ATV

Author: A.M.

  • Fabian Ruiz në radarin e gjigantit turk Galatasaray

    Fabian Ruiz në radarin e gjigantit turk Galatasaray

    Gjiganti turk Galatasaray po synon të përforcojë repartin e mesfushës me emra të mëdhenjë .

    Sipas raportimeve të mediave turke Fabian Ruiz është vënë në radarin e gjigantit turk,dhe janë të gatshëm të paraqesin një ofertë në drejtim të PSG për transferimin e mesfushorit spanjoll.

    Përndryshe tek PSG nuk synojnë që t’ia vazhdojnë kontratën spanjollit,ndërkohë që kampionët e Francës dhe Evropës do të pranonin një ofertë prej rreth 40 milionë euro.

    Në anën tjetër Galata mund të huazojë Ruiz deri në fund të sezonit,ndërkohë që gjatë afatit kalimtar veror të kompletojë blerjen e tij.

    Kujtojmë që Fabian Ruiz ka bërë 19 paraqitje për PSG-në në të gjitha garat,duke shënuar 2 gola e dhuroi 3 asistime.

  • Stinori pranveror në Superligën e Kosovës në futsall nis më 1 mars

    Stinori pranveror në Superligën e Kosovës në futsall nis më 1 mars

    Xhiroja e parë e stinorit pranveror të Superligës së Kosovës në futsal pritet të nis më 1 mars.

    Kështu ka bërë të ditur Federata e Futbollit e Kosovës nëpërmjet një njoftimi zyrtar,teksa në këtë datë do të nis edhe stinori pranveror në Ligën e Parë.

    Përndryshe afati kalimtar për transferime në elitën e futsallit vendor pritet të mbyllet më 10 shkurt,teksa klubet duhet t’i përfundojnë të gjitha procedurat e nevojshme për të përfunduar transferimet.

    Kujtojmë që lider në Superligën e Kosovës në futsal është Drenica,e cila pas 8 xhirove të stinorit vjeshtor ka grumbulluar 21 pikë.

  • Oklahoma City Thunder fiton ndaj Miami Heat-Houston Rockets pëson ndaj Sacramento Kings

    Oklahoma City Thunder fiton ndaj Miami Heat-Houston Rockets pëson ndaj Sacramento Kings

    Janë zhvilluar ndeshje interesante në ligën më të fortë të basketbollit në botë NBA.

    Kampioni aktual Oklahoma City Thunder ka mundur skuadrën e Miami Heat,dhe atë me 12 pikë epërsi 124:112.

    Shai Gilgeuos Alexander me 29 pikë e 8 asistime ishte më efikasi tek Thunder,teksa kontribut dha dhe Chet Holmgren me 10 kërcime.

    Tek Heat më i miri ishte Andreë Ëiggins me 23 pikë,kurse kontribut dha dhe Bam Adebayo me 14 kërcime.

    Në anën tjetër Houston Rockets pësoi humbje ndaj Sacramento Kings me rezultat të thellë 111:98.

    31 pikët e Amen Thompson nuk mjaftuan që Rockets ta shmangin humbjen,teksa poashtu pikët e Kevin Durant e Alperen Sengun.

    Ndërkohë tek Kings më i miri ishte Demar De Rozan me 22 pikë e 6 kërcime,si dhe Zach Levine me 18 pikë të tjera.

  • Manchester United eliminohet në fazën e 1/32 të FA Cup nga Brighton-Brajan Gruda shënon gol dhe asiston në tjetër.

    Manchester United eliminohet në fazën e 1/32 të FA Cup nga Brighton-Brajan Gruda shënon gol dhe asiston në tjetër.

    Manchester United është eliminuar nga faza e 1/32 së FA Cup,duke humbur nga Brightoni me rezultat 2:1.

    Qysh në minutën e 12-të futbollisti shqiptar Brajan Gruda kaloi në epërsi Brightonin në 1:0,që ishte edhe rezultati i pjesës së parë të kësaj ndeshjeje.

