ATV

Author: ATVLive

  • ShSKUK: Për herë të dytë është kryer ndërprerja e gjakderdhjes masive nga stomaku me metodat e reja

    ShSKUK: Për herë të dytë është kryer ndërprerja e gjakderdhjes masive nga stomaku me metodat e reja

    Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se në Klinikën e Gastroenterologjisë, Njësia Endoskopisë, për herë të dytë është kryer ndërprerja e gjakderdhjes masive nga stomaku me metodat më të reja endoskopike, siç është “Ovesco Klip”.

    Në njoftim thuhet se kjo procedurë është kryer tek pacientja femër, 73-vjeçare, me inicialet L.S.

    “Gjendja e pacientes është stabile dhe procedura është kryer pa komplikime”.

    “‘Ovesco Clip’ është një pjesë akcesore endoskopike inovative që siguron një kapje dhe komprimim të fortë të indeve pa shkaktuar ishemi ose çarje,i cili përdoret gjerësisht për mbylljen e defekteve jatrogjene gastrointestinale, perforimeve dhe gjakderdhjeve gastrointestinale”, thuhet në njoftim.

  • Maqedoni e Veriut, ndalohet një kosovar për kontrabandim të mallrave

    Maqedoni e Veriut, ndalohet një kosovar për kontrabandim të mallrave

    Një kosovar është ndaluar në Straçin të Kratovës në Maqedoni të Veriut për kontrabandim të mallrave.

    Në njoftimin e lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut thuhet se në veturën me targa të Kosovës që ishte duke e vozitur personi në fjalë janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e madhe mallrash të ndryshëm akcizë, për të cilat nuk ka pasur asnjë dokumentacion dhe as të paguar taksa doganore.

    Malli dhe vetura janë konfiskuar dhe i janë dorëzuar zyrtarëve policorë në Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj kosovarit do të ngrihet një kallëzim përkatës.

  • Kadrijaj: Në front u mobilizuan qytetarë nga fshati e qyteti mjekë, mësues që i dolën zot vendit

    Kadrijaj: Në front u mobilizuan qytetarë nga fshati e qyteti mjekë, mësues që i dolën zot vendit

    Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës në 25 vjetorin e Betejës së Koshares, ka thënë se në front u mobilizuan qytetarë nga fshati e qyteti mjekë, mësues, të tjerë nga diaspora që i dolën zot vendit, raporton EO.

    “ Kufiri që ndau vëllezërit e një gjaku dhe një gjuhe, Epopeja e UÇK-së e në fillimin e muajt mars në Prekaz ra për të mos vdekur kurrë komandanti Adem Jashari, për të vazhduar në Epopenë e Dukagjinit dhe në gjithë Kosovën. Ishte e vetmja formë e përgjigjes, lufta e armatosur. Në front u mobilizuan qytetarë nga fshati e qyteti mjekë, mësues, tjerë nga diaspora që i dolën zot vendit. Ishte bekim që kishim përkrahjen edhe nga Shqipëria. Nuk ka ndjenjë më të mirë se mu beku me flamurin kuq e zi. Unë ushtar i UÇK-së betohem se do luftoj për çlirimin e tokave shqiptare do jem përherë besnik vigjilent e i disiplinuar i gatshëm në çdo kohë do luftojë për të mbrojtur atdheun. Të gatshëm ishim edhe ne mjekët në natë të errët dhe acar ecëm për të mos u vërejtur nga forcat e armikut”, ka thënë Kadrijaj.

    Deputetja Kadrijaj ka shtuar se për ne të gjallët më e pakta që mund të themi është nderim për heronjtë e këtij vendi Kosova është amanet i dëshmorëve”,

    “Kohët e vështira sjellin njerëz të zotë e njerëz të zotë kohët e mira. Përballë rrugës ranë mbi 423 të plagosur ndanë jetën me vdekjen për t’i dhënë lirinë Kosovës. Për ne të gjallët më e pakta që mund të themi është nderim për heronjtë e këtij vendi Kosova është amanet i dëshmorëve”, ka shtuar Kadrijaj.

  • Sulmohen fizikisht dy gazetare në Prishtinë

    Sulmohen fizikisht dy gazetare në Prishtinë

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) e ka dënuar si të papranueshëm një sulm fizik ndaj dy gazetareve të një portali lokal në Prishtinë të mërkurën, duke e cilësuar atë si kërcënim serioz për sigurinë e gazetarëve.

    Gazetaret e portalit Lajmi.net, Fjolla Hyseni dhe Lindita Berisha, u sulmuan fizikisht të mërkurën nga një çift në Rrugën C në kryeqytet, sipas AGK-së dhe portalit.

