ATV

Author: ATVLive

  • (Mos)lejimi i importit të veturave më të vjetra se 10 vjet

    (Mos)lejimi i importit të veturave më të vjetra se 10 vjet

    Përgatiti: Driton Sadiku

    Në Kosovë nuk mund të importohen veturat më të vjetra se 10 vjet.

    Andaj, po kërkohet të ndryshohet Ligji që e kufizon importin me vjetërsinë e makinës.

    Këtë nismë ligjore e mori deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, me ç’rast organizoi tryezë diskutimi për të marrë edhe mendime nga organizata të shoqërisë civile.

    Debati u përcoll me këndvështrime të ndryshme për atë se a duhet hequr kufizimi i vjetërsisë nga importi i veturave.

    Megjithatë, vjetërsia e veturës u tha se jo domosdo përkon me ndotjen e ambientit.

    Disa thanë se duhet parë edhe xhepi i qytetarëve, të cilët nuk kanë mundësi të blejnë vetura të reja.

    Por, pati edhe të tjerë që s’e morën fare mundin të japin ide.

    Mirëpo, u tha se qëndrimet definitive do t’i përcjellin edhe me shkrim, para se nisma ligjore për ndryshim të ligjit për vetura të përcillet në Kuvend.

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:

  • ASK-ja hap fushatën për komunikim dhe sensibilizim për regjistrimin e popullsisë

    ASK-ja hap fushatën për komunikim dhe sensibilizim për regjistrimin e popullsisë

    Përgatiti: Krenare Mulliqi

    Procesi i regjistrimit të popullsisë, i cili mbahet pas 13 vjetësh, pritet të kushtojë 12 milionë euro. Për këtë proces që do të nisë më 5 prill, u bë hapja e Fushatës për Komunikim dhe Sensibilizim.

    Kësaj radhe në këtë regjistrim do të përfshihet edhe diaspora. Ndërkaq, sipas drejtorit ekzekutiv të ASK-së, shumë shpejt do të bëhet publik edhe një pyetësor që qytetarët të mund t’i shohin pyetjet.

    Procesi i regjistrimit do të bëhet më ndryshe pasi për herë të parë do të përdoren tabletët.

    E se sa është numri i saktë i popullsisë në Kosovë do të kuptohet në vitin e ardhshëm.

    Procesi i regjistrimi të popullsisë, i cili për herë të fundit dhe të vetme ishte bërë më 2011, u shty disa herë ku shkak ishte edhe mungesë e tebletëve ku pati vonesa në pranimin e tyre.

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:

  • Sami Lushtaku ftohet për intervistim nga EULEX-i

    Sami Lushtaku ftohet për intervistim nga EULEX-i

    Nënkryetari i Komunës së Skenderajt dhe i Partisë Demokratike të Kosovës, Sami Lushtaku, mbrëmjen e sotme është ftuar për intervistim nga EULEX-i.

    Këtë e ka konfirmuar për Sinjalin djali i Lushtakut, deputeti Mërgim Lushtaku, i cili tha se babai i tij i shoqëruar nga avokati ndodhet në zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovë.

    “Po, janë duke biseduar me avokatin, pasi sipas të gjitha gjasave është vetëm për telefon. Sipas avokatit vetëm për telefon dhe ende është në zyret e EULEX-it“, tha ai.

    Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme Gjykata Speciale ka bastisur shtëpinë e ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi.

    Zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Christopher Bennett, konfirmoi për Sinjalin se ZPS-ja po kryen operacione të vazhdueshme, të cilat mbështeten nga EULEX-i dhe Policia e Kosovës.

    “ZPS-ja po kryen operacione të vazhdueshme me mbështetjen e EULEX-it dhe Policisë së Kosovës”, tha Bennett

  • Projektligji i ri i KPK-së sërish mund të përfundojë në kushtetuese, kërkohet ndryshimi i tij në mes dy leximeve

    Projektligji i ri i KPK-së sërish mund të përfundojë në kushtetuese, kërkohet ndryshimi i tij në mes dy leximeve

    Përgatiti: Benita Zeneli

    Kuvendi i Kosovës, të enjten, me 61 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, ka miratuar në parim Projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, në lexim të parë. Por vlerësohet që sërish ky projektligj mund të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese.

    “Nëse mbetet në këtë mënyrë, qartazi do të thotë cenim i pavarësisë objektive të KPK-së. Realisht nuk janë të përfshira, sepse është ky draft që është kontestuar nga ana e komisionit të Venecias që e ka kundërshtuar. Nëse miratohet ky ligj edhe në lexim të dytë mund të atakohet në gjykatën kushtetuese. Nuk dua të besoj që do të mbetet një version i tillë, por nëse mbet definitivisht ka shkelje kushtetuese”, tha Gzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

    Megjithatë, besohet se rekomandimet e Komisionit të Venecias do të përfshihen, ashtu siç njoftoi të enjten edhe Ministria e Drejtësisë.

