ATV

Author: A.M.

  • Trepça-Sigal Prishtina kryendeshja e fundjavës në Procredit Superligën e Kosovës në basketboll

    Trepça-Sigal Prishtina kryendeshja e fundjavës në Procredit Superligën e Kosovës në basketboll

    Procredit Superliga e Kosovës në basketboll pritet të sjellë xhiron e 14-të,ku pritet të ketë ndeshje mjaft interesante.

    Vëmendja pritet të jetë të dielën në palestrën “Minatori”në Mitrovicë,ku kampioni aktual Trepça e pret Sigal Prishtinën në El Classicon e basketbollit kosovar.

    Si njëra ashtu edhe skuadra tjetër do të synojnë fitore,ku xehetarët do të tentojnë që të mbesin lider në tabelë,kurse bardhëekaltërit për të mbetur në hap me skuadrat për pozitën e parë.

    Të dyja ekipet vijnë nga anagzhimet në Kupën e Kosovës,ku mitrovicasit humbën ndaj Golden Eagle Yllit,teksa kryeqytetasit fituan në udhëtim ndaj Vëllaznimit.

    Ndeshja Trepça-Sigal Prishtina pritet të nis nga ora 17:00.

    Në ndeshjet e tjera që do të zhvillohen këtë fundjavë Bashkimi e pret Boran në “Sezai Surroi”,teksa Vëllaznimi dhe Golden Eagle Ylli do të takohen kundër GO+Pejës respektivisht Rahovecit 029.

  • Inter-Napoli kryendeshja e fundjavës në Serie A

    Inter-Napoli kryendeshja e fundjavës në Serie A

    Kjo fundjavë pritet të sjellë xhiron e 20-të në Serien A italiane,ku pritet të ketë ndeshje tejet interesante.

    Vëmendja pritet të jetë në Giuseppe Meazza,ku Inter e pret kampionin aktual Napolin në derbin e fundjavës.

    Në këtë takim njëra apo skuadra tjetër do të synoj fitore,ku neuroazzurët do të mundohen që pas kësaj xhiroje të mbesin në pozitën e parë,teksa napolitanët të rikthehen tek fitoret pas barazimit 2:2 kundër Veronës.

    Në ndeshjen e parë këtë sezon në mes të dy skuadrave Napoli fitoi 3:1 kundër Inter-it.

    Ndeshja Inter-Napoli pritet të zhvillohet të dielën me fillim nga ora 20:45.

    Në ndeshjet e tjera që do të zhvillohen në Itali Milan luan në udhëtim kundër Fiorentinës ku synon të rikthehet tek fitorja,teksa Juventusi i Edon Zhegrovës e pret në Allianz Stadium Cremonensen.

    Roma dhe Atalanta pritet të takohen kundër Sassuols respektivisht Torinos,kurse Lazio do të jetë mysafir i Veronës.

  • Antoine Semenyo lojtar i ri i Manchester City-it

    Antoine Semenyo lojtar i ri i Manchester City-it

    Sulmuesi anësor Antoine Semenyo është transferuar tek skuadra e Manchester City-it nga Bournemouth.

    Semenyo nënshkroi kontratë me “Citizens”deri në vitin 2031,dhe ky transferim i kushtoi City-it rreth 75 milionë euro.

    Përndryshe Semenyo pritet të mbartë numrin 42 tek Man.City,dhe ganezi kompletoi edhe testet mjekësore për ta finalizuar marrëveshjen.

    Ndërkohë ganezi u shpreh i lumtur për kalimin e tij në Etihad Stadium,duke thënë se do të mundohet që ta ndihmojë skuadrën në pjesën e mbetur të sezonit.

    Kujtojmë që Antoine Semenyo në 21 paraqitjet këtë sezon për Bournemouth-in shënoj 10 gola e dhuroi 3 asistime në pjesën e parë të stinorit në Angli

  • LAJMI I FUNDIT:Ndërpritet ndeshja Bashkimi-GO+Peja-Lëndohet Dardan Berisha

    LAJMI I FUNDIT:Ndërpritet ndeshja Bashkimi-GO+Peja-Lëndohet Dardan Berisha

    Është ndërprerë takimi i fazës çerekfinale ndërmjet Bashkimit dhe GO+ Pejës,ku tifozët hodhën gjësende të forta.

