ATV

Author: ATVLive

  • ​Ruajtja e sigurisë, KFOR-i përfundon stërvitjen “Shpata e bronztë 2024”

    ​Ruajtja e sigurisë, KFOR-i përfundon stërvitjen “Shpata e bronztë 2024”

    Komanda Rajonale Perëndimore e misionit KFOR të udhëhequr nga NATO përfundoi sot një stërvitje të mbajtur në kampin “Villaggio Italia”, me qëllim vlerësimin e gatishmërisë operacionale të njësive dhe procedurat e testimit për të shpejtë. vendosjen e aseteve dhe aftësive.

    Stërvitja “Shpata e bronztë 2024”, paraqiste një sërë aktivitetesh të përbashkëta për të menaxhuar krizat dhe për të mbështetur sigurinë publike të kryera nga kontingjente të ndryshme kombëtare të caktuara për KFOR-in. Këto përfshinin kontrollin e trazirave të turmës, heqjen e pengesave rrugore, evakuimin mjekësor me helikopter, evakuimin e ndërtesave dhe vendosjen e përforcimeve të trupave.

    “Përfundimi i stërvitjes “Shpata e bronztë 2024” paraqet një arritje të rëndësishme në përpjekjet tona të vazhdueshme për të ruajtur një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, nën mandatin e OKB-së. Përkushtimi dhe profesionalizmi i shfaqur nga të gjithë pjesëmarrësit kanë qenë shembullor dhe pasqyrojnë përkushtimin tonë të palëkundur për të kontribuar në sigurinë e qëndrueshme në mbarë Kosovën,” ka thënë komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash.

  • UNDP dhe ADA promovojnë bizneset e “gjelbërta” që udhëhiqen nga gratë e Prizrenit

    UNDP dhe ADA promovojnë bizneset e “gjelbërta” që udhëhiqen nga gratë e Prizrenit

    UNDP dhe Zyra Koordinuese për Bashkëpunim Zhvillimor të Austrisë në Prishtinë (ADA), në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit, kanë organizuar “Pjatën e gjelbërt”, si përkrahje për bizneset e vogla të udhëhequra nga gratë, raporton EO.

    Aty u tha se përkrahja e donatorëve ka për synim edhe ndihmën ndaj të rinjve, krijimin e kushteve dhe hapjen e vende të reja të punës, në mënyrë që ata mos ta lëshojnë Kosovën.

    Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, falënderoi donatorët, me ç’rast tha se donacione të tilla do t’i fuqizojnë bineset e këtij qyteti.

    “Me aktivitetet tona përbashkët promovojnë qasjen ndaj ushqimit të shëndetshëm dhe ushqimit bio po ashtu promovojmë bashkëpunimin dhe aktivitetin drejtim të përkrahjeve të bizneseve të cilat kultivojnë këtë lloj të aktivitetit dhe prodhojnë produkte të gjëlbërta, produkte të shëndetshme kurse në të ardhmen do të ketë aktivitete te reja edhe kryesisht ato do të jenë në drejtim të përbërjes së grave që janë pronare të bizneseve por edhe të rinjve e pse është është e vetë shpjegueshme se duam t’i fuqizojmë gratë duam me i fuqizu rininë, me iu dhënë mundësi për punë që ata me punën e vet më dhënë kontributin për qytetin tonë po edhe mos me pas nevojë me u largu prej Kosovës”, tha ai.

    Yuliya Scherbenina nga UNDP, tha se shpreson që kjo thirrje ta rrisë vetëdijen për rëndësinë e ushqimit të gjelbër.

    “Është kënaqësi të ndodhem në Prizren, qyteti që gjithmonë na mirëpret shumë ngrohet sa herë të vijmë. Sa i përket udhëzuesit në Komunën e Prizrenit, shpresoj qe do te jetë një thirrje zgjuar për të gjithë mund të ngriseë vetëdijen për rendësin e ushqimit”, u shpreh ajo.

    Për rëndësinë e ushqimit të gjelbër, foli edhe Sandra Horina, drejtoreshë e ADA-s për Kosovë.