    Portali e publikoi një video e cila shfaq një grua dhe një burrë duke iu vërsulur gazetareve në fjalë dhe duke tentuar t’ua ndalojë xhirimin atyre.

    Sipas portalit Lajmi.net, gazetaret e tij u sulmuan “pasi që taksi në të cilin ndodheshin gazetaret ua kishte bllokuar rrugën atyre, dhe të njëjtit kishin filluar që ta sulmonin fizikisht taksistin”.

    Lajmi.net tha se e ka paraqitur rastin në Polici.

    AGK-ja u bëri thirrje Policisë dhe Prokurorisë t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në mënyrë urgjente, për të adresuar sulmin që ka ndodhur.

    Asociacioni i Gazetarëve i regjistroi 10 rasteve të dhunës dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve në vitin 2023.

    Në fund të vitit të kaluar, Gjykata Themelore në Prishtinë i dënoi me nga dy vjet burgim tre të akuzuarit për sulm ndaj gazetarit Valon Syla.

    Ata u dënuan për veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.

    Vitin e kaluar, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës tha për Radion Evropa e Lirë se në vitin 2022 regjistroi 33 raste, ku gazetarët ishin viktima të dhunës fizike, të sulmeve apo kërcënimeve ndërkaq në vitin 2021 u regjistruan 29 raste të tilla.

    Organizata për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch, në raportin e publikuar në vitin 2023 për të drejtat e njeriut në botë, përmendi “reagimin e dobët të organeve të shtetit” ndaj “çështjes së keqtrajtimit të gazetarëve në Kosovë”.

    Në raportin për vitin 2022, organizata Gazetarët Pa Kufij e radhiti Kosovën në mesin e vendeve problametike sa u përket lirisë së mediave.

    Në indeksin që përfshin 180 vende, Kosova radhitet në vendin e 56-të – një rritje prej 5 vendesh në krahasim me vitin paraprak.

  • LDK: Do të vazhdojnë të hedhim dritë mbi manipulimin dhe propagandën e qeverisë aktuale

    LDK: Do të vazhdojnë të hedhim dritë mbi manipulimin dhe propagandën e qeverisë aktuale

    Lidhja Demokratike e Kosovë ka bërë të ditur se ka nisur ciklin e prezantimit “Faktet para Propagandës” që i kushtohet punës së Qeverisë së Kosovës.

    Në njoftimin e lëshuar thuhet se në këtë prezantim do të paraqiten fakte zyrtare, të cilat “demantojnë propagandën dhe manipulimin e Qeverisë”.

    “Investimet kapitale të vitit 2023, janë propaganda e fundit për të cilën ka folur Qeveria, duke thënë se janë më të lartat në historinë e Kosovës. Këto deklarata janë të pavërteta. Janë gënjeshtra, sepse përgjatë tre viteve të shkuara, investimet kapitale të nivelit qendror janë në nivelin më të ulët historik. Por, për të marrë merita të pamerituara, Qeveria po gënjen, duke llogaritur investimet e komunave, si të vetat”.

    “Të dhënat zyrtare tregojnë se në mesatare, gjatë tre viteve, vetëm 11% e buxhetit të shtetit janë investime qendrore. Gjatë pandemisë, në mbyllje totale e krizë botërore, investimet ishin 10%. Sikurse në mbyllje totale, sikurse në këto tre vite, thuhet në njoftim.

    Tutje, LDK shton se “do të vazhdojë të hedh dritë mbi manipulimin dhe propagandën e qeverisë aktuale, duke vënë në pah të dhënat zyrtare dhe që janë lehtë të verifikueshme”.

  • EULEX-i ndihmon për riaktivizimin e nënstacionit të Policisë së Kosovës në Suhodoll

    EULEX-i ndihmon për riaktivizimin e nënstacionit të Policisë së Kosovës në Suhodoll

    Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) i ka dorëzuar sot dy kontejnerë që do të përdoren për riaktivizimin e nënstacionit policor në Suhodoll.

    Në njoftimin e EULEX-it thuhet se duke bërë të mundur riaktivizimin e nënstacionit, EULEX-i mbështetë Policinë e Kosovës në angazhimet e saj me shërbime policore të orientuara drejt komunitetit.

    “Dhurimi i kontejnerëve po ashtu ka për qëllim rritjen e besimit të banorëve në institucione. Sapo të riaktivizohet, nënstacioni policor në Suhodoll do t’ua mundësojë të gjitha komuniteteve që jetojnë në atë zonë të kenë qasje më të mirë në shërbimet policore të orientuara në komunitet në të dyja gjuhët zyrtare të Kosovës dhe të kontaktojnë drejtpërdrejt Policinë e Kosovës për dorëzimin e aplikacioneve apo të ankesave, si dhe të marrin mbështetje policore”.

