ATV

Author: ATVLive

  • Begaj: Papa Françesku la gjurmë të paharrueshme në Shqipëri, ishte i lidhur me figurën e Nënë Terezës

    Begaj: Papa Françesku la gjurmë të paharrueshme në Shqipëri, ishte i lidhur me figurën e Nënë Terezës

    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në një intervistë për gazetën italiane “Il Tempo”, ka ndarë përshtypjet e tij pas pjesëmarrjes në ceremoninë e varrimit të Papa Françeskut, duke e cilësuar atë si një përvojë unike dhe një shenjë të jashtëzakonshme respekti për figurën e Atit të Shenjtë.

    “Në një ceremoni ku morën pjesë liderë nga e gjithë bota – Afrika, Azia, Europa, Amerika Latine, Shtetet e Bashkuara, bota arabe dhe Lindja e Mesme – u dëshmua nderimi i madh për këtë figurë të madhe fetare dhe publike. Papa Françesku edhe një herë na dha një dëshmi të madhështisë së tij: një lumë njerëzish, nga Sheshi ‘Shën Pjetri’ deri te ‘Santa Maria Maggiore’, erdhi për t’i bërë homazh”, tha Presidenti Begaj.

    Në intervistë, Presidenti foli edhe për lidhjen e veçantë të Papa Françeskut me Shqipërinë, duke kujtuar se vizita e parë shtetërore jashtë Italisë pas zgjedhjes si Papë ishte pikërisht në Tiranë, njëmbëdhjetë vite më parë. “Një vizitë historike, e krahasueshme me atë të Papa Gjon Palit II pas rënies së komunizmit. Një kujtim që do të mbetet përherë në memorien e popullit tonë”, theksoi ai.

    Presidenti Begaj kujtoi gjithashtu dy audiencat që pati me Papa Françeskun, në dhjetor 2022 dhe në maj të vitit të kaluar, duke vënë në dukje vëmendjen dhe dashurinë e Atit të Shenjtë për Shqipërinë dhe shqiptarët. “Papa Françesku kishte një njohje të thellë të shqiptarëve që nga koha kur ndodhej në Argjentinë, përmes komunitetit arbëresh të Buenos Airesit. Ai ishte shumë i lidhur edhe me figurën e Nënë Terezës, Shenjtja shqiptare që ai vetë e kanonizoi”, tha Presidenti.

    Duke folur për pjesëmarrjen në funeral, Presidenti Begaj theksoi rëndësinë që ka bashkëjetesa fetare në Shqipëri: “Delegacioni ynë zyrtar përbëhet nga unë dhe dy ministra, por janë të pranishëm edhe udhëheqësit fetarë të vendit: myslimanë, ortodoksë, bektashinj dhe katolikë. Kjo është një dëshmi e harmonisë sonë fetare. Ashtu si edhe njëzet vite më parë, në funeralin e Papa Gjon Palit II, liderët shqiptarë të të gjitha besimeve ishin bashkë.”

    Të ngjashme

  • Afrim Gashi: Nuk ka nevojë për panik apo zgjedhje të parakohshme parlamentare

    Afrim Gashi: Nuk ka nevojë për panik apo zgjedhje të parakohshme parlamentare

    Shumica parlamentare është e qëndrueshme pavarësisht tronditjeve në koalicionin VLEN, thotë kryetari i Kuvendit maqedonas, Afrim Gashi, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

    Ai vlerëson se zgjedhjet parlamentare do të mbahen në afatin e rregullt.

    Çfarë po ndodh në koalicionin VLEN?

    Përçarjet në koalicionin VLEN, pjesë e qeverisë së udhëhequr nga VMRO-DPMNE, nisën më 16 prill, kur lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, bëri të ditur se në zgjedhjet lokale të vjeshtës do të garojë i vetëm me kandidatët e tij.

    Kjo lëvizje shkaktoi reagime brenda koalicionit, me akuza se Taravari kishte bërë marrëveshje me liderin e BDI-së opozitare, Ali Ahmeti.

