ATV

Author: ATVLive

  • Organizatori i sulmit terrorist në Banjskë, Milan Radojiçiq, kremton ditëlindjen në Kopaonik

    Organizatori i sulmit terrorist në Banjskë, Milan Radojiçiq, kremton ditëlindjen në Kopaonik

    Dje në Kopaonik të Serbisë krahas fishekzjarrëve dhe një baner në të cilin shkruante ‘Urime ditëlindja komandant’, Milan Radoiçiq kremtoi ditëlindjen e 46-të, transmeton atvlive.tv.

    Pamjet i ka publikuar deputeti i Partisë Radikale serbe, Nemanja Sharoviq.

    “Milan Radoiçiq ishte dje në Kopaonik, me fishekzjarrë dhe një baner “Urime ditëlindja komandant!!!” festoi 46-vjetorin e lindjes. Çfarë i ka dhënë Aleksandar Vuçiq?”, ka shkruar Sharoviq.

    Kujtojmë se Milan Radoiçiq, personi i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit të 24 shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit, ndodhet tashmë në sistemin e organizatës më të madhe ndërkombëtare të policisë, INTERPOL për urdhërarrest.

    Radojçiq, i cili i priu grupit terrorist në Banjskë, aktualisht ndodhet në Serbi ku i është caktuar masa e largimit nga Serbia dhe i është ndaluar hyrja në Kosovë. Javëve të fundit është shtuar presioni ndaj autoriteteve në Beograd që ta burgosin por ata kanë refuzuar. /atvlive.tv

  • Bujar Osmani prezantohet si kandidat i BDI-së për president të Maqedonisë së Veriut

    Bujar Osmani prezantohet si kandidat i BDI-së për president të Maqedonisë së Veriut

    Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, sot në një prononcim në rrjetet sociale ka treguar se Bujar Osmani do të jetë kandidati i partisë së tij në zgjedhjet presidenciale.

    Me sloganin “Jo Rusisë, po Evropës”, Ahmeti i ftoi qytetarët që ta përkrahin Bujar Osmanin për president të RMV-së, në mënyrë që siç tha, të ndalohet ndikimi i Rusisë.

    Ahmeti tha se është koha që të ndryshohet edhe Kushtetuta për sa i përket zgjedhjes së presidentit, gjegjësisht presidenti të zgjidhet në Kuvend nga deputetët.

    “Ariu polar, Rusia po na troket në derë dhe ka ndërhyrë në të gjitha poret e shoqërisë sonë dhe duke e ndikuar skenën partiake në vend. Rusia është prezente në partitë politike, në media, në shoqërinë civile dhe në çdo segment shoqëror, jo vetëm tek ne, por edhe në rajon. Putin dhe Lavrov deklaruan se anëtarësimi i RMV-së në NATO është vija e zjarrit”, tha Ahmeti.

  • Tahiri: Nuk i votojmë marrëveshjet ndërkombëtare, qëllim kemi ta dërgojmë vendin në zgjedhje

    Tahiri: Nuk i votojmë marrëveshjet ndërkombëtare, qëllim kemi ta dërgojmë vendin në zgjedhje

    Shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka deklaruar se nuk do t’i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare me qëllimin e vetëm pengimin e mazhorancës dhe të dërgohet vendi në zgjedhje të jashtëzakonshme, raporton Ekonomia Online.

    Ai tha se kjo qeveri nuk e meriton të qeverisë marrë parasysh që vendi është ende nënë sanksione dhe i qortuar nga SHBA. Bojkoti i PDK-së, tha Tahiri se do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

    “Ju e dini që tash e një periudhe apo më mirë nga qershori i viti të kaluar GP i PDK nuk e voton as një marrëveshje ndërkombëtare. Nuk e ka votuar asnjë ligj në kuadër të Kuvendit me qëllimin e vetëm që të mos krijojmë kushte që të punohet me tutje dhe vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Ju e shini që tashmë nuk ka kuptim që të ja bëjmë kuorumin dhe te votojmë marrëveshje ndërkombëtare kur vendi ynë është nën sanksione”, u shpreh Tahiri.

    Ai tha se shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme është domosdoshme, marrë parasysh sanksionet ndërkombëtare. Ai tha se Kosovës i nevojitet Qeveri e re “në mënyrë që ta nxjerrim vendin nga ky izolim”.

    “Kur jemi nën kërcenim të vazhdueshëm për një suspendim të partneritetit me SHBA, çfarë kuptimi ka kur në nderkombëtarisht po izolohemi dhe të vazhdojmë të sillemi se gjithçka është normale këtu dhe t’i votojmë marrëveshjet ndërkombëtare. Në çdo veprim, çdo përpjekje e jona që e bëjmë në Kuvendin e Kosovës është që ta qojmë vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme në mënyrë që ta nxjerrim nga izolimi ndërkombëtar dhe nga sanksionet ndërkombëtare. Vendit i duhet një kryeministër i ri, një qeveri e re, dhe pa dyshim që do të vije nga PDK-ja në mënyrë që ta nxjerrim vendin nga ky izolim dhe të japim një zhvillim”, u shpreh ai.

