ATV

Author: A.M.

  • Ousmanne Dembele refuzon kontratën e re të PSG-së

    Ousmanne Dembele refuzon kontratën e re të PSG-së

    Ylli francez dhe fituesi i “Topit të Artë”Ousmanne Dembele refuzoi ofertën për kontratën e re me PSG-në.

    Sipas mediave franceze PSG ka ofruar një ofertë për rinovim të kontratës Dembeles,ku francezi do të fitonte rreth 30 milionë euro në sezon e që ishte refuzuar nga agjentët e lojtarit pas kërkojnë një pagë dyfish më të lartë.

    Përndryshe Dembele ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2028,dhe mbetet të shihet se cila do të jetë oferta e rradhës e parisienëve për ta bindur francezin që të mbesë në “Parkun e Princave”

    Kujtojmë që Ousmanne Dembele është rikthyer në aksion për PSG-në në finalen e Superkupës së Francës ,dhe atë pas një periudhe të vështirë të shoqëruar me lëndime.

  • Hansi Flick:Kylian Mbappe lojtari më i mirë në botë

    Hansi Flick:Kylian Mbappe lojtari më i mirë në botë

    Trajneri i Barcelonës Hansi Flick ka folur para ndeshjes finale të Superkupës së Spanjës kundër rivalit të përbetuar Real Madrid.

    Tekniku gjerman u ndal tek ylli i “Los Blancos”Kylian Mbappe,ku thotë se francezi është aktualisht lojtari më i mirë në botë.

    “Tani për tani, Mbappe është sulmuesi më i mirë në botë. Saktësisht kjo. Ai ka shënuar shumë, shumë gola, dhe është një lojtar i klasit botëror”.

    Përndryshe Flick shton se do të bëjnë të pamundurën që ta fitojnë superkupën e Spanjës,dhe se do të luajnë lojën të cilën e kanë bërë edhe në ndeshjet e kaluara.

    Kujtojmë që Barcelona dhe Real Madrid të dielën luajnë ndeshjen finale të Superkupës së Spanjës e cila zhvillohet në Riad të Arabisë Saudite.

     

  • LA Lakers pëson humbje nga Millwauke Bucks-Oklahoma City Thunder shënon fitore të vështirë ndaj Memphis Grizzlies

    LA Lakers pëson humbje nga Millwauke Bucks-Oklahoma City Thunder shënon fitore të vështirë ndaj Memphis Grizzlies

    Janë zhvilluar ndeshje interesante në ligën më të fortë të basketbollit në botë NBA.

    Los Angeles Lakers pësoi humbje në shtëpi nga Millwauke Bucks,dhe atë me rezultat 105:101.

    Lebron James me 26 pikë,9 kërcime e 10 asistime,si dhe Luka Doncic me 24 pikë,9 kërcime e 9 asistime ishin më të mirët për Lakers,por ishin të pamjafteshme për të shmangur humbjen.

    Tek Bucks më i miri ishte Kevin Porter Jr me 22 pikë,si dhe Giannis Antetokounmpo me 21 pikë shifra këto që kontribuan në fitoren e kësaj skuadre.

    Në anën tjetër kampioni aktual Oklahoma City Thunder mundi Memphis Grizzlies me rezultat të ngushtë 117:116.

    Jalen Williams me 26 pikë e 10 asistime si dhe Ajaj Mitchell me 23 pikë të tjera ishin më meritorët për fitoren e Thunder,kurse për Grizzlies ishte Jaren Jakson Jr me 23 pikë e 7 kërcime.

  • Diar Halili huazohet tek KF Tirana nga FC Prishtina

    Diar Halili huazohet tek KF Tirana nga FC Prishtina

    Qendërmbrojtësi Diar Halili karrierën do ta vazhdojë në kampionatin shqiptar tek KF Tirana.

    Halili pritet të huazohet për 6 muaj tek skuadra e Tiranës nga FC Prishtina,por nuk dihet se nëse lojtari do të blihet në fund të sezonit.

    Përndryshe KF Prishtina e konfirmoi huazimin e Halilt në rrjetin social Facebook,duke i uruar suksese në aventurën e re në karrierë.

