ATV

Author: ATVLive

  • E pranojnë gjyqtarët, penalltia e Interit ndaj Genoas ishte gabim

    E pranojnë gjyqtarët, penalltia e Interit ndaj Genoas ishte gabim

    Shoqata e Arbitrave italian ka konfirmuar se penalltia e Interit kundër Genoas ishte një gabim nga gjyqtari Giovanni Ayroldi, i cili nuk mori parasysh rekomandimet e VAR-it.

    Gabimi rezultoi i rëndësishëm në fitoren 2-1, duke i dhënë “Nerazzurrëve” një epërsi 2-0 në “Giuseppe Meazza” të hënën në mbrëmje.

    Morten Frendrup ndërhyri me ahspërsi në drejtim të Barellas, por aty u pa qartë që lojtari largoi topin paraprakisht, përcjellë KosovaPress.

    Gjyqtari Ayroldi akordoi penallti dhe dëgjohej duke u thënë lojtarëve të Genoas “nuk ka rëndësi nëse ai e prek topin, ju nuk mund të ndërhyni në atë mënyrë”.

    VAR menjëherë sugjeroi se nuk ishte një penallti dhe kaloi shumicën e kohës duke u përpjekur të gjente pamjet më të mira për t’i treguar arbitrit se kontakti nuk kishte ekzistuar.

    “Po, duke parë pamjet, ishte një gabim. Mund të ndodhë në fushë kur gjyqtari nuk arrin të shkëputet nga ajo ndjesia që ka parë ndërhyrjen në kohë reale duke e konsideruar atë si të rrezikshme” tha nënkomisioneri i Dino Tommasi.

    “Zyrtarët e VAR-it u përpoqën ta çonin drejt këtij përfundimi. Ai duhet të kishte hapur mendjen dhe të ishte më i hapur për të vlerësuar pamjet që iu shfaqën. Ndoshta kishte edhe një kënd tjetër, por ato që iu treguan duhet të kishin mjaftuar për të anuluar vendimin”, shtoi ai.

  • 81-vjetori i holokaustit të hebrenjve të Maqedonisë

    81-vjetori i holokaustit të hebrenjve të Maqedonisë

    Komuniteti hebraik në Maqedoninë e Veriut sot do të shënojë 81-vjetorin nga deportimi dhe holokausti i 7.144 hebrenjve të Maqedonisë në kampin e përqendrimit, Treblinka.

    Natën midis 10 dhe 11 marsit 1943 u arrestuan mbi 7 mijë hebrenj në Maqedoni dhe u burgosën në Monopol, sot Kombinati i duhanit, i cili atëherë ishte kamp përqendrimi i përkohshëm.

    Më së shumti hebrenj ka pasur nga Manastiri, Shkupi dhe Shtipi dhe nga disa familje nga qytetet më të vogla. Sipas evidencës së autoriteteve të atëhershme okupuese bullgare dhe gjermane, janë arrestuar 7.144 hebrenj.

    Më 11 mars ishin mbledhur në vagonë për transportin e kafshëve dhe nga Manastiri dhe Shtipi së bashku janë sjellë në Monopolin e Shkupit, ku kanë qëndruar deri në fund të muajit mars në kushte ekstreme të rënda higjienike dhe psikologjike.

    Tërë pasuria u ishte marrë, ndërsa ari dhe paratë u janë konfiskuar. Pastaj sërish ishin ngarkuar, midis 80 dhe 120 në një vagon dhe ishin transportuar në Poloninë e atëhershme të okupuar, në kampin e vdekjes Treblinka, ku janë ekzekutuar.

    Asnjëri nga të arrestuarit nuk është kthyer.

    Në Treblinkë janë vrarë 98 për qind nga komuniteti hebrenj në Maqedoni në vitin 1943, që është përqindja më e madhe në botë.

    Në përkujtim të hebrenjve të depërtuar të Maqedonisë, një delegacion i Republikës së Maqedonisë në vitin 2008 në kampin Treblinka vendosi shenjë me mbishkrimin “Maqedonia”.

    Në mars 2011, në mëhallën hebraike në Shkup, në mënyrë solemne u hap Qendra memoriale e holokaustit të hebrenjve të Maqedonisë. Muzeu është ndërtuar me mjetet e pronave të familjeve të hebraikëve të vrarë të Maqedonisë të cilët nuk kanë pasur trashëgimtarë.

    Sipas vlerësimeve në Treblinkë janë vrarë rreth 900 mijë njerëz, prej të cilëve mbi 750.000 hebrenj. Viktimat e holokaustit në këtë kamp, i cili ndodhej 100 kilometra në verilindje të Varshavës, ishin vrarë midis muajit korrik të vitit 1942 dhe tetorit të vitit 1943.

  • 25 vjet nga vrasja e piktorit Kadri Kadriu

    25 vjet nga vrasja e piktorit Kadri Kadriu

    Sot mbushen 25 vjet nga vrasja e piktorit të mirënjohur mitrovicas, Kadri Kadriu.

