ATV

Author: ATVLive

  • 9 pikë negative- Policia ia merr patent shoferin 30 vjeçarit

    9 pikë negative- Policia ia merr patent shoferin 30 vjeçarit

    30 vjeçarit i konfiskohet patent shoferi nga Policia e Kosovës pasi ai kishte arritur 9 pikë negative për pesë kundërvajtje të shkaktuara në komunikacion.

    Policia ka apeluar tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacion, të mos shkaktojnë kundërvajtje që parashihen pikë negative.

    “Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406”, thuhet në njoftim.

  • Kurti: Serbia burim i kërcënimit të paqes dhe sigurisë, dje ka shkelur një grumbull marrëveshjesh

    Kurti: Serbia burim i kërcënimit të paqes dhe sigurisë, dje ka shkelur një grumbull marrëveshjesh

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se me veprimin e djeshëm, Serbia ka shkelur një grumbull marrëveshjesh të arritura ndër vite në Bruksel. Këtë shtet, Kurti e konsideron si burim të kërcënimit të paqes dhe sigurisë në rajon, raporton EO.

    Kreu i ekzekutivit, ka thënë se Serbia është hakmarrë pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës e miratoi rekomandimin e raportueses Dora Bakoyannis për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

    “Rezultati i cili u morr të martën në Asamblenë Parlamentare në KIE ishte një sukses i jashtëzakonshëm për Kosovën për dy arsye kryesore: e para e mbylli etapën me të rëndësishme për interesim, e dyta ne arritëm 82 për qind të votave. Për këtë edhe një herë nga kjo sall dua ta falënderoj ministren Donika Gërvalla. Nga anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë përfitues do të jenë qytetarët. Dje Serbia u hakmor, ndaloi në kufi qytetarë tanë që Serbinë e shfrytëzonin si transit. Në mesin e ndaluarve dhe të arrestuarave ishe edhe zëvendësdrejtori serb në Kosovë. Dejetori Jakoviq është dërguar në Rashkë”, ka thënë Kurti në fjalën e tij para kabinetit qeveritar.

    “Dje në ndalim kanë qenë gjithsej 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovë, përfshirë serb edhe shqiptar, 5 janë liruar dhe 5 janë në mbajtje. Veprimi i Serbisë është akt i ulët i hakmarrjes për anëtarësimin e Kosovës. Me veprimin e djeshëm, Serbia ka shkelur një grumbull marrëveshjesh. Serbia është burimi i kërcënimit të paqes e sigurisë në rajon. Ajo ka rreshtim me federatën ruse të cilën nuk e ka sanksionuar. Ndalimi u bë dje në përkujtimin e masakrave në Poklek e Qikatovë”, u shpreh Kurti.

  • Kryeministri Kurti takoi analistin politik, Jasmin Mujanović, pranoi librin e tij “Boshnjakët: Shtetësia pas Gjenocidit”

    Kryeministri Kurti takoi analistin politik, Jasmin Mujanović, pranoi librin e tij “Boshnjakët: Shtetësia pas Gjenocidit”

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua dje me autorin dhe analistin politik, Jasmin Mujanović.

    Ai po qëndron në Kosovë dhe mori pjesë në një panel diskutimi në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

    “Përgjatë bashkëbisedimit të tyre, u prekën tema kyçe për rajonin e Ballkanit Perëndimor si situata e sigurisë, dhe sfidat e përbashkëta. U theksua dhe progresi demokratik që ka njohur vendi ynë, veçanërisht performanca pozitive në indikatorët ekonomikë dhe arritjet në këto tri vjet qeverisje.

    Duke e falënderuar z. Mujanović për kontributin e tij përmes studimeve e analizave të ndryshme, kryeministri shprehu mirënjohjen për punën e tij si dhe pranoi librin më të fundit të autorit, të titulluar “Boshnjakët: Shtetësia pas Gjenocidit”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

  • Haradinaj në Ditën e Dëshmorëve të Prishtinës kujton të rënët e masakrës së Makocit dhe betejën e Marecit

    Haradinaj në Ditën e Dëshmorëve të Prishtinës kujton të rënët e masakrës së Makocit dhe betejën e Marecit

    Haradinaj ka thënë se kjo histori e dhimbshme mbi popullin e Kosovës ende nuk ka marrë denimin nga drejtësia.