    Për këtë arsye, VLEN vendosi ta përjashtojë Taravarin nga koalicioni.

    Nëse ai do të largohet edhe nga posti i ministrit të Shëndetësisë, do të vendosë kryeministri Hristijan Mickoski pas festave të 1 majit.

    Ndërkohë, VLEN ka paralajmëruar transformimin e koalicionit në parti politike.

    Grupi parlamentar i VLEN-it, me gjithsej 14 deputetë, ende nuk ka marrë vendim për mënyrën e veprimit në Kuvend, nëse Taravari bashkë me pesë deputetë të tjerë largohen nga koalicioni.

    Ka shumë spekulime për orientimin e këtyre deputetëve – nëse do të qëndrojnë në VLEN apo do t’i bashkohen opozitës – çka do të ndikonte edhe në shumicën e Badenterit, të domosdoshme për miratimin e ligjeve të rëndësishme që kërkojnë përkrahjen e komuniteteve etnike.

    Aktualisht, grupi parlamentar i VLEN-it përbëhet nga pesë deputetë të Aleancës për Shqiptarët, tre nga Lëvizja Demokratike dhe Alternativa, dy nga Lëvizja BESA dhe një deputet i pavarur i mbështetur nga Lëvizja Vetëvendosje e Kosovës.

    Ngjarjet e fundit kanë hapur diskutime në skenën politike nëse përçarjet në koalicionin shqiptar mund të çojnë në rikonstruim të Qeverisë ose në zgjedhje të parakohshme, krahas zgjedhjeve lokale.

    Në zgjedhjet e majit 2024, koalicioni VLEN ia doli ta largojë BDI-në nga pushteti, pas gati dy dekadash qeverisje dhe bashkëpunimi si me VMRO-DPMNE-në ashtu edhe me LSDM-në.

    Radio Evropa e Lirë: A nënkuptojnë zhvillimet brenda VLEN-it edhe ndryshime në Qeveri apo në Kuvend? Dhe a është në rrezik shumica e Badenterit? A mendoni se bashkë me zgjedhjet lokale duhet të mbahen edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare?

    Afrim Gashi: Jemi këtu në Kuvend, dhe përpiqem të jem sa më i shkëputur nga politika ditore dhe partitë politike. Jam vërtet i përkushtuar ndaj punës në Kuvend, por natyrisht nuk mund të shmangim politikën, sepse edhe ne jemi pjesë e strukturave politike. Mendoj se nuk ka arsye për panik, shumica është stabile dhe duhet të vazhdojmë punën, pa marrë parasysh nëse dikush hyn apo del nga koalicioni. Nuk pres ndryshime të mëdha në numrin e deputetëve. Shumica është e fuqishme, kemi rreth dy të tretat.

    Nga ana tjetër, po afrohen zgjedhjet lokale, por nuk duhet të na kapin ethet e zgjedhjeve për çdo gjë. Lokalet janë natyrshëm të fokusuara në probleme të infrastrukturës, kanalizimeve, ndriçimit, rrugëve – nuk duhet që politika e lartë të ndikojë në këtë proces. Prandaj nuk do t’i vija në të njëjtën peshore zgjedhjet parlamentare dhe lokale. Kuvendi dhe Qeveria duhet të vazhdojnë punën deri në fund të mandatit, për të garantuar stabilitet politik për qytetarët. Zgjedhjet lokale janë temë tjetër.

    Radio Evropa e Lirë: A prisni që partneri juaj i koalicionit, Aleanca për Shqiptarët dhe Taravari të mbeten në Qeveri?

    Afrim Gashi: Kjo është çështje që do ta vendosin liderët politikë të VLEN-it. Ka sinjale për unifikim të koalicionit në një subjekt të vetëm politik. Nëse kjo ndodh, ata do të vendosin se si do të pozicionohen Aleanca për Shqiptarët dhe Taravari. Unë për momentin nuk do të hyja në këtë temë. Mendoj se, çfarëdo që të ndodhë, nuk do të ketë ndikim të thellë në politikat qendrore. Dhe gjithsesi nuk duhet të ndikojë aspak në zgjedhjet lokale – janë dy procese të ndryshme dhe qytetarët nuk kanë arsye për shqetësim.

