ATV

Author: ATVLive

  • Maqedonci takon në Varshavë ministrin polak të Mbrojtjes, tregon se për çka diskutuan

    Maqedonci takon në Varshavë ministrin polak të Mbrojtjes, tregon se për çka diskutuan

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se në kuadër të forumit “Defence 24 Days” është takuar me homologun polak, Władysław Kosiniak- Kamysz.

    Ai ka thënë se e ka njoftuar ministrin polak rreth situatës së sigurisë në Kosovë dhe rajon. Maqedonci i ka treguar edhe për 48 bazat e ushtrisë serbe të vendosura përgjatë vijës kufitare me Kosovën.

    “Ministrin Kamysz e informova rreth situatës së sigurisë në vend dhe rajon, gjersa shpreha dhe shqetësimin tim për militarizimin e Serbisë dhe 48 bazat e ushtrisë dhe gjandarmërisë serbe të vendosura përgjatë vijës kufitare me Kosovën, e gjithashtu dyshimin e bazuar me rastin e sulmit në Banjskë që grupet terroriste po mbështeten nga strukturat e sigurisë të shtetit të Serbisë me qëllim për të shkaktuar destabilizimin e Kosovës dhe Ballkanit në përgjithësi.”

    Maqedonci ka thënë se Kosova do të vazhdojë të ofrojë mbështetje për Ukrainën.

    “Duke qenë të vetëdijshëm se lufta në Ukrainë kërcënon sigurinë e përgjithshme të Evropës, theksova që Kosova do të vazhdoj të ofroj mbështetjen e pakursyer për Ukrainën brenda kapaciteteve tona shtetërore.”

    Ministri i Mbrojtjes ka shkruar se me ministrin polak janë dakorduar për vendosje të bashkëpunim në fushën e mbrojtjes mes dy shteteve.

    “U dakorduam që është tejet e rëndësishme të vendosim bashkëpunim në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe Polonisë.”

  • Piktura e skulptura nga artistët shqiptarë, dedikuar Gjergj Kastriotit

    Piktura e skulptura nga artistët shqiptarë, dedikuar Gjergj Kastriotit

    Sot është ditëlindja e heroit kombëtar Gjergj Kastriot – Skënderbeu, i cili u lind më 6 maj 1405, në një familje fisnike të Dibrës, siç ishte ajo e Gjon Kastriotit.

    Për nderë të kësaj dite, artistë nga qytete të ndryshme të Kosovës u mblodhën sot në Ekspozitën e Artit në Prishtinë, në pikturë dhe skulpturë realizuar nga disa artistë shqiptarë, dedikuar Gjergj Kastriotit.

    Rexhep Kasumaj, publicist, në një prononcim për ATV-në, u shpreh se, Gjergj Kastriot – Skënderbeu është po ashtu themelues i ndërgjegjes tonë kombëtare.

    “Skënderbeu është kryezoti i ynë mesjetar dhe lavdia e jonë ndër shekuj. Themelues, po ashtu i ndërgjegjes tonë kombëtare. Tash kohëve të fundit ka edhe zëra që përpiqen me i hedhë hije figurës së tij, por siç e dimë, Skënderbeu s’ka qenë kurrë i humbur, ka qenë gjithmonë triumfator. Do të triumfojë tash e përgjithmonë”, tha Kasumaj.

    Ndërsa, Hagji Gjoni, skulptor nga Peja, duke komentuar shtatoren e Skënderbeut që u vendos në Gjakovë, tha se kjo shtatore ka disa mangësi të vogla në harmoni.

    “Nuk është se më ka pëlqyer tamam, por ka disa mangësi ndoshta të vogla në harmoni”, tha Gjoni. /atvlive.tv

    Më shumë detaje i gjeni në videon më poshtë:

  • Ministri Aliu kujton heroin, Luan Haradinaj: Lavdi lajmëtarit të lirisë, heroit të kombit

    Ministri Aliu kujton heroin, Luan Haradinaj: Lavdi lajmëtarit të lirisë, heroit të kombit

    Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu, ka kujtuar heroin e kombit, Luan Haradinaj në 27-vjetorin e rënies së tij.