    “Vlerësoj që janë të mundshme të përfshihen të njëjtat dhe natyrisht i mbetet Kuvendit që me procedurat përkatëse në dy leximet të bëjnë një punë më të madhe, mirëpo realisht janë të mundura dhe në këtë drejtim përveç se janë të mundura e forcojnë në masë të madhe integritetin e anëtarëve të këshillit dhe integritetin e vetë KPK-së, por mbi të gjitha e ulin në masë të madhe mundësinë e politizimit të këtij institucioni kaq të rëndësishëm në sistemin tonë të drejtësisë”, tha Ardian Bajraktari, avokat.

    Gjykata Kushtetuese më 23 mars 2023, shpalli të pavlefshëm Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, pas kërkesës për vlerësim të kushtetutshmërisë së këtij ligji nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, vitin e kaluar.

    Ndërkaq, Qeveria më 12 korrik 2023 kishte miratuar versionin e ri të Projektligjit, pas ndryshimeve të bëra nga Ministria e Drejtësisë.

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:

  • 25 vjet burg ndaj Naim Smajlit për vrasjen e të birit

    25 vjet burg ndaj Naim Smajlit për vrasjen e të birit

    Përgatiti: Arian Hajdaraj

    Kjo ishte paraqitja e fundit në gjykatore për Naim Smajlin, kur vetëm akuzohej për vrasjen e të birit, E.S.

    Në seancën e radhës për shpalljen e vendimit për veprën e kryer në vitin 2022, vendosi të mos paraqitej.

    Në prani të fëmijëve tjerë të tij, trupi gjykues do të shpallte aktgjykim dënues, me mbi 2 dekada burgim.

    “Dënohet me 24 vjet për vrasje të rëndë dhe 2 vjet për armëmbajtje pa leje. Dënim unifikues 25 vjet…”, tha kryetarja e trupit gjykues, Alltën Murseli.

    Menjëherë pas shpalljes, mbrojtja paralajmëroi ankesë ndaj vendimit të shkallës së parë.

    “Nuk na janë pranu dëshmitarët e as një ekspertizë e re. Do të ankohemi”, tha Abit Asllani, avokat i Naim Smajlit.

    Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore të Prishtinës, më 22 dhjetor të vitit 2022 në fshatin Bajqincë të Podujevës, Naim Smajli me armë automatik e kishte
    privuar nga jeta të birin, për mosmarrëveshje pronësore.

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:

  • KQZ-ja verifikon nënshkrimet, më 21 prill votohet për shkarkimin e kryetarëve në veri

    KQZ-ja verifikon nënshkrimet, më 21 prill votohet për shkarkimin e kryetarëve në veri

    Përgatiti: Driton Sadiku

    Banorët në katër komunat në Veri, do të mund të votojnë për shkarkimin e kryetarëve, në javën e tretë të prillit.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve caktoi 21 prillin si datë të përshtatshme për mbarëvajtjen e këtij procesi, pas përmbushjes së kushtit të parë, që ishte peticioni më 20 për qind të nënshkrimeve të qytetarëve.

    Në të katër komunat kishte më shumë qytetarë sesa kërkohej për ta përmbushur kriterin prej 20 për qind.

    Në Mitrovicë të Veriut peticionin e nënshkruan 4.148 qytetarë nga 18.199 sa ishin të regjistruar.

    Në Zveçan kërkesës për peticion iu përgjigjën 1834 qytetarë nga 7.052 sa figurojnë të regjistruar me të drejtë vote.

    3.030 nga 13.441 qytetarë hodhën nënshkrimet e tyre për shkarkimin e kryetarit edhe në Leposaviq.

    Ndërkaq, në Zubin Potok nga gjithsej 6.732 votues pro shkarkimit të kryetarit, peticionin e nënshkruan 1576 qytetarë.

    Megjithatë, kishte edhe nënshkrime të pavlefshme.

    Rezultatet i pranuan, por për caktimin e datës për mbajtje të votimit, jo të gjithë ishin dakord.

    Nëse në votimin e 21 prillit, arrihet 50 për qind plus një, pro shkarkimit të kryetarëve, Presidentes së vendit i duhet që në afat prej 30-45 ditë nga shkarkimi, t’i shpallë zgjedhjet e reja në komunat përkatëse.