    Radio Evropa e Lirë: Pse mendoni se VLEN duhet të shndërrohet në një parti politike?

    Partitë opozitare shqiptare në Maqedoninë e Veriut kanë reaguar ndaj një deklarate të bërë nga kryeparlamentari Afrim Gashi, lidhur me gjuhën shqipe.

    Afrim Gashi: Qytetarët duan stabilitet. Një nga arsyet kryesore pse dikush voton për një parti politike është ndjenja e qëndrueshmërisë që ajo i ofron. Ne ishim katër parti në koalicionin VLEN dhe duam të tregojmë se ky projekt është afatgjatë. Me stabilitetin që i ofrojmë qytetarëve, rritet besimi dhe potenciali për të tërhequr më shumë votues. Nuk është vetëm për numra, është për stabilitet politik.

    Radio Evropa e Lirë: A prisni që Ziadin Sela t’i bashkohet nismës suaj?

    Afrim Gashi: Nuk e di, nuk është në dorën time kjo çështje.

    Radio Evropa e Lirë: Kuvendi në këtë përbërje ka punuar një vit. Si e vlerësoni punën e tij? Me notë nga një deri në pesë?

    Afrim Gashi: Sinqerisht, ndihem ende si nxënës dhe nuk do t’i jepja vetes një notë. Por, në përgjithësi, Kuvendi ka përmirësime në disa fusha kyçe: funksionalitet, efikasitet, transparencë dhe diplomaci parlamentare. Këto përmirësime janë të matshme me të dhëna konkrete. Por në politikë perceptimi është shumë i rëndësishëm dhe ai ndryshon ngadalë. Në këto 30 vjet demokraci, qytetarët kanë zhvilluar perceptim negativ ndaj Kuvendit. Nuk mund ta ndryshojmë atë përnjëherë, por besoj se kemi hapur mjaft kanale për të liruar energjinë negative. Synimi im është që deri në fund të mandatit, edhe qytetari nga një fshat i thellë, që na sheh në televizior, të thotë: “Jam i lumtur që kemi këtë Kuvend”.

    Radio Evropa e Lirë: Kuvendi u kritikua për mungesën e një seance komemorative për tragjedinë në Koçan. Cili ishte qëndrimi juaj?

    Afrim Gashi: Tragjedia në Koçan na preku të gjithëve. U mblodhëm me koordinatorët e grupeve parlamentare dhe biseduam si njerëz përgjegjës, jo si përfaqësues partish. Kishim konsensus se, në ato ditë zie, mosmbajtja e seancave parlamentare mund të interpretohej si mungesë respekti. Deputetët ishin aktivë në zonat lokale, morën pjesë në komemorime me qytetarët. Prandaj vendosëm të tregojmë respekt, jo me një seancë në sallë, por përmes veprimit tonë të përbashkët.

    Radio Evropa e Lirë: Por ushtruesi i detyrës së kryetarit të Koçanit tha se ishte mungesë respekti.

    Afrim Gashi: Një person nuk përfaqëson gjithë opinionin publik. Ai është kryetar i një qyteti, por nuk është vetë qyteti.

    Radio Evropa e Lirë: A pajtoheni me qëndrimin e kryeministrit Mickoski që nuk do të votojë ndryshimet kushtetuese derisa Bullgaria t’i përmbushë detyrimet e saj ndaj minoriteteve?

    Afrim Gashi: Nuk dua të komentoj qëndrimet e të tjerëve. Është e ditur se të gjitha partitë shqiptare, përfshirë VLEN-in, mbështesin nisjen e negociatave me BE-në. Por ka edhe një ndjeshmëri të madhe – edhe gjatë marrëveshjes me Greqinë – që shqiptarët të jenë krah popullit maqedonas në mbrojtje të identitetit, gjuhës dhe historisë së tyre. Kjo është shumë e rëndësishme për ne si shqiptarë. Prandaj duhet të jemi të kujdesshëm. Integrimi europian është qëllim strategjik, por duhet ruajtur kohezioni ndëretnik – shtylla kryesore e stabilitetit të shtetit.

