ATV

Author: A.M.

  • LAJMI I FUNDIT:Bekë Berisha zgjidhet kryetar i KB Prishtinës

    LAJMI I FUNDIT:Bekë Berisha zgjidhet kryetar i KB Prishtinës

    Ish-kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës Bekë Berisha është zgjedhur kryetar i ri i KB Prishtinës.

    Berisha ka marrë shumicën e votave për të marrë drejtimin e klubit më të trofeshëm të basketbollit kosovar,dhe atë në “Kuvendin Zgjedhor” që u mbajtë në selinë e klubit.

    Përndryshe grupi i tifozëve “Plisat”e kanë kundërshtuar zgjedhjen e Bekë Berishës në postin e kryetarit të klubit,duke votuar kundër tij dhe në anë tjetër kanë shpalosur pankarta të ndryshme ku thuhet se klubi kryeqytetas po keqmenaxhohet.

    Kujtojmë që Bekë Berisha ishte edhe kandidatë për deputet për Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e parakohshme më 28 dhjetor të vitit të kaluar.

  • Ernest Muçi me dy gola dhe një asistim i dhuron Trabzonsporit fitoren kundër Istanbulspor në Kupën e Turqisë

    Ernest Muçi me dy gola dhe një asistim i dhuron Trabzonsporit fitoren kundër Istanbulspor në Kupën e Turqisë

    Sulmuesi anësor i Kombëtares Shqiptare Ernest Muçi po vazhdon të shkëlqejë me fanellën e Trabzonsporit në të gjitha garat.

    Muçi realizoi dy gola dhe asistoi në tjetrën në fitoren e ekipit të Fatih Tekke në Kupën e Turqisë kundër skuadrës së Istanbulsporit,ku së pari në minutën e 41-të shënoi një supergol e më pas asistoi në golin tjetër të Trabzonit kurse shënoi edhe në minutën e 60-të ku në fund Trabzonspor fitoi me rezultat 6:1 në udhëtim.

    Përndryshe që prej huazimit të tij tek Trabzonspor nga Besiktas këtë sezon reprezentuesi i Shqipërisë po tregon formë të lartë,dhe madje është bërë një nga liderët e ekipit që po lufton me Galatasarayin dhe Fenerbahçen për titullin e kampionit në Turqi.

    Kujtojmë që Ernest Muçi ka realizuar 9 gola për Trabzonsporin në të gjitha garat.

  • Conor Gallagher zyartarizohet si anëtar i ri i Tottenham Hotspur

    Conor Gallagher zyartarizohet si anëtar i ri i Tottenham Hotspur

    Mesfushori anglez Conor Gallagher rikthehet në Premierligën angleze pas një sezoni e gjysmë në La Liga tek skuadra e Atletico Madrid.

    Gallagher është transferuar tek ekipi londinez Tottenham Hotspur,dhe atë pas arritjes së marrëveshjes me klubin madrilien ku transferimi i anglezit kushtoi lodninezëve rreth 40 milionë euro.

    Përndryshe Gallagher ka nënshkruar një kontratë 5 vjeçare me Spurs e cila pritet të zgjasë deri në vitin 2031,ndërkohë që oferta prej 40 milionë euro e Tottenham drejtë Atleticos ishte më konkrete në aspektin financiar.

    Kujtojmë që Conor Gallagher ka bërë 26 ndeshje për Atleticon këtë sezon,duke arritur vetëm 2 gola teksa ishte transferuar në verën e vitit 2024 nga Chelsea.

  • Borussia Dortmund shënon fitore komode ndaj Werder Bremenit

    Borussia Dortmund shënon fitore komode ndaj Werder Bremenit

    Borussia Dortmund ka shënuar fitore tejet të rëndësishme në xhiron e 17-të në Bundesligë,duke e mundur skuadrën e Werder Bremenit me rezultat 3:0.

    Vendasit e nisën mirë takimin,ku pas 11 minutave Nico Schlotterbeck shënoi golin e epërsisë në 1:0 rezultat me të cilën përfundoi pjesa e parë.

    Në pjesën e dytë Dortmund vazhdoi dominimin gjatë gjithë kohës,duke arritur të shënoj edhe dy gola.

    Së pari Marcel Sabitzer në minutën e 75-të realizoi për 2:0,e më pas sulmuesi Serhou Guirrassy shënoi për 3:0 që ishte edhe rezultati përfundimtar.

    Borussia Dortmund gjendet në pozitën e dytë me 36 pikë,teksa Werder Bremen mbetet në kuotën e 17 pikëve

  • N’Golo Kante afër kalimit tek Fenerbahçe-Mesfushori francez pranoi kushtet për transferimi në Turqi

    N’Golo Kante afër kalimit tek Fenerbahçe-Mesfushori francez pranoi kushtet për transferimi në Turqi

    Gjiganti turk Fenerbahçe është shumë afër arritjes së një marrëveshje me Al Ittihad për transferimin e mesfushorit francez N’Golo Kante.

    Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano Feneri i ka paraqitur një ofertë Kantes,teksa në ditët në vijim pritet që të zhvillohen negociata për kushtet e transferimeve.

    Përndryshe sipas gazetarit turk Yağız Sabuncuoğlu se ish-mesfushori i Chelsea-it ka pranuar kushtet e gjigantit turk për transferim në Turqi,teksa në anën tjetër tek Al Ittihad mbajnë shpresë se Kante nuk do të largohet në mes të sezonit.

    Kujtojmë që N’Golo Kante në 14 ndeshje për Al Ittihad ka shënaur 1 gol deri më tani.

  • FC Ferizaj siguron shërbimet e Benato Bekima Claude

    FC Ferizaj siguron shërbimet e Benato Bekima Claude

    FC Ferizaj ka siguruar shërbimet e sulmuesit 19-vjeçar Benato Bekima Claude,i cili vije nga skuadra letoneze FC Riga.

