ATV

Author: ATVLive

  • Stojanoviq: Gjithçka po shkon sipas planit

    Stojanoviq: Gjithçka po shkon sipas planit

    Zoran Stojanoviq kryesues i Komisionit Komunal Zgjedhor në komunën e Leposaviqit ka thënë se gjithçka po shkon sipas planit. Ai ka theksuar se ka pasur probleme të vogla që janë tejkaluar shpejt, raporton Ekonomia Online.

    “Çdo sen është duke shkuar në bazë të planit. Komuna e Leposaviqit ka pozitë gjeografike me territor shumë të madh ka diku rreth 550 kilometra katror dhe për shkaqe teknike nuk kemi arritë me i hapë. Por kemi arrit prap me ia dalë. Shkolla në Leposaviq e kemi pasur një inspektim me 5 prill por pas 5 prillit me një bojkot nuk na është lejuar me i hapë. Pse nuk është lejuar kanë thënë se i kemi disa aktiviteteve shkollore, nuk dihet çfarë aktivitete. Deri tash në ora 11 i kemi informatae para.

    Ndërsa Selim Mehmeti nga komuna e Novo Bërdës ka treguar se risi është se kësaj here do të votohen 10 kandidatë.

    “Risi kemi që do të votohen 10 kandidatë. Trajnimi për kamera është mbajt kemi dhënë edhe udhëzues, KQZ-ja është duke e bë të pamundurën me siguru rrymë, ne jemi këtu tërë kohën”, ka thënë Selimi.

  • Szunyog: Po i vëzhgojmë zgjedhjet me 17 ekipe e rreth 60 persona në terren

    Szunyog: Po i vëzhgojmë zgjedhjet me 17 ekipe e rreth 60 persona në terren

    Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se janë 17 ekipe me rreth 60 persona në terren që po e vëzhgojnë votimin në qendra të ndryshme.

    Szunyogu ka thënë se i kanë koordinuar ekipet e ndryshme në të gjitha komunat ku po mbahet votimi, për të vërtetuar faktet nga terreni.

    “Vendosëm të dërgojmë vëzhgues në këtë proces. Janë organizuar shtetet anëtare të BE-së dhe organizatat ndërkombëtare nga vendet e tjera partnere, janë 17 ekipe për rreth 60 persona që kanë shkuar në qendra të ndryshme votimi”, ka thënë ai.

    Ai ka thënë se do të vazhdojnë ta vëzhgojnë terrenin për t’i vërtetuar faktet.

    Bashkësia ndërkombëtare e ka kritikuar bojkotin e zgjedhjeve për votimin pro apo kundër shkarkimit të kryetarëve të katër komunave veriore. Për bojkot të këtij procesi zgjedhor ka bërë thirrje Lista Serbe./KTV

  • Një person gjendet pa shenja jete në Batllavë të Podujevës

    Një person gjendet pa shenja jete në Batllavë të Podujevës

    Një person është gjetur pa shenja jete në pyll, në Batllavë të Podujevës gjatë së shtunës.

    Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të raportit ditor. Në raport thuhet se një familjar i viktimës kishte lajmëruar policinë për këtë paraprakisht.

    “Batllavë, Podujevë 20.04.2024, NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar familjar i tij është gjetur i shtrirë në pyll pa shenja jete. Njësit relevante kanë dal në vendin e ngjarjes ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në njoftim.

    Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

  • Vdekja e Gani Imerit, Krasniqi: Dha kontribut të jashtëzakonshëm në çlirimin e Kosovës

    Vdekja e Gani Imerit, Krasniqi: Dha kontribut të jashtëzakonshëm në çlirimin e Kosovës

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Shqiperia, Gani Imerit.

    Krasniqi u shpreh se Ganiu dhe familja e tij dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm në çlirimin, forcimin dhe shtetndërtimin e Kosovës.

