ATV

Author: ATVLive

  • UNICEF: Më shumë se 230 milionë gra dhe vajza u janë nënshtruar gjymtimit gjenital

    UNICEF: Më shumë se 230 milionë gra dhe vajza u janë nënshtruar gjymtimit gjenital

    Më shumë se 230 milionë gra dhe vajza u janë nënshkruar gjymtimit gjenital femëror, shumica prej të cilave jetojnë në Afrikë, u tha në një raport të publikuar më 8 mars nga Agjencia për fëmijë e Kombeve të Bashkuara (UNICEF).

    Në të paktën tetë vjetët e fundit, afër 30 milionë persona u janë nënshtruar kësaj procedure, përmes së cilës organet gjenitale të jashtme hiqen pjesërisht apo plotësisht, u tha në raportim e UNICEF-it që u publikua në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

    Përqindja e grave dhe vajzave që përjetojnë gjymtim gjenital është në rënie, tha UNICEF. Por, kjo agjenci paralajmëroi se përpjekjet për ta zhdukur këtë praktikë janë shumë të ngadalshme duke pasur parasysh rritjen me shpejtësi të popullsisë.

    “Praktika e gjymtimit gjenital femëror po bie, por jo me shpejtësinë e duhur”, u tha në raport.

    Praktika, që gabimisht besohet se kontrollon seksualitetin e grave, mund të shkaktojë gjakderdhje të madhe dhe madje edhe vdekje. Vajzat janë subjekt i kësaj procedure nga mosha të ndryshme, duke nisur nga koha kur ato janë foshnja e deri në adoleshencë.

    Në aspektin afatgjatë, një praktikë e tillë mund të çojë te infeksionet e traktit urinar, probleme me ciklin menstrual, ulje të kënaqësisë seksuale dhe ndërlikime gjatë lindjeve, por mund të shkaktojë edhe depresion, vetëbesim të ulët dhe sëmundjen e stresit post-traumatik.

    Sipas raportit të UNICEF-it, afër 144 milionë gra dhe vajza u janë nënshtruar gjymtimit gjenital vetëm në Afrikë, pasuar nga Azia dhe Lindja e Mesme me 80 milionë, respektivisht 6 milionë. Somalia është në krye të listës së shtetet ku kjo praktikë është mbizotëruese me 99 për qind të popullatës femërore nga mosha 15 deri në 49 vjeç që u janë nënshkruar kësaj procedure.

    Ndërkaq, Burkina Faso ka shënuar përparimin më të madh, pasi në tri dekadat e fundit kjo praktikë është ulur nga 80 për qind në 30 për qind./REL

  • Ferit Idrizi e nis ditën me zyrtaret gra të Komunës

    Ferit Idrizi e nis ditën me zyrtaret gra të Komunës

    Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, u ka uruar zyrtareve komunale 8 marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

    Në një takim, kreu i Komunës i ka falënderuar për punën e tyre në shërbim të qytetarëve.

    “Ditën e fillova me zyrtaret e Komunës, të cilat i falënderova për punën e palodhur që bëjnë në shërbim të qytetarëve dhe njëherit ju urova 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas”, ka shkruar Idrizi, në Facebook, ku ka postuar dhe disa fotografi.

  • ​Bandat rrëmbejnë më shumë se 280 nxënës në Nigeri

    ​Bandat rrëmbejnë më shumë se 280 nxënës në Nigeri

    Më shumë se 280 nxënës të shkollës nigeriane janë rrëmbyer në qytetin veriperëndimor të Kuriga, thonë zyrtarët.

    Nxënësit ishin në terren rreth orës 08:30 kur dhjetëra persona të armatosur me motoçikleta shkuan në shkollë, tha një dëshmitar.

    Nxënësit, nga mosha 8 deri në 15 vjeç, u morën së bashku me një mësues, shtuan ata.

    Bandat e rrëmbyesve, të njohura si banditë, kanë kapur qindra njerëz vitet e fundit, veçanërisht në veri-perëndim, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.

    Megjithatë, ka pasur një reduktim të rrëmbimeve masive të fëmijëve gjatë vitit të kaluar deri në këtë javë.

    Rrëmbimi u konfirmua nga Uba Sani, guvernatori i shtetit Kaduna, ku përfshihet edhe Kuriga.

    Ai tha se 187 nxënës ishin zhdukur nga një shkollë e mesme dhe 125 nga shkolla fillore lokale, por se 25 ishin kthyer që atëherë.

    Dëshmitari okular, ndërkohë, tha se një vajzë ishte qëlluar nga personat e armatosur dhe po merrte kujdes mjekësor në spitalin Birnin Gwari.

    Një mësues që arriti të shpëtonte tha se njerëzit vendas ishin përpjekur të shpëtonin fëmijët, por ata u zmbrapsën nga personat e armatosur dhe një person u vra.

    Pothuajse çdo familje në qytet mendohet se ka një fëmijë mes viktimave të rrëmbyera dhe forcat e armatosura kanë nisur një operacion për gjetjen e tyre.