    Ndeshja u ndërpre në minutën e 7-të të çerekut të  dytë të ndeshjes,kjo pasi tifozët vendas hodhën gjësende të forta në parket.

    Përndryshe kapiteni i ekipit pejan Dardan Berisha pësoi lëndim në kokë pas gjuajtjeve të gjësendeve të forta,dhe ekipi pejan e konfirmoi në një postim në rrjetet sociale.

    “Basketbollistit tonë Dardan Berisha i është qarë koka nga goditjet dhe hudhjet e publikut në Prizren.

    Skuadra jonë largohet në drejtim të zhveshtoreve”.

    Ndërkohë që autoritetet dhe organizatorët po bëjnë vlerësimin e situatës,në mënyrë që të konfirmohet vazhdimi apo jo i ndeshjes,marrë parasysh edhe sigurinë e lojtarëve.

  • Gjyqtari i Premierligës dënohet për video intime me të mitur

    Gjyqtari i Premierligës dënohet për video intime me të mitur

    Një prej gjyqtarëve të njohur të Premierligës angleze David Coote u dënua me 9 muaj burg,kjo për shkak se Coote mbante një video intime të një mituri në laptopin e tij personal.

    43 vjeçari ishte paraqitur në seancën gjyqësore që u mbajt në Gjykatën e Kurorës në Nottingham,ku personi në fjalë u përballë me akuzat lidhur me këtë rast.

    Përndryshe gjatë analizës që u bë nga policia në pajisjet e Coote u zbulua videoja e shumëpërfolur,e cila zgjaste rreth 2 minuta e 11 sekonda dhe padyshim se ky rast po konsiderohet si një prej skandaleve më të mëdha në vitet e fundit.

    Kujtojmë që David Coote ishte gjyqtar shumëvjeçar në futbollin anglez,ku gjykoj më shumë se 100 ndeshje në Premierligën angleze dhe ishte gjyqtar me stemë të FIFA-së.

  • Carlos Alcaraz dhe Jannik Sinner pritet të fitojnë 2 milionë euro secili për duelin e parë në vitin 2026

    Carlos Alcaraz dhe Jannik Sinner pritet të fitojnë 2 milionë euro secili për duelin e parë në vitin 2026

    Dy tenistët më të mirë në botë spanjolli Carlos Alcaraz dhe italiani Jannik Sinner pritet të zhvillojnë duelin e parë për vitin 2026.

    Të dy tenistët do të zhvillojnë duelin në Korenë e Jugut,dhe atë në Inspire Arena në Incheon në kuadër të “Hyundai Card Super Match”,dhe shto faktin që kjo është ndalesa e parë për ta para nisjes në Melbourne për përgatitjet që do t’i bëjnë për Australian Open.

    Përndryshe sipas gazetës italiane La Gazzetta dello Sport çmimi për këtë ndeshje pritet të jetë 4 milionë euro,ku të dy tenistët do të fitonin nga 2 milionë euro secili dhe këto para mund t’ua përmirësojnë situatën financiare.

    Kujtojmë që dueli i fundit në mes Alcaraz dhe Sinner u zhvillua në kuadër të ATP finals,ku italiani fitoi ndaj spanjollit i cili ishte i lënduar.

  • Igor Tudor arrin marrëveshje me Juventus për ndërprerjen e kontratës

    Igor Tudor arrin marrëveshje me Juventus për ndërprerjen e kontratës

    Gjiganti italian Juventus ka arritur një marrëveshje me trajnerin kroat Igor Tudor për shkëputje të kontratës.

    Përkundër që Tudor u shkarkua nga stoli i “Zonjës së Vjetër”kroati pati një kontratë e cila vlente deri në vitin 2027,dhe pas shkëputjes së saj Tudor mund të merrë drejtimin e ndonjë skuadre jashtë Italisë.

