ATV

Author: A.M.

  • Marcus Rashford mund të rikthehet tek Man United

    Marcus Rashford mund të rikthehet tek Man United

    Sulmuesi anglez Marcus Rashford, mund të rikthehet tek gjiganti anglez Manchester United.

    Mediat në Spanjë bëjnë të ditur se drejtuesit katalunas do të heqin dorë nga blerja e kartonit të Rashford,kjo për shkak të paraqitjeve jo të mira në ndeshjet e para të sezonit.

    Përndryshe huazimi i Rashford është pritur me shumë bujë nga tifozët,ngase anglezi është parë si një ndër lojtarët që të jetë arma e Barcës në arritjen e objektivave të sezonit.

    Megjitahtë mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat,se nëse Barcelona do të blej apo jo kartonin e Rashford verën e ardhshme.

    Kujtojmë që Marcus Rashford nuk ka arritur të shënoj në 3 ndeshjet e para të La Ligës,dhe marrëveshja e huazimit vlen deri në fund të sezonit.

  • Finlanda me Edon Maxhunin eliminojnë Serbinë nga Eurobasketi

    Finlanda me Edon Maxhunin eliminojnë Serbinë nga Eurobasketi

    Kombëtarja e Finlandës ka shkruar histori në Eurobasket 2026,duke eliminuar Serbinë në 1/8 e finales me rezultat 92:86 për të kaluar në fazën çerekfinale.

    Basketbollisti shqiptar që mbron ngjyrat e ekipit skandinav Edon Maxhuni luajti për 11 minuta,ku edhe përkundër që nuk arriti të shënonte pikë në këtë përballje arriti që të kontrboujë me 3 kërcime e dy asistime në fitoren e finlandezëve.

    Përndryshe Maxhuni pas ndeshjes ka thënë se skuadra e tij bëri lojë fantastike,dhe se në ndeshjen e ardhshme do të mundohen të luajnë edhe më mirë.

    “Ishim të gatshëm. Jemi përgatitur. Njëjtë kemi bërë edhe në Eurobasketin e kaluar ndaj Kroacisë. Kemi pësuar humbje të vështirë ndaj Gjermanisë. Kështu që e kemi ditur se duhet të jemi mentalisht gati dhe të fitojmë. Kjo ndodhi. Miro Little ka pasur ndeshje të shkëlqyer. A ishte armë e fshehtë pasi nuk luajti më herët kështu? Nuk ka pasur rast ta dëshmojë këtë. Të gjithë lojtarët tanë mund të jenë të rëndësishëm. Ishte momenti i tij dhe e shfrytëzoi shkëlqyeshëm. Shpresoj se në ndeshjen e ardhshme do të jetë i njëjti dhe do të vazhdojmë”

    Kujtojmë që Finlanda në çerekfinale e pret fituesin nga ndeshja Franca-Gjeorgjia që pritet zhvillohet nga ora 14:15.

  • Gjermania çerekfinalistja e rradhës në Eurobasket 2025

    Gjermania çerekfinalistja e rradhës në Eurobasket 2025

    Gjermania ka arritur të bëhet kombëtarja e dytë pas Turqisë që kalon në çerekfinale të Eurobasket 2025,ku eliminoi Portugalinë me rezultat 85:58.

    Pancerët patën një ndeshje tejet të vështirë ku në disa raste portugezët kalonin në epërsi,por në dy periudhat e fundit gjermanët arritën të merrnin kontrollin e lojës dhe në fund nuk lejuan befasi duke triumfuar me 27 pikë epërsi 85:58.

    Më të mirët tek Gjermania ishin Dennis Schröder dhe Franz Wagner që shënuan 16 pikë secili,kurse tek Portugalia ishte Neemias Queta që realizoi 18 pikë e bëri 11 kërcime.

  • Turqia siguron çerekfinalen në Eurobasket 2025,duke mundur me vështirësi Suedinë

    Turqia siguron çerekfinalen në Eurobasket 2025,duke mundur me vështirësi Suedinë

    Kombëtarja e Turqisë ka siguruar fazën çerekfinale në Eurobasket,duke eliminuar me mjaft vështirësi Suedinë me rezultat 85:79.