    Përmes një postimi në Facebook, Aliu ka shkruar dy vargje të këngës së këngëtarit, Iir Shaqiri, dedikuar për heroin Luan Haradinaj.

    “Lavdi lajmëtarit të lirisë, heroit të kombit, Luan Haradinaj”, ka thënë ndër tjera ai.

    Postimi i plotë:

    …Edhe Uragani ka nja cak pushimi,

    n’rrenze të një Shkëmbi, ku bën gjumin Trimi.”

    Lavdi lajmëtarit të lirisë, heroit të kombit, Luan Haradinaj!

  • Kurti: Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së

    Kurti: Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së

    Kryeministri Albin kurti ka kujtuar heroin Luan Hardinaj në 27 vjetorin e rënies.

    Kurti ka thënë se gjaku i Luan Haradinajt, i skuqi gurët e kufirit që ai i kishte ëndërr t’i shembte mes barrierash që duheshin eliminuar në rrugën e vështirë për bashkimin e shqiptarëve.

    “Deri atë ditë, gjatë katër viteve të fundit të jetës së tij, Luan Haradinaj e kishte kaluar shumë herë kufirin jugosllav të vendosur dhunshëm mes Shqipërisë dhe Kosovës. Atë ditë, ai po i printe grupit të luftëtarëve që po hynin nga Shqipëria në Kosovë, nga fshati Vlahne e Hasit në drejtim të Kuzhinit. Data ishte 6 maj 1997, ditë e martë.

    Në grupin që po i printe Luani, ishte vëllai i tij, Ramushi, Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, Ilaz Kodra, Abedin Rexha, Ali Ahmeti, Emrush Xhemajli, Rafet Rama, Gani Rama e Selim Krasniqi. Kur iu afruan zonës kufitare në Qafëmullar, ata u ndeshën me ushtrinë jugosllave, në një terren të zhveshur dhe në një reliev të egër malor. Luani mbeti i vrarë në vend, kurse Rafeti, Fehmiu dhe Ramushi u plagosën. Gjaku i Luan Haradinajt, i skuqi gurët e kufirit që ai i kishte ëndërr t’i shembte mes barrierash që duheshin eliminuar në rrugën e vështirë për bashkimin e shqiptarëve.

    Nga ajo kohë do të duheshin edhe gjashtë muaj që Ushtria Çlirimtare e Kosovës të shfaqej publikisht, por Luani me vëllezër dhe shokë kishte vite që punonin për atë ditë. Me aktivitetet dhe ndërlidhjet mes grupeve, me aksionet e armatosura, me furnizimet me logjistikë dhe me shembullin e angazhimit të tij me përkushtim e trimëri, Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së. Sot u bënë 27 vite nga dita e rënies së Luanit, në një kohë kur ai ishte vetëm 23 vjeçar.

    Lavdi Luan Haradinajt për veprën e tij patriotike mes shokësh dëshmorë të rënë për lirinë e Kosovës!”, ka shkruar Kurti në Facebook.

  • ​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin dhe propozohet 28 tetori si festë kombëtare

    ​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin dhe propozohet 28 tetori si festë kombëtare

    Gjergj Kastrioti hyri në histori si një nga gjeneralët më të mëdhenj të kohës, një strateg i shquar i luftimeve dhe i diplomacisë së kohës dhe sot duhet të kemi model diplomacinë e tij, të kemi më shumë miq, më shumë vetëdije qytetare e kombëtare, në interes të shtetit e kombit, paqes, dinjitetit dhe të lirisë për të vetëqeverisur si një shoqëri me një mendësi të qytetëruar.

    Kështu u tha në simpoziumin shkencor i cili është mbajtur në Institutin Albanologjik në Prishtinë, e ku u lexuan kumtesa nga studiues të ndryshëm mbi gjetjet e reja për Gjergj Kastriotin. Aty u kërkua nga institucionet e Shqipërisë dhe Kosovës që ta hartojnë një ligj të veçantë për heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastriotin, raporton KP.