    “Dhe prodhimi i ushqimit në masë të madhe kontribuohet në emetimin e gazrave dhe gjithashtu ndikon tek ndryshimet klimatike pra duhet të flasim për sistemin e qëndrueshëm te ushqimit në mënyre që të i luftojmë ushqimet klimatike dhe ndryshimet klimatikë afektohën të na prek të gjithë neve natyrisht ne mund të themi duke luftuar ndryshimet klimatike prekin çështje të ndryshme të sistemit ushqimore dhe është mjaft e rëndësishme se duhet të mbrojmë natyrën tonë dhe bujqësia konvencionale po e ndot tokën dhe po e ndotë ujin në përdorimin e pesticideve të ndryshme dhe gjithashtu është një linjë e gjatë e prodhimit të ushqimit i cili përdor shumë paketime plastike dhe gjithashtu përdor shume fosile energji fosile në prodhimin e ushqimit”, u shpreh ajo.

    “Ne punojmë në fushën e promovimit ndërtimit të zhvillimit rurale bujqësisë për më shumë se një dekadë dhe ne punojmë se bashkë me UNDP si partneri jonë në dy komuna. Në fazën tjetër do të kemi më shumë komuna ne gjithashtu edhe punojmë me Zvicrën në mënyrë që të implementojmë projektet të mëdha në zhvillimet rurale dhe ndërtimin e bujqësisë. Pra ne punojmë dhe mbulojmë punën tonë shumë komuna mundohemi të ndërtojmë agrobiznese të vogla të udhëhequra nga gratë që t’i ndihmojmë si të ndërtojnë prodhime të vogla”, u shpreh tutje ajo.

  • Mungojnë Bislimi e Lushtaku, shtyhet seanca për përleshjen në Kuvend

    Mungojnë Bislimi e Lushtaku, shtyhet seanca për përleshjen në Kuvend

    Për shkak se zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ishte në udhëtim zyrtar jashtë vendit dhe mungoi edhe deputeti Mergim Lushtaku, është shtyrë seanca fillestare të mërkurën në rastin ku Bislimi e Lushtaku bashkë me deputetët Hajdar Beqa dhe Bekim Haxhiu, akuzohen lidhur me rastin e përleshjes së ndodhur më 13 korrik 2023 në Kuvendin e Kosovës. Po ashtu, palët nuk ishin pajisur me shkresa të lëndës.

    Kryetari i trupit gjykues, Eroll Gashi ka thënë se Bislimi ndodhet në një vizitë zyrtare jashtë vendit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Ai ka shtuar se i dëmtuari – ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, nuk ka qenë i qasshëm.

    Në seancë mungoi edhe Mergim Lushtaku, për të cilin mbrojtësi i tij, avokati Faton Fetahu, ka treguar se nuk mungon për arsye të angazhimeve në Kuvend, por për shkak të mosdërgimit të shkresave të lëndës, përfshirë edhe aktakuzën.

    Në këto rrethana, seanca e sotme është shtyrë.

    Bislimi akuzohet se më 13 korrik 2023 ka përdorur dhunë fizike ndaj Lushtakut që i kishte hedhur ujë Bislimit. Bislimi akuzohet për “sulm”.

    Edhe Lushtaku po ashtu akuzohet për “sulm” ndaj Bislimit.

    E deputeti tjetër Hajdar Beqa akuzohet “për sulm” ndaj ministrit Hekuran Murati, por edhe se duke ia tërhequr syzat ka kryer veprën “asgjësim apo dëmtim të pasurisë”.

    Deputeti tjetër i PDK-së, Bekim Haxhiu, akuzohet për “lëndim të lehtë trupor” për goditjen ndaj Muratit.

  • Regjistrimi i popullsisë nis të premten – këto janë disa nga pyetjet më interesante

    Regjistrimi i popullsisë nis të premten – këto janë disa nga pyetjet më interesante

    Të premten, më 5 prill do të nisë procesi i regjistrimit të popullsisë.

    Kjo po ndodh pas 13 vjetësh, ku herën e fundit ishte realizuar në vitin 2011-të.

    Regjistrimi i popullsisë parashihet të përfundojë më 17 maj.

    Në vitin 2011-të, bazuar në të dhënat e publikuara figurojnë se në Kosovë janë 1.7 milionë banorë.

    Për nisjen e këtij procesi, Agjencia e Statistikave i ka publikuar disa formularë.

    Disa nga pyetjet më interesante tek pyetësorët mund t’i gjeni KËTU.

  • Petkoviq e cilëson “provokim” vizitën e Kurtit në veri, kërkon “llogari” nga KFOR-i dhe EULEX-i

    Petkoviq e cilëson “provokim” vizitën e Kurtit në veri, kërkon “llogari” nga KFOR-i dhe EULEX-i

    Drejtori i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovë” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, konsideroi se një ditë para ciklit të ri të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vendosi të ngrejë tensione të reja, kur vizitoi gjatë ditës Leposaviqin dhe Zubin Potokun – dy komuna të banuara me shumicë serbe – në pjesën veriore të Kosovës.

