ATV

Author: A.M.

  • Fisnik Asllani: Atmosfera e mirë bëri që të zgjedhja Kosovën

    Fisnik Asllani: Atmosfera e mirë bëri që të zgjedhja Kosovën

    Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës Fisnik Asllani,ka folur për dy ndeshjet e dardanëve në kualfikimet e botërorit të vitit 2026.

    Asllani ka deklaruar se Kosova ka një skuadër të mirë,dhe se pritshmëritë janë të mëdha.

    Përndryshe Asllani tregoi sesi zgjodhi të luaj për “dardanët”,duke thënë se atmosfera ishte tejet e bukur në stadium.

    ““Pritshmëritë në Kosovë janë të larta sepse kemi skuadër të mirë. Isha në pushim në Prishtinë dhe në një ndeshje në stadium. Mu rrëqeth trupi. Menjëherë e kam ndierë atmosferën, ishte në zemrën time”

    Kujtojmë që Fisnik Asllani nuk luajti në humbjen 4:0 ndaj Zvicrës për Kosovën,teksa ndaj Suedisë luajti që nga minuta e 59-të në fitoren 2:0.

  • Elbasan Rashani transferohet në Australi tek Melbourne City

    Elbasan Rashani transferohet në Australi tek Melbourne City

    Reprezentuesi i Kombëtares së Kosovës Elbasan Rashani është zyrtarizuar si lojtar i ri i ekipit Melbourne City.

    Zyrtarizimi i transferimit të Rashanit tek ekipi Australian u bë këtë të premte,dhe pritet që të mbartë fanellën me numrin 11 tek dy herë kampioni i Australisë.

    Përndryshe transferimin e Rashanit e ka konfirmuar edhe vetë klubi Australian,duke e vlerësuar lartë reprezentuesin dardan.

    “Sulmuesi i disa pozitave dhe punëtor i madh, Rashani, arrin në Melbourne pasi luajti rol në promovimin e Elches në La Liga në sezonin e kaluar. Ai luan në krah, sjell kreativitet dhe përfundim të aksioneve. Është aktiv në krah me aftësinë për të hyrë në zonë dhe të shënojë vetë gola. Me më shumë se një dekadë eksperiencë në Evropë, 32-vjeçari ka pasur karrierë të ndritur në Norvegji, Francë, Turqi dhe Danimarkë, duke luajtur mbi 300 ndeshje në nivelin e seniorëve. Ka 29 paraqitje në nivelin e përfaqësueseve dhe ka shënuar pesë gola për Kosovën, ku është paraqitur rregullisht përkrah ish-mesfushorit të Cityt, Valon Berisha”

    Kujtojmë që së fundmi Elbasan Rashani ka luajtur në Spanjë për skuadrën e Elches,teksa ka bërë karrierë edhe në Francë tek Clermont,Erzurumspor në Turqi,Rosenborg në Norvegji etj.

     

  • Ndeshje interesante këtë fundjavë në Bundesligë

    Ndeshje interesante këtë fundjavë në Bundesligë

    Këtë fundjavë rikthehet edhe Bundesliga gjermane,ku pritet të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 3-të.

    Kampioni akatual Bayern Munich do e presë në Allianz Arena skuadrën e rikthyer Hamburg,ku bavarezët do të synojnë të vazhdojnë me fitoren e rradhës për të mbetur edhe më tutje në krye të tabelës,ndërkohë që Hamburgu do të synoj që të marrë një rezultat pozitiv në këtë udhëtim të vështirë.

    Nënkampioni Bayer Leverkusen do të jetë në udhëtim ku do të takohet kundër Eintracht Frankfurtit,dhe e cila konsiderohet si derbi i kësaj fundjave në Bundesligë.

    Aspirinat do të tentojnë që të sigurojnë pikët e para pas dy humbjeve rresht,kurse Frankfurti do të synoj që të shënoj fitoren e dytë në ligë.

    Në ndeshjet e tjera që do të zhvillohen në Gjermani Borussia Dortmund do të luaj në udhëtim kundër Heidenheim,ku verdhëezinjët synojnë fitoren e dytë në ligë teksa Heidenheim do të mundohet të shkaktoj befasi dhe të marrë pikët e para në Bundesligë.

