmani uron Xhaferin: Sot shënohet një moment historik i rëndësishëm për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut

    Pak minuta pas zgjedhjes së kryeministrit Xhaferi, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e uroi atë duke thënë se kjo ditë shënon një moment historik për të gjithë komunitetin shqiptar në Maqedoninë e Veriut

    Urimet për kryeministrin e parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Talat Xhaferin, tashmë veçse kanë filluar.

    Pak minuta pas zgjedhjes së kryeministrit Xhaferi, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e uroi atë duke thënë se kjo ditë shënon një moment historik për të gjithë komunitetin shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

    “Urime, Kryeministër Talat Xhaferi! Sot shënohet një moment historik i rëndësishëm për të gjithë komunitetin shqiptar në Maqedoninë e Veriut, duke reflektuar kontributin e tyre jetik në shtetësinë e vendit dhe rrugëtimin drejt integrimit euroatlantik. I uroj qeverisë dhe të gjitha institucioneve të M.V. suksese”, shkroi ajo.

  • Konjufca e uron Xhaferin: Kryeministri shqiptar thyen një barrierë të përceptimit për këdo

    Konjufca e uron Xhaferin: Kryeministri shqiptar thyen një barrierë të përceptimit për këdo

    Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca e ka uruar Talat Xhaferin që u zgjodh kryeministri i Maqedonisë së Veriut, duke u bërë shqiptari i parë që mbërrin deri në krye të shtetit.

    Konjufca shkroi në Facebook se zgjedhja e Xhaferit “thye një barrierë të përceptimit për këdo”.

    Ai tha se kjo erdhi si mundësi për integrimin e pashmangshëm të shqiptarëve.

    “Talat Xhaferit ia uroj pozitën e re të Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, këtë arritje të rëndësishme për të gjithë shqiptarët. Deri dje ai udhëhoqi shkëlqyeshëm Kuvendin e këtij vendi mik. Kryeministri shqiptar, sado me kompetenca dhe kohë të limituar, thyen një barrierë të perceptimit për këdo”, shkroi Konjufca.

    “Urojmë që kjo përgjegjësi e re t’iu shërbejë të gjithë qytetarëve pa dallim. Bërja e Z. Xhaferi kryeministër deri në realizimin e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut vjen si mundësi që pjesëmarrja dhe integrimi i plotë i shqiptarëve të vlerësohet si synim i pashmangshëm, aq sa edhe përparimtar, prej të cilit përfiton më së miri vetë Maqedonia e Veriut”, shtoi ai.

    “Urime z. Xhaferi dhe suksese në detyrën tuaj, duke shpresuar dhe besuar se kjo do t’i hap rrugën ndryshimeve të përparimit të vazhdueshëm politik!”, shkroi kryetari i Kuvendit të Kosovës.

  • Xhaferi flet për herë të parë si kryeministër i Maqedonisë së Veriut: Mbetem përgjegjës para qytetarëve

    Xhaferi flet për herë të parë si kryeministër i Maqedonisë së Veriut: Mbetem përgjegjës para qytetarëve

    Talat Xhaferi e ka mbajtur fjalimin e parë pas marrjes së detyrës si kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

    Xhaferi foli për përgjegjësinë para qytetarëve në udhëheqjen e qeverisë teknike.

    “Gjithsesi që në këtë paraqitje të parë nuk kam më shumë më tepër të shtoj sesa ajo që thashë para deputetëve. Me krenari dhe ndërgjegje të pastër dhe përgjegjësi të plotë kam pranuar, kam përgatitur dhe kam fituar këtë besim të qytetarëve përmes përfaqësueseve të tyre në Kuvend. I mbetem koshient përgjegjësisë, transparencës dhe llogaridhënies para qytetarëve dhe atyre që kanë vendosur ardhmërinë e këtij vendi”, tha Xhaferi.

    Ai iu tha qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që të mos brengosen për fotografinë familjare në të cilën mungojnë disa deputetë të propozuar nga opozita. Gjatë shërbimit, ai tha se fotografia do të ndryshojë.

  • Basha: Urime të përzemërta Talat Xhaferi – pa vizionin e Ali Ahmeti, kjo do të ishte e pamundur

    Basha: Urime të përzemërta Talat Xhaferi – pa vizionin e Ali Ahmeti, kjo do të ishte e pamundur

    Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, e ka uruar Talat Xhaferin, për zgjedhjen e tij si kryeministri i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut.

    Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se pa vizionin, përkushtimin dhe vendosmërinë e Ali Ahmeti, kjo do të ishte e pamundur.

    “Roli konstruktiv dhe përkushtimi ndaj vlerave euroatlantike i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut ka qenë përcaktues për anëtarësimin në NATO dhe në hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian”.