    Petkoviqi e cilësoi “provokim” vizitën e kreut të ekzekutivit kosovar në këtë zonë të banuar kryesisht nga serbë etnikë, ndërsa akuzoi KFOR-in dhe EULEX-in që e lejuan vizitën. Madje, korrieri kryesor i propagandës serbe e cilësoi “okupator” kryeministrin e Kosovës, duke shtuar se ai nuk është i mirëpritur në mesin e serbëve lokalë.

    “Kurti s’ka çfarë të kërkojë në veri, ku nuk është i mirëpritur. Fakti që i gjithë Leposaviqi u bllokua kur ai shkoi në ndërtesën e komunës, ku e priste kryetar i rremë, dëshmon se për çfarë demonstrimi të forcës bëhet fjalë. Gjithashtu, fakti që të gjitha rrugët janë bosh në Leposaviq dhe Zubin Potok tregon se populli serb shfaq përbuzje ndaj provokimit të Kurtit”.

    “Por shtrohet pyetja se kush e miratoi vizitën e Kurtit në veri dhe në çfarë mënyre, kush nga përfaqësuesit ndërkombëtarë është informuar – nëse KFOR-i dhe EULEX-i kanë ndihmuar dhe dhënë pëlqimin për këtë provokim?”, shtoi ndër të tjera Petkoviq.

  • Të enjten Kuvendi mban dy seanca, njëra solemne për shënimin e 25 vjetorit të Betejës së Koshares

    Të enjten Kuvendi mban dy seanca, njëra solemne për shënimin e 25 vjetorit të Betejës së Koshares

    Kuvendi i Kosovës do të mbajë dy seanca të enjten e 4 prillit.

    Seanca e parë do të jetë solemne dhe do të nisë në orën 10:00. Në rend dite është shënimi i 25 vjetorit të Betejës së Koshares.

    Ndërsa seanca plenare do të nisë në orën 11:00.

    Rendi i ditës:

    1. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
    2. Themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024,
    3. Votimi i Projektligjit nr.08/L-234 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar,
    4. Votimi i Projektligjit nr.08/L-236 për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze,
    5. Votimi i Projektligjit nr.08/L-253 për Aderimin e Republikës së Kosovës në Konventën për Importin e Përkohshëm,
    6. Votimi i Projektligjit nr.08/L-254 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Kosovës nga njëra anë dhe Bashkimit Evropian nga ana tjetër për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e bashkimit programi i tregut të vetëm,
    7. Votimi i Projektligjit nr. 08/L-259 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin “Projekti për forcimin e qeverisjes digjitale për ofrimin e shërbimeve”,
    8. Votimi i Projektligjit nr.08/L-263 për ratifikimin e Marrëveshjes për sigurime sociale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Holandës,
    9. Votimi i Projektligjit nr.08/L-271 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Qeverisë së Kosovës, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Qeverisë së Konfederatës Zvicerane, të përfaqësuar nga Sekretariati shtetëror për çështje ekonomike për Projektin e “qëndrueshmërisë klimatike në sektorin e ujërave në Kosovë”,
    10. Votimi i Projektligjit nr.08/L-273 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), dhe KFË, Frankfurt Am Main, për Programin e energjisë solare I (solar4kosovo I) Fotovoltaik,
    11. Votimi i Projektligjit nr.08/L-281 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare, për pjesëmarrjen e Kosovës në programin e Bashkimit Evropian “Evropa digjitale për periudhën 2021-2027” ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian,
    12. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-270 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e BE-së qytetarët, barazia, të drejtat dhe vlerat,
    13. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-280 për ratifikimin e “amendamentimit nr.3 të Marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2015”,
    14. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-293 për ratifikimin e “Marrëveshjes së bashkëfinancimit për hartimin e Projektit për ndërtimin e tunelit në rrugën Tetovë-Prizren”,
    15. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-292 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrjen e Kosovës në programin e Bashkimit Evropian “Drejtësia”,
    16. Votimi në lexim të dytë i Projekt Kodit doganor dhe të akcizave, nr. 08/L-247,
    17. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 08/L-211 për Verëra,
    18. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor,
    19. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-258 për promovimin e përdorimit të burimeve të ripërtërishme të energjisë,
    20. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-266 për gjendjen civile,
    21. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-268 për shpronësimin e pronës së paluajtshme,
    22. Shqyrtimi i parë Projektligjit nr.08/L-284 për shqyrtimin administrativ të akteve të komunave,
    23. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-285 për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të pronës së paluajtshme të komunës,
    24. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-291 për Gjykatën Administrative,
    25. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-279 për Inspektoratin qendror të mbikëqyrjes së tregut,
    26. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-288 për mbrojtjen e konsumatorit,
    27. Votimi i Programit Kombëtar të Shkencës 2023/2028,
    28. Votimi për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi përgjegjësitë ekzekutive të Ministrisë së Drejtësisë në raport me zjarret e dyshimta në Institutin e Mjekësisë Ligjore, zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Deharit dhe çdo veprimi e mosveprimi të kësaj ministrie që ka cenuar pavarësinë dhe përgjegjësitë ligjore të këtij instituti,
    29. Shqyrtimi i rekomandimeve nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.08/L-021 për tregti me jashtë,
    30. Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit të performancës “Prokurimet e negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për vitin 2021”,
    31. Shqyrtimi i Rekomandimeve për Raportin e auditimit të performancës “Renovimi dhe konfigurimi i stadiumit të qytetit në Mitrovicë, Gjilan dhe Gjakovë”,
    32. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Ndërmarrjes Publike, Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, për vitin 2022,
    33. Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,
    34. Shqyrtimi i Projektrezolutës për vlerësimin e punës së Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2022,
    35. Shqyrtimi i Projektrezolutës për vlerësimin e punës së Autoritetit të Konkurrencës i Republikës së Kosovës për vitin 2022,
    36. Themelimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
    37. Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale,
    38. Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Prokurorial të Kosovës, përfaqësues nga Oda e Avokatëve të Kosovës,
    39. Shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së emigrimit të qytetarëve nga Republika e Kosovës.
  • Rregullat e reja në komunikacion, Rexhepi: Janë analizuar shkaktarët e aksidenteve