    Kadri Kadriu gjatë kthimit në shtëpinë e tij te kullat e famshme me “plis” në lagjen “Kroi i Vitakut”, pas qëndrimit te të afërmit, kapet tinëzisht nga forcat paramilitare e makineria serbe dhe vritet mizorisht, ndërsa trupi i tij u gjet në Stan Tërg.

    Kadri Kadriu është njëri nga piktorët më të njohur kosovarë, i cili mbetet frymëzim për gjeneratat e reja.

  • ​Sot bëhen 43 vjet nga demonstratat studentore të 11 marsit

    ​Sot bëhen 43 vjet nga demonstratat studentore të 11 marsit

    Sot bëhen 43 vjet nga organizimi i demonstratës studentore, e cila është protesta e parë që u shtyp me dhunë nga policia dhe ushtria jugosllave.

    Me datën 4 mars të vitit 1981 studentët e Kosovës organizuan një protestë në Prishtinë për kushte më të mira në mensën e tyre dhe kjo protestë ishte shkëndija e demonstratës së organizuar nga studentët më datën 11 mars 1981.

    Si pasojë e demonstratave të studentëve erdhën tubimet e njohura si “Demonstratat e punëtorëve”, në të cilat kërkohej lirimi i studentëve të burgosur.

    Por përsëri, organet shtetërore ndërhyjnë me tërë brutalitetin e tyre gjatë tubimeve, dhe ish-armata jugosllave pushtoi rrugët e Kosovës, duke u vendos në tërë territorin u vendos gjendja e jashtëzakonshme, e më vonë edhe shtetrrethimi.

    Demonstratat gjithëpopullore të marsit dhe prillit të vitit 1981, shënuan fillimin e kthesës vendimtare të ndarjes definitive të shqiptarëve të robëruar nga ish-Jugosllavia. /KP

  • Përfitimet e mëdha të organizmit nga agjërimi treditor

    Përfitimet e mëdha të organizmit nga agjërimi treditor

    Kufizimi i ushqimit edhe për tri ditë mund të rigjenerojë të gjithë sistemin imunitar të njeriut.

    Këtë e thotë një studim i Universitetit të Kalifornisë së Jugut, sipas të cilit, kjo përbën mënyrën më natyrale për të forcuar imunitetin.

    Ekspertët kanë kritikuar prej kohësh regjimet drastike që promovojnë kufizimin e ushqimit, duke përshkruar atë si jo të shëndetshëm.

    Por ky studim i ri thotë se nëse trupi nuk furnizohet me ushqim, atëherë qelizat burimore nisin të prodhojnë rruaza të reja të bardha të gjakut, e këto rruaza janë luftëtaret më të mira të infeksioneve.

    Ekspertët amerikanë besojnë se ky zbulim, është i rëndësishëm, sidomos për pacientët që vuajnë nga tumoret apo i nënshtrohen kimioterapisë për shkak të imunitetit të dobët.

    Gjatë rritjes, sistemi imunitar i njeriut dobësohet dhe e ka më të vështirë të luftojë sëmundjet.

    Sipas informacioneve, kufizimi i ushqimit për 72 orë mund ta rikthejë imunitetin në formën e duhur.

    Kufizimi i ushqimit ndez motorët e rigjenerimit dhe hap rrugën formimit të rruazave të reja të bardha të gjakut.

    Gjatë këtyre 72 orëve, sipas ekspertëve, trupi eliminon vetë pjesët e dëmtuara, vjetërsuara dhe jo efikase të sistemit imunitar.

    Sistemi imunitar është tërësisht i ri ndërkohë që enzimat që rrisin rrezikun e plakjes ulen në numër.

    Kufizimi i ushqimit detyron trupin të përdorë depozitat e glukozës dhe yndyrave dhe përbën një fillim të ri për organizmin.

    Sipas ekspertëve, imitimi i stilit të agjërimit, është një qasje më e sigurt dhe më e lehtë./agroweb

  • Sot mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscars

    Sot mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscars

    Sot, mbahet edicioni i 96-të i çmimeve Oscars, ceremonia më e madhe e ndarjes së çmimeve në botën e kinematografisë.

    “Oppenheimer” i Christopher Nolan kryeson listën me gjithseh 13 nominime, “Poor Things” i Yorgos Lanthimos me 11 nomnime dhe “Killers of the Flower Moon” i Martin Scorsese me 10 nominime.

    Jimmy Kimmel është nikoqiri i i ceremonisë madhështore “Oscars 2024”, që do të mbahet Teatrin Dolby në Ovation Hollywood.