    Radio Evropa e Lirë: BE ka kërkuar që, në pritje të ndryshimeve kushtetuese deri më 2027, të përmbushen reformat e Planit të Rritjes. A është kjo përparësi?

    Afrim Gashi: Ne jemi shteti i parë në rajon që ka përmbushur të gjitha obligimet e fazës së parë të Planit të Rritjes. Prandaj morëm dhe donacionin e parë nga BE. Reforma do të mbetet prioritet. Nuk mund të presim vetëm për ndryshimet kushtetuese. Ka shumë punë për t’u bërë: harmonizimi i legjislacionit, reforma gjyqësore, etj. Nëse ndryshimet kushtetuese mbeten për në fund, të paktën gjithçka tjetër të jetë përfunduar.

    Radio Evropa e Lirë: Reforma në gjyqësor përfshin edhe ndryshimet në Kodin Penal. Kur pritet diskutimi dhe votimi?

    Afrim Gashi: Po punohet intensivisht. Gjykata Kushtetuese dha rekomandime për Kodin Penal dhe Ligjin për Komunikimet Elektronike. Kemi krijuar grupe pune. Ligji për komunikimet është dorëzuar në Qeveri sepse kërkon ekspertizë të veçantë. Ne jemi të përqendruar edhe në reformat tjera. Reforma në drejtësi është prioritet i yni, jo vetëm për BE-në. Na duhet një sistem gjyqësor i besueshëm për vete, pastaj hapen edhe dyert për kapitujt negociues.

    Radio Evropa e Lirë: A pritet që në qershor të përmbushen afatet?

    Afrim Gashi: Do të varet nga grupet punuese. Kuvendi nuk ka ekspertizën teknike për çështje si komunikimet elektronike, por jemi shumë efikasë në procedimin e ligjeve. Çdo ligj që vjen në fillim të muajit, e votojmë brenda atij muaji. Ka rregull, parashikueshmëri, seanca të rregullta çdo muaj. Dhe për reformat, jemi të përkushtuar ta bëjmë sa më shpejt që të jetë e mundur, sapo të marrim propozimet e përgatitura.

    Radio Evropa e Lirë: Ku qëndron ligji për përfaqësim të drejtë – i ashtuquajturi “balancues”?

    Afrim Gashi: Ka vullnet politik, është kërkesë kushtetuese. Po punohet me kujdes për të mos pasur probleme me kushtetutshmërinë apo opinionin e Komisionit të Venecias. Synimi është që të miratohet një ligj funksional, pa dilema. Nuk ka afat zyrtar, por jam shumë optimist se deri në fund të muajit do të arrijë në Kuvend. Dhe do ta procedojmë menjëherë sipas Rregullores.

    Radio Evropa e Lirë: Filluat me shumë premtime për reforma në Kuvend, për digjitalizim, por ajo që doli e para ishte shpallja për logo të re. A është kjo më e rëndësishmja?

    Afrim Gashi: U prezantuan dy mjete të reja. Pas çdo seance, ajo do të ngarkohet në YouTube dhe qytetarët apo gazetarët do të mund t’i bëjnë pyetje inteligjencës artificiale për secilin diskutant, për votimet, e kështu me radhë. Do të ketë edhe mjet për komunikim të drejtpërdrejtë me deputetët, për takime virtuale apo fizike. Transparenca dhe llogaridhënia do të rriten ndjeshëm. Logoja e re është pjesë e trendit për t’u përshtatur me kohën dhe për t’i dhënë hapësirë edhe kreativitetit dizajnerëve. Do të vendoset nga një komision profesional. Çdo gjë që është funksionale për Kuvendin dhe për qytetarët, është për të mirën e përbashkët. /REL/

  • FSK përfundoi ushtrimin “Arrow Bravo 25”, synohet ngritja e kapaciteteve

    FSK përfundoi ushtrimin “Arrow Bravo 25”, synohet ngritja e kapaciteteve

    Forca e Sigurisë së Kosovës përfundoi ushtrimin fushor “Arrow Vravo 25”.

