ATV

Author: ATVLive

  • Lëvizja FOL organizoi konferencën Rajonale “Qasja gjithëpërfshirëse: Perspektivat e shoqërisë civile për avancimin e zbatimit të Planit Ekonomik dhe Investimeve”

    Lëvizja FOL organizoi konferencën Rajonale “Qasja gjithëpërfshirëse: Perspektivat e shoqërisë civile për avancimin e zbatimit të Planit Ekonomik dhe Investimeve”

    Lëvizja FOL ka mbajtur të martën konferencën Rajonale: “Qasja gjithëpërfshirëse: Perspektivat e shoqërisë civile për avancimin e zbatimit të Planit Ekonomik dhe Investimeve”, raporton Ekonomia Online.

    Aty u tha se qëllimi i konferencës ishte prezantimi i gjetjeve kryesore të studimit rajonal mbi përfshirjen e OSHC-ve të specializuara në rajon, që shërben si bazë për të çuar përpara diskutimin mbi angazhimin e shoqërisë civile në EIP dhe veçanërisht në projektet e mëdha të infrastrukturës.

    Pjesëmarrës në konferencë ishin përfaqësues të institucioneve publike, organizatave të shoqërisë civile, ekspertë, donatorë, institucione financiare ndërkombëtare, ku diskutuan mbi sfidat dhe mundësitë e identifikuara për përmirësimin dhe integrimin e mëtejshëm të përfshirjes së shoqërisë civile në EIP, veçanërisht përmes politikave dhe projekteve të infrastrukturës.

    Mexhide Demolli-Nimani nga Lëvizja “Fol” ka thënë se objektiv kanë prezantimin e gjetjeve kryesore nga puna rajonale mbi organizatat e shoqërisë civile të rajonit mbi angazhimin e tyre në planin ekonomik dhe investues.

    “Objektivi i kësaj ngjarje është prezantimi i gjetjeve kryesore nga puna jonë rajonale mbi organizatat e shoqërisë civile të rajonit mbi angazhimin e tyre në planin ekonomik dhe investues. Synimi ynë është që këto gjetje të shërbejnë si një themel për avancimin e diskutimeve në lidhje me angazhimin e shoqërisë civile dhe të investimeve veçanërisht në lidhje me projektet e mëdha të infrastrukturës në sektorin e transportit dhe energjisë. Ky vit shënon përvjetorin e procesit të Berlinit dhe dëshminë për përkushtimin tonë për integrim të përbashkët evropian dhe rajonal. Përmes kësaj platforme janë nënshkruar shume marrëveshje që kanë për qëllim zhvillim të qëndrueshëm në infrastrukture, ekonomi dhe inovacion. Suksesi i EIP varet jo vetëm nga investimet financiare por edhe nga angazhimi kuptim plotë i palëve. Kjo konferencë sot ofron një platformë jetike për dialog dhe bashkëpunim ku të gjitha palët ë interesuara mund të bashkohen për të shkëmbyer ide për të ndarë praktika të mira dhe për të krijuar partneritete që do e nxisin zbatimin e suksesshëm të IPS-së”, KA THËNË Demolli -Nimani.

    Ndërsa Ardian Hackaj nga Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim ka thënë se së bashku me ekzekutivin dhe agjencitë zbatuese përbëjnë një trekëndësh shumë të fortë në partneritet me institucionet financiare kombëtare dhe me palë të treta mund t’i çojë këto projekte përpara.

    “Kjo iniciativë ka të bëjë me angazhimin e akterëve të shoqërisë civile në aktivitete të cilat zakonisht janë kompetencë ekzekutive. Së bashku me ekzekutivin dhe agjencitë zbatuese përbëjnë një trekëndësh shumë të fortë në partneritet me institucionet financiare kombëtare dhe me palë të treta mund t’i çojë këto projekte përpara. Qëllimi i kësaj iniciative është krijimi i një mase njohurish në vende të rajonit që u lejon në këtë rast organizatave të shoqërisë civile që të identifikojnë informacionin e duhur”, ka thënë Hackaj.