    Në pjesën e dytë Brighton kontrolloi lojën,dhe në minutën Gruda asistoi tek ish lojtari i Ëellbeck që realizoi për 2:0.

    Man United u mundua që të bënte të pamundurën për të rikthyer lojën në favor të vetin,ku Benjamin Sesko ngushtoi epërsinë në 2:1 për të mundësuar një dramë në minutat e fundit, por në fund nuk pati më asgjë dhe Man United me eliminimin nga FA Cup e konfirmon krizën që po kalon kohëve të fundit.

  • Bayern Munich tregohet i pamëshirshëm ndaj Wolfsburgut

    Bayern Munich tregohet i pamëshirshëm ndaj Wolfsburgut

    Bayern Munich ka shënuar fitore të thellë ndaj Wolfsburgut në Bundesligë,duke e deklasuar me rezultat bindës 8;1.

    Kampionët e nisën mjaft mirë ndeshjen ku qysh në minutat e parë Kilian Fischer shënoi autogol për golin e epërsisë në 1:0,teksa mysafirët barazuan në minutën e 13-të përmes Dzenan Pejcinovic në 1:1 por kjo ishte krejt e tëra çka bëri Wolfsburgu në këtë ndeshje.

    Në minutën e 30-të Luis Diaz e riktheu epërsinë e Bayern në 2:1,kurse në pjesën e dytë bavarezët shënuan plotë 6 gola të tjerë ku Olise në minutën e 50-të shënoi për 3:1 e më pas Moritz Jenz shënoi autogol për 4:1.

    Raphael Guerreiro shënoi në minutën e 68-të për 5:1,kurse Harry Kane realizoi gol të bukur për 6:1 1 minutë më vonë.

    Olise shënoi për 7:1 në të 76-të,kurse Leon Goretzka vulosi fitoren e Bayern-it në 8:1.

    Bayern Munich është lider në Bundesligën gjermane me 44 pikë,kurse wolfsburgu është në 14-të me 15 pikë.

  • Milan siguron një pikë ndaj Fiorentinës në udhëtim

    Milan siguron një pikë ndaj Fiorentinës në udhëtim

    Milan nuk ka arritur më shumë se një barazim ndaj Fiorentinës 1:1,ndeshje kjo në kuadër të xhiros së 20-të në Serie A.

    Pjesa e parë u karakterizua me raste të shumta,megjithatë njëra apo skuadra tjetër nuk i konkretizoi ato dhe kështu 45 minutat e parë përfunduan baraz 0:0.

    Në pjesën e dytë u shënuan dy gola,ku së pari vendasit kaluan në epërsi përmes Pietro Comuzzos në 1:0,por rossonerët barazuan në minutën e 90-të shtesë përmes Youssouf Fofana që realizoi në 1:1 që ishte rezultati përfundimtar.

    Milan pas këtij barazimi tubon 40 pikë,teksa Fiorentina është në pozitën e 18-të në tabelë me 14 pikë.

  • Arsenal siguron kalimin në raundin tjetër të FA Cup kundër Portsmouth-Gabriel Martinelli shkëlqen me hattrick

    Arsenal siguron kalimin në raundin tjetër të FA Cup kundër Portsmouth-Gabriel Martinelli shkëlqen me hattrick

    Arsenal ka siguruar kualifikimin në 1/16 e finales së FA Cup,ku eliminoi skuadrën e Portsmouth me rezultat 4:1.

    Vendasit e nisën mirë ndeshjen ku Bishop kaloi në epërsi Portsmouthin në 1:0,por londinezët u kundërpërgjigjën 5 minuta më vonë ku Dozzell shënoi autogol për ta barazuar rezultatin në 1:1.

    Gabriel Martinelli kaloi për herë të parë në epërsi Arsenalin në 2:1,kur po zhvillohej minuta e 25-të.

    Arsenal më pas fitoi një penallti në minutën e 43-të,dhe me epërsinë e londinezëve përfundoi pjesa e parë.