    Gjatë gjithë takimit suedezët ishin në epërsi,duke i shkaktuar mjaft probleme turqve ku në dy periudhat e para ishin tejet efikas.

    Basketbollisti më i mirë tek Turqia ishte Alperen Sengun me 25 pikë,16 kërcime e 6 asitime,kurse basketbollisti me prejardhje shqiptare Erxhan Osmani ishte ndër më të mirët ku realizoi 14 pikë,13 kërcime e 4 asistime.

    Tek Suedia më i miri ishte Simon Birgander me 14 pikë, 13 kërcime e katër asistime,si dheLudvig Hakanson me 16 pikë e 5 asistime.

  • Bayern Munich synon të transferimin e yllit të Real Madridit Endrick

    Bayern Munich synon të transferimin e yllit të Real Madridit Endrick

    Gjiganti gjerman Bayern Munich,po synon që të gjej pasardhësin për sulmuesin anglez Harry Kane.

    Mediumet spanjolle bëjnë të ditur se bavarezët synojnë që të transferojnë sulmuesin e Real Madrid Endrick,i cili po kërkon një skuadër që mund të gjej sa më shumë minutazhë në lojë.

    Përndryshe tek Bayern Endrick konsiderohet si një lojtar premtues në futbollin botëror,dhe se drejtuesit e kampionëve të Bundesligës e kanë përcjellur gjatë kohës kur 19 vjeçari luante tek Palmeiras.

    Ndërkohë në anën tjetër tek Real Madrid nuk e shohin të mundshme shitjen e Endrick,pasi e konsiderojnë brazilianin si njeriun i cili është pjesë e projektit afatgjatë të “Los Blancos”.

    Kujtojmë që Endrick ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2030,teksa vlera e tij në tregun e transferimeve sillet rreth 35 milionë euro.

  • Luis Suarez suspendohet për gjashtë ndeshje moslojë

    Luis Suarez suspendohet për gjashtë ndeshje moslojë

    Sulmuesi uruguajan Luis Suarez,nuk do të jetë në gjendje që t’i ndihmojë Inter Miamit në ndeshjet e rradhës.

    Suarez është dënuar për 6 ndeshje moslojë,kjo për shkak se uruguajani kishte sulmuar njërin nga anëtarët e skuadrës së Seattle Sounders.

    Përndryshe ky dënim vlen për ndeshjet e Kupës së Ligës,teksa nuk përjashtohet mundësia që Suarez të dënohet edhe në ndeshjet e MLS që do të ishte një goditje e rëndë për yllin uruguajan.

    Kujtojmë që Luis Suarez ka realizuar 32 ndeshje për Inter Miamin në të gjitha garat,ku arriti të shënoj 10 gola e bëri 14 asistime

  • Zinedine Zidane në radarin e gjigantit turk Fenerbahçe

    Zinedine Zidane në radarin e gjigantit turk Fenerbahçe

    Gjiganti turk Fenerbahçe, është në kërkim të një trajneri të ri pas shkarkimit të Jose Mourinhos.

    Njëri ndër emrat i cili mund të marrë drejtimin e nënkampionit të Turqisë është ish-trajneri i Real Madridit Zinedine Zidane,dhe mediat turke bëjnë të ditur se francezi ka pranuar kushtet e marrëveshjes.

    Përndryshe Zidane pritet që të udhëtoj drejt Stambollit për të finalzuar detajet e marrëveshjes me Fenerbahcen,ku pritet që të dihet edhe paga vjetore që do të marrë Zizou si trajner.

    Kujtojmë që Zinedine Zidane ka kohë që është i papunë pas aventurës së tij me Real Madridin,teksa ka qenë i kërkuar nga shumë klube në Evropë për të vazhduar karrierën si trajner.

  • Kryetari i FFK-së Agim Ademi reagon pas humbjes së Kombëtares së Kosovës kundër Zvicrës

    Kryetari i FFK-së Agim Ademi reagon pas humbjes së Kombëtares së Kosovës kundër Zvicrës

    Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi,ka bërë një reagim pas humbjes së Kombëtares së Kosovës kundër Zvicrës me rezultat 4:0.