    “Tutje, prania e vazhdueshme e Policisë së Kosovës në nënstacionin policor në Suhodoll pritet të përmirësojë gjendjen e sigurisë përmes avancimit të kapacitetit të policisë për promovimin dhe mbrojtjen e sigurisë së të gjithë atyre që jetojnë në atë zonë, në një mënyrë të orientuar drejt komunitetit”, thuhet në njoftim.

    Donacioni nga EULEX-i është në pajtueshmëri me mandatin e Misionit për mbështetjen e institucioneve të caktuara të sundimit të ligjit në Kosovë në rrugën e tyre drejt rritjes së efektivitetit, qëndrueshmërisë, shumë-etnisë dhe llogaridhënies, pa ndërhyrje politike dhe në pajtim me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe praktikat evropiane më të mira.

  • Emisari britanik në Prishtinë në takime me Kurtin e Osmanin, flasin edhe për “integrimin ndërkombëtar të Kosovës”

    Emisari britanik në Prishtinë në takime me Kurtin e Osmanin, flasin edhe për “integrimin ndërkombëtar të Kosovës”

    Emisari britanik në Prishtinë në takime me Kurtin e Osmanin, flasin edhe për “integrimin ndërkombëtar të Kosovës”.

    Ambasada britanike në Kosovë ka njoftuar se i dërguar i kryeministrit britanik për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, është takuar në Kosovë me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti.

    Ambasada ka bërë të ditur se në takime është diskutuar për sigurinë rajonale, integrimin ndërkombëtar të Kosovës dhe çështje bilaterale.

  • Vuçiq: Nga Brukseli nuk presim asgjë të mirë

    Vuçiq: Nga Brukseli nuk presim asgjë të mirë

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka komentuar takimin e sotëm në Bruksel mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq rreth çështjes së dinarit.

    Ai tha se “nuk pret asgjë të mirë nga këto bisedime” dhe sipas tij “pala serbe është e përgatitur mirë për dialog”, raporton Tanjug.

    “Nuk kemi asgjë për të fajësuar personalisht njerëzit që e zhvillojnë dialogun, por e gjithë kjo në Bruksel u shndërrua në një çështje për t’u përkulur para akteve kriminale të Albin Kurtit dhe që në fund të fundit ato nevojiten të legalizohen”, tha Vuçiq në seancën e Qeverisë së Serbisë.

  • ​Haradianj kritikon Kurtin, thotë se po mundohet t’i mbulojë lëshimet që po i bënë

    ​Haradianj kritikon Kurtin, thotë se po mundohet t’i mbulojë lëshimet që po i bënë

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se kryeministri Albin Kurti po mundohet t’i mbulojë lëshimet që po i bënë. Teksa komentoi vizitën e djeshme në veri, ai theksoi se shefi i ekzekutivit po tenton të mashtrojë kryetarin e Leposaviqit, Lulzim Hetemin.

    “Kryeministri Kurti po mundohet të mbulojë disa lëshime që po i bën, me u arsyetu te votuesit, kryesisht te votuesit e tij. Ishte rasti i tokave për Manastirin e Deçanit e tani janë lëshime tjera si letra e tre udhëheqësve institucional, ishte pastër marrja e obligimit për zbatim të asociacionit e njëkohësisht edhe zbatimi i peticionit. Pra aty ku ka shkuar Kurti, Kurti po paguan pare për të shkarkuar atë. Ka shkuar ta mashtrojë edhe Lulzim Hetemin, me i thënë është patriotike për të shkarkuar me peticion përmes serbëve”, deklaroi Haradinaj.

    Para mediave, Haradinaj deklaroi se roli i presidentes Vjosa Osmani është inekzistent. Kështu u shpreh ai, teksa u pyet për tre vjetorin e zgjedhjes së presidentes së shtetit.

    “Inekzistente, ne kemi një pushtet, është Kurti të gjithë të tjerët janë staf i tij”, deklaroi ai. /kp

  • ​Shqipëria bie për dy pozita në renditjen e FIFA-së

    ​Shqipëria bie për dy pozita në renditjen e FIFA-së

    Shqipëria ka rënë për dy pozita në ranglistën e re të publikuar sot nga FIFA. Nga pozita e 64 kuqezinjtë kanë rënë në pozitën e 66-të me 1375 pikë.

    Shqipëria në mars i humbi dy ndeshjet miqësore. Humbi 3:0 nga Kili në Parma, kurse në Solna pësoi disfatë nga Suedia me rezultat, 1:0. Shqipëria është pjesëmarrëse e Evropianit. Në grup e ka Italinë, Spanjën dhe Kroacinë.

    Në top 5-shen më të mirë janë Argjentina, Franca, Belgjika, Anglia dhe Brazili.