    Profesori Arbin Xhata, duke vlerësuar lartë veprën e heroit kombëtar, propozojë që 28 tetori të shpallet festë kombëtare.

    “Kemi një propozim shumë interesant dhe domethënës nga diaspora, këtu vjen Belisa Jezerci nga simpoziumi dhe organizatori i simpoziumit, propozohet që 28 teori 1458 të shpallet festë kombëtare-shtetërore pasi Gjergj Kastrioti është shpallë mbret i Shqipërisë. Kjo ishte dhe unë me shokët që jemi organizator propozojmë që kjo festë të bëhet sepse për herë të parë Gjergj Kastrioti është shpallë mbret i Shqipërisë”, tha ai.

    Drejtori i Institutit Albanologjik, Lulzim Lajçi tha se Gjergj Kastrioti është testamenti i parë i orientimit të shqiptarëve.

    “E ndjejë obligim moral dhe intelektual të bëj një apel drejtuar institucioneve më të larta të Republikës së Shqipërisë dhe institucioneve të Kosovës që të nxjerrin një ligj të veçantë për Gjergj Kastriotin Skënderbeun. Ky ligj do të draftohej nga një komision i përbërë nga deputetët e parlamentit të Shqipërisë dhe parlamentit të Kosovës dhe si ligj i përbashkët, pas miratimit në të dy parlamentet do të zbatohej në të dy shtetet shqiptare. Nxjerrja e këtij ligji do të kishte edhe simboliken e vet. Arsyetimi i shkurtër për këtë ligj. Gjergj Kastrioti është kryeheroi jonë kombëtar, burrë shtetasi më i madh politikë e ushtarak në historinë e arbërisë, kryegjenerali i të gjitha kohërave, themelues i shtetit shqiptar dhe i Besëlidhjes Shqiptare në nivel kombëtar. Me emrin e tij lidhet , flamuri i shqiptarëve, uniteti, rezistenca epike shqiptare dhe një epokë e tërë, epoka skenderbejane. Skënderbeu ishte i pari që përpunoi vizionin madhështor, rrugën e Shqipërisë nga do të ecte, nga lindja apo perëndimi. Ai është testamenti i parë i orientimit të shqiptarëve, nga pa vizionin e tij properëndimor ne do të humbasim orientimin, qenien, kështu që do të zhdukeshim në margjinat e historisë apo në konflikte shteruese e të përgjakshme të brendshme”, tha ai.

    Vlora Gashi nga Lëvizja e Deçanit, ka thënë se është bekim i madh për kombin që brezë pas brezi të jetë pikë referimi strategun e fuqishëm që erdhi dhe u bë kryeheroi i popullit tonë.

    “Për 25 vjet me radhë Gjergj Kastrioti e pengoi, madje e ndaloj ekspazionin osman drejt Evropës, e stopoi perandorinë osmane të depërtonte në zemrën e saj, duke ruajtur e mbrojtur shqiptarët, atdheun dhe qytetërimin modern… Gjergj Kastrioti hyri në histori si një nga gjeneralët më të mëdhenj te kohës, një strateg i shquar i luftimeve dhe i diplomacisë së kohës. Sot duhet të kemi model diplomacinë e tij, të marrim model që të kemi më shumë miq, më shumë vetëdije qytetare e kombëtare, në interes të shtetit e kombit, paqes, të dinjitetit dhe të lirisë për të vetqeverisur si një shoqëri me një mendësi të qytetëruar. Në Kuvendin e Legjës, Gjergj Kastrioti vuri themelet e shtetit të arbërit të mirë organizuar që sot të ndërtojmë një shtet me dinjitet, t’i bashkojmë të gjitha pjesët e mbetura qysh atëherë dhe të mos lejojmë që shërbimet e huaja anti-shqiptare të na ndajnë, të na fyejnë e të na devijojnë nga qenësia e të jetuarit si komb pasardhës arbëror“, tha ajo.

    Në këtë simpozium, veprën e heroit e vlerësuan larë edhe shumë studiues të tjerë.

