ATV

Author: ATVLive

  • Një muaj paraburgim ndaj administratorit të “Albkings”

    Një muaj paraburgim ndaj administratorit të “Albkings”

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, duke ia caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, administratorit të grupit “Albkings”.

    Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, mbrojtësi i të dyshuarit, avokati Besnik Beqiri.

    Caktimi i kësaj mase, është bërë pas mbajtjes së seancës dëgjimore.

  • Presidentja Vjosa Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

    Presidentja Vjosa Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është nderuar nga Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi me Çmimin e Evropës për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët euroatlantikë, si dhe përkushtimin ndaj orientimit pro-evropian, demokracisë dhe sundimit të ligjit.

    Në njoftimin e publikuar nga Fondacioni, Presidentja Osmani është vlerësuar për qëndrimin politik dhe orientimin e saj të qartë evropian, duke e mbrojtur atë me përkushtim, pavarësisht situatës delikate të sigurisë në rajon dhe kërcënimit të vazhdueshëm nga Serbia.

    Mëtej, në njoftimin e publikuar nga Fondacioni Pan-Evropian, Presidentja Osmani është vlerësuar edhe për punën dhe përkushtimin e saj për demokracinë dhe sundimin e ligjit, si dhe për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

    Tutje, në njoftim, Presidentja vlerësohet për qëndrimin e saj politik të ndjekur me bindje të plotë ndaj rëndësisë së marrëdhënieve transatlantike, e cila në angazhimin e saj mbështet filozofinë e arkitektit të pavarësisë së Kosovës, presidentit dr. Ibrahim Rugova, i cili u nderua me po këtë çmim, 20 vjet më parë.

    Laureatët e këtij çmimi përfshijnë personalitete të ndryshme botërore, përfshirë edhe: ish-Kancelaren Angela Merkel, ish-Presidentin amerikan Ronald Reagan dhe Presidentin historik të Kosovës Dr.Ibrahim Rugova.

  • Përfundon takimi Lajçak – Petkoviq, pritet një tjetër takim gjatë ditës

    Përfundon takimi Lajçak – Petkoviq, pritet një tjetër takim gjatë ditës

    Ka përfunduar takimi në mes të emisarit special të Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, dhe kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviq.

    Temë e diskutimit të këtij takimi është çështja e dinarit.

    Emisari i BE-së më pas do të ketë një takim edhe me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimin.

    Raportohet se pritet të ketë edhe një takim trepalësh, gjatë ditës shkruan N1.

    Ky është takimi i katërt në mes të Kosovës dhe Serbisë, në përpjekjet për gjetjen e zgjidhjes për çështjen e dinarit.

    Më herë Lajçak, pati deklaruar se pret nga palët që të arrijnë një marrëveshje.

  • Sveçla: Zëvendësdrejtori i Policisë tonë është dërguar në paraburgim 48 orësh në Serbi

    Sveçla: Zëvendësdrejtori i Policisë tonë është dërguar në paraburgim 48 orësh në Serbi

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq është dërguar në paraburgim për 48 orë nga autoritetet e Serbisë.

    “Gjatë ditës së djeshme është ndaluar edhe zëvendësdrejtori i PK-së, Dejan Jankoviq. Dhjetë pjesëtarë të policisë janë ndaluar pesë janë liruar mbrëmë kurse 4 sot, dhe zv.drejtori vazhdon të jetë i arrestuar. Ai është dërguar dje në Rashkë për tu marrë në pyetje . Sipas informatave të fundit ai është dërguar në paraburgim 48 orësh me akuzën për prishje të rendit kushtetues”, ka thënë Sveçla.

    Ai tutje shtoi se kjo akuzë është përmendur nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq gjatë vizitës që pati ditë më parë në njësitin ushtarak “Kobra”.

    “Me arrestimin e zëvendësdrejtorit Jankoviq, Vuçiq dëshiron të dërgoj mesazh frike për serbët e Kosovës që janë të integruar ose do të integrohen në Policinë e Kosovës”, tha Sveçla.

    Ministri kërkoi lirimin e menjëhershëm të zv.drejtorit Jankoviq dhe qytetarëve tjerë që po mbahen nga Serbia.

    “Ka edhe qytetar që po mbahen të arrestuar, dhe kërkoj lirimin e tyre të menjëhershëm dhe kthimin e tyre në Kosovë. Ky veprim i Serbisë kërkon ndëshkim nga bashkësia ndërkombëtare”, tha ai.