    “Prilli i vitit 1999 për shumë familje të Llapit e Gollakut që kishin marrë rrugë për t’i shpëtuar masakrave nga armiku, u shndërrua në ditë krimi të paparë. Ushtria, policia dhe paramilitarët serbë në pritën që u kishin bërë, vranë dhe masakruan mbi 124 civilë të pafajshëm, duke mos kursyer askënd, nga fëmiu 7 vjeçar e deri te plaku 90 vjeçar. Në të njëjtën ditë, në Bërnicë të Prishtinës armiku ekzekutoi 6 anëtarë të familjes Reka dhe një të familjes Berisha. Kjo histori e dhimbshme mbi popullin tonë akoma nuk e mori dënimin e merituar nga drejtësia”, ka thënë Haradinaj.

    Postimi i plotë:

    Prishtina shënon Ditën e Dëshmorëve.

    Sot, në përvjetorin e Betejës së Marecit, kujtojmë me krenari vendosmërinë e guximin e luftëtarëve të Brigadës 153 “Hyzri Talla” dhe të gjithë dëshmorët dhe martirët e lirisë.

    Në këtë datë shumë vëllezër e motra nga fshatrat e rrethit të Prishtinës pësuan nga dora e agresorit të egër. Me dhimbje kujtojmë të rënët në masakrat e Makocit, Grashticës, Bërnicës dhe fshatit Llukar.

    Prilli i vitit 1999 për shumë familje të Llapit e Gollakut që kishin marrë rrugë për t’i shpëtuar masakrave nga armiku, u shndërrua në ditë krimi të paparë. Ushtria, policia dhe paramilitarët serbë në pritën që u kishin bërë, vranë dhe masakruan mbi 124 civilë të pafajshëm, duke mos kursyer askënd, nga fëmiu 7 vjeçar e deri te plaku 90 vjeçar. Në të njëjtën ditë, në Bërnicë të Prishtinës armiku ekzekutoi 6 anëtarë të familjes Reka dhe një të familjes Berisha. Kjo histori e dhimbshme mbi popullin tonë akoma nuk e mori dënimin e merituar nga drejtësia!

    Përgjithmonë mirënjohës dhe falënderues sakrificës së të rënëve për lirinë e atdheut!

  • Kurti bën homazhe në varrezat e dëshmorëve në Velani në Ditën e Dëshmorëve të Prishtinës

    Kurti bën homazhe në varrezat e dëshmorëve në Velani në Ditën e Dëshmorëve të Prishtinës

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Ditën e Dëshmorëve të Prishtinës, ka bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Velani, raporton EO.

    I shoqëruar nga disa prej ministrave të tij, Kurti tha se pas katër ditësh do t’i kujtojnë masakrën më të madhe në Prishtinë, ku u vranë 115 civil të pafajshëm.

    “Jemi bashkë këtu tek varrezat e dëshmoreve të Komunës së Prishtinë me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Kryeqytetit. Njëkohësisht sot e kujtojmë edhe dëshmorët dhe martirët e Marecit, janë 27 dëshmorë edhe 16 martirë që ranë heroikisht para 25 vjetëve dhe gjithashtu nga sot e 4 ditët në vijim përkujtojmë masakrën më të madhe në Komunën e Prishtinës e cila ka ndodhur në fshatin Makoc ku janë vrarë 115 civil ne mesin e të cilëve aq shumë pleq e fëmijë”, u shpreh Kurti.

  • Sveçla: Ndalimi i Jankoviqit dhe katër policëve, akt i paprecedent i Serbisë ndaj policisë

    Sveçla: Ndalimi i Jankoviqit dhe katër policëve, akt i paprecedent i Serbisë ndaj policisë

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla e ka quajtur akt të paprecedent mbajtjen zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës të nacionalitetit serb, Dejan Jankoviq dhe katër zyrtarëve policorë nga autoritetet serbe që nga dita e djeshme në Serbi, raporton EO.