  • Familjarët e dëshmorëve të pakënaqur me përkujdesjen institucionale e pensionet që i marrin

    Familjarët e dëshmorëve të pakënaqur me përkujdesjen institucionale e pensionet që i marrin

    Familjarë të dëshmorëve e qytetarë, që të hënën kishin adhur për homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan, me rastin e 27-vjetorit e rënies së Heroit të Kombit, Luan Haradinaj, janë shprehur të zhgënjyer me qasjen e institucioneve ndër vite sa i përket trajtimit institucionalë për familjarë të dëshmorëve, veteranëve e invalidëve të luftës, raporton EO.

    Ata kanë kërkuar nga institucionet që t’i përkrahin më shumë këtë kategori të shoqërisë, pasi “falë tyre e gëzojmë lirinë e pavarësinë”.

    Xhemail Islami, vëllai i dëshmorit Xhavit Islami, ka thënë se është i zhgënjyer nga shteti për mos kujdesin ndaj familjarëve të dëshmoreve.

    Ai ka thënë se vëllai i tij dëshmor ka lënë dy fëmijë dhe gjithë këto vite nuk është interesuar askush për gjendjen e tyre.

    “Po të mos ishin këta me rënien e tyre nuk do ta gëzonim këtë liri. Jam pak i zhgënjyer pas lufte me përkujdesjen e familjeve të dëshmoreve. Ku mund të them që pak a shumë nuk ka kurrfarë përkujdesje, nuk vjen kush të shikoj. Vëllau ka lënë dy fëmijë, vajzë e djalë. Mund të them se kush nuk ka ardh pas luftë të pyes për ta se si jetojnë, si qëndrojnë ekonomikisht”, ka thënë ai.

    Bashkim Kajdomcaj, kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut në regjionin e Prizrenit, ka thënë se ndër vite qasja e institucioneve nuk ka qenë e duhura ndaj kësaj kategorie të luftës.

    “Mendoj që qasja e institucioneve, pavarësisht kush ka qeverisë me vite të tëra, është dashtë dhe duhet më bërë shumë, më tepër për këta njerëz që kanë dhënë jetën. Mendoj që nuk është bërë dhe nuk po bëhet sa duhet. Kemi pakënaqësitë me pensione të kategorive të ndryshme”, ka thënë ai.

  • ​Dështoi me Milanin, Lopetegui rikthehet në Premier Ligë

    ​Dështoi me Milanin, Lopetegui rikthehet në Premier Ligë

    Julen Lopetegui pritet të jetë trajner i West Ham United sezonin e ardhshëm. Siç raportoi gazetari Fabrizio Romano, bisedat kanë ecur me një ritëm shumë të mirë në ditët e fundit, pasi kalimi i tij te Milani i bllokua. “Çekanët” do të jenë projekti i dytë në Premierligë për Lopeteguin, i cili tashmë ka trajnuar Wolverhamptonin në pjesën e dytë të edicionit 2022-2023 pas largimit nga Sevilla.

    Pas një fundi të shkëlqyeshëm të sezonit (ai mori skuadrën e fundit dhe e mbylli sezonin shtatë pikë larg rënies), ai u largua nga posti pesë ditë para debutimit të tij në 23-24 për shkak të mosmarrëveshjeve me menaxhmentin dhe pakënaqësisë së tij me politikën e nënshkrimeve, përcjellë KosovaPress.

    Skuadra të shumta evropiane e kishin targetuar emrin e ish-trajnerit spanjoll. Propozimi që iu afrua më shumë realizimit ishte ai i Milanit, por italianët e tërhoqën operacionin vetëm pak ditë më parë për shkak të një fushate të promovuar nga fansat e tyre në rrjetet sociale me moton ‘Nopetegui’.

