ATV

Author: ATVLive

  • Samir Ujkani jep shpresë, superportieri i Ajax-it në bisedime për t’iu bashkuar Kosovës

    Samir Ujkani jep shpresë, superportieri i Ajax-it në bisedime për t’iu bashkuar Kosovës

    Një prej portierëve më premtues sot në Evropë është Diant Ramaj i cili aktivizohet te skuadra e famshme holandeze Ajax.

    Portieri vitin e kaluar nga Eintracht Frankfurt u transferua te skuadra holandeze dhe është portieri i parë te 4 herë Kampionët e Evropës.

    Në emisionin ‘A PLAY’ në ATV, zëvendës-drejtori i kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani ka deklaruar që FFK me 22 vjeçarin ka kontakte të vazhdueshme.

    LEXO PO ASHTU:FFK afër marrëveshjes me dy super lojtarë që janë pjesë e skuadrave gjermane, Samir Ujkani e zbulon se cilët janë ata

    ‘Federata ka pasur kontakte shumë ma herët me Diantin, besoj para dy tri viteve ka qenë kontakti i parë, djali ka deklaruar që po e pret Gjermaninë, por ne po presim edhe ne nuk dorezohemi ka thënë ndër tjera Ujkani.

    Ujkani ka deklaruar që ata do të insitojnë që Rama te vjen te Kosova.

    Kur jemi Diant Ramaj, ai është i lindur në Shtutgart, të Gjermanisë dhe ka prindër shqiptarë të cilët janë nga Gjakova.

    Për më shumë detaje nga intervista e Samir Ujkanit, ndiqeni emisionin më poshtë./Atvlive.tv 

  • FFK afër marrëveshjes me dy super lojtarë që janë pjesë e skuadrave gjermane, Samir Ujkani e zbulon se cilët janë ata

    FFK afër marrëveshjes me dy super lojtarë që janë pjesë e skuadrave gjermane, Samir Ujkani e zbulon se cilët janë ata

    Zëvendës drejtori i kombëtares së Kosovës në futboll Samir Ujkani ka qenë i ftuar në emisionin ‘A PLAY’ në ATV.

    Ujkani ka thënë që FFK ka bërë zgjedhjen më të mirë të mundshme duke e angazhuar për trajner gjermanin Franco Foda.

    Sipas tij Foda do të angazhohet që të sjell edhe futbollistë të ri në kombëtaren e Kosovës.

    Po ashtu Ujkani ka deklaruar në ATV, që FFK është në bisedime edhe me Elvis Rexhbeçajn, mesfushorin i cili aktivizohet te Augsburg dhe talentin e Bayern Munich, Artijon Ibrahimovic.

    ‘Unë po shpresoj që Rexhbeçaj do të jetë gati për ndeshjen me Armeninë me 22 mars, por varet si shkon proceduara e dokumentacionit.  Sa për për Ibrahimovic ka një kohë të gjatë që Federata ka biseduar me familjen e tij dhe jemi në kontakt, por pa e pa në fushë nuk mund te them diçka tjetër’ tha Ujkani.

    Kujtojmë që në prezantimin e trajnerit Franco Foda, ditën e shtunë vet i pari i futbollit të Kosovës, Agim Ademi bëri të ditur që Elvis Rexhbeçaj, do t`i bashkohet Kosovës.

    Emisionin ‘A PLAY’ mund të ndiqni më poshtë.

  • Kontigjenti i FSK-së përfundon me suksese aktivitetet në Ushtrimin Fushor “KFOR 33”

    Kontigjenti i FSK-së përfundon me suksese aktivitetet në Ushtrimin Fushor “KFOR 33”

    Kontigjenti i FSK-së ka përfunduar me suksese aktivitetet në Ushtrimin Fushor “KFOR 33”

    Kontigjenti i FSK-së, ka përfunduar me sukses pjesëmarrjen në ushtrimin fushor “KFOR 33” dhe janë kthyer në Kosovë.

    “Ushtrimi Fushor “ KFOR 33” është ushtrim shumëkombësh në të cilin marrin pjesë më shumë se dhjetë shtete partnere të SHBA-së dhe realizohet në bazën ushtarake amerikane në Gjermani ( JMRC-Hohenfels). Ushtrimi është i dizajnuar që të testojë dhe vlerësojë gatishmërinë e njësive luftarake të Ekipeve Luftarake të Brigadës së Këmbësorisë (48 IBCT) si pjesë e rotacioneve për misionin e KFOR-it në Kosove dhe po ashtu përgatit shtetet partnere për operacione të përbashkëta.”, thuhet në njoftimin zyrtar.

  • Djali sulmon fizikisht babanë e tij në Gjakovë

    Djali sulmon fizikisht babanë e tij në Gjakovë

    Një person është arrestuar dje në Gjakovë pasi dyshohet se e ka sulmuar fizikisht babanë e tij për një mosmarrëveshje pronësore.

