ATV

Author: A.M.

  • Michael Olise në radarin e gjigantit anglez Liverpool

    Michael Olise në radarin e gjigantit anglez Liverpool

    Sulmuesi francez Michael Olise, një ditë mund të rikthehet në Premierligën angleze.

    Gazeta angleze “Daily Mail”raporton se Olise është futur në radarin e gjigantit anglez Liverpool,i cili shihet si pasardhës i yllit egjiptian Mohamed Salah.

    Përndryshe Salah ende është një ndër futbollistët kyç të “The Reds”,i cili ende vazhdon të jap maksimumin e tij edhe në sezonin e ri me ekipin e Arne Slot.

    Kurse në anën tjetë Olise është nën kontratë me Bayern Munich,dhe se drejtuesit bavarezë nuk do ta lënë të lirë francezin të largohet nga Allianz Arena.

    Kujtojmë që Michael Olise ka shënuar 4 gola në 4 ndeshje për Bayern Munich,duke konfirmuar se është një ndër lojtarët më në formë tek kampioni i Bundesligës

  • Ernest Muçi mund të transferohet tek Trabzonspor

    Ernest Muçi mund të transferohet tek Trabzonspor

    Mesfushori i Kombëtares Shqiptare Ernest Muçi do të mbesë në elitën e futbollit turk,por jo tek gjiganti i mirënjohur Besiktas.

    Sipas raportimeve të mediave turke Muçi dëshiron të largohet nga Stambolli,dhe thuhet se futbollisti ka arritur një marrëveshje me rivalin Trabzonspor.

    Përndryshe reprezentuesi shqiptar ka pasur oferta të ndryshme nga klube të ndrsyhme në Evropë,dhe është raportuar se klubi rus Rubin Kazan kishte arritur një marrëveshje me Muçin.

    Megjithatë Muçi është i vendosur që të qëndrojë në Turqi,dhe shumë shpejtë mund t’i bashkohet 7 herë kampionëve të Superligës Turke.

    Kujtojmë që Ernest Muçi ka bërë vetëm 6 paraqitje për Besiktasin këtë sezon,por që nuk arriti të shënoj asnjë gol

  • Lionel Messi:Nuk besoj do të luaj në Kupën e Botës 2026

    Lionel Messi:Nuk besoj do të luaj në Kupën e Botës 2026

    Ylli argjentinas Lionel Messi ka luajtur në ndeshjen e cila mund të jetë e fundit me Argjentinën në shtëpi,në të cilën kampionët e botës fituan 3:0 ku Messi realizoi dy gola.

    Messi ka folur për mundësitë që të jetë pjesë e Argjentinës në botërorin e vitit 2026,duke thënë se nuk e di se nuk ka besim që të luaj në SHBA,Meksikë dhe Kanada verën e ardhshme.

    “Nuk mendoj se do të luaj në një tjetër Kupë Bote. Përfundimi më logjik është se nuk do të jem, por ja ku jemi. Kam shpresë dhe entuziazëm. Por është ditë pas dite, ndeshje pas ndeshjeje.”

    Përndryshe 38 vjeçari më tutje shtoi se ka pasur shumë ndeshje gjatë këtij viti kalendarik,dhe pjesëmarrja në Kupën e Botës varet edhe nga shumë aspekte si ajo fizik shut edhe psikik.

    Kujtojmë që Lionel Messi ka bërë 194 paraqitje me Argjentinën,duke arritur të realizoj 114 gola.

  • Albion Rrahmani shpallet lojtari i muajit në Çeki

    Albion Rrahmani shpallet lojtari i muajit në Çeki

    Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës Albion Rrahmani,po vazhdon të korrë suksese me gjigantin e mirënjohur çek.

    Rrahmani mori çmimin si lojtar i muajit në elitën e futbollit çek,dhe kjo falë paraqitjeve të mira që pati me Spartën Pragën në ndeshjet e para të sezonit të ri.