    Ademi në një postim në rrjetet sociale ka vlerësuar se nuk ishte nata e dardanëve,dhe thotë se skuadra duhet të nxjerrë mësime nga kjo humbje.

    “Nuk ishte nata jonë në Bazel. Një humbje e thellë dhe e dhimbshme për Dardanët tanë, që tregon se ende kemi punë përpara dhe se duhet të reagojmë fuqishëm në ndeshjet e ardhshme. Kjo humbje na dhemb të gjithëve, por duhet ta pranojmë se edhe netët si kjo janë pjesë e futbollit. Gjithsesi, kjo është vetëm një betejë e humbur dhe jo fundi i rrugës. Kam besim te këta djelmosha dhe sigurisht se do të nxjerrim mësime dhe do të rikthehemi më të fortë në sfidat që na presin”

    Përndryshe Ademi falendëroi tifozët për mbështetjen që i dhanë dardanëve në Basel,dhe shton se një përkrahje e tillë duhet të jetë edhe ndaj Suedisë ditën e hënë.

    Kujtojmë që Kombëtarja e Kosovës pësoi humbje 4:0 ndaj Zvicrës,në ndeshjen e parë të kualifikimeve për botërorin 2026.

  • Selektori i Kombëtares së Kosovës Franco Foda i zhgënjyer pas humbjes kundër Zvicrës

    Selektori i Kombëtares së Kosovës Franco Foda i zhgënjyer pas humbjes kundër Zvicrës

     

    Kombëtarja e Kosov­ës pësoi humbje të thellë kundër Zvicrës me rezultat 4:0,në ndeshjen e parë kualifikuese të botërorit 2026 në kuadër të grupit B.

    Selektori Franco Foda foli në një konferencë për shtyp pas ndeshjes,duke shprehur              zhgënjimin e tij dhe thotë se skuadra nuk luajti mirë në pjesën e parë.

    “Në pjesën e parë s’kemi luajtur mirë, kjo është e saktë. Kemi bërë shumë gabime. Golat i kemi pranuar shumë lehtë. Por, në pjesën e dytë kemi luajtur më mirë. Kemi bërë tri ndryshime në pauzë mes pjesëlojëve dhe ishim më stabil. Duhet të them se Zvicra në pjesë e parë luajti shumë, shumë mirë. Ne nuk kishim topa të dytë. Luajtëm shumë ngadalë. Kështu ishte në pjesën e parë. Në pjesën e dytë  ishte shumë më mirë”

    Përnndryshe Foda më tutje shtoi se ndaj Suedisë duhet treguar një lojë krejtësisht tjetër,dhe se loja duhet të jetë më shumë agresive dhe më mirë.

    Kujtojmë që Kombëtarja e Kosovës ndeshjen e rradhës pritet ta zhvillojë kundër Suedisë,ndeshje e cila pritet të luhet të hënën në stadiumin “Fadil Vokrri”në Prishtinë.

  • AC Milan ofron 18 milionë euro për yllin e Sevillas Ruben Vargas

    AC Milan ofron 18 milionë euro për yllin e Sevillas Ruben Vargas

    Gjiganti italian AC Milan po synon që të përforcojë repartin e sulmit në janar.

    Sipas raportimeve të mediave rossonerët i kanë vënë syrin mesfushorit sulmues Ruben Vargas,dhe drejtuesit e gjigantit italian janë të gatshëm të paguajnë rreth 18 milionë euro klubit spanjoll Sevilla për shërbimet e Vargas.

    Përndryshe interesim për yllin zvicran kanë shprehur edhe shumë klube të ndryshme,duke përfshirë këtu Villarealin e cila e sheh Vargasin si njeriun ideal për repartin ofanziv.

    Në anën tjetër klubi andaluzian nuk dëshiron ta vë në shitje gjatë dimrit zvicranin në nëjë pozitë të vështirë,dhe synon që të gjejë një alternativë në rast se Vargas largohet nga Ramon Sanchez-Pizjuan.

    Kujtojmë që Ruben Vargas i është bashkuar Sevillës në janar të këtij viti,teksa ka kontratë me andaluzianët deri në vitin 2029.