    Ky ushtrim synon përgatitjen, koordinimin dhe ngritjen e kapaciteteve taktike dhe operacione të trupave.

    Njoftimi i FSK-së:

    KFT ka realizuar ushtrimin fushor “Arrow Bravo 25”

    Komanda e Forcave Tokësore (KFT),Regjimenti i Tretë i Këmbësorisë(R3K) ka realizuar Ushtrimin Fushor “Arroë Bravo 25”, me qëllim vlerësimin dhe validimin e Kompanisë së Shtabit dhe Kompanisë B në detyrat esenciale për zbatim të misionit.

    Kompanitë kanë realizuar operacione të sulmit, mbrojtëse dhe të stabilitetit të cilat kontrolli i UF i planifikoi dhe simuloi që kompanitë të përballen me situata sa më reale, duke vlerësuar shkathtësitë dhe aftësitë e komandimit, vendimmarrjes në kushte stresi, dhe bashkëpunimit ndërmjet strukturave të ndryshme ushtarake.

    Ushtrimi Fushor “Arrow Bravo 25”u zhvillua me qëllim përgatitjen, koordinimin dhe ngritjen e kapaciteteve taktike dhe operacionale të trupave pjesëmarrëse, në kuadër të rritjes së ndërveprueshmërisë dhe reagimit të shpejtë në situata të ndryshme kur kërkohet të ofrohet siguri dhe të mbrohet integriteti territorial i Republikës së Kosovës.

  • Presidentja Osmani përkujton Masakrën e Mejës: Njëra nga plagët më të thella të Kosovës

    Presidentja Osmani përkujton Masakrën e Mejës: Njëra nga plagët më të thella të Kosovës

    Presidentja e Kosovës, vjosa Osmani, përkujtoi Masakrën e Mejës, duke e cilësuar si një

    nga plagët më të thella të Kosovës.

    “Sot, me zemër të rënduar, e kujtojmë Masakrën e Mejës, njërën nga plagët më të thella të Kosovës. 376 jetë të pafajshme u morën mizorisht nga regjimi gjenocidal i Serbisë, vetëm pse ishin shqiptarë.

    Plagët që la pas kjo tragjedi janë ende të hapura, por dhimbja dhe vendosmëria jonë, janë bashkuar për të mos lejuar që e vërteta të harrohet.

    Çdo person i vrarë e çdo person i zhdukur me dhunë gjatë luftës, çdo ëndërr e ndërprerë dhunshëm, është betim i yni për drejtësi.

    Në këtë tokë të shenjtë të dhimbjes, mbjellim shpresën për një të ardhme me më shumë drejtësi dhe më shumë dinjitet.

    Kujtimi për martirët e Mejës do të jetojë përjetë në zemrat tona.

    Lavdi jetës dhe sakrificës së tyre!”, u shpreh në fb presidentja Osmani.

  • Aksident tragjik në Vogovë të Gjakovës, një i vdekur dhe tre të lënduar

    Aksident tragjik në Vogovë të Gjakovës, një i vdekur dhe tre të lënduar

    Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Vogovë të Gjakovës, ku për pasojë një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar.

    Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur më 27 prill 2025, rreth orës 02:05.

    Hetimet paraprake tregojnë se shoferi i një automjeti, gjatë lëvizjes, ka humbur kontrollin mbi veturën dhe është vetaksidentuar.

    Për pasojë, një person – mashkull, shtetas i Shqipërisë – ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

    Tre persona të tjerë, që ndodheshin në automjet, kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

    Njësitet policore dhe ekipet emergjente kanë ndërhyrë menjëherë në vendin e ngjarjes për të ofruar ndihmën e parë dhe për të filluar hetimet mbi shkaqet e aksidentit.