  • Juventus-Inter derbi i fundjavës në Serie A

    Juventus-Inter derbi i fundjavës në Serie A

    Serie A rikthehet me ndeshjet e xhiros së 3-të në fundjavë,ku në program pritet të ketë takime interesante.

    Vëmendja pritet të jetë në Allianz Stadium,ku Juventus e pret nënkampionin Inter në derbin e kësaj fundjave.

    Juve e nisi mjaft mirë këtë stinor në Serie A,ku pas dy xhirove ka dy fitore së pari kundër Parmës e Genoas,dhe do të synojnë të vazhdojnë këtë ecuri edhe pas kësaj xhiroje.

    Ndërkohë neuroazzurët do të mundohen ta harrojnë humbjen e javës së kaluar ndaj Udineses,dhe do të synojnë që të marrin 3 pikë në përballje kundër “Zonjës së Vjetër”.

    Ndeshja Juventus-Inter pritet të zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 18:00.

    Kampioni aktual Napoli në anën tjetër do të luaj kundër Fiorentinës,ku napolitanët synojnë pikët e plota në këtë ndeshje për të vazhduar ecurinë pozitive.

    Në ndeshjet e tjera që do të zhvillohen në Itali Milan e pret në shtëpi skuadrën e Bolognas,kurse Atalanta është nikoqir i Lecces.

    Roma në Olimpico e pret Torinon,teksa Lazio është në udhëtim tek Sassuolo.

  • La Liga rikthehet me ndeshjet interesante

    La Liga rikthehet me ndeshjet interesante

    La Liga spanjolle këtë fundjavë pritet të rikthehet me ndeshjet e xhiros së 4-të.

    Kampioni aktual Barcelona do ta zhvilloj më në fund një ndeshje si vendas,ku në “Johan Cruyf Stadium”e pret Valencian.

    Blaugranasit do të synojnë të rikthehen tek fitoret pas barazimit kundër Rayo Vallecanos xhiron e kaluar,ndërkaq Valencia do të tentoj të shkaktoj befasi dh të marrë pikë ndaj katalunasve.

    Real Madrid në anën tjetër do të luaj në udhëtim,ku do të jetë mysafir i Real Sociedadit.

    “Los Blancos”do të synojnë që të shënojnë fitoren e rradhës për të mbajtur kreun e tabelës,kurse Sociedad do të tentoj që të nxjerrë një rezultat pozitiv.

    Në ndeshjet e tjera që do të zhvillohen në Angli Atletico Madrid do e presë në Wanda Metropolitano Villarealin,teksa Athletic Bilbao e pret në San Mames skuadrën e Alaves.

  • Man City-Man United kryendeshja e fundjavës në Premierligë

    Man City-Man United kryendeshja e fundjavës në Premierligë

    Këtë fundjavë pritet të rikthehet Premierliga angleze,ku në program pritet të ketë ndeshje mjaft interesante.

    Vëmendja pritet të jetë në Etihad Stadium,ku Manchester City pritet të zhvillojë derbin lokal kundër Manchester United.

    “Citizens”nuk e nisën mirë këtë sezon në Premierligë,ku në 3 ndeshje pësuan 2 humbje me rradhë teksa fitoi 1 takim.

    Ndërkohë “Djajtë e Kuq”do të tentojnë që të shënojnë edhe fitoren e dytë,në mënyrë që në xhirot e para të kenë një ecuri pozitive.

    Ndeshja Man.City-Man United pritet të zhvillohet të dielën me fillim nga ora 17:30.

    Kampioni aktual Liverpool do të luaj në udhëtim kundër Burnley,ku “The Reds”synojnë 3 pikët e rradhës për të mbetur edhe më tutje në krye të tabelës.

    Në ndeshjet e tjera që do të zhvillohen në Angli Arsenal e pret në shtëpi Nottingham Forest,teksa Chelsea dhe Tottenham Hotspur do të takohen kundër Brentford respektivisht West Ham United.

  • Chelsea nën akuza nga FA për shkelje gjatë periudhës së Roman Abramovich

    Chelsea nën akuza nga FA për shkelje gjatë periudhës së Roman Abramovich

    Klubi anglez Chelsea ,mund të përballet me padi nga Federata Angleze e Futbollit.