    Futbollisti ynë, Diar Halili, do ta vazhdojë pjesën pranverore të sezonit 2025/26 te KF Tirana, pas arritjes së marrëveshjes për huazimin e tij.

    Qendërmbrojtësi ynë kalon te ekipi bardh e blu, ku pritet të jetë një forcë shtesë për skuadrën kryeqytetase në misionin e këndelljes në pjesën e dytë të sezonit.

    I urojmë Diarit shumë suksese dhe sa më shumë paraqitje pozitive në Tiranë.

    Kujtojmë që Diar Halili nuk pati minutazhë të mjaftueshme tek FC Prishtina,ku arriti të paraqitej në vetëm 1 ndeshje.

  • KB Bashkimi reagon pas incidenteve në ndeshjen kundër Pejës-Merrë një dënim nga FBK

    KB Bashkimi reagon pas incidenteve në ndeshjen kundër Pejës-Merrë një dënim nga FBK

    KB Bashkimi ka bërë një reagim lidhur me incidentet që ndodhën në ndeshjen kundër Pejës në kuadër të Kupës së Kosovës në basketboll.

    Klubi prizrenas në një komunikatë ka dënuar aktet e tifozëvëe vendas,ku këta të fundit hodhën gjësende të forta,ku basketbollisti Dardan Berisha u qëllua me kokë dhe se këto veprime sipas tyre janë të papranueshme dhe cenojnë vlerat e klubit.

    “Në ndeshjen e fundit ndaj KB GO+Peja, për fat të keq, disa individë të papërgjegjshëm (3–4 persona) hodhën shkrepsa në drejtim të parketit, me ç’rast u godit edhe një lojtar i skuadrës mysafire. Ky veprim i papranueshëm dhe vulgar nuk përfaqëson vlerat e klubit tonë, as shumicën dërrmuese të tifozëve tanë të vërtetë dhe distancohemi nga veprime të tilla që më së paku përfaqësojne klubin dhe qytetin e Prizrenit.”

    Tutje KB Bashkimi konfirmoi se si pasojë e kësaj kanë marrë një dënim prej 3.200 euro gjobë,si dhe 3 ndeshje të tjera prizrenasit do t’i zhvillojnë pa praninë e shikuesve.

    Në fund KB Bashkimi bën apel që të reflektojnë të gjithë nga këto ngjarje,dhe se akte të tilla të mos ndodhin në të ardhmen.

  • Bukayo Saka arrin marrëveshje të re me Arsenalin-Kontratë deri në vitin 2031

    Bukayo Saka arrin marrëveshje të re me Arsenalin-Kontratë deri në vitin 2031

    Lideri dhe gjiganti londinez Arsenal ka blinduar një prej yjeve më të rëndësishëm të topçinjëve.

    Ylli anglez Bukayo Saka ka arritur një marrëveshje të re me londinezët,dhe sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano anglezi nënshkroi kontratë pesëvjeçare e cila vlen deri në vitin 2031.

    Përndryshe me këtë marrëveshje Saka konsiderohet si një prej lojtarëve më të rëndësishëm tek Arsenal,ku kjo skuadër po lufton për titull në Premierligë si dhe është lider në Ligën e Kampionëve pa asnjë ndeshje të humbur deri më tani.

    Kujtojmë që Bukayo Saka ka shënuar 7 gola në 28 ndeshje,si dhe kontribuoi me 5 asistime.

  • Fermin Lopez në radarin e gjigantit londinez Chelsea-Blutë bëjnë gati 150 milionë euro për spanjollin

    Fermin Lopez në radarin e gjigantit londinez Chelsea-Blutë bëjnë gati 150 milionë euro për spanjollin

    Gjiganti londinez Chelsea po synon të bëjë përforcime në repartin e mesfushës.

    Ylli i Barcelonës Fermin Lopez është një prej kandiatëve potencial në këtë repart për blutë,dhe drejtuesit janë të gatshëm të japin 150 milionë euro për 22 vjeçarin.

    Përndryshe një shifër e tillë do të ishte e mirëseardhur për katalunasit,dhe shitja e Lopez do të lehtësonte sadopak situatën e vështirë financiare të Barcelonës.