    Përndryshe sipas rregullave në fuqi Tudor nuk mund të drejtojë ndonjë ekip në Serie A gjatë këtij sezoni,megjithatë ka të drejtë që të nënshkruaj me ndonjë klub tjetër në Evropë.

    Kujtojmë që Igor Tudor u shkarkua nga stoli i Juventusit gjatë tetoritr,dhe kjo për shkak të rezultateve të dobëta në fillim të sezonit aktual.

  • Pas Granit Xhakës edhe Xherdan Shaqiri solidarizohet me familjet që u përballen me vërshimet në Kosovë

    Pas Granit Xhakës edhe Xherdan Shaqiri solidarizohet me familjet që u përballen me vërshimet në Kosovë

    Ylli i Baselit Xherdan Shaqiri është futbollisti i radhës pas Granit Xhakës që solidarizohet me familjet që janë përballur me vërshimet që kapluan vendon tonë në ditët e fundit.

    Në një postim në rrjetin social Instagram Shaqiri postoi një fotografi me mbishkrimin “Lutuni për Kosovën”,i cili ka bashkëndjerë me bashkëvendasit e tij nga Gjilani që janë rrezikuar nga të rreshurat e ditëve të fundit.

    Përndryshe i pari që reagoi ishte kapiteni i Sunderlanit Granit Xhaka,dhe ky postim i dy yjeve shqiptarë tregon dashurinë që kanë për Kosovën edhe në momente të vështira.

    Kujtojmë që vërshimet e fundit në Kosovë kanë shkaktaur dëme të mëdha në shumë zona në vendin tonë,ku shumë familje janë evakuar nga shëtpitë e tyre.

  • KB Prishtina përforcohet me suedezin Elijah Clarance

    KB Prishtina përforcohet me suedezin Elijah Clarance

    KB Prishtina po vazhdon të përforcohet me basketbollistë të rinj në afatin kalimtar.

    Kësaj rradhe kryeqytetasit transferuan basketbollistij Elijah Clarance,i cili vije nga skuadra meksikane  Dorados de Chihuahua dhe është i gjatë 198 centimetra.

    Përndryshe KB Prishtina konfirmoi transferimin e Clarance në një postim në Facebook,dhe pritet që të jetë një ndër emrat që mund të luaj rol tek bardhëekaltërit në rrjedhën e sezonit në elitën e basketbollit vendor.

    Kujtojmë që Elijah Clarance ka bërë karrierë edhe në shumë shtete,duke luajtur në Kroaci, Estoni, Gjermani, Hungari, Letoni, Mal të Zi, Holandë dhe SHBA.

  • Derrick Wilson përforcimi i ri i KB Vëllaznimit

    Derrick Wilson përforcimi i ri i KB Vëllaznimit

    KB Vëllaznimi është përforcuar edhe një basketbollist në afatin kalimtar.

    Bëhet fjalë për amerikanin Derrick Wilson,i cili edhe më parë ka luajtur në elitën e basketbollit kosovar.

    Përndryshe transferimin e Wilson e ka konfirmuar edhe klubi gjakovar në rrjetin social Facebook,duke i uruar mirësardhje tek Vëllaznimi si dhe e konsideron si një nga përforcimet më të rëndësishme të sezonit.

    “Njëri nga lojtarët më të falenderueshëm në vitet e fundit në Superligën e Kosovës, do të jetë pjesë e Vëllaznimit. Lojtari njihet mirë në basketbollin tonë, pasi denjësisht ka mbrojtur ngjyrat edhe të dy ekipeve tjera”thuhet në postimin e KB Vëllaznimit.

    Kujtojmë që Derrick wilson përpos që bëri karrierë në elitën e basketbollit vendor ka luajtur edhe në Evropë,duke luajtur për në Danimarkë me Copenhagen, Horsens e Svendborg, në Suedi me Djurgarden, në Turqi me Sigortam e në Hungari me Zalakeramia.