  • Hoti: Plaga e të zhdukurve është plagë kolektive, drejtësia ende e paarritur

    Hoti: Plaga e të zhdukurve është plagë kolektive, drejtësia ende e paarritur

    Në shënimin e Ditës së Personave të Zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë, të shtunën janë bërë homazhe te Monumenti i Personave të Zhdukur, pranë Kuvendit të Kosovës, homazhe këto që janë organizuar nga Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur, raporton Ekonomia Online.

    Pas homazheve, kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, tha se të zhdukurit dhe plaga e tyre nuk janë plagë individuale, por një plagë kolektive që prek tërë shoqërinë kosovare.

    Ai theksoi se nuk mund të ketë normalitet pa zbardhjen e të vërtetës dhe vendosjen e drejtësisë. Sipas Hotit, të zhdukurit nuk mund të harrohen as të shërohen vetëm me kalimin e kohës, por vetëm atëherë kur e vërteta të dalë në dritë dhe drejtësia të vihet në vend për secilën familje.

    “Të zhdukurit dhe plaga jonë nuk është plagë individuale, por është një plagë që e prek gjithë shoqërinë tonë. Është një plagë që nuk mund të ketë normalitet, pa u treguar e vërteta dhe pa ardhur drejtësia në vend. Të zhdukurit nuk mund të shërohen si plagë vetëm me kalimin e kohës. Kjo plagë do të shërohet vetëm kur drejtësia do të vihet në vend dhe e vërteta të tregohet në familje. Zhdukjet, vrasjet apo edhe dërgimi i trupave në frigorifer apo në pajisje të ndryshme bërë varreza masive në Serbi nuk janë thjeshtë akte lufte. Ato janë krim kundër njerëzimit, gjenocid i pastër. Një lloj krimi që në fakt bota e sotme nuk e sheh shpesh herë. Prandaj, ky krim duhet të ketë drejtësi, e që fatkeqësisht ne këtë drejtësi ende po vazhdojmë ta kërkojmë në instanca ndërkombëtare dhe kudo që mundemi. Ne Kosova, qytetarët e Kosovës nuk di të ndalemi derisa personi i fundit i zhdukur të dihet fati i tij”, tha Hoti.

  • Analiza e The Times/ Marrëveshja e paqes e Trump është e tmerrshme, Ukraina duhet ta pranojë gjithsesi

    Analiza e The Times/ Marrëveshja e paqes e Trump është e tmerrshme, Ukraina duhet ta pranojë gjithsesi

    A po e kupton më në fund Donald Trump etjen e Vladimir Putinit për pushtim më shumë sesa për paqe? Një postim i tij në rrjetet sociale, pas takimit me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, ku sugjeroi se Putini “nuk dëshiron ndoshta ta ndalë luftën” por “po më tërheq me vete dhe duhet trajtuar ndryshe”, i jep Kievit njëfarë shprese se mund të ketë ndryshim në marrëveshjen e propozuar më parë nga Trump, që ai e kishte cilësuar si “të gdhendur në gur”.

    Megjithatë, përvoja tregon se momente të tilla kthjellimi nga ana e Trump kanë qenë të rralla dhe jetëshkurtra. Për momentin, Ukraina duhet të përballet ende me pasojat e një ultimatumi të dhimbshëm: një marrëveshje paqeje që shkel ligjin ndërkombëtar dhe parimet bazë të ndershmërisë.

    Kushtet e propozuara

    Plani, ende jo publik në detaje, parashikon një armëpushim të menjëhershëm dhe bisedime të drejtpërdrejta midis Kievit dhe Moskës. Ukrainës do t’i ndalohej anëtarësimi në NATO, ndërsa do të nënshkruhej një marrëveshje për mineralet dhe infrastrukturën me Shtetet e Bashkuara. SHBA-të, ndërkohë, do të njihnin sovranitetin rus mbi Krimenë dhe de facto kontrollin mbi territoret e tjera të pushtuara, duke hequr sanksionet ndaj Rusisë me mundësinë e rikthimit të tyre në rast të një agresioni të ri.