    Në anën tjetër Lopez është i koncentruar me Barcelonën dhe se dëshiron të mbesë në Camp Nou,por një ofertë e tillë mund ta vendosë në një pozitë të cilën Lopez duhet ta bëjë për klubin.

    Chelsea në rast se arrin një marrëveshje me Barcelonën për blerjen e Fermin Lopez,atëherë do të ishte një prej transferimeve më të bujshme në afatin kalimtar veror.

  • Vinicius Jr mund të vihet në shitje nga Real Madrid në verë

    Vinicius Jr mund të vihet në shitje nga Real Madrid në verë

    Ylli brazilian Vinicus Jr mund të vihet në shitje nga klubi mbretëror spanjoll Real Madrid gjatë afatit kalimtar.

    Drejtuesit e “Los Blancos”po synojnë që të nënshkruajnë një kontratë të re me Vinin,por sipas raportimeve të mediave braziliani mund të vihet në shitje në rastin më të keq.

    Përndryshe duke marrë parasysh këtë situatë Vinicus Jr ka marrur oferta nga Arabia Saudite,të cilët kanë kohë që po e përcjellin yllin brazilian.

    Në anën tjetër Vinicius nuk dëshiron që të largohet nga elita e futbollit evropian,dhe se do të merrte vetëm një ofertë nga ndonjë topskuadër e cila do t’i përmbushte kërkesat e tij.

    Kujtojmë që Vinicius Jr ka kontratë me Real Madridin deri në qershor të vitit 2027.

  • Xavi shihet si pasardhës i Ruben Amorim tek Manchester United

    Xavi shihet si pasardhës i Ruben Amorim tek Manchester United

    Gjiganti anglez Manchester United është vënë në kërkim të një trajneri të ri pas shkarkimit të Ruben Amorim gjatë kësaj jave.

    Mediat në Angli raportojnë se ish trajneri i Barcelonës Xavi Hernandez është një prej kandidatëve për të marrë drejtimin e “Djajve të Kuq”,ndërkohë që janë hapur negociatat për të arritur një marrëveshje me teknikun spanjoll.

    Përndryshe edhe përkundër interesimit nuk dihet se nëse Xavi do e pranojë ofertën e United,ndërkohë sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano ka bërë të ditur se ende nuk ka dialog të drejtpërdrejtë mes palëve për këtë çështje.

    Kujtojmë që aktualisht Xavi Hernadez është i papunë që prej se u largua nga posti i trajnerit të gjigantit katalunas Barcelona.

  • FBK paralajmëron masa ndëshkuese për incidentet në ndeshjen Bashkimi-Peja

    FBK paralajmëron masa ndëshkuese për incidentet në ndeshjen Bashkimi-Peja

    Federata e Basketbollit e Kosovës ka dënuar incidentet që ndodhën në ndeshjen e fazës çerekfinale të Kupës së Kosovës ndërmjet Bashkimit dhe Pejës,ku tifozët vendas kanë gjuatur gjësende kundrejt ekipi mysafir në të cilën mbeti i lënduar kapiteni i pejanëve Dardan Berisha që mori goditje në kokë çka bëri që ndeshja të ndërpritet në minutën e tretë të çerekut të dytë të ndeshjes .

    FBK në një komunikatë të bërë ka paralajmëruar se do të merren masa ndëshkuese ndaj klubit prizrenas,ku theksohet se tolerance duhet të jetë zero përballë fyerjeve,sulmeve fizike apo sjelljeve të paparanueshme

    FBK njofton publikun dhe opinionin sportiv se ka hapur menjëherë procedurë disiplinore dhe se organizatori do të përballet me masa të rënda ndëshkuese, sipas akteve normative në fuqi. Toleranca për dhunë, sulme fizike apo sjellje fyese në palestrat tona është ZERO.

    Përndryshe Federata e Basketbollit kërkon nga klubet që të marrin përgjegjësinë e plotë për sigurninë në tribuna,dhe në rast të përsëritjeve të incidenteve të tilla do të paralajmërohen ndëshkime përfshirë gjoba të larta,mbyllje të palestrës për shikues apo humbje të ndeshjes me rezultat zyrtar në tavolinë.

    Kujtojmë që ndeshja Bashkimi-Peja përfundoi me fitoren e prizrenasve me rezultat 96:90.