    Ndërsa zëvendësministri i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Getoar Mjeku në fjalën e tij ka potencuar se po presin mbylljen e studimeve të fizibilitetit për tetë komuna të Kosovës në mbarë territorin e Kosovës për mundësinë e ndërtimit të sistemeve të ngrohjes lokale dhe qendrore për tetë vendbanime.

    “Javët e fundit kemi themeluar ndërmarrjen publike që do të menaxhojë pjesërisht bateritë ndërsa po vazhdojmë bashkëpunimin për ta realizuar këtë projekt. Po presim mbylljen e studimeve të fezibilitetit për tetë komuna të Kosovës mbarë territorin e Kosovës për mundësinë e ndërtimit të sistemeve të ngrohjes lokale dhe qendrore për tetë vendbanime”, ka thënë Mjeku.

    Deputetja Hykmete Bajrami ka thënë se monitorimi varet shumë edhe nga kompozicioni i Qeverisë por në tri vitet e fundit pak edhe arroganca e numrave e ka bërë të veten dhe sipas saj është e vështirë të shihen proceset monitoruese.

    “Ajo çka për tri vite nuk e kemi dëgjuar asnjëherë ka qenë pikërisht e qartë nga ana e Qeverisë sa i përket autostradës së paqes, dmth çka? Monitorimi varet shumë në fakt edhe nga kompozicioni i Qeverisë por në tri vitet e fundit pak edhe arroganca e numrave e ka bërë të vetën ne e kemi shumë të vështirë të shohim procese monitoruese nga kjo Qeveri”, ka thënë Bajrami.

    Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Termokos”, Fisnik Osmani ka treguar se kjo ndërmarrje është duke i realizuar pesë projekte në faza të ndryshme dhe me partnerë të ndryshëm.

    “Ngrohtorja është duke i realizuar pesë projekte në faza të ndryshme dhe me partnerë të ndryshëm duke filluar me dy projekte ekzistuese të cilat veçse janë në përfundim të implementimit të rrjetit projekt i cili brenda 18 muajsh e ka vendos situatën më të qëndrueshme në furnizimin me energji. Kjo është shumë e rëndësishme nëse i referohemi statistikave 3.3% e prodhimit total të energjisë elektrike për nivel të Kosovës shpenzohet në Prishtinë me theks të veçantë”, ka thënë Osmani.

  • 57 gra të vrara në 14 vjet

    57 gra të vrara në 14 vjet

    Nga viti 2010 deri në prill të vitit 2024, në Kosovë janë vrarë 57 gra. Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, në disa raste, kanë fajësuar autoritetet për dështim në mbrojtjen e grave të rrezikuara nga dhuna. Në të shumtën e rasteve, autorë të vrasjeve kanë qenë bashkëshortët, pastaj baballarët dhe djemtë.

    Më poshtë grafika nga Radio Evropa e Lirë.

  • Familja e gruas së vrarë sot në Pejë hap të pame në shtëpinë e tyre

    Familja e gruas së vrarë sot në Pejë hap të pame në shtëpinë e tyre

    Familjarët e Gjyljeta Ukella, kanë hapur të pame për të bijën e saj e cila u vra mëngjesin e sotëm nga burri i saj.

    Gjyljeta Ukella dyshohet se u privua nga jeta nga bashkëshorti i saj sot rreth orës 08:15, në banesën e tyre në qëndër të Pejës.

    Rasti u konfirmua nga organet e drejtësisë, të cilët kanë thënë se tashmë është duke u intervistuar i dyshuari, Edmond Lajqi.

    Për Gazeta Insajderi, ka folur shkurtimisht edhe vëllai i Gjyljeta Ukellës.

    Ai ka thënë se i dyshuari për vrasje, bashkëshorti i saj ka qenë në depresion.