    Përndryshe Rrahmani po kalon formë fantastike me gjigantin çek,ku në 7 ndeshje të zhvilluara ka arritur të realizoj 5 gola,dhe poashtu pritet të jetë një ndër shtyllat kryesore të dardanëve në ndeshjet kualifikuese të botërorit 2026 kundër Zvicrës dhe Suedisë.

    Kujtojmë që ekipi i Albion Rrahmanit Sparta Praga gjendet në pozitën e parë në kampionatin çek me 19 pikë,dy më shumë se përcjellësi Slavia Praga që gjendet në pozitën e dytë.

  • Julian Nagelsmann i frustruar pas humbjes së Gjermanisë ndaj Sllovakisë

    Julian Nagelsmann i frustruar pas humbjes së Gjermanisë ndaj Sllovakisë

    Trajneri i Kombëtares së Gjermanisë Julian Nagelsmann ,është shprehur mjaft i frustruar pas humbjes befasuese kundër Sllovakisë .

    Në një pronocim për mediumin publik gjerman ARD Nagelsmann kritikoi paraqitjen e futbollistëve,duke thënë se tani e tutje duhet të përqendrohemi më pak te cilësia dhe më shumë tek shpirti i skuadrës.

    “Ndoshta në fakt duhet të përqendrohemi më pak te cilësia dhe më shumë te lojtarët që thjesht japin gjithçka nga vetja. 

    Përndryshe Nagelsmann shton se tani çdo ndeshje duhet fituar,nëse pancerët dëshirojnë të kualifikohen në botërorin e vitit 2026,Ndërkohë shumë ekspertë të futbollit në Gjermani alarmojnë se nëse këto paraqitje vazhdojnë atëherë ekziston rreziku i moskualifikimit.

    Kujtojmë që Gjermania pësoi humbje 2:0 ndaj Sllovakisë në ndeshjen kualifikuese për botëror në grupin A,kurse ndeshjen e rradhës do ta luaj kundër Irlandës së Veriut në shtëpi

     

  • Lamine Yamal mund të mos jetë në dispozicion për Barcelonën pas pauzës së kombëtareve

    Lamine Yamal mund të mos jetë në dispozicion për Barcelonën pas pauzës së kombëtareve

    Barcelona ka marrë një lajm shqetësues lidhur me yllin e kësaj skuadre Lamine Yamal.

    Yamal ka pësuar një lëndim në ndeshjen kualifikuese për botëror kundër Bullgarisë,duke u detyruar që të largohej nga fusha në minutën e 78-të.

    Përndryshe Yamal është në dyshim për ndeshjen e rradhës së furisë së kuqe kundër Turqisë në udhëtim,teksa nuk dihet ende sesa është e lartë shkalla e lëndimit të tij e cila mund të përcaktoj se a mund të luaj kundër Valencias në La Liga.

    Kujtojmë që Lamine Yamal ka nisur mjaft mirë këtë sezon në La Liga,duke shënuar dy gola në 3 ndeshjet e para,teksa asistoi në fitoren 3:0 të Spanjës së fundmi ndaj Bullgarisë.

  • David Alaba drejt transferimit tek Besiktas

    David Alaba drejt transferimit tek Besiktas

    Qendërmbrojtësi David Alaba mund të largohet nga klubi mbretëror spanjoll Real Madrid.

    Sipas raportimeve të mediave Alaba flitet për një transferim tek gjiganti turk Besiktas,dhe një kalim i tij mund të ndodhë ngase afati kalimtar në Turqi është deri më 12 shtator.

    Përndryshe Alaba ka qenë një kohë i lënduar,e më pas nuk pati edhe shumë minutazhë në sezonin e kaluar,dhe largimi drejt Superligës së Turqisë do të ishte destinacioni i duhur për të.

    Ndërkohë Besiktas është duke synuar që të ofroj një marrëveshje e cila i garanton minutazhë në fushë,dhe mbetet në ditët në vijim se nëse austriaku do të pranoj ofertën e gjigantit nga Stambolli.