    Rregullat e reja në komunikacion, Rexhepi: Janë analizuar shkaktarët e aksidenteve

    Nga sot kanë hyrë në fuqi dënimet e reja në komunikacion, në lidhje me të cilat ka folur Drejtori i Divizionit për Trafik Rrugor në Policinë e Kosovës, Jeton Rexhepi, i cili tha se janë analizuar disa gjëra.

    Ai u shpreh se janë analizuar shkaktarët e aksidenteve, kundërvajtjet si dhe siç u shpreh ai, është marrë për bazë edhe numri i aksidenteve.

    “Janë analizuar shkaktarët e aksidenteve, janë analizuar kundërvajtjet më të shpeshta, poashtu është me rëndësi që janë marrë për bazë numri i aksidenteve me lëndime dhe persona të vdekur”.

    “Andaj, bazuar në gjitha këto analiza, statistika dhe vlerësime sa i përketë zbatimit të ligjit të vjetër është parë e nevojshme edhe e domosdoshme që ligji i vjetër të hyjë në plotësim-ndryshim i cili veç ka ndodh”, është shprehur ai.

  • Tërmetet e gazit në Holandë, mbyllja e vonuar: Jemi të shqetësuar për stoqet

    Tërmetet e gazit në Holandë, mbyllja e vonuar: Jemi të shqetësuar për stoqet

    Dhoma e Lartë e Parlamentit të Holandës ka shtyrë votimin mbi legjislacionin për mbylljen e një fushe të madhe gazi në Groningen, duke zemëruar qeverinë, e cila ka thënë se prodhimi nuk do të rifillojë për shkak të rreziqeve të tërmetit.

    Prodhimi i gazit në Groningen është reduktuar gradualisht prej vitesh, vetëm për t’u ndalur në tetor për të kufizuar aktivitetin sizmik të nxitur nga dekada të nxjerra, duke dëmtuar mijëra ndërtesa.

    Qeveria lejoi rifillimin e prodhimit në një shkallë modeste në fund të vitit të kaluar dhe në fillim të këtij viti për të siguruar furnizimet gjatë periudhës së ftohjes, por propozoi një ligj që përcakton mbylljen e plotë të fushave deri më 1 tetor. Dhoma e Ulët e Parlamentit e mbështeti projektligjin në mars, por disa parti në dhomën e lartë të martën kërkuan garanci shtesë se ai nuk do të rrezikonte furnizimet me gaz.