    Sipas tij i Edmond Lajqi ka probleme edhe lëndët narkotike.

    “Hala se dim çka ka ndodh, a është dorëzuar dorasi në polici. Dhandri u kanë në depresion. Me aq sa kemi njohuri dhune fizike nuk ka pas. Mbi 4-5 herë e ka denoncuar. Dhune psikike ka pas. Ka qenë narkoman”, tha ai.

  • Policia shpall në kërkim Akil Gjakovën

    Policia shpall në kërkim Akil Gjakovën

    Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

    Personi i kërkuar është:

    • AKIL (Luan) GJAKOVA i lindur me 04.01.1996 nё Pejë.

    I pandehuri është i kërkuar për veprën penale:

    – “Dhunё nё familje”

    Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

    Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

    – 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

    – 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

    – E-mail adresa: [email protected]

  • Vrasja e Ukellës – nesër marsh në Pejë me moton “Kot flasim, derisa ata vrasin”

    Vrasja e Ukellës – nesër marsh në Pejë me moton “Kot flasim, derisa ata vrasin”

    Organizatat e shoqërisë civile në Pejë kanë thirrur për nesër një marsh proteste paqësore në shenjë revolte ndaj vrasjes së Gjyljeta Ukellës.

    Vrasja në Pejë është e dyta brenda pak ditësh në Kosovë, pasi në Ferizaj ditë më parë u vra Erona Cokli.

    “Nesër, e mërkurë, duke filluar nga ora 11:00 do të organizohet marshi paqësor me moton “Kot flasim, derisa ata vrasin”. Marshi fillon nga qendra e qytetit për të vazhduar tek objektet e Policisë, Gjykatës Themelore dhe Prokurorisë Themelore në Pejë,” thuhet në njoftim.

    Për t’u solidarizuar me Gjyljetën dhe të gjitha viktimat e femicidit, sonte në ora 19:30, në qendër të qytetit Pejë do të bëhet ndezja e qirinjve.

    Organizatat e shoqërisë civile në Pejë bëjnë thirrje që urgjentisht të ndalohet me mohimin e femicidit dhe dhunës në baza gjinore, duke thënë se mosndëshkimi i këtyre rasteve është inkurajim i mëtejshëm.

  • Hoxhaj: Vrasjet e grave në Kosovë duhet dënuar dhe duhet stopuar me të gjitha mjetet

    Hoxhaj: Vrasjet e grave në Kosovë duhet dënuar dhe duhet stopuar me të gjitha mjetet

    Nënkryetari i Kuvendit Enver Hoxhaj ka reaguar për vrasjen e rëndë në Pejë, që ndodhi sot, ndaj një gruaje ku dyshohet se atë e vrau bashkëshorti.

    Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Enver Hoxhaj, ish-ministri i jashtëm, ka shkruar se vrasjet e grave në Kosovë, janë alarm që duhet të zgjojë institucionet shtetërore e secilin qytetarë.

    Hoxhaj, e quajti këtë akt të tmerrshëm, për të cilin tha se dënuar dhe duhet stopuar sa më parë, me të gjitha mjetet.

    “Vrasjet e grave në Kosovë, janë alarm që duhet të zgjojë institucionet shtetërore e secilin qytetarë. Ky akt i tmerrshëm, ashtu si edhe aktet tjera jo shumë të largëta, kundër grave, duhet dënuar dhe duhet stopuar sa më parë, me të gjitha mjetet!”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

  • Abdixhiku: Kur vrasja e një gruaje zë vrasjen tjetër, femicidi në Kosovë nuk guxon të bëhet gjë e zakonshme

    Abdixhiku: Kur vrasja e një gruaje zë vrasjen tjetër, femicidi në Kosovë nuk guxon të bëhet gjë e zakonshme

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas ngjarjes së sotme ku u vra në Pejë, Gjyljeta Ukella, nga bashkëshorti i saj.