    Ai në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës ka thënë se Jankoviq nuk gjendet në këtë ceremoni pasi po mbahet pa asnjë arsyetim në Rashkë të Serbisë.

    “Para nesh ju sot po betoheni për respektim të Kushtetutës sonë dhe mbrojtje të territorit tonë, duke shërbyer me profesionalizëm. Këto janë parimet qe duhet t’i bartni në punën tuaj”, tha Sveçla.

    “Dejan Jankoviq, dje është ndaluar dhe po mbahet pa asnjë arsyetim në Rashkë të Serbisë edhe katër zyrtarë tjerë policorë. Ky është akt i paprecedent i Serbisë mes shumë veprimesh e sulmesh ndaj policisë së Kosovës”, ka thënë Sveçla.

    Sipas tij, ky është sulm i drejtpërdrejtë i Serbisë ndaj pjesëtarëve të komunitetit serb brenda policisë së Kosovës “që gjejnë vullnetin dhe guximin të bashkohen në rrugën e përbashkët, që synon shërbim e siguri për të gjithë qytetarët dhe stabilitet në vend”.

    E drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, tha se “Policia e Kosovës është ndër institucionet më të besueshme dhe më me shumë obligime. Duhet të punojmë me përkushtim dhe përgjegjësi duke i shërbyer qytetareve”.

  • Kurti: Vendit tone do t’i shtohen edhe 445 policë të rinj, respektoni dhe nderoni uniformen

    Kurti: Vendit tone do t’i shtohen edhe 445 policë të rinj, respektoni dhe nderoni uniformen

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës, ka thënë se “Kosova rri mbi shtyllat e progresit të vazhdueshëm social, ekonomik e kulturor në njërën anë dhe një vendi të sigurte dhe euroatlantik në anën tjetër”, raporton EO.

    Nga 445 policë që diplomuan sot, 345 janë djem dhe 100 vajza. 357 janë shqiptarë, ndërsa 88 prej tyre janë nga komunitetet jo shumicë.

    “Vendit tone do t’i shtohen edhe 445 policë të rinj të cilët do të shërbejnë gjithandej nëpër Kosovë, duke i dhënë një bazë përforcuese kolegeve tjerë policë. Nga 445 policët që diplomojnë sot, 345 janë djem, 100 vajza. 357 shqiptar dhe 88 nga komunitetet jo shumicë. Kosova rri mbi shtyllat e progresit të vazhdueshëm social, ekonomik e kulturor në njërën anë dhe një vendi të sigurte dhe euro atlantike në anën tjetër. Respektoni dhe nderoni uniformen dhe punën tuaj”, ka thënë ai.

  • ​Dështon mbledhja e Komisionit Hetimor për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore

    ​Dështon mbledhja e Komisionit Hetimor për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore

    Në mungesë të kuorumit ka dështuar të bëhet konstituimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024.

    Kryesuesi i këtij komisioni, Shemsedin Dreshaj e shpalli këtë mbledhje të mbyllur.

    “Fatkeqësisht nuk kemi kuorum të mjaftueshëm që të vazhdojmë më tutje në procesin e punës në këtë komision. Këtë mbledhje e shpalli të mbyllur”, tha Dreshaj.

    Ndërkaq, deputeti nga partia në pushtet, Mefail Bajqinovci ka propozuar që mbledhjet e këtij komisioni të bëhen ditën e premte në ora 13:30.

    Më ketë u pajtuan deputetët që ishin prezent.

    Përveç këtyre, në komision të pranishëm ishin, edhe deputetja Arjeta Fejza, Mirlinda Tishukaj-Sadiku dhe deputeti Bekim Haxhiu.

  • ​Arrestohet Soni Malaj, Don Phenom dhe Sinan Vllasaliu, u ndaluan nga policia teksa po performonin

    ​Arrestohet Soni Malaj, Don Phenom dhe Sinan Vllasaliu, u ndaluan nga policia teksa po performonin

    Këngëtarët shqiptarë Soni Malaj, Don Phenom dhe Sinan Vllasaliu janë arrestuar nga policia zvicerane.