    Në pjesën e dytë ekipi i Mikel Artetas vazhdoi dominimin,dhe në minutën e 51-të Martinelli realizoi në 3:1 kurse braziliani vulosi hattrickun në minutën e 72-të në 4:1,ku në fund Arsenal siguroi kalimin në 1/16 e finales së FA Cup ku do ta presë kundërshtarin potencial.

  • Bruno Fernandes po e mendon largimin nga Man United

    Bruno Fernandes po e mendon largimin nga Man United

    Ylli portugez Bruno Fernandes po mendon që të largohet nga gjiganti anglez Manchester United.

    Sipas raportimeve të mediave britanike Fernandes po synon të gjejë një klub të ri pas Kupës së Botës,dhe se destinacioni mund të jetë Liga e Arabisë Saudite ku klube nga ky kampionat janë vënën në ndjekje të portugezit.

    Përndryshe burime të “The Sun”bëjnë të ditur se Bruno ka humbur durimin me situatën aktuale tek “Djajtë e Kuq”,dhe se edhe largimi i trajnerit Ruben Amorim e ka bërë edhe më të komplikuar situatën e Fernandes tek United.

    Ndërkohë që Fernandes shton se klubi i ka kërkuar që të largohej,dhe thotë se do të dëshironte të ikte do të merrte leje nga klubi

    Kujtojmë që Bruno Fernandes ka kontratë me Man United deri në qershor të vitit 2027,me opsion zgjatjeje edhe për një vit tjetër.

  • Vedat Muriqi po vazhdon shkëlqimin në La Liga-Shënon kundër Rayo Vallecanos

    Vedat Muriqi po vazhdon shkëlqimin në La Liga-Shënon kundër Rayo Vallecanos

    Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës Vedat Muriqi edhe njëherë konfirmon formën fantastike që po e kalon me Mallorcan.

    Muriqi shënoi në ndeshjen kundër Rayo Vallecanos,takim ky që i takon xhiros së 19-të në La Ligën spanjolle.

    Përndryshe Muriqi shënoi golin e barazimit në minutën e 30-të të ndeshjes,ku goditi mjaft mirë pas harkimit të njërit prej bashkëlojtarëve të tij.

    Kujtojmë që Vedat Muriqi shënoi golin e 11-të këtë sezon në La Liga në 17 ndeshjet e zhvilluara për Mallorcan në të gjitha garat,ku skuadra ishullore aktualisht po lufton për mbijetesë në La Ligën spanjolle.

  • San Antonio Spurs fiton në udhëtim ndaj Boston Celtics–Miami Heat humb thellë ndaj Indaina Pacers

    San Antonio Spurs fiton në udhëtim ndaj Boston Celtics–Miami Heat humb thellë ndaj Indaina Pacers

    Janë zhvilluar ndeshje interesante në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

    San Antonio Spurs ka shënuar fitore të rëndësishme kundër Boston Celtics,dhe atë me rezultat 100:95.

    De’Aron Fox me 21 pikë,9 kërcime e 6 asistime,si dhe Victor Wembanyama poashtu Kme 21 pikë dhe Keldon Johnson me 18 pikë e 10 kërcime ishin më meritorët për fitoren e Spurs,teksa për Celtics basketbollisti më i mirë ishte Derrick Ëhite me 29 pikë e 9 kërcime si dhe mkontribut dha dhe Jaylen Broën me 27 pikë,8 kërcime e 7 asistime.

    Në anën tjetër Miami Heat pësoi humbje të thellë nga Indiana Pacers me rezultat 123:99.

    Tyler Herro me 21 pikë e 7 kërcime ishte më i miri tek Heat,por këto statistika ishin të pamjaftueshme për të shmangur humbjen.

    Ndërkohë tek Pacers më i miri në parket ishte Andrew Nembhard me 29 pikë e 9 asistime,shifra që ndihmuan në fitoren e kësaj skuadre.