    “Mund të vonojë vendimin përfundimtar me një vit e gjysmë, gjë që më zemëron”, tha sot ministri i Minierave Hans Vijlbrief, duke kërcënuar se do të jep dorëheqjen nëse Senati nuk ndryshon mendje në një periudhë të shkurtër kohore.

    “Siguria e furnizimit mund të kërcënohej vetëm në rastin e dy dimrave shumë të ftohtë radhazi dhe gjasat për një gjë të tillë llogariten nga një deri në 80 mijë. Besoj se ka pasur një keqkuptim dhe së shpejti do të marrim vesh finalen. vendim i Senatit”, tha ministri.

    Shtyrja e votimit u kërkua, ndër të tjera, nga tre nga katër partitë që përpiqen të formojnë një qeveri, duke përfshirë partinë nacionaliste PVV, fituesin e zgjedhjeve të nëntorit 2023 dhe VVD e qendrës së djathtë të kryeministrit në largim Marko Rutte.

    Nëse ligji nuk miratohet, prodhimi teorikisht mund të rikthehet. Përfaqësuesit e Dhomës së Ulët thanë sot se kanë frikë nga një vonesë e konsiderueshme e vendimit për mbyllje, duke theksuar se qytetarët pranë fushave do të vazhdojnë të jetojnë në pasiguri.

    Qeveria teknike e kryeministrit Mar Rutte ka përsëritur disa herë se në asnjë rrethanë nuk do të vazhdojë prodhimin e gazit në Groningen. Përfaqësuesi i VVD Silvio Erkens tha sot se vendimi për ndalimin e prodhimit të gazit nuk do të rishikohet. “Megjithatë, Senati ka të drejtë të kërkojë informacion shtesë”, shtoi ai.

    Shell dhe ExxonMobil, sipërmarrja e përbashkët e të cilëve NAM operon fushën, kanë kërkuar nga një gjykatë arbitrazhi të vendosë nëse shteti holandez duhet t’u paguajë atyre kompensim për ndërprerjen e prodhimit të gazit në Groningen, pasi fusha përmban ende rezerva të mëdha gazi.

    Qe nga fillimi i prodhimit në vitet 1960, gazi i ka sjellë thesarit holandez rreth 363 miliardë euro dhe Shell dhe Exxon rreth 66 miliardë euro.

  • Drejtori i përgjithshëm i BTA: Ne duhet të tregojmë kontributin e Bullgarisë në Bashkimin Evropian

    Drejtori i përgjithshëm i BTA: Ne duhet të tregojmë kontributin e Bullgarisë në Bashkimin Evropian

    Ne duhet të tregojmë kontributin e Bullgarisë në Bashkimin Evropian, në vend që të tregojmë vetëm kontributin e fondeve evropiane për Bullgarinë, tha drejtori i përgjithshëm i BTA Kiril Valçev në fjalën e tij hapëse në konferencën rajonale “Evropa në Ballkan: Një e ardhme e përbashkët” në Klubin Kombëtar të Shtypit të BTA në Varna të mërkurën.

    Sipas Valçevit, ideja e konferencave është të kontribuojnë në një kuptim më të mirë të rolit të politikës së kohezionit, si dhe të rrisin më shumë ndërgjegjësimin për projektet që financohen nga Bashkimi Evropian dhe të prezantojnë rezultatet e projekteve të tilla në nivel lokal. Përveç kësaj, konferencat e organizuara nga BTA zhvillojnë kontributin e Bullgarisë në Bashkimin Evropian në afrimin me fqinjët e saj, theksoi Valçev. Sipas tij, kjo është një vazhdimësi e politikës së Bullgarisë, e cila presidencën e parë të Këshillit të Bashkimit Evropian në vitin 2018 ia kushtoi zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor.

    Valçev vuri në dukje se përvoja e afrimit në fushën e arsimit dhe shkencës do të diskutohet në forumin në Varna, pasi në konferencë do të marrin pjesë përfaqësues të universiteteve të Varnës, të cilët janë ndër më të mirët në vend. Ai vuri në dukje edhe kontributin e Bullgarisë në kërkimet evropiane për Antarktidën, pasi vendi është i gjashti në Bashkimin Evropian me një anije kërkimore shkencore në oqeanin jugor. “Nga 50 vende në Evropë, vetëm 11 kanë një anije kërkimore shkencore që eksploron Antarktidën. Ky kontribut i Bullgarisë ka një peshë të madhe, sepse i lejon Evropës të krahasohet me vendet në Amerikën e Jugut, dhe anija bullgare ndërvepron ngushtë në emër të gjithë Evropës me Armadën argjentinase”, shtoi Valçev.