    Abdixhiku ka ftuar të gjitha organet e rendit dhe sigurisë të veprojnë më përgjegjësi e pakompromis ndaj rasteve të fundit, përcjell IndeksOnline.

    Postimi i plotë:

    “Kur vrasja e një gruaje zë vrasjen tjetër!

    Vrasja e grave në Kosovë ka marrë përmasa shqetësuese. Ende pa u bërë një javë, sot po zgjohemi me një lajm tjetër të trishtë. Gjyljeta Ukella, edhe një grua, sot është viktimë nga burri i saj. Kjo s’është gjendje normale, e ne nuk mund të normalizojmë këtë alarm nacional që na shfaqet para sysh nga dy herë në javë vetëm me reagime.

    Nuk mund të presim që cikli nga dhuna në reagim, deri në fatalitetin tjetër të na normalizohet. Femicidi në Kosovë nuk guxon të bëhet gjë e zakonshme; e asnjë deklaratë e sotme nuk e kthen dot prapa jetën e Gjyljeta Ukella.

    Ftoj të gjitha organet e rendit dhe sigurisë të veprojnë me përgjegjësi e pakompromis ndaj rastit të sotëm dhe jo vetëm. Shteti duhet të jetë mburojë për gratë. Jeta e tyre nuk guxon të mbetet jetë për mbijetesë.

    Nga lehtësia e posedimit të armës së zjarrit, te gjendja reaktive e institucioneve tona, kushtet strehuese të grave që kërkojnë mbrotje, e gjuha denigruese ndaj grave; problemet i kemi të shumta e veprimet plotësisht të pamjaftueshme.

    LDK do ta shqyrtoj çdo mundësi institucionale që të ngris diskutimin rreth vendimmarrjes institucionale për parandalimin e rasteve të tilla.”

  • Avokati i Pjetër Shalës thotë se një dëshmitar deklaroi se në të kaluarën deklaratat e tij ishin manipuluar nga prokurori përgjegjës në hetime

    Avokati i Pjetër Shalës thotë se një dëshmitar deklaroi se në të kaluarën deklaratat e tij ishin manipuluar nga prokurori përgjegjës në hetime

    Në gjykimin ndaj Pjetër Shalës ka filluar deklaratat përmbyllëse mbrojtja e tij e përfaqësuar nga avokati Jean-Louis Gilissen i cili tha se një dëshmitar kishte deklaruar se prokurori përgjegjës për hetime në të kaluarën kishte manipuluar me deklaratat e tij.

    “Dëshmitari nuk hezitoi që të pohonte se prokurori që ishte përgjegjës në të kaluarën për hetime në këtë lëndë i kishte manipuluar deklaratat e tij”, tha ai.

    Përpara kësaj, Gilissen tha se janë evidentuar disa parregullsi gjatë procesit pasi sipas tij, ky dëshmitar kishte deklaruar se ka dhënë afërsisht rreth 100 deklarata për autoritete të hetuesisë e që sipas avokatit ato nuk janë.

    Avokati thotë se dëshmitari ka thënë se dosjet e lëndës së tij janë të paplota. Ai tha se mbrojtja nuk ka qasje në dokumentet e mbledhura gjatë hetimeve në këtë çështje gjyqësore. Sipas tij, një situatë e tillë është shumë e rendë.

    Ai tha se ka mundësi që këto deklarata kanë humbur apo edhe ka gënjyer dëshmitari e që kjo është një indikator që konteston besueshmërinë e këtij dëshmitari. Megjithatë, Gilissen tha se kjo është në dëm të të drejtave të Shalës dhe në dëm të provuarit të drejtësisë.

    Ndryshe, Gilissen tha se nuk i konteston ato që kanë ndodhur në fabrikën e Metalit në Kukës mirëpo, baza e gjykimit të Shalës është të vërtetohet nëse i akuzuari ka qenë ose jo pjesëmarrës.