    Pas sulmit, viktima ka marrë nihmë mjekësore.

    “Gjakovë / 17.02.2024 – 20:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshje pronësore dyshohet se e ka sulmuar fizikisht babanë e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, njofton policia.

  • “Po bëja shaka”, flet 27-vjeçari që shantazhonte të miturat në rrjetet sociale

    “Po bëja shaka”, flet 27-vjeçari që shantazhonte të miturat në rrjetet sociale

    Një tjetër pedofil është arrestuar nga sektori i krimit kibernetik në Tiranë. Sipas policisë në pranga ka rënë 27-vjeçari Bernard Çullhaj.

    Krimi Kibernetik, pas një denoncimi, ka arritur që të arrestojë të riun, i cili përmes rrjeteve sociale shantazhotne vajza të mitura në mënyrë që këto të fundit ti dërgonin foto dhe video erotike të zhveshura.

    Madje në një bisedë, Berndard Çullhaj i kërkon të miturës foto nudo, e ndërsa kjo e fundit i përgjigjet duke i thënë se do të vrasë veten. Viktimat e tij ishin kryersisht vajzat e mitura nga 14 deri në 15 vjeçe.

    Krimi Kibernetik ka zbuluar se Çullhaj kishte hapur profile false në rrjetet sociale dhe i kërkonte të miturës që të kryente marrëdhënie seksuale me të.

    Pas hetimeve të kryera, janë zbuluar edhe 2 raste të tjera ku i arrestuari kishte kërcënuar edhe 2 të mitura të tjera në të njëjtën mënyrë. Por nga fotot dhe videot e gjetura në celularin e tij, grupi hetimor ka dyshime se viktimat janë më të shumta në numër.

    I riu është marrë në pyetje nga policia ku fillimisht ka thënë se nuk e dinte që vazjat ishin të mitura, e ndërsa më pas ka pranuar fajin duke u justifikuar se po bënte shaka me të miturat.

    Ndërkohë policia ka mbledhur të gjitha materialet e gjetura si mesazhe kërcënuese, video dhe foto të vazjave të mitura, prova që priten të hedhin më shumë dritë në hetimet në lidhje me 27-vjeçarin.

  • Me pistoleta e marihuanë në autobus, tre të arrestuar

    Me pistoleta e marihuanë në autobus, tre të arrestuar

    Tre persona janë arrestuar dje pasdite në Gjakovë, pasi gjatë kontrollit në autobusë, te tre të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale dy pistoleta me 62 fishekë dhe një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 1.2 gram.

    Sipas Policisë, tre të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, dy prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar.

  • Maqedonci flet për “rrezik shumë të lartë” për luftë: Shumica e kapaciteteve luftarake të Serbisë janë dislokuar përreth kufirit

    Maqedonci flet për “rrezik shumë të lartë” për luftë: Shumica e kapaciteteve luftarake të Serbisë janë dislokuar përreth kufirit

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci tha se bazat operacionale të ushtrisë dhe xhandarmërisë serbe përreth kufirit me Kosovën janë “një kërcënim i vazhdueshëm për vendin tonë”.

    Maqedonci tha se “kemi një dislokim enorm të ushtrisë, policisë dhe xhandarmërisë serbe në juf të Serbisë”.

    “Po, 48 bazat e përparme operacionale të ushtrisë dhe xhandarmërisë serbe janë një kërcënim i vazhdueshëm për vendin tonë edhe për faktin që këto 48 baza janë në afërsi të kufirit me territorin e vendit tonë, pra janë diku prej 300 metra deri në 5 kilometra nga vija kufitare e Kosovës dhe janë të drejtuara armiqësisht kundër territorit të vendit tonë. Përveç këtyre 48 bazave, është për tu theksuar edhe fakti që 3 nga 4 brigadat e ushtrisë serbe janë të dislokuara në jug të territorit të Serbisë, dhe ato të drejtuara armiqësisht kundër territorit të vendit tonë”, tha ministri në një intervistë për The Geopost.

    “E kemi një dislokim enorm të ushtrisë, policisë dhe xhandarmërisë serbe në jug të Serbisë, kryesisht përgjatë vijës kufitare me Republikën e Kosovës. Përveç këtyre tri brigadave, ka edhe formacione të tjera luftarake të ushtrisë serbe që janë të dislokuara në jug të territorit të Serbisë dhe kryesisht janë në bazat në Rashkë, Nish dhe Vranjë, pra përgjatë gjithë vijës kufitare të vendit tonë dhe këto 48 baza që i theksuat janë një zgjatje operacionale e këtyre tri brigadave të ushtrisë serbe e që aktualisht janë në jug të territorit të Serbisë dhe vetëm 1 nga 4 brigadat e ushtrisë së Serbisë është e dislokuar në veri të territorit të Serbisë, më saktësisht në kufi me Republikën e Kroacisë”, shtoi Maqedonci.