    Valçev krahasoi disa nga kontributet e Bullgarisë në shkencën botërore dhe kujtoi se Bullgaria është gjithashtu vendi i gjashtë në botë me kozmonautin e vet. Për këtë arsye BTA do të nxjerrë një numër special të revistës LIK në muajin prill, kushtuar 45 vjetorit të fluturimit të Georgi Ivanov në vitin 1979. Valçev tha se BTA përmes arkivave të saj do të prezantojë kontributin e Bullgarisë në kërkimet hapësinore, të cilat vazhdojnë edhe sot për Bashkimin Evropian./BTA/

  • ​Nesër takimi i radhës në Bruksel, optimizëm rreth marrëveshjes për dinarin

    ​Nesër takimi i radhës në Bruksel, optimizëm rreth marrëveshjes për dinarin

    Një ditë para takimit të radhës të kryengociatorëve në Bruksel ka optimizëm se do të arrihet një zgjidhje për çështjen e dinarit. Njohësit e procesit të dialogut vlerësojnë se në takimin e tretë ndërmjet kryengociatorit kosovar, Besnik Bislimi dhe homologut të tij serb, Petar Petkoviq do të gjendet kompromisi edhe me insistimin të BE-së. Sipas tyre, pala kosovare duhet të insistojë në ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë e rregullores së BQK-së, ku ndalohet përdorimi i dinarit, por të pajtohet për një zgjidhje tranzicioni ku nuk dëmtohen qytetarët serbë në Kosovë.

    Politologu Fidan Ukaj thotë për KosovaPress se duke parë dinamikën e takimeve të shpeshta në Bruksel, por edhe insistimin e faktorit ndërkombëtar do të arrihet një dakordim për çështjen e dinarit.

    “Jam optimist se do të jetë një zgjidhje nga takimi i radhës, duke parë edhe dinamikën e takimeve të shpeshta për zgjidhjen e kësaj problematike, po ashtu edhe insistimin e faktorit ndërkombëtar që të ketë zgjidhje. mundësisë që nga propozimet e ofruara nga të dy palët që njëra nga këto propozime të jetë zgjidhja e këtij ngërçi për çështjen e dinarit…Të largohet ky informalitet i cili ka qenë i theksuar, sidomos në lokalitetet ku ka theksuar komuniteti serb. Të respektohet ligjshmëria dhe Kushtetuta e Kosovës, të eliminohet një monedhë e cila ka qenë duke operuar jashtëligjshëm në territorin e Kosovës”, thotë ai.

    Optimist shprehet edhe njohësi i procesit të dialogut, analisti Dorajet Imeri, i cili pret që palët në takimin e së enjtes të dakordohen për çështjen e dinarit.

    “Natyrisht, se mund të prodhojë një zgjidhje, sepse ka pasur intensitet në vazhdimësi dhe kërkesë të Bashkimit Evropian si lehtësuese e këtyre bisedimeve që të ketë një zgjidhje që do të ishte e pranueshme…Unë pres që palët të dakordohen për një zgjidhje, por kjo zgjidhje besoj se nuk do t’i jap menjëherë fund kësaj çështje. E keqja është se Serbia në vazhdimësi çdo veprim politik që e ka marrë Kosova e ka kthyer në negociatat ose kërkesë për të negociuar. Çështjet e brendshme të Kosovës i ka kthyer si çështje të dialogut të ndërsjellë. Kjo ka dy efekte negative, e para e stërgjatjes së mundësisë për të prodhuar shpejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe e dyta që e konteston çdo gjë që Kosova ndërmerr, edhe nëse ajo është tërësisht legjitime dhe legale. Bashkësia ndërkombëtare nuk guxon se për shkak të interesave të saj periodike të paraqesë si të vetmen alternativ negociatat. Disa gjëra janë thjesht vendime sovrane të Kosovës”, thekson Imeri.

    Përkundër takimeve në dy javët e fundit Kosova dhe Serbia nuk kanë gjetur një dakordim për çështjen e dinarit. Pas takimit të javës së kaluar, kryenegociatori Besnik Bislimi ka thënë se propozimet e palëve për çështjen e dinarit janë akoma larg njëra-tjetrës.

    Sipas tij, pala kosovare ka nxjerrë një propozim shumë konstruktiv që mundëson që mbështetja financiare të shkojë te përdoruesit final pa u lënduar në asnjë moment rregullorja e BQK-së dhe legjislacioni në fuqi./kp