    “Me duhet të them, ju lutem; vuajtja dhe plagët nuk… asnjëherë. Por ato, nuk kanë asnjë lidhje me provën e pjesëmarrjes dhe sigurisht me duhet të them që ajo që ka ndodhur në fabrikën e Metalit në Kukës ne e dimë këtë gjë se në fakt dy vendime gjyqësore janë marrë lidhur me këtë. Kanë ndodhur ngjarje të tmerrshme. Nuk është në diskutim kjo. Nuk ka të bëjë me diskutimin tonë, far. Nuk ka të bëjë fare sepse baza e këtij gjykimi është që të dihet në qoftë se zoti Shala ka marrë pjesë në atë që ka ndodhur në Kukës apo jo”, tha ai.

    Ai po ashtu tha se edhe disa hetues kanë bërë përzgjedhje hetimore jo të mirë të provave.

    “Mungesa e provave duket që vjen si rezultat i përzgjedhjeve hetimore. Disa hetues kanë ndodhur të bëjnë përzgjedhje hetimore jo të mirë. Megjithatë, rezulton që shumë njerëz, emrat e të cilëve paraqitën në deklarata ose në dosje të prokurorisë, asnjëherë nuk janë dëgjuar e as nuk janë ftuar të japin deklaratë. Hetuesit nuk kanë kontaktuar fare me këta persona”, tha Gilissen duke specifikuar rastin e Shani Berishës i cili sipas tij, është përmendur nga dy dëshmitarë të Prokurorisë dhe është profilizuar si person me ndikim në fabrikën e Metalit në Kukës.

    Madje, Gilissen kontestoi edhe parashtrimet e ZPS-së të cilët në deklaratën përmbyllëse thanë se ka të ngjarë që Shala është larguar nga Kosova për në Belgjikë në mënyrë që t’i ikte përgjegjësisë penale.

    “Zotëri Shala ka qenë gjithmonë i gatshëm që të përgjigjet. Ai është larguar nga Kosova, por arsye nuk ka qenë që ai të i shmanget përgjegjësisë. Nuk është ky rasti që ai ka ardhur në Belgjik. Absolutisht jo! Por, siç e dini z.Shala ka jetuar në Belgjikë përpara se të kthehej atje. Kështu, që nuk ka arsyeje që ta prezantoni që ai është larguar nga Kosova për në Belgjikë për të iu shmangur përgjegjësisë”, tha ai duke theksuar se po ashtu edhe shpjegimet e dhëna nga Shala për këtë çështje gjyqësore janë shtrembëruar e po ashtu një pjesë e argumenteve janë keqpërfaqësuar.

    Gilissen theksoi se për disa persona, deklarata e pavarësisë së Kosovë ishte një katastrofë dhe si rezultat hetimet ishin një mundësi për t’i larë hesapet.

    “Shumë njerëz e gjejnë vetën në situata që janë tërësisht të ndryshme nga situata ku ata janë gjendur në të shkuarën, përpara luftës së vitit 1999. Pjesa dërrmuese e popullsisë së Kosovës, sigurisht e konsideron situatën si shume herë më të mirë tani se sa situata që ka qenë në vitin 1999. Megjithatë, për disa gjerat janë të ndryshme. Për disa, ata kanë humbur të ardhurat e tyre, kanë humbur statusin e tyre dhe për disa ata kanë humbur privilegjet në atë kohë. Për disa prej tyre deklarata e Pavarësisë së Kosovës ishte një katastrofë e vërtetë sepse ajo i vendosi ata në kampin e të humburve-humbësve. Si rezultat, nuk është befasuese se për disa, hetimet ishin një mundësi e papritur për të larë hesapet”, tha ai.

    Avokati mbrojtës i Shalës tha se edhe koha e ka pas efektin e vetë në këtë çështje gjyqësore pasi që disa persona që kanë qenë dëshmitar në uzinën e Kukësit sot nuk janë të përshtatshëm të dëshmojnë.