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:

  • Digjet lokali i nënkryetares së Zveçanit, thotë se zjarri ishte i qëllimshëm

    Digjet lokali i nënkryetares së Zveçanit, thotë se zjarri ishte i qëllimshëm

    Përgatiti: Arton Hamiti

    Disa nga rrobat kanë shpëtuar, por zor që mund t’i shesë më. Lokali në pronësi të nënkryetares së Zveçanit është djegur pothuajse tërësisht, në orët e para të së premtes.

    Natasha Tomaniq, e cila jeton në qendër të qytetit, fare pranë dyqanit, pretendon se zjarri nuk ishte i rastësishëm.

    “Hyra brenda dhe zjarri filloi të përhapej. Kishte filluar mu në mes të dyqanit andaj kjo më tregon se s’ishte çështje rryme. Për mendimin tim ky zjarr ishte i qëllimshëm. Njerëzit e dinë ku unë punoj, andaj… shumëkush kërkoi nga unë që t’i punësoja ka shumë serbë që nuk duan që serbët tjerë të punësohen në institucionet e Kosovës dhe e dimë qartë se kujt s’i pëlqen kjo”, tha Tomaniq.

    Megjithatë, nënkryetarja serbe nuk ndihet e frikësuar.

    “Aspak nuk frikësohem. Do të frikësohesha nëse do të më dilnin para syve, por në aspektin tjetër më vjen keq që janë qyqarë e sillen kështu. Më herët nuk kisha telashe të këtilla por para një muaji pata një thirrje të çuditshme, personi nuk më ishte prezantuar. Ishte një profil i rrejshëm, e më pas ndodhi kjo çfarë ndodhi”, tha Tomaniq.

    Se mund të bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme, e thotë edhe Policia.

    Kurse, kryetari i Zveçanit, tha se akte të tilla janë të panevojshme.

    Ndonëse nuk pati ndonjë shifër të saktë, nënkryetarja për komunitete tha se dëmet materiale janë të mëdha dhe të pariparueshme. Sidoqoftë, kjo nuk është hera e parë që pronave private të serbëve në katër komunat në veri, u vihet flaka.

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:

  • Bylbyl Sokoli, trajneri i ri i Dinamo Ferizajt

    Bylbyl Sokoli, trajneri i ri i Dinamo Ferizajt

    Skuadra e Dinamo Ferizajt përmes një komunikate e ka bërë zyrtare trajnerin e ri, Bylbyl Sokolin.

    Pasuesi i Burim Qerkinit te Dinamo e Ferizajt është trajneri i njohur, Bylbyl Sokoli, raporton KosovaPress.

    “Trajner Bylbyl Sokolit, i kemi besuar programit të tij dhe nga sot është emëruar si kryetrajner FC Dinamo.

    I njohur për dedikimin dhe profesionalizmin e tij, janë disa prej karakteristikave të tij ku edhe është i gatshëm për sfidat të cilat na presin së bashku”, shkruante në komunikatën e Dinamo Ferizajt.

    Sokoli ka drejtuar skuadra të njohura si Prishtinën, Gjilanin e Llapin, ndërsa së fundmi ishte trajner i Malishevës.

  • As data 8 mars nuk i bën me rroga, punëtorët e UP-së paralajmërojnë protestë

    As data 8 mars nuk i bën me rroga, punëtorët e UP-së paralajmërojnë protestë

    Janë bërë tri javë që kur punëtorët teknikë dhe ata të sigurimit të Universitetit të Prishtinës kanë nisur grevën, me ankesën e pagave të ulëta.

    Kërkesa e tyre ende nuk është miratuar e Kryetari i Sindikatës së Pavarur të sektorit privat, Jusuf Azemi ka paralajmëruar masa më rigoroze.

    Nëpërmjet një postimi në Facebook, Azemi u shpreh se komunikimi deri tani si partner është zero dhe nga e hëna veprimet sindikale do të ndryshojnë, ku për disa ditë do të ketë protestë para derës së Rektorit.

  • KH Vushtrria tërhiqet nga gara për arsye financare

    KH Vushtrria tërhiqet nga gara për arsye financare

    Klubi Hendbollistik Vushtrria është larguar nga garat për arsye financiare

    Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Klubi në Facebook.

    “I pamundur është mundi i vetëm një individi, me lojtarë të ri, që të provoj të mbijetoj sepse klubi nuk ka pasur as edhe një ndihmë fiannciare për të vazhduar garat”, thuhet në njoftim.

    “Le të mbetet në ndërgjegjen e të gjithë atyre që e braktisën klubin dhe e dërguan në shuarje, e rininë e lanë të sillet rrugëve”.