    Kujtojmë që David Alaba ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2026,teksa nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare deri më tani.

  • Kosova synon fitoren kundër Zvicrës në kualifikimet për botërorin 2026

    Kosova synon fitoren kundër Zvicrës në kualifikimet për botërorin 2026

    Sonte Kombëtarja e Kosovës nis rrugëtimin drejt kualifikimit në kampionatin botëror të vitit 2026,ku në stadiumin St Jakob Park në Basel do të takohet kundër Zvicrës në ndeshjen e parë të grupit B.

    Ekipi i drejtuar nga selektori Franco Foda ka bërë përgatitjet për këtë ndeshje mjaft të rëndësishme,ku synimi kryesor i “dardanëve”është fitorja në mënyrë që të nisin mbarë këtë cikël kualifikues.

    Përndryshe Kosova në ndeshjen ndaj helvetikëve do të ketë dy mungesa mjaft të rëndësishme,ku Edon Zhegrova ka qenë i liruar nga selektori Foda për shkak të transferimit të tij tek gjiganti italian Juventus,kurse në anën tjetër Milot Rashica pësoi lëndim në ndeshjen kampionale me Besiktasin.

    Kujtojmë që ndeshja Zvicër-Kosovë pritet të nis nga ora 20:45,kurse 3 ditë mëvonë “dardanët”do të luajnë kundër Suedisë në stadiumin “Fadil Vokrri”në Prishtinë.

  • Drita zyrtarizon transferimin e Mamadou Ben Zidane

    Drita zyrtarizon transferimin e Mamadou Ben Zidane

    Kampioni i Kosovës Drita ka përforcuar repartin e mesfushës,dhe atë para fillimit të aventurës në Conference League.

    Klubi gjilanas ka transferuar mesfushorin Mamadou Ben Zidane,i cili vie nga klubi i mirënjohur francez SC Bastia.

    Përndryshe FC Drita nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka konfirmaur transferimin e Ben Zidane,duke konsideruar se 19 vjeçari pritet të sjellë energji të re.

    “Mesfushori 19-vjeçar i bashkohet klubit tonë nga ekipi francez SC Bastia, duke sjellë energji të re dhe potencial të madh për të ardhmen. Me talentin dhe aftësitë e tij, Zidane pritet të jetë një vlerë e shtuar për skuadrën bardhekaltër në garat vendore dhe ndërkombëtare.FC Drita i uron mirëseardhje Zidanes-s në familjen bardhekaltër dhe i dëshiron shumë suksese në këtë kapitull të ri të karrierës së tij”

    Kujtojmë që FC Drita ka transferuar 7 futbollistë në afatin kalimtar,duke përfshirë si:Hsan Gomda,Vesel Limaj,Endrit Morina,Leutrim Rexhepi,Liridon Balaj,Kristal Abazaj,Eron Isufi dhe Olt Haziri.

  • Shqipëria mund me vështirësi Gjilbraltarin

    Shqipëria mund me vështirësi Gjilbraltarin

    Kombëtarja Shqiptare ka shënuar fitore të vështirë kundër Gjilbraltarit me rezultat 1:0,në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Europa Point Stadium.

    Pjesa e parë u karakterizua me raste të krijuara nga kuqezinjët nëpërmjet Mirlind Dakut dhe Jasir Asanit,por 45 minutat e para përfunduan me rezultat të barabartë 0:0.

    Në pjesën e dytë Shqipëria shpeshtoi sulmet përmes Shpendit dhe Berishës,por portieri i Gjilbratarit bëri disa pritje.

    Në minutën e 69-të Shqipëria fitoi penallti,të cilën në gol e konvertoi Jasir Asani që realizoi në 1:0 që në fund ishte rezultati përfundimtar.

    Shqipëria pas kësaj fitorje tejet të vështirë do të takohet kundër Letonisë në “Air Albania”në Tiranë,ndeshje e vlefshme e grupi K për kualifikimet e botërorit të vitit 2026