    “I trishtë lajmi për vdekjen e ish-Komandantit të UÇK-së në Zonën Operative të Shalës, Gani Imeri. Para, gjatë dhe pas luftës, Ganiu dhe familja e tij Imeri nga Dumnica e Epërme, dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm në çlirimin, forcimin dhe shtetndërtimin e vendit tonë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

    “Ai vinte nga një familje atdhetare – dhe një të tillë la mbrapa. Vepra dhe jeta e tij do të jenë frymëzim dhe shembull për gjeneratat që la pas. Ngushëllimet më të thella familjes Imeri, bashkëluftëtarëve të tij, miqve dhe gjithë qytetarëve të Vushtrrisë”.

  • Shtatë vota me kusht në Leposaviq, pesë prej tyre nga komisionerët

    Shtatë vota me kusht në Leposaviq, pesë prej tyre nga komisionerët

    Shtatë vota me kusht janë regjistruar në qendrën kryesore të votimit në Leposaviq. Pesë prej tyre kanë qenë komisionerë, ndërkaq dy të tjerë të cilët kanë ardhur për të votuar në objektin komunal.

    Në këtë objekt komunal janë tri qendra votimi me gjithsej gjashtë vendvotime.

    Numri i qytetarëve në Leposaviq me të drejte vote është mbi 13 mijë, në tetë qendra votimi.

    Partia më e madhe e serbëve në Kosovë “Lista Serbe” e cila mbeshtetet nga Beogradi, ka ftuar për bojkot të këtyre zgjedhje.

    Për shkarkim të kryetarëve duhet të ketë së paku 50 për qind plus një votues me të drejte vote, në secilën nga katër komunat në veri të Kosovës.

    Ky votim në katër komunat veriore organizohet bazuar në udhëzimin administrativ të hartuar nga Qeveria, pas presionit të bashkësisë ndërkombëtare për shpalljen e zgjedhjeve të reja në komunat në veri.

  • Ende asnjë votues në disa vendvotime në Zveçan

    Ende asnjë votues në disa vendvotime në Zveçan

    Qendra e votimit në shkollën “Isa Boletini” në Zhazhë të Zveçanit, ka 246 votues në këtë qendër por ende asnjë s’ka dalë në votime.

    Qendra është hapur në ora 7, teksa materiali votues ka ardhur me kohë dhe është në rregull Kamera është e ndezur dhe po funksionon.

    Me kohë është hapur edhe qendra e votimit në fshatin Lipë të Zveçanit, fshat ky me shumicë shqiptare.

    Megjithatë, akoma edhe ky vendvotim nuk ka pasur asnjë votues.

    Në të gjithë komunën e Zveçanit janë 7 mijë e 209 votues, ndërkaq në këtë qendër janë të regjistruar 204 votues.

  • Moti sot me vranësira dhe reshje shiu

    Moti sot me vranësira dhe reshje shiu

    Në Kosovë parashihet që sot të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit mesatar deri të lartë, ndërsa në viset malore me lartësi mbi 1000 metra parashihen reshje të borës.

    Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius.

    Do të fryjë erë kryesisht nga ana verilindore dhe veriperëndimore me shpejtësi 1-7m/s.

  • DnV: Interesim minimal i qytetarëve për të marrë pjesë në procesin e votimit

    DnV: Interesim minimal i qytetarëve për të marrë pjesë në procesin e votimit

    “Demokracia në Veprim” përmes ekipeve mobile po vëzhgon procesin e votimit për ose kundër largimit të kryetarëve të katër komunave veriore të vendit – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok. Vëzhguesit tanë kanë vizituar pothuajse të gjitha qendrat e votimit të hapura në këtë pjesë. Sipas vëzhguesve, të gjitha qendrat e votimit që janë vizituar deri tani, janë hapur me kohë dhe komisionerët kanë qenë të pranishëm. Policia e Kosovës është prezente dhe po garanton sigurinë e procesit.