    Maqedonci tha se shumica e kapaciteteve luftarake të Serbisë, “duke përfshirë edhe kapacitetet që janë blerë nga Kina dhe Rusia janë të dislokuara në jug të territorit të Serbisë”. Ai tha se “kjo nuk paraqet kërcënim vetëm për vendin tonë, por, për të gjithë regjionin e Ballkanit Perëndimor dhe për vendet tjera që kufizohen me Republikën e Kosovës”.

    “Duke i shtuar kësaj edhe veprimet e fundit që janë ndërmarrë nga grupe të armatosura paramilitare të udhëzuara nga strukturat e sigurisë së Serbisë, ky rrezik është shumë i lartë”, tha ministri.

  • Vuçiq: S’vendosim sanksione kundër vetes, me njohjen e Kosovës do ta kisha fituar Nobelin

    Vuçiq: S’vendosim sanksione kundër vetes, me njohjen e Kosovës do ta kisha fituar Nobelin

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se Beogradi “nuka ka asnjë sanksion kundër vetes” përkundër presionit, duke folur se pse nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, si pjesa tjetër demokratike e botës.

    Vuçiq iu referua vdekjes në burg të liderit të opozitës ruse, Alexei Navalnyt, duke e quajtur këtë “një tjetër shkëndijë në zjarrin e ndezur”.

    “Është tragjike kur një i ri i tillë humb jetën. Unë nuk jam një organ hetues dhe nuk jam aq i zgjuar sa të gjithë të tjerët në botë që dinë gjithçka. Nuk do të doja as të flisja për atë që ndodhi me Millosheviqin, kjo është për analistët politikë, jo për presidentin e vendit”, tha Vuçiq.

    “Çdo gjë që nuk na pëlqen, e refuzojmë pa rezerva”, theksoi ai.

    Vuçiq gjithashtu nuk ka dyshime se pozita e Serbisë do të jetë edhe më e vështirë në vazhdim.

    Ai theksoi se Serbia nuk ka asnjë sanksion kundër vetes, “pavarësisht përpjekjeve”.

    “Pavarësisht se shumë gjëra nuk janë në favorin tonë dhe Kosova nuk është njohur, Serbia nuk ka asnjë sanksion ndaj vetes. Dhe ne as nuk vendosëm sanksione ndaj Rusisë. Po të vendosja do të isha kampion i demokracisë, fitues i dhjetëra çmimeve dhe me njohjen e Kosovës do ta merrja edhe çmimin Nobel”, tha Vuçiq, siç raporton Danas.

  • Sot 16 vjet më parë SHBA njohu Kosovën, ambasada shpërndan deklaratën e Sekretares Condoleezza Rice

    Sot 16 vjet më parë SHBA njohu Kosovën, ambasada shpërndan deklaratën e Sekretares Condoleezza Rice

    Ambasada amerikane në Prishtinë ka shpërndarë deklaratën e Sekretares së atëhershme të Shtetit Condoleezza Rice përmes së cilës SHBA njohu zyrtarisht Kosovën shtet, më 18 shkurt 2008.

    “Në këtë ditë, 16 vjet më parë, Shtetet e Bashkuara e njohën zyrtarisht Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur. Në deklaratën e Sekretares së atëhershme të Shtetit Condoleezza Rice thuhej se presidenti Bush iu përgjigj pozitivisht kërkesës së Kosovës për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve tona. Vendosja e këtyre marrëdhënieve do të riafirmojë lidhjet e veçanta të miqësisë që kanë lidhur së bashku popujt e Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës”, ka shkruar ambasada.

    Në letër, SHBA kishte përmendur edhe Planin e Ahtisaarit, të cilit i kishte dhënë mbështetje dhe ishte zotuar se do të ndihmonte për ta implementuar atë.

    Në fund shkruhej: “Derisa Kosova sot fillon jetën e saj si një shtet i pavarur, Shtetet e Bashkuara zotohet se do të vazhdojë të jetë miku i saj i ngushtë dhe partneri”.

  • Lajçak takohet me Peachin, flasin për zhvillimet në rajon

    Lajçak takohet me Peachin, flasin për zhvillimet në rajon

    Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar me të dërguarin e Britanisë për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.

    Gjatë këtij takimi, dyshja kanë biseduar për zhvillimet e fundit në rajon. Kështu ka bërë të ditur Lajçak me anë të një postimi në llogarinë e tij në platformën X.

    “Ne e përditësuam njëri-tjetrin për përpjekjet tona dhe zhvillimet më të fundit në rajon”, ka shkruar Lajçak.

    Takimi është zhvilluar në Munih të Gjermanisë, ku po mbahet Konferenca e Sigurisë.