    Ndërsa, sa i përketë listës së prezantuesve të cilët do të paraqiten në Oscar 2024 janë si në vijim:

    Bad Bunny
    Americ Ferrera
    Mahershala Ali
    Brendan Fraser
    Ariana Grande
    Zendaya
    Emily Blunt
    Nicolas Cage
    Jamie Lee Curtis
    Cynthia Erivo
    Sally Field
    Ryan Gosling
    Chris Hemsworth
    Duein Xhonson
    Michael Keaton
    Regina King
    Ben Kingsley
    Jessica Lange
    Jennifer Lawrence
    Melissa McCarthy
    Matthew McConaughey
    Kate McKinnon
    Rita Moreno
    John Mulaney
    Catherine O’Hara
    Lupita Nyong’o
    Al Pacino
    Michelle Pfeiffer
    Ke Huy Quan
    Issa Rae
    Tim Robbins
    Sam Rockwell
    Octavia Spencer
    Steven Spielberg
    Mary Steenburgen
    Charlize Theron
    Christoph Waltz
    Forest Whitaker
    Anya Taylor-Joy
    Michelle Yeoh
    Ramy Youssef

  • “Qoftë një muaj i begatë”, Krasniqi uron muajin e Shenjtë të Ramazanit

    “Qoftë një muaj i begatë”, Krasniqi uron muajin e Shenjtë të Ramazanit

    Nga nesër të gjithë besimtarët mysliman do të nisin muajin e Shenjtë të Ramazanit.

    Liderët e shtetit kanë uruar për një agjërim sa më të lehtë.

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, përmes një postimi në Facebook i ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për Ramazan.

    Ai u ka uruar agjërim të lehtë, duke u dashuruar që sakrificat dhe lutjet të iu pranohen tek Zoti.

    “Të gjithë qytetarëve të besimit islam, urime fillimi i muajit të bekuar të Ramazanit. Qoftë një muaj i begatë, ku solidariteti dhe dashuria për njëri-tjetrin rriten, ndërsa sakrificat dhe luatjet tuaja pranohen tek Zoti. Agjërim të lehtë të gjithëve. Me Fat”, ka shkruar Krasniqi.

  • Konjufca uron Ramazanin, thotë se ky muaj çon drejt realizimit shpirtëror

    Konjufca uron Ramazanin, thotë se ky muaj çon drejt realizimit shpirtëror

    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka uruar të gjithë besimtarët mysliman për fillimin e Ramazanit.

    Konjufca është shprehur se muaji i Ramazanit sjell sprovën përballë së cilës disiplina dhe virtyti çojnë drejt realizimit shpirtëror.

    “Të gjithë besimtarëve myslimanë, urime dhe me fat muajin e Ramazanit! Duke bartur frymën e sakrificës dhe solidaritetit ndaj tjetrit në nevojë, muaji i Ramazanit sjell sprovën përballë së cilës disiplina dhe virtyti çojnë drejt realizimit shpirtëror”, ka shkruar i pari i Kuvendit në Facebook.

    “Si muaj i sakrificës dhe përkushtimit, ai sjell mesazhin për atë që është më e lartë se ne, dhe se përlartësimi vjen nga një përulësi e thellë e shpirtit ndaj Zotit që tejkalon shtrëngesat e rrethanës. Agjërim të lehtë për të gjithë besimtarët!”.

  • Osmani: Urime muaji i bekuar i Ramazanit!

    Osmani: Urime muaji i bekuar i Ramazanit!

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në Facebook i ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e nisjes së muajit të Ramazanit.

    “Pas mesnate, me syfyrin e parë, fillon muaji i shenjtë i Ramazanit. I uroj të gjithë qytetarëve tanë të besimit islam agjërim të lehtë e të shëndetshëm, mbarësi dhe begati në familje”.

    “Forca e njeriut qëndron në durimin, veprat humane dhe respektin e ndërsjellë. Ndaj në këtë muaj e çdo ditë tjetër, të shpërfaqim solidaritetin nder njerëzor që e karakterizon popullin tonë. Urime muaji i bekuar i Ramazanit”, ka shkruar Osmani.

  • Kjo është Vaktia e Ramazanit 2024

    Kjo është Vaktia e Ramazanit 2024

    Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës ka publikuar vaktin e Ramazanit për vitin 2024.

    Dita e parë e Ramazanit është me 11 mars, ku koha e syfyrit është në ora 04:16, ndërsa iftari në ora 17:45.

    Kurse, dita e fundit e Ramazanit është më 9 prill, ndërkaq dita e parë e Fitër Bajramit është më 10 prill, ditë e mërkurë.

    Ramazani është muaji më i zgjedhur dhe më i rëndësishmi për të gjithë myslimanët. Muaji në të cilin është urdhëruar agjërimi dhe në të cilin filloi zbritja e Kur’anit të madhërishëm.

    Çdo besimtar i sinqertë e pret me gëzim Ramazanin, duke shpresuar në mëshirën dhe faljen e Allahut. Është koha kur zakonet dhe detyrimet tona jetësore ua nënshtrojmë momenteve kur fillojmë agjërimin dhe kur bëjmë iftarin.

    Libri i Shenjtë Kurani thotë se Ramazani ka dimension shpirtëror, moral, solidar dhe shëndetësor. Nga agjërimi janë liruar fëmijët, shtatzënat, nënat me foshnja në gji dhe të sëmurët. Ditët e Ramazanit janë gjithashtu specifike në atë që xhamitë janë plot gjatë të pesë namazeve (faljeve), megjithëse ato mund të falen edhe në shtëpi.

    Agjërimi njëmujor nuk i liron besimtarët nga obligimet dhe punët e rregullta, por u lejohet t’u përshtaten detyrimeve fetare.