    “Asnjë fëmijë nuk do të mbetet pas,” u zotua guvernatori.

    Në janar, banditët vranë një drejtor shkolle në zonë dhe rrëmbyen gruan e tij.

  • KDI: Bizneset, ndërmarrjet publike, partitë politike, KQZ-ja dhe Kuvendi, me nivelin më të ulët të integritetit institucional

    KDI: Bizneset, ndërmarrjet publike, partitë politike, KQZ-ja dhe Kuvendi, me nivelin më të ulët të integritetit institucional

    Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka lansuar të premten Studimin e Sistemit të Integritetit Kombëtar I njohur si NIS (National Integrity System Assessment), raporton EO.

    Aty u tha se ky studim është gati dyvjeçar dhe po bëhet për herë të tretë nga KDI. Studimi vlerëson nivelin e integritetit në 15 institucionet dhe sektorët kyç të vendit, përfshirë Kuvendin, Qeverinë, Partitë Politike, Bizneset, Shoqërinë civile e deri tek Ndërmarrjet Publike.

    Drejtori ekzekutiv i IKD-së, Ismet Kryeziu, tha se Kosova ka ende rrugë para drejt një luftimit të korrupsionit.

    “Jemi të orientuar të kemi një legjislacionin më përputhje me të drejtat e qytetarëve, jemi angazhuar t’i edukojmë ata për pasojat e korrupsionit dhe rolin e tyre në parandalimin e tij”, tha Kryeziu.

    Kryeziu tha se gjetejet e NIS-it i dha Kosovës 67 pikë nga 100, krahasuar me vitin 2015 me 51 për qind.

    Drejtori i “Transparency International”, Daniel Eriksson, tha se studimet e nxjerra flasin për ndërhyrjet që duhen përmirësuar në mënyrë strategjike nga qeveria, agjencitë e shoqërive civile.

    Sipas tij zyrtarët publik nuk duhet të ndikohen nga interesat private gjatë punës së tyre, teksa tha se mesatarja e korrupsionit është 39 për qind. Kjo sipas tij tregon se sa duhet te luftohet korrupsioni dhe si qytetarët të reagojnë.

    “Sistemet e drejtësisë duhet të jenë të pavarura. Kosova ka marr hapa në drejtimin e duhur, tashmë duhet implementim i ligjeve të reja, megjithatë ligji kundër korrupsioni është mjeti kryesor i arritjes së ndikimit”, tha ai.

    Jarmo Felkis Helppikans, shef i seksionit për Sundim të Ligjit dhe të Drejta të Njeriut në zyrën e BE-së në Kosovë tha se korrupsioni mbetet një sfidë e madhe ende nëpër shumë vende dhe se kjo ka të bëj me njerëz me pushtet të madh.

    Helippikans tha se për prokurorët është gjithmonë se si ti gjejnë kriminelët e zbulimet e rasteve mirëpo sipas tij kjo kërkon resurse e ligje sepse pa zbatim të tyre nuk mundet të ofrohet asgjë, duke thënë se qeveria është e zotuar në luftimin e korrupsionit.

    Eugen Cakolli, menaxher i programit në këtë organizatë prezantoi gjetjet kryesore të studimit të Sistemit të Integritetit Kombëtar në Kosovë duke thënë se përmban Mbi 2 mijë burime, me 170 indikator.

    Gjetje që i prezantoi edhe institucionet që kanë nivel të ultë të integritetit.

    “Bizneset, partitë politike, KQZ dhe Kuvendi i Kosovës”, tha ai.

    “Efikasiteti i gjykatave, policisë jo i duhur. Kosova ka legjislacion të konsoliduar, problem kryesor zbatimi praktik i ligjeve. Fokus kryesor, ndryshimi i ligjeve që përcaktojnë pavarësi buxhetore të institucioneve duke pasur parasysh rritjen e inflamacionit, Kosova duhet te miratoj ligj për trajtim të lobimit legjislativ”, tha ai.

  • Korenica: Ka shqetësime brenda VV-së për raportet me ShBA-në

    Korenica: Ka shqetësime brenda VV-së për raportet me ShBA-në

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, ka thënë se ka deputetë brenda VV-së, që janë të shqetësuar për raportet me ShBA-në.

    Ai tha se këto çështje diskutohen vazhdimisht brenda grupit parlamentar.

    Korencia theksoi se raportet me ShBA-në nuk cenohen me qëllim.

    “I marrim me shqetësim, i diskutojmë në takime me grupin parlamentar, por që pajtohem. Ka njerëz që janë të shqetësuar sa i përket situatave kur kemi këtë mospëlqyeshmëri të situatave të caktuara të cilat dalin publike nga SHBA. I trajtojmë me shqetësim që të mos cenohen raportet. Nuk besoj që raportet cenohen me qëllim, sepse atëherë do ishin skandaloze”, tha ai.