    Mediat angleze bëjnë të ditur se londinezët po përballen me 74 akuza nga FA,dhe thuhet se kanë të bëjnë gjatë kohës kur Chelsea ishte nën pronësi të Roman Abramovich.

    Përndryshe akuzat kënë të bëjnë me shkelje të rregulave me agjentët e futbollit,si dhe poashtu edhe për përfshirjen e palëve të treta në transferimet e lojtarëve.

    Më tutje dyshohet se këto kanë ndodhur gjatë periudhës 2009 e deri më 2022,dhe nëse këto akuza vërtetohen atëherë Chelsea rrezikon një dënim tejet të rëndë.

     

  • Christian Eriksen zyrtarizohet si futbollist i ri i Wolfsburgut

    Christian Eriksen zyrtarizohet si futbollist i ri i Wolfsburgut

    Ylli danez Christian Eriksen,ka nënshkruar marrëveshje me klubin gjerman Wolfsburg.

    Eriksen ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me ekipin e Bundesligës,dhe drejtuesit e Ëolfsburgut vlerësojnë se transferimi i danezit është tejet i rëndësishëm.

    Përndryshe vetë Eriksen thotë se transferimi tek Wolfsburg është një hap i mirë,dhe shpreson se mund të bëjë shumëçka në këtë sezon.

    “Mezi pres këtë aventurë të re. Jam i bindur se mund të bëjmë një ndryshim së bashku në Wolfsburg. Diskutimet me drejtuesit ishin shumë të mira dhe ndjeva menjëherë se trajneri Paul Simonis kishte një ide të qartë për ekipin dhe për mua. Fakti që ka shumë fytyra që i njoh nga kombëtarja daneze në skuadër e bën VfL-në veçanërisht tërheqëse për mua.”

    Kujtojmë që Christian Eriksen së fundmi ishte pjesë e gjigantit anglez Manchester United,por nuk pati minutazhë nën drejtimin e teknikut portugez Ruben Amorim sezonin e kaluar.

  • Zinedine Zidane mund të marrë drejtimin e kombëtares së Francës

    Zinedine Zidane mund të marrë drejtimin e kombëtares së Francës

    Trajneri dhe legjenda franceze Zinedine Zidane,është njëri nga emrat që është përfolur për një rikthim në stolin e ndonjë skuadre në Evropë.

    Së fundmi raportohet se Zidane mund të marrë drejtimin e Kombëtares së Francës,dhe atë menjëherë pasi Didier Deschamps t’i jap fund aventurës me gjelat në botërorin e vitit të ardhshëm.

    Përndryshe ardhja e Zidane në stolin e nënkampionëve të botës do të ishte mjaft e rëndësishme,kjo edhe për faktin se ish-trajneri i Real Madridit do tësillte një harmoni tek ekipi gjë që e kishte bërë edhe gjatë kohës kur drejtonte “Los Blancos”ku fitoi tre tituj të Ligës së Kampionëve.

    Kujtojmë që ditë më parë Zinedine Zidane ishte spekuluar që ta merrte drejtimin e Fenerbahçes,por gjiganti turk zyrtarizoi ish-selektorin e Belgjikës Domenico Tedesco.

  • Kenan Yildiz në radarin e gjigantit katalunas Barcelona

    Kenan Yildiz në radarin e gjigantit katalunas Barcelona

    Gjiganti katalunas Barcelona,po synon që të bëjë përforcime në repartin e sulmit për sezonin e ri.

    Blaugranasit po tentojnë që të sigurojnë shërbimet e sulmuesit anësor të Juventusit Kenan Yildiz,duke marrë parasysh që nuk do të synojnë të blejnë kartonin e Marcus Rashford.

    Përndryshe Juventus po kërkon rreth 80 milionë euro për reprezentuesin e kombëtares turke,shumë që është mjaft e lartë për Barcelonën të cilët duhet vënë në shitje disa futbollistë për të siguruar 20 vjeçarin.

    Megjithatë mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në vazhdim,se nëse Yildiz do të transferohet tek Barcelona sezonin e ardhshëm.

    Kujtojmë që Kenan Yildiz e nisi mjaft mirë sezonin e ri me Juventusin,duke realizuar 2 asistime në 2 ndeshjet e para në Serie A.