  • KMDLNj-ja kërkon kërkon hetim të plotë dhe transparent për praktikat mjekësore në rastin e 4 vjeçares

    KMDLNj-ja kërkon kërkon hetim të plotë dhe transparent për praktikat mjekësore në rastin e 4 vjeçares

    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e Lirive të Njeriut ka reaguar pas vdekjes së dyshimtë të katër vjeçares në Gjakovë, e cila thuhet se u sulmua rëndë nga persona tjerë.

    Sipas raportimeve dhe dyshimeve të ngritura nga prindërit e vajzës e ndjera dyshohet se ka pësuar një sulm nga dy fëmijë të tjerë, duke u goditur me forcë në pjesën e shpinës dhe gjoksit, gjë që ka çuar edhe në rrëzimin e saj në rrugë. Me gjithë gjendjen e rënduar të fëmijës, prindërit janë shprehur se përgjigja mjekësore ndaj gjendjes së saj ka qenë e pamjaftueshme dhe jo në përputhje me standardet profesionale.

    KMDLNj-ja u ka bërë thirrje që institucionet përgjegjëse në përmbushje të mandatit të tyre, të trajtojnë me prioritet absolut rastin dhe të ndërmarrin në mënyrë të menjëhershme veprimet dhe masat e nevojshme sipas legjislacionit në fuqi.

    “Duhet që në mënyrë të menjëhershme të hetohen sjelljet neglizhente të supozuar mjekësore dhe ndihma e ofruar. Të kryehet një hetim i plotë dhe transparent për praktikat mjekësore të ndjekura në këtë rast, duke siguruar llogaridhënie të plotë. KMDLNj kërkon zbatimin e plotë të legjislacionit në fuqi dhe ndërmarrjen e të gjitha masave sipas rezultateve të hetimit, për të parandaluar tragjedi të tilla në të ardhmen. KMDLNj i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes për humbjen e rëndë dhe uron që të tilla raste të mos përsëriten”, thuhet në shkresë zyrtare.

  • Miratohet në lexim të dytë projektligji për rregullat e trafikut rrugor

    Miratohet në lexim të dytë projektligji për rregullat e trafikut rrugor

    Është miratuar sot në shqyrtim të dytë projektligji nr.08/L-186 për rregullat e trafikut rrugor.

    Për miratimin e këtij projektligji votuan 61 deputetë.

  • “U shua një 4 katër vjeçare”, Turp” – Haki Abazi vendos një mbishkrim në foltoren e Kuvendit

    “U shua një 4 katër vjeçare”, Turp” – Haki Abazi vendos një mbishkrim në foltoren e Kuvendit

    Deputeti i Pavarur, Haki Abazi, ka vendosur një fletushkë në foltoren e Kuvendit për rastin e vdekjes së 4-vjeçares në Gjakovë, raporton EO.

    “U shua një 4 katër vjeçare. Turp, turp, turp”, shkruan në mbishkrim.

  • Kuvendi miraton protokollin me Italinë për migrantët, PDIU bashkon votat me PS-në

    Kuvendi miraton protokollin me Italinë për migrantët, PDIU bashkon votat me PS-në

    Kuvendi miratoi me 77 me vota pro, në seancën e sotme plenare, projektligjin “Për ratifikimin e protokollit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Italiane, për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit”.

    Votimit pro iu bashkuan përveç deputetëve socialistë, edhe deputetët e PDIU.

    Kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni nënshkruan në 6 nëntor në Romë marrëveshjen për ndërtimin në Shqipëri të një qendre për strehimin e migrantëve.

    Sipas marrëveshjes qendra do të vendoset në Gjadër të Lezhës dhe do të ketë një kapacitet maksimal prej 3 mijë personash.

    Marrëveshja parashikon që të gjitha shpenzimet do të përballohen nga Italia, ndërsa pala italiane do të procedojë me kërkesat për azil.

    Personat të cilëve nuk do t’u miratohet procedura e azilit do të riatdhesohen drejt vendeve të tyre, sipas marrëveshjeve dypalëshe që ka pala italiane me ato vende, shkruan ATSh, transmeton KosovaPress.

    Kohëzgjatja e marrëveshjes do të jetë 5 vjet.