    Në njoftimin për media thuhet se procesi i votimit, deri në orën 09:00 është i qetë dhe nuk është vërehet interes nga qytetarët për pjesëmarrje në proces të votimit. Sa i përket administrimit të procesit, KQZ është vonuar me informim për qytetarët lidhur me vendndodhjen e qendrave të votimit, meqë ky vendim është marrë vetëm një ditë para procesit të votimit. Gjatë vizitave të vëzhguesve nëpër Qendra të Votimit është vërejtur se disa prej tyre nuk mundësojnë qasje për persona me aftësi të kufizuar dhe për persona që janë në moshë të shtyer.

    “Procesi i votimit brenda disa Qendrave të Votimit është aranzhuar për disa vendvotime në një hapësirë të përbashkët sipas modelit të hapur. Po ashtu është vërejtur se në të gjitha vendvotimet ka të vendosura kamera të sigurisë, ndërkohë që kabinat e votimit janë të vendosura në pozicionin që mund t’a cenojnë fshehtësinë e votës dhe mund të shihen si intimidim nga votuesit. instruksionet për vendosjen kabinave të votimit në këtë mënyrë janë përfshirë në udhëzuesit që KQZ ka përgatitur. Kjo është hera e parë që qytetarët do të votojnë nën survejimin e kamerave. Demokracia në Veprim do t’ju mbajë të informuara gjatë ditës për ecurinë e procesit”, njofton DnV.

  • Nëntë muaj pas zjarrit në tregun e gjelbër, tregtarët pa kompensim

    Nëntë muaj pas zjarrit në tregun e gjelbër, tregtarët pa kompensim

    Përgatiti: Pranvera Krasniqi

    Rrahman Feta është njëri prej tregtarëve që nga zjarri i nëntë muajve më parë, humbi një pjesë të konsiderueshme të mallit që shiste në tregun e gjelbër në kryeqytet.

    Feta, i cili me shitjen e tekstilit ka mbajtur familjen e tij, ende po pret kompensim për dëmet e shkaktuara. Që prej djegies së tendës, ky e ka improvizuar një të ngjashme, në një cep të tregut.

    Mirëpo, kolegët e tij, djegien e tendave e kishin përjetuar edhe më rënd.

    Përderisa, sipas pronarëve, askush nuk u interesua për gjendjen e tregut pas zjarrit, nga komuna e Prishtinës thonë se kanë një plan të kompensimit.

    “Duam t’i bëjmë bashke të gjitha tregjet në Prishtinë, t’ua bëjmë tendat e tyre diku në Hajvali sapo ta nënshkruajmë kontratën do të fillojmë me punimet”, tha Donat Lushaku, zëdhënës në komunën e Prishtinës.

    Sipas Lushakut, tregu, së bashku me tendat e reja për tregtarët e Prishtinës, do të jenë gati në fillim të vitit 2025.

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:

  • Vdes ish-komandanti i UÇK’së, Gani Imeri

    Vdes ish-komandanti i UÇK’së, Gani Imeri

    Ka vdekur ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gani Imeri.

    Imeri gjatë luftës ishte Komandant i Batalionit IV, të Brigadës 141, Zona Operative e Shalës.

    Lajmi për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët dhe bashkëluftëtarët e Imerit.

    Derisa, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka dërguar telegram ngushëllimi për vdekjen e Gani Imerit.

    Shkrimi i plotë nga Ferit Idrizi:

    TELEGRAM NGUSHËLLIMI

    E nderuara familja Imeri,

    Më pikëlloi lajmi për ndarjen nga jeta e Gani Imerit, Komandant i Batalionit IV, të Brigadës 141, Zona Operative e Shalës e UÇK-së. Ai ishte shembull i një luftëtari në Luftën e UÇK-së, i një humanisti dhe udhëheqësi të palodhshëm në shërbim të qytetarëve dhe të atdheut.

    E nderuara familje Imeri, duke bashkëndjerë dhimbjen me juve, ju shpreh ngushëllime të thella për ndarjen nga jeta të Komandantit, Gani Imeri.

    Emri i tij la gjurmë në historinë më të re të Kosovës.

    Lavdi jetës dhe veprës së Komandantit, Gani Imeri!