    Nëse nuk do të ishte dëgjuar zëri i tifozëve, Lopetegui do të ishte në krye të kuqezinjve vitin e ardhshëm. Në fakt, trajneri dhe Milani janë takuar në Londër dy javë më parë për të përcaktuar verbalisht të gjitha detajet dhe kushtet dhe madje kanë biseduar për blerjet e ardhshme në merkaton e radhës, shenjë se gjithçka praktikisht ishte bërë. E vetmja gjë që mungonte ishte firma dhe nuk mbërriti kurrë për shkak të revoltës së tifozëve.

    Kohët e fundit, Lopetegui mori disa telefonata edhe nga Arabia Saudite , por ai refuzoi ofertat që i paguanin deri në 18 milionë euro në vit për shkak të preferencës së tij për të vazhduar në Evropë.

  • ​Rusia thotë se filloi përgatitjet për stërvitje ushtarake në përgjigje të “provokimeve, kërcënimeve” perëndimore

    ​Rusia thotë se filloi përgatitjet për stërvitje ushtarake në përgjigje të “provokimeve, kërcënimeve” perëndimore

    Rusia tha të hënën se filloi përgatitjet për një stërvitje ushtarake që përfshin armët bërthamore jostrategjike të vendit në përgjigje të asaj që i përshkroi si “provokime dhe kërcënime” perëndimore.

    Një deklaratë e Ministrisë së Mbrojtjes ruse tha se filluan përgatitjet për mbajtjen e një stërvitje në të ardhmen e afërt me formacionet raketore të qarkut ushtarak jugor të vendit, së bashku me përfshirjen e aviacionit dhe marinës së vendit.

    Duke treguar se stërvitja u urdhërua nga Presidenti Vladimir Putin, deklarata tha se synonte “të rrisë gatishmërinë e forcave bërthamore jostrategjike për të kryer misione luftarake”.

    “Gjatë stërvitjes do të kryhen një sërë aktivitetesh për të praktikuar përgatitjen dhe përdorimin e armëve bërthamore jostrategjike”, thuhet më tej në deklaratë.

    Ai tha gjithashtu se stërvitja synon të sigurojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Rusisë “në përgjigje të deklaratave provokuese dhe kërcënimeve nga zyrtarë individualë perëndimorë kundër Federatës Ruse”. (AA)

  • Sekuestrohen kamerat e sigurisë përgjatë Bunës, kërkimet për trupat shtrihen edhe në ujërat malazeze

    Sekuestrohen kamerat e sigurisë përgjatë Bunës, kërkimet për trupat shtrihen edhe në ujërat malazeze

    Janë sekuestruar kamerat e sigurisë së bizneseve që ndodhen përgjatë lumit Buna, aty ku u gjet trupi i 9-vjeçares dhe ku dyshohet se janë mbytur edhe nëna e saj, motra dhe vëllai më i vogël.

    Gazetarja Dorjana Bezat raporton se kamerat kanë fiksuar momentin kur Alma Arrazi ishte e ulur në një kafe pranë Bunës, së bashku me vogëlushët, 9, 6 dhe 3 vjeç.

    Policia po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa nga ana tjetër 8 ekipe janë angazhuar në kërkimet në ujërat e Bunës dhe Drinit, për të gjetur trupat e tyre.

    Po ashtu është kërkuar dhe ndihma e palës malazeze për të shtrirë kërkimet dhe në ujërat fqinje.

    Deri më tani nuk ka asnjë rezultat.

  • Ndahet nga jeta aktori i njohur i filmit “Titanic” në moshën 79-vjeçare

    Ndahet nga jeta aktori i njohur i filmit “Titanic” në moshën 79-vjeçare

    Aktori i njohur i filmit “Titanic”, Bernard Hill ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare.

    Sipas raportimeve të “BBC News”, ai ka vdekur në orët e para të mëngjesit të së dielës.

    Me origjinë nga Mançesteri, Hill i jetoi në Suffolk me gruan dhe aktoren Mariana Hill.

    Përveç roleve në “Titanic-ut” dhe “Lord of the Rings”, ai gjithashtu luajti kapitenin Edward Smith në filmin fitues të Oskarit të vitit 1997. Poashtu luajti edhe personazhin e Yosser Hughes në serialin ikonik të dramës “Boys from the Blackstuff”.