    “Efektet e kohës dhe rrjedhja e kohës janë reale dhe janë domethënëse në këtë çështje. Në të gjithë e dimë këtë. Ne i kemi parë pasojat e gjithë kësaj dhe sikur e dini kalimi i kohës i ka pasojat e veta. Disa prej njerëzve që kanë qenë në fabrikën e Metalit në Kukës me 1999, sot janë sëmur dhe sëmundja e tyre nuk i bënë ata të përshtatshëm që të jenë dëshmitar e as të japin një deklaratë, duke pasur ndikim mbi cilësinë e dëshmive që mund të thuhen prej palëve”, tha Gilissen.

    Ai tha se një rast i tillë është edhe Ruzhdi Saramati i cili sipas tij është i sigurt që ka pas informacione të drejtpërdrejta lidhur me atë që ka ndodhur në Kukës.

    “Dua të iu jap një shembull të vetëm; ne jemi përpjekur që të kontaktojmë me Ruzhdi Saramati… Ky person ka qenë i rëndësishëm në Kukës dhe në veçanti ka qenë i rëndësishëm në fabrikën e Metalit në Kukës me 1999. Është e sigurt që ai ka pasur informacion të drejtpërdrejtë lidhur me jetën dhe me organizimin e Fabrikës e Metalit të Kukësit në kohën e aktakuzës dhe për muaj të tërë nuk ka pasur pikë vlerë të përpiqeshim që të takohemi më atë. Ai nuk është plotësisht me ne. Ai është i paaftë për të kujtuar Ai nuk ka mundësi të i përgjigjet asnjë pyetje apo për të pranuar ose refuzuar çdo propozim për t’u takuar me atë dhe pavarësisht kësaj, ky është realiteti”, tha ai duke thënë që kjo është një humbje për kërkimin e së vërtetës duke përmendur edhe të gjithë ata persona që tashmë kanë vdekur përpara e të fillojë ky proces gjyqësor./BetimipërDrejtësi

  • Presidentja Osmani e shpall të mërkurën ditë zie

    Presidentja Osmani e shpall të mërkurën ditë zie

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e mërkurë, 17 prill 2024, të shpallet ditë zie, në kujtim të të gjitha grave dhe vajzave të vrara në Kosovë si rezultat i dhunës në baza gjinore.

    Zija shtetërore do të jetë gjatë ditës së mërkurë, ndërkaq Protokolli i Shtetit ngarkohet që t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi.

  • Begaj në Prishtinë, takim me akademikun Rexhep Qosja

    Begaj në Prishtinë, takim me akademikun Rexhep Qosja

    Presidenti Bajram Begaj, zhvilloi një vizitë në shtëpinë e akademikut Rexhep Qosja, gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë.

    Presidenti Begaj vlerësoi krijimtarinë e tij shkencore, letrare, artikujt kritikë me vlerë, si dhe veprimtarinë intelektuale.

    Nga ana e tij, Qosja i shprehu Presidentit Begaj mbështetje në përpjekjet e përbashkëta për ruajtjen e identitetit kombëtar nëpërmjet respektimit të standardit të gjuhës letrare shqipe në Shqipëri dhe Kosovë.

    Ndërsa evokoi figurat e Rilindjes Kombëtare, në veçanti veprimtarinë atdhetare, politike dhe letrare të Abdyl, Sami dhe Naim Frashërit, dhe të Naum Veqilharxhit, akademik Qosja theksoi nevojën për vepra konkrete, që nxjerrin në pah vlerat e rilindasve dhe personaliteteve të shquara shqiptare, me synim ndërgjegjësimin e brezave të rinj.

    Gjatë bisedës kujtuan me nderim sakrificat e bëra gjatë luftës së Kosovës dhe heroizmin e familjes Jashari, anëtarët e së cilës, burra, gra e fëmijë, dhanë jetën për Kosovën, duke u shndërruar në një shembull unik në botë./atsh