  • ​Kurti: Vuçiq është kryemafioz i shtetit që u trimërua nga mungesa e sanksioneve

    ​Kurti: Vuçiq është kryemafioz i shtetit që u trimërua nga mungesa e sanksioneve

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se mungesa e sanksioneve ndaj Serbisë e ka trimëruar atë duke bërë arrestime në masë ndaj qytetarëve kosovarë.

    Kurti në konferencë për medie pas mbledhjes së qeverisë akuzoi Serbinë si shtet mafioz, derisa theksoi se kryemafiozi është presidenti Aleksandër Vuçiq.

    Ndërkaq, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se rreth 1500 qytetarë kosovarë dje janë ndaluar dhe malltretuar nga autoritetet serbe.

    Sveçla tha se ky veprim i Serbisë përbënë kërcënim për sigurinë në rajon dhe është një precendtë i rrezikshëm.

  • Borrell: Lindja e Mesme në cep të luftës rajonale

    Borrell: Lindja e Mesme në cep të luftës rajonale

    Shefi për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrel, ka deklaruar se Lindja e Mesme është shumë pranë luftës rajonale.

    Sipas tij krerët evropianë duhet t’i kërkojnë “përgjigje të përmbajtur” te Irani pas sulmeve ajrore të fundjavës, raporton CNN.

    “Nuk mund të eskalohet. Nuk mund të shkohet hap pas hapi për të ju përgjigjur secilës situatë që shkon më përpara, te lufta rajonale”, është shprehur Borrell me të arritur në Itali për takimin e ministrave të Jashtëm të G7-ës.

    “Jemi në cep të një lufte rajonale me Lindjen e Mesme që do të dërgojë lëkundje mbarë botë, veçanërisht në Evropë”.

    Komentet e tij vijnë pasi që Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron, u bëri thirrje ekonomive më të mëdha globale që të koordinohen për të vendosur sanksione ndaj Iranit.

  • Hovenier: Jam i shqetësuar me ndalimin e zv.drejtorit të Policisë – Serbia shkeli marrëveshjen

    Hovenier: Jam i shqetësuar me ndalimin e zv.drejtorit të Policisë – Serbia shkeli marrëveshjen

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Jeffrey Hovenier, ka zhvilluar një takim me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani.

    Temë e diskutimit ishte edhe ndalimit të qindra qytetarëve kosovarë nga Serbia, në kufirin me Kroacinë përfshirë këtu edhe mbajtjen e zëvendësdrejtorit të policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq.

    Hovenier u shpreh shumë i shqetësuar lidhur me këtë fakt.

    “Jam shumë i shqetësuar, veçanërisht për dikë që e njohim që disa vite, i cili ka ndihmuar shumë në integrimin e komunitetit serb në Policinë e Kosovës dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore të Kosovës”, tha Hovenier para mediave.

    Tutje ai tha se pajtohen me deklaratën e djeshme të Bashkimit Europian ku tha se Serbia ka shkelë marrëveshjen për liri të lëvizjes me ndalimin e qytetarëve të Kosovës në pikat kufitare.

    “Ishte një deklaratë nga BE dje. Ne punojmë për të mbështetur BE-në në negociatat e dialogut..zotëri Stano e bëri shumë të qartë këtë dhe ne nuk kemi si të mos dakordohemi se si BE i sheh këto gjëra. SHBA kërkon që të gjitha marrëveshjet e arritura në dialog të implementohen plotësisht dhe ne vazhdojmë të punojmë së bashku”.

    Gjatë së mërkurës shumë qytetarë nga Kosova u bllokuan nga Serbia në pikën kufitare me Kroacinë.

    Pos kësaj 10 zyrtarë policorë, përfshirë edhe zëvendësdrejtorin e policisë Dejan Jankoviq u ndaluan nga autoritetet serbe.

    Dje pesë nga ta u liruan, ndërkaq sot u liruan edhe katër të tjerë, ndërkaq Jankoviq po mbahet ende nga Serbia.

  • Haradinaj – krerëve të shtetit: Jepni ultimatum Serbisë për lirimin e policëve ose veproni me reciprocitet

    Haradinaj – krerëve të shtetit: Jepni ultimatum Serbisë për lirimin e policëve ose veproni me reciprocitet

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga krerët e institucioneve shtetërore që t’i japin ultimatum Serbisë, për lirimin e zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviç, në të kundërtën, ai ka kërkuar që Kosova të veprojë me reciprocitet ndaj zyrtarëve serbë kur të hyjnë në territorin kosovar.