  • Dani Alves dënohet me katër vjet e gjashtë muaj burgim për sulm seksual

    Dani Alves dënohet me katër vjet e gjashtë muaj burgim për sulm seksual

    Dani Alves është dënuar me katër vjet e gjashtë muaj për sulm seksual nga gjykata e seksionit 12 të Gjykatës së Barcelonës, e përbërë nga tre magjistratë.

    Braziliani së bashku me avokaten e tij, Ines Guardiola mësuan dënimin mëngjesin e sotëm. Gjyqi përfundoi më 7 shkurt, pas tre seancash të gjata dhe 15 ditë më vonë doli vendimi i gjyqtarëve.

    Ngjarjet ndodhën në klubin e natës Sutton në Barcelonë, natën mes 30 dhe 31 dhjetorit 2022. Dani Alves hyri në burg më 20 janar 2023, kështu që ai ka qenë në burg për pak më shumë se një vit. Futbollisti ka ndryshuar historinë e tij fillestare dhe është shprehur gjithmonë se marrëdhëniet kanë qenë konsensuale.

    Ankuesja, nga ana e saj, ka mbajtur gjithmonë deklaratën e saj. Braziliani përballej me një dënim maksimal prej 12 vitesh sipas nenit 179 të Kodit Penal.

    Apeli-Dënimi nuk i jep fund çështjes Dani Alves. Pas vendimit të Gjykatës së Barcelonës, mbrojtja e futbollistit brazilian mund të apelojë ende në Gjykatën e Lartë të Drejtësisë të Katalonjës dhe, më pas dhe nëse vendimi mbetet i pafavorshëm, në Gjykatën e Lartë.

    Lirimi i përkohshëm, deri më tani, është refuzuar sistematikisht nga gjykata për shkak të, sipas saj, një rreziku të lartë të arratisjes së lojtarit.

    Procesi gjyqësor i Dani Alves është ndjekur me vëmendje nga mediat në mbarë botën. Më shumë se 270 gazetarë u akredituan për tre seancat në Gjykatën e Barcelonës, të cilët mundën të ndiqnin dhe dëgjonin gjyqin përmes televizionit me qark të mbyllur.

    Kanë rënë në sy vëmendja ndaj brazilianit dhe familjes së tij, si reagimet e nënës dhe bashkëshortes së tij, modeles nga Tenerife, Joana Sanz.

  • Kosova më shumë energji elektrike në dispozicion se konsum

    Kosova më shumë energji elektrike në dispozicion se konsum

    Gjatë muajit dhjetor të vitit 2023, energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 853.83 GWh, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 608.16 GWh ose 12,69 për qind më i madh sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak (dhjetor 2022).

    Në komunikatën e Agjencisë së Statistikave të Kosovës thuhet se pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 13,34 për qind.

    “Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 7.21 mijë ton ose 1,45 për qind më pak se në muajin e njëjtë të vitit paraprak”, thuhet në komunikatë.

  • Tom Cruis ndahet nga ish-gruaja e oligarkut rus

    Tom Cruis ndahet nga ish-gruaja e oligarkut rus

    Thuhet se Tom Cruise është ndarë nga e dashura e tij socialiste ruse, Elsina Khayrova, vetëm disa ditë pasi takoi fëmijët e saj.

    Aktori i “Top Gun”, 61 vjeç, dhe Elsina, 36 vjeç e cila është ish-gruaja e oligarkut Dimitry Tsvetkov, besohet se janë takuar për herë të parë dhjetorin e kaluar gjatë një feste në Mayfair, ku u panë duke kërcyer.

    Por tani raportet kanë dalë se rrugët e tyre janë ndarë, vetëm disa ditë pasi ajo takoi fëmijët e saj.

    Thuhet se Tom u shkëput nga kjo marrëdhënie, por donte të qëndronin miq sepse ata jetojnë në të njëjtin bllok apartamentesh në Londër.

    Të përfundosh gjërat me një notë të keqe do të ishte e vështirë nëse do të përplaseshin me njëri-tjetrin në ashensor,” tha një burim për The Sun.

    “Nuk ka ndjenja dashakeqe mes tyre dhe për Tomin, marrëdhënia e tyre thjesht shkoi në rrjedhën e saj.”

    Elsina ka një djalë dhe një vajzë nga martesa e saj e mëparshme me oligarkun rus dhe tregtarin e diamanteve, Dimitry Tsvetkov.

    Elsina është vajza e Rinat Khayrova, një politikan kryesor rus që ka një pasuri rreth 5 miliardë paund dhe është një aleat i ngushtë i Presidentit Putin.

    Ndarja e tyre vjen pasi javën e kaluar u raportua se Tom po afrohej më shumë me Elsinën dhe kishte kaluar rregullisht netët në apartamentin e saj të mrekullueshëm në Londër, thanë miqtë për MailOnline.