    “Maqedonia e Veriut dëshmoi sot një standard shembullor për bashkëjetesën ndëretnike dhe rolin e shqiptarëve si faktor paqeje dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor. Duke i uruar suksese kryeministrit Talat Xhaferi, shpreh shpresën dhe besimin që rruga evropiane e Maqedonisë së Veriut të vazhdojë pa u ndalur”, ka shkruar Basha.

  • Krasniqi uron Xhaferin: Urime kryeministër!

    Krasniqi uron Xhaferin: Urime kryeministër!

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka uruar Talat Xhaferin për zgjedhjen e tij si kryeministër teknik i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

    “Urime Kryeministër, Talat Xhaferi! Sot, në këtë ditë historike, të krenarisë dhe emocioneve të larta, i uroj mikut tim, Talat Xhaferit, emërimin si Kryeministër i Qeverisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut”.

    “Sot, i uroj të gjithë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, që përpjekjet e tyre shekullore për barazi, drejtësi e faktorizim, po kulmojnë me kryeministrin e parë shqiptar në histori të këtij shteti”.

    “Sot, mbi të gjitha, është dita për të përgëzuar edhe liderin e shqiptarëve në këtë shtet, heroin e luftës dhe paqes, Ali Ahmetin, i cili, me maturinë dhe vizionin e tij luajti rolin kryesor në ngritjen e shqiptarëve dhe realizimin e kësaj të arriture historike.

    “Nuk kam dyshimin më të vogël se, me eksperiencën, përkushtimin dhe përgatitjen e tij, Talat Xhaferi do të jetë një Kryeministër i mirë, i drejtë dhe kredibil për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut në mandatin e tij.P unë të mbarë dhe suksese, mik. Urime të gjithëve!”, shkruan Krasniqi në Facebook.

  • Talat Xhaferi kryeministër i Maqedonisë së Veriut, reagon Haradinaj: Fillimvit i mbarë për shqiptarët

    Talat Xhaferi kryeministër i Maqedonisë së Veriut, reagon Haradinaj: Fillimvit i mbarë për shqiptarët

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar kreun e BDI-së, Ali Ahmeti për zgjedhjen e Talat Xhaferit si kryeministër i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut.

    Haradinaj e ka quajtur fillimvit të mbarë për shqiptarët zgjedhjen e Xhaferit kryeministër.

    “Një fillimvit i mbarë për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, për vet shtetin dhe mbarë rajonin”, ka thënë Haradinaj.

    Haradinaj ka thënë se zgjedhja e Xhaferit kryeministër, përbën lajmin më të mirë për të ardhmen e shaiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

    “Zgjedhja e Talat Xhaferit, si kryeministër i parë shqiptar në Maqedoninë Veriore përbën lajmin më të mirë për të ardhmen e shqiptarëve atje dhe për shtetin tonë fqinj”, është shprehur Haradinaj.

    Duke e uruar Xhaferin për postin e kryeministrit, Haradinaj ka thënë se e ardhmj e përbashkët e dy vendeve është në BE dhe NATO.

    “Mikut tim Talat Xhaferi, sikurse kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, i uroj përzemërsisht për këtë të arritur historike, duke qenë të bindur se e ardhmja jonë e përbashkët është në Bashkimin Evropian, në NATO dhe mekanizma tjerë të rëndësishëm ndërkombëtar, ka përfunduar Haradinaj.

  • Me 65 vota pro, Talat Xhaferi zgjidhet Kryeministri i parë shqiptar në Maqedoni të Veriut

    Me 65 vota pro, Talat Xhaferi zgjidhet Kryeministri i parë shqiptar në Maqedoni të Veriut

    Me shumicë votash, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka zgjedhur Talat Xhaferin për kryeministër të Maqedonisë së Veriut.

    Xhaferi ka marrë gjithësej 65 vota për dhe 3 kundër nga 120 deputetë të Kuvendit.

    Xhaferi bëhet kryeministri i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut.

  • Fillon marshi për 18-vjeçarin e vrarë në Podujevë

    Fillon marshi për 18-vjeçarin e vrarë në Podujevë

    Ka nisur të mbahet marshi, i thirrur për 18-vjeçarin, Lulzim Fejzullahu i cili u rrah për vdekje nga dy persona të mitur.

    Marshuesit janë duke i nisur nga vendi ku është sulmuar 18-vjeçari, për të shkuar deri te Komuna e Podujevës.

    18 vjeçari, që u rrah brutalisht nga dy të rinj më 14 janar në qytetin e Podujevës ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku ishte duke marrë trajtim mjekësor.

    Viktima vdiq, pasi nuk arriti t’u bënte ballë lëndimeve që kishte marrë në tru.

    Ndërsa, Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj dy të dyshuarve.