    Këto komente, Haradinaj i ka bërë përmes një postimi në Facebook, derisa reagimin e krerëve të shtetit për këtë rast e ka konsideruar si inert.

    “Reagimi inert dhe vetëm deklarativ shtetëror i Kosovës për arrestimin e Zv. Drejtorit Jankoviç dhe policëve të Kosovës në Serbi, shpërfaq mungesën e mbështetjes serioze dhe pasigurinë për pjesëtarët e komunitetit serb në institucionet e sigurisë së Kosovës”, shkroi Haradinaj.

    Qeveria, Presidenca, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Punëve të Jashtme, ka theksuar kreu i AAK-së, “do duhej të japin ultimatum të prerë për lirimin e menjëhershëm të tyre, në të kundërtën edhe Kosova do të veprojë me reciprocitet ndaj pjesëtarëve të institucioneve të sigurisë të Serbisë, kurdo që hyjnë në territorin e Kosovës”.

  • ​Klopp synon përmbysjen e Atalantës, formacionet e mundshme

    ​Klopp synon përmbysjen e Atalantës, formacionet e mundshme

    Mediat italiane raportojnë se Mario Pasalic është favorit për të startuar ndaj Teun Koopmeiners për Atalantën kundër Liverpoolit, por Gian Piero Gasperini ka një dyshim më shumë në sulm.

    Atalanta pret Liverpoolin në ndeshjen e dytë çerekfinale të Europa League në stadiumin Geëiss në Bergamo sonte, aty ku zbret në fushë me epërsinë e tre golave nga ndeshja e parë e zhvilluar një javë më parë.

    Duket se nuk ka dyshime për Gasperinin sa i përket fazës mbrojtjësë dhe mesfushës me Sead Kolasinac dhe Davide Zappacosta të rikthyer në formacionin startues, përcjellë KosovaPress.

    Megjithatë, mund të ketë ndryshime befasuese në sulm, me mediat sportive italiane që pretendojnë se Koopmeiners ka të ngjarë të qëndrojë në stol dhe të zëvendësohet nga kroati Pasalic, shënuesi i një prej tre golave të Atalantës në “Anfield, përcjellë KosovaPress.

    Këto janë formacionet e mundshme:

    Atalanta (3-4-2-1): Musso; Djimsiti, Hien, Kolasinac; Zappacosta, De Roon, Ederson, Ruggeri; Pasaliç; Scamacca, Miranchuk .

    Liverpool (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Konate, Van Dijk, Robertson; Elliott, Mac Allister, Jones; Salah, Diego Jota, Luis Diaz.

  • ​Google pushon 28 punonjës për protesta kundër kontratës së kompanisë me Izraelin

    ​Google pushon 28 punonjës për protesta kundër kontratës së kompanisë me Izraelin

    Google pushoi 28 punonjës për përfshirjen e tyre në një protestë 10-orëshe në dy nga zyrat e gjigantit të teknologjisë në Kaliforni dhe New York City, për protesta ndaj lidhjeve të kompanisë me Izraelin.

    Në përgjigje të protestave të së martës të udhëhequr nga një grup i quajtur No Tech For Apartheid kundër Projektit Nimbus, një kontratë “cloud” 1.2 miliardë dollarësh me Izraelin, Google të mërkurën shkarkoi 28 punonjës të akuzuar për pjesëmarrje në protesta.

    Chris Rackow, kreu i sigurisë globale i Google, theksoi politikën e tolerancës zero të kompanisë ndaj sjelljes së protestuesve në një mesazh dërguar të gjithë punonjësve që qarkulloi gjithashtu në mediat sociale.

    “Sjelljet e tilla nuk kanë vend në vendin tonë të punës dhe ne nuk do ta tolerojmë atë”, thuhet në deklaratë.

    “Pas hetimit, sot ne ndërpremë punësimin e njëzet e tetë punonjësve që u gjetën të përfshirë. Ne do të vazhdojmë të hetojmë dhe të marrim masa sipas nevojës,” shtoi ai.

    Rreth 10 orë pas protestave, policia arrestoi grupe punonjësish në Nju Jork dhe Kaliforni, raportoi grupi në X.

    Pushimet, të cilat ndodhën vetëm disa orë pasi nëntë punonjës u arrestuan nga policia gjatë protestave kanë nxitur një valë polemikash brenda kompanisë dhe më gjerë./AA/