    Dyshja morën pjesë së fundmi në një darkë gala vezulluese në mbështetje të Bamirësisë së Ambulancës Ajrore të Londrës në hotelin me pesë yje Raffles, ku Princi William ishte mysafir nderi.

    Dyshja mbërritën në ngjarjen e shkëlqyer veç e veç, por miqtë e asaj kohe thanë se ata kishin kaluar gjithnjë e më shumë kohë së bashku, ku aktori hollivudian ka qenë një vizitor i rregullt në apartamentin e saj luksoz prej 10 milionë paund në Knightsbridge.

    Një burim i tha MailOnline se dyshja i kishte zyrtarizuar gjërat, duke shpjeguar: Është e njohur në rrethin e Elsinës që ajo dhe Tom tani janë çift. Ata janë afruar shumë gjatë javëve të fundit, por bëjnë shumë kujdes që të mos fotografohen së bashku sepse duan të ruajnë privatësinë e tyre. Tomi ka qëndruar natën në apartamentin e Elsinës, i cili siç mund ta imagjinoni është një vend shumë i bukur. Ata kënaqen së bashku dhe pavarësisht nga pasuria e tyre, bëjnë shumë gjëra që bëjnë çiftet normale.

    Burimi zbuloi se çifti gjithashtu kishte darkuar privatisht në një numër restorantesh ekskluzive në Londër dhe gjithashtu kishin shijuar shëtitjet së bashku të maskuar nëpër Hyde Park , i cili është afër shtëpisë së Elsinës.

    Elsina postoi foto dhe një video të saj me një fustan të zi mahnitës të mbrëmjes teksa merrte pjesë në galën e London Air Ambulance Black and White, e cila mblodhi 1.2 milionë funte.

    Tom u fotografua duke biseduar me Princin William, i cili me shaka kujtoi zgjedhjen e tij elegante të modës nga premiera e vitit 2022 e “Top Gun: Maverick” .

    Aktori i Hollivudit dhe Elsina besohet se janë takuar për herë të parë dhjetorin e kaluar gjatë një feste në Mayfair, ku u panë duke kërcyer. Një i ftuar pohoi: Ata ishin të pandashëm, padyshim çift. Ai dukej se ishte i lidhur me të.

    Elsina ishte e martuar më parë me Dimitry, 43 vjeç, i cili pretendoi se beteja e tyre e ashpër trevjeçare e divorcit i kushtoi atij 150 milionë paund.

    Duke folur për MailOnline pasi u shfaq lajmi për romancën e ish-gruas së tij me Cruise, ai pretendoi se kishte shpenzuar 10 milionë funte për rroba dhe 2 milionë të tjera për çanta për të, gjatë martesës së tyre të trazuar 11-vjeçare.

    Ai tha: Pavarësisht se me këdo që është, Tom Cruise apo këdo tjetër, ata duhet të jenë të vetëdijshëm se asaj i pëlqejnë gjërat më të bukura në jetë dhe ka shije të shtrenjta dhe luksoze. Tom duhet t’i mbajë sytë dhe portofolin e tij të hapur. Jam i lumtur për të, i uroj gjithë të mirat.

    Tom u pa për herë të parë me të në dhjetor dhe u tha se kishte punësuar një kat të tërë të restorantit ekskluziv Mayfair Novikov për vaktin romantik për dy.

    Sipas The Sun , Tom, i cili ka një vlerë prej 500 milionë paund, shtroi një darkë prej 500 £ për karavidhe dhe sushi për çiftin.

    Tom ishte i martuar më parë me Katie Holmes, 45 vjeç, dhe dyshja kanë një vajzë Suri, 17 vjeç. Ceremonia e dasmës së Tom dhe Katie prej 2 milionë paund në nëntor 2006 u mbajt në kështjellën Odescalchi të shekullit të 15-të në Itali, me këngëtarin e operas Andrea Bocelli, Beckhams dhe J-Lo mes të ftuarve.

    Katie bëri kërkesë për divorc në vitin 2012, duke marrë kujdestarinë e plotë të vajzës Suri.

    Kohët e fundit, në vitin 2020, ai u përfol për një lidhje me yllin e “Mission Impossible”, aktoren britanike Hayley Atëell, 41 vjeç.

    Një burim i tha The Sun në atë kohë: Ata janë takuar pas disa orësh dhe ajo ka qenë në lokalin e tij në Londër. Ata kalojnë shkëlqyeshëm dhe duken shumë të lumtur.

    Megjithatë, thuhet se ata u ndanë vitin e ardhshëm dhe, korrikun e kaluar, Hayley hodhi poshtë thashethemet për marrëdhënien e tyre, duke pyetur: Pse më supozohen ose projektohen gjërat për marrëdhënien time me kolegun tim të punës dhe shefin?

    Ajo tani është e fejuar me producentin muzikor Ned Wolfgang Kelly.