    Tutje Korenica tha se në dialogun me Serbinë Kosova është treguar konstruktive, kurse Serbia jo.

  • PSD-ja me aksion para Qeverisë, i kërkojnë Kurtit t’i largojë “konservatorët” prej partisë

    PSD-ja me aksion para Qeverisë, i kërkojnë Kurtit t’i largojë “konservatorët” prej partisë

    Partia Socialdemokrate (PSD) ka zhvilluar aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës në shënim të 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Grave, raporton EO.

    Aktivistët e kësaj partie në hyrje të qeverisë kanë shënuar me ngjyrë të kuqe “Kryeministër kryej punët e shtëpisë! Largoj konservatorët prej partisë!”.

  • ​Iu dogj lokali, nënkryetarja e Zveçanit: Dyshoj në Severna Brigadën dhe në Listën Srbska

    ​Iu dogj lokali, nënkryetarja e Zveçanit: Dyshoj në Severna Brigadën dhe në Listën Srbska

    Një dyqan i veshjeve të shtrenjta dhe me marka të njohura të modës në Zveçan, që është pronë e nënkryetares së komunës së Zvecanit, Natasha Timonic, është djegur mbrëmë gjatë natës.

    Vetë Timonic ka thënë për KosovaPress se demi është i madh, derisa ka shtuar se dyshon në Listën Srbska dhe në të ashtuquajturën ‘Severna Brigada’, pasi siç tha ajo, kanë politika të kundërta.

    “Dyshoj në ‘Severna Brigada’ dhe në Listën Srbska se e kanë kryer këtë akt. Kjo për faktin se unë jam e punësuar në një institucion të Republikës të Kosovës, ku politikat tona janë në kundërshtim me atë të tyre”, tha ajo për KosovaPress.

    Timonic ka bërë të ditur se zjarri në lokalin e saj ka ndodhur gjysmë ore pas mesnate me koktej molotovi, derisa i ka dërguar KosovaPress-it edhe videon pas zjarrit.

  • Haradinaj publikon foto me nënën dhe Anitën, ua uron 8 Marsin

    Haradinaj publikon foto me nënën dhe Anitën, ua uron 8 Marsin

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

    Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se duhet dashuri, përkrahje e barazi.

    “Shumë dashuri, përkrahje e barazi!

    Urime 8 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Gruas”, ka shkruar Haradinaj.

  • ​Tahiri: Miratimi i Ligjit për Zyrtarët Publik nga qeveria, kapje politike e administrates

    ​Tahiri: Miratimi i Ligjit për Zyrtarët Publik nga qeveria, kapje politike e administrates

    Miratimi nga ana e qeverisë e Ligjit për Zyrtarët Publik pa asnjë konsultim publik, sipas Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës po e rrezikon demokracinë dhe është kapje politike e administratës.

    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri, ka thënë se ky Ligj u miratua pa përfshirjen e asnjë rekomandimi të vetë zyrtarëve publikë dhe pa trajtimin e sugjerimeve të BE-së.

    “Sot, Qeveria e Kosovës e ka në miratim Ligjin për Zyrtarët Publik në mbledhjen elektronike. Ky Ligj u miratua pa asnjë ditë të konsultimit publik, pa përfshirjen e asnjë rekomandimi të vetë zyrtarëve publikë dhe pa trajtimin e sugjerimeve të BE-së. Sot, me këtë ligj po kapet politikisht administrata e shtetit”, ka thënë Tahiri.

  • Përballjet e Evropës ndryshojnë renditjen e UEFA, Italia kryeson garën

    Përballjet e Evropës ndryshojnë renditjen e UEFA, Italia kryeson garën

    Fitoret e Roma, Milan dhe Fiorentina në ndeshjen e parë të raundit të 1/16-ve të kompeticioneve evropiane, Europa League e Conference Leauge,i kanë shtuar pikë çmuara futbollit italian në renditjen e UEFA-s, të vlefshme për ta pjesëmarrjen e klubit të pestë të Serie A në Champions League të sezonit të ardhshëm.

    Italia rrit epërsinë e saj, tani në 16,571 pikë, mbi Gjermaninë, si dhe fiton terren edhe ndaj Anglisë, e cila ndiqet nga afër nga Franca. Me eliminimin e Lazio nga Bayern Munich në Champions, Italia ka humbur klubin e saj të parë në këtë sezon evropian, teksa në garë kanë mbetur Inter, Napoli, Milani, Roma, Atalanta dhe Fiorentina mbeten në garë.

    “Verdhekuqtë” e Daniele De Rossi janë ata që do të përfitonin nëse Italia do të ishte në vendin e dytë në renditje: skuadra e Roma-s, në fakt, aktualisht është e pesta në Serie A në të njëjtin nivel me “Demat” e RB Leipzig në Bundesliga. Kujtojmë se 2 pikë jepen në rast të një fitoreje të vetme, 1 në rast barazimi nga çerekfinalet e më pas.