    Sipas raportimeve të mediave, artistët do të performonin në një “BajramParty” që ishte planifikuar të mbahej me 13 prill në Zvicër.

    Eventi dështoi, pasi policia zvicerane ka hyrë në kontroll duke arrestuar këngëtarët e njohur të skenës muzikore, të cilët janë mbajtur për 48 orë nga policia zvicerane.

    Këngëtari Labinot Rexha, i cili parashikohej të këndonte, ka treguar se kishte nënshtetësi zvicerane prandaj për të policia nuk ka paraqitur problem, duke e lënë të lirë.

    Ai shpjegoi se kjo gjë ndodhi për shkak se nuk duhen përdorur vizat turistike për të punuar sepse do ndëshkohen me ndalesë për 10 vjet që të shkojnë në Zvicër për të performuar.

    “Kam nënshtetësi zvicerane, ka qenë një kontroll e përgjithshme e policisë së Zvicrës edhe në klube të tjera. Pas orës 23:00 ka hyrë kontrolla. Kur kam dal jashtë kam pa afro 150 policë që kontrollonin. Më kontrolluan edhe mu, unë kam të drejtë të punës. Të Tjerët Sinan Vllasaliu, Soni Malaj, Don Phenom, Eugena Aliu, ata i kanë marrë mbajtur për 48 orë së bashku me pronarin. Diskoteka është duke vazhdu me punë…

    Ata që po mendojnë liberalizimi i vizave është edhe me punu janë gabim. Nuk ke drejtë me punu në Zvicër. Aty duhet një muaj më parë të merrni leje për vizë punë dhe ta paguani tatimin. Nëse hasin në kontroll ata më nuk kanë drejtë të performojnë edhe për 10 vite tjera…”/Oranews/

  • Kryetari Dhomës së Përfaqësuesve: Nëse e lejojmë Putinin, ai do të marshojë edhe në Ballkan

    Kryetari Dhomës së Përfaqësuesve: Nëse e lejojmë Putinin, ai do të marshojë edhe në Ballkan

    Ligjvënësit amerikanë pritet të votojnë të një pako ndihmash për Izraelin, Ukrainën dhe Indo Paqësorin dhe një projektligj tjetër për prioritetet tjera të sigurisë kombëtare, që ndër të tjera i jep Presidentit të ShBA të drejtën të shfrytëzojë pasuritë e ngrira ruse për rindërtimin e Ukrainës dhe disa sanksione tjera ndaj Iranit.

    Kryesuesi i Dhomës së Përfaqësuesve nga radhët e Republikanëve Mike Johnson ka thënë se ndihma për Ukrainën është gjëja e duhur.

    “Unë jam duke bërë këtu atë që besoj se është gjëja e duhur. Mendoj se ofrimi i ndihmës ushtarake për Ukrainën tani është jashtëzakonisht e rëndësishëm. I besoj informatave të Inteligjencës që kemi marrë …besoj se Xi, Vladimir Putin dhe Irani vërtetë janë bosht i së keqes. Mendoj se ata janë të koordinuar. Nëse Vladimir Putin vazhdon të marshojë nëpër Evropë, nëse lejohet, ai mund të shkojë në Ballkan, Poloni një nga aleatët tanë në NATO. Më parë do t’i dërgoje plumba Ukrainës se djemtë amerikanë Ne nuk mund të bëjmë politikë me këtë. Ne duhet të bëjmë gjënë e duhur.“

    CNN raporton se ky qëndrim mund t’i kushtojë Johnsonit me pozitën e Kryesuesit për shkak të kundërshtimeve të republikanëve të linjës së ashpër për këto ligje.

    Ndërsa Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden shprehu mbështetjen e fuqishme për ndihmën ushtarake shtesë për Ukrainën dhe Izraelin, si edhe ndihmën humanitare për palestinezët në Gazë, pasi Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson bëri të ditur se votimi për këtë ndihmë shtesë, do të bëhet të shtunën në mbrëmje.