    Për Ukrainën, e lodhur nga një luftë brutale që ka shkaktuar qindra mijëra të vrarë e të plagosur, miliona refugjatë dhe dëme kolosale, këto kushte përbëjnë një çmim të tmerrshëm për një paqe të imponuar.

    Pasojat dhe rreziqet

    Pranimi i një marrëveshjeje të tillë do të rrezikonte të përsëriste gabimet e kaluara të Perëndimit — si mosndëshkimi i Rusisë pas pushtimit të Gjeorgjisë më 2008 dhe aneksimit të Krimesë më 2014 — duke e inkurajuar Putinin për më shumë agresion në të ardhmen. Po ashtu, një precedent i tillë do të mund ta nxiste Pekinin të ndërmarrë hapa të ngjashëm ndaj Tajvanit.

    Pavarësisht kësaj, për një Ukrainë që lufton për mbijetesë dhe që vuan nga mungesa e mbështetjes amerikane në rast të një administrate të re Trump, zgjedhjet janë shumë të kufizuara.

    A do të mbijetojë Zelensky?

    Një marrëveshje e tillë, megjithëse mund të sillte paqe, do të kërcënonte pozitën politike të presidentit Zelensky. Sondazhet tregojnë se gjysma e ukrainasve mund të jenë të gatshëm të konsiderojnë shkëmbimin e tokës për paqe, por zemërimi për pasojat e luftës do të kërkonte një “fajtor”.

    Ka disa lëvizje nga Moska që sugjerojnë fleksibilitet. Rusia, sipas kushteve të reja, do të tërhiqej nga disa territore në jug për të rikthyer aksesin e Ukrainës në lumin Dnipro dhe do të hiqte dorë nga pretendimet për rajone të tjera që aktualisht nuk i kontrollon.

    Gjithashtu, megjithëse ndalohet anëtarësimi i Ukrainës në NATO, nuk ndalohet ndihma ushtarake nga aleatë të tjerë dhe pranimi i saj në Bashkimin Evropian — që do të garantonte perspektivë sigurie dhe zhvillimi afatgjatë.

    Çfarë duhet bërë?

    Nëse marrëveshja imponohet, aleatët e Ukrainës duhet të sigurojnë që vendi të mbetet sovran, demokratik dhe i mbrojtur. Kjo përfshin riarmatimin, ndihmën për rindërtimin e infrastrukturës civile dhe forcimin e mbrojtjes së kufijve të rinj. Gjithashtu, konfiskimi i aseteve të ngrira ruse mund të përdoret për të financuar procesin e rindërtimit.

    Ukraina mund të ndjekë shembuj si ai i Gjermanisë Lindore dhe Kroacisë, ku territore të humbura u rikuperuan pas dekadash. Për këtë, është thelbësore që Ukraina të ndërtojë një shtet të fortë dhe të suksesshëm që të mbijetojë dhe të përballojë çdo kërcënim të ardhshëm nga Rusia.

    Edhe pse kjo marrëveshje i jep më shumë fitime Putinit sesa Kievit, ajo mund të jetë, me gjithë dhimbjen, alternativa më e mirë që Ukraina mund të sigurojë në rrethanat aktuale. Nëse nuk arrihet një ndryshim i madh përmes diplomacisë, Zelensky dhe kombi i tij mund të detyrohen ta pranojnë këtë kompromis — jo si dorëzim, por si një hap të përkohshëm drejt një të ardhme më të sigurt dhe më të ndritur.

  • Të paktën 9 të vdekur në Vankuver pasi vetura godet turmën gjatë festivalit

    Të paktën 9 të vdekur në Vankuver pasi vetura godet turmën gjatë festivalit

    Të paktën nëntë njerëz kanë vdekur në Vankuver pasi një veturë e shtypi turmën e njerëzve në një festival rrugor në qytetin perëndimor të Kanadasë, njoftoi policia të dielën.

    Policia tha se e ka arrestuar një 30-vjeçar nga Vankuveri në vendin e ngjarjes dhe se i dyshuari është “i njohur” për ta, por nuk dha më shumë hollësi. I dyshuari fillimisht ishte ndaluar nga njerëzit në vendin e ngjarjes.

    “Në këtë çast, jemi të bindur se ky incident nuk ishte akt terrorizmi”, tha policia e Vankuverit në një postim në X.

    Incidenti ndodhi pak pas orës 20:00, me kohën lokale, pranë një rruge ku po zhvillohej Festa e Ditës së Lapu Lapu, në nderim të një heroi kombëtar filipinas.

    Kryeministri kanadez, Mark Carney, tha në X: “Jam i shkatërruar nga lajmi për ngjarjet tragjike në festivalin Lapu Lapu në Vankuver këtë mbrëmje”.

    Jagmeet Singh, udhëheqës i Partisë Demokratike të Re të Kanadasë, ishte në mesin e pjesëmarrësve në këtë festival, por u largua disa minuta para se automjeti të mbërrinte, raportoi CTV News.

    “Është e tmerrshme, nuk di çfarë të them”, citohet Singh nga CTV. “Isha aty dhe më shfaqen në mendje fytyrat e fëmijëve që pashë duke buzëqeshur dhe kërcyer”.

    Një dëshmitar, i cili nuk dëshiroi të identifikohej, tha se kishte parë rreth 15 persona të shtrirë në tokë pasi një veturë e zezë shtypi turmën me shpejtësi. Dëshmitari tha se drejtuesi i mjetit kishte tentuar të arratisej, por ishte ndjekur nga pjesëmarrësit e festivalit dhe ishte mbajtur pranë një gardhi për rreth 10 minuta deri sa mbërriti policia.

    Gazeta Vancouver Sun raportoi se mijëra njerëz ndodheshin në atë zonë.

  • Gashi: Të gjitha partitë, duke filluar nga Vetëvendosje të bëhen më të përgjegjshme

    Gashi: Të gjitha partitë, duke filluar nga Vetëvendosje të bëhen më të përgjegjshme

    Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, tha se pret që Lëvizja Vetëvendosje të bëhet më e përgjegjshme për kapërcimin e bllokadës së krijuar në Kuvend, raporton EO.

    “Është tentim i radhës për të zgjedhur kryetaren apo kryetarin e Kuvendit. Duket që jemi në një bllokadë. Është për keqardhje situata, por pres që të gjitha partitë politike, duke filluar nga Vetëvendosje të bëhen më të përgjegjshme dhe të gjendet një zgjidhje. Mendoj se presidentja në këtë rast nuk ka kompetenca. Është çështje kryekëput e partive politike dhe e Kuvendit”, tha Gashi.

  • Murati: Ata që votojnë kundër zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit bëjnë bllokadë

    Murati: Ata që votojnë kundër zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit bëjnë bllokadë

    Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, tha se ata që votojnë kundër zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit bëjnë bllokadë, raporton EO.

    “Nuk u arrit që të realizohet me sukses konstituimi i Kuvendit. Ne si parti fituese kemi kryer obligimin tonë kushtetues, duke propozuar kandidatin dhe duke votuar për. Me votë për nuk bëhet bllokadë. Më votë kundër bëhet bllokada. Ne vazhdimësi kanë qenë 57 vota për dhe janë të përfaqësuara të gjitha komunitetet pakicë. Ne sot e pamë një ndryshim që tek votat kundër pati një rënie. 46 vota kundër kanë qenë herën e kaluar, sot ishin 41 vota kundër. Ftesa ka qenë publike nga kryesuesi i seancës. Ne jemi të gatshëm që të marrim pjesë sa herë që na ofrojnë. Janë subjektet e tjera që kundërshtojnë dhe nuk marrin pjesë”, tha Murati.