    Kamerunasi pritet të jetë një ndër sulmuesit që pritet të përforcojë repartin e sulmit,ku ekipi i Ferizajt synon që të siguroj të paktën mbijetesën në Albi Mall Superligë.

    Përndryshe transferimi i Bekima Claude tek FC Ferziaj u konfirmua edhe në rrjetin social Facebook,duke i uruar mirëseardhje sulmuesit tek ekipi ferizajas.

    “FC Ferizaj me kënaqësi njofton afrimin e Benato Bekima Claude, 19-vjeçar, i cili bashkohet me familjen bardhë e kaltër. Me forcën, energjinë dhe instiktin e tij sulmues, Bekima pritet të jetë një shtysë e rëndësishme për repartin ofensiv dhe një investim me vlerë për të tashmen dhe të ardhmen e klubit tone.I urojmë mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën bardhë e kaltër.”

    Kujtojmë që Benato Bekima Claude ishte pjesë e kombëtares U21 të Kamerunit.

  • Manchester United emëron Michael Carrick si trajner të ri të skuadrës

    Manchester United emëron Michael Carrick si trajner të ri të skuadrës

    Gjiganti anglez Manchester United ka emëruar ish-legjendën Michael Carrick në krye të skuadrës.

    Carrick pritet t’i drejtojë “Djajtë e Kuq”deri në fund të sezonit,ku synimi do të arritja e një pozite në renditjen tabelare në Premierligë që dërgon në garat evropiane.

    Përndryshe Carrick u shpreh se është nder i madh që do ta drejtojë Manchester United,dhe synon që të ketë sukses me skuadrën të cilën dikur ka luajtur si lojtar.

    “Është një nder i madh të kem përgjegjësinë për të drejtuar Manchester United. E di se çfarë duhet për të pasur sukses këtu, dhe fokusi im tani është të ndihmoj lojtarët të arrijnë standardet që presim në këtë klub të jashtëzakonshëm. Kam besim të plotë te talenti, përkushtimi dhe aftësia e tyre për të qenë të suksesshëm”

    Kujtojmë që Michael Carrick ka punuar edhe më herët si trajner i përkohshëm i Manchester United në vitin 2021,dhe atë pas largimit të Ole Gunnar S olskjaer me të cilin ka qenë pjesë e stafit teknik.

  • Vedat Muriqi në vendin e 20-të në garën për “Këpucën e Artë”

    Vedat Muriqi në vendin e 20-të në garën për “Këpucën e Artë”

    Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës Vedat Muriqi po shkëlqen me fanellën e Mallorcas.

    Muriqi aktualisht është i dyti në La Liga sa i përket numrit të golave,ku arriti të shënoj 11 gola në 18 ndeshja dhe atë pas yllit të Real Madridit Kylian Mbappe që ka 18 gola të shënuar.

    Përndryshe Muriqi sipas listës së publikuar nga Kicker gjendet në vendin e 20-të në garën për “Këpucën e Artë”,dhe me shifrën e 11 golave e ndan me Mason Greeenëood të Olympique Marseille dhe Ferran Torres të Barcelonës.

    Ndërkohë sa i përket top 3-shes për Këpucën e Artë në vendin e parë është sulmuesi i Bayern Munich Harry Kane,duke u pasuar nga Erling Haaland i Man.City-it si dhe Kylian Mbappe i Real Madrid.

    Kujtojmë që fitues i Këpucës së Artë ishte Kylian Mbappe,që kishte realizuar më së shumti gola në sezonin 2024/25.

  • Inter do të jetë pa Hakan Çalhanoğlun në ndeshjet e rradhës

    Inter do të jetë pa Hakan Çalhanoğlun në ndeshjet e rradhës

    Mesfushori turk Hakan Çalhanoğlu pritet që t’i mungojë gjigantit italian Inter në ndeshjet e rradhës.

    E përditshmja italiane Gazzetta dello Sport bën të ditur se turku pësoi një lëndim në këmbën e majtë,dhe se do të mugojë për 1 muaj larg fushave të gjelbërta.

    Përndryshe Çalhanoğlu u detyrua të largohej nga loja në ndeshjen kundër Napolit në fundjavë,dhe pas disa kontrolleve mjekësore u konfrmua se 32 vjeçari nuk do të mund të luaj në ndeshjet kundër Udineses,Arsenalit dhe Pisës.

    Kujtojmë që Hakan Çalhanoğlu në 24 ndeshje për Interin ka shënuar 8 gola e dhuroi 4 asistime në të gjitha garat.

  • Kosova U18 në vollejboll pësoi humbje nga Bullgaria

    Kosova U18 në vollejboll pësoi humbje nga Bullgaria

    Kombëtarja e Kosvës U18 në vollejboll pësoi humbje me rezultat 3:0 (25:10, 25:16, 25:11),ndeshje kjo në kuadër të turneut kualifikues të EuroVolley 2026.

    Ndeshja u zhvillua në palestrën “Hristo Botev” në Sofje,ku vashat dardane u dominuan nga bullgaret të cilat ishin më të mira gjatë gjithë kohësh.

    Për Kosovën lojtarja më e mirë në këtë ndeshje ishte Era Bajramaliu ku u dallua me një mesatare prej 7 pikësh,teksa në anën tjetër për vendaset më e mira ishte Kalina Veneva që pati 19 pikë,si  dhe  Edna Todorova shtoi edhe 8 pikë të tjera në fitoren e ekipit bullgar.

    Kujtojmë që Kombëtarja e Kosovës U18 në vollejboll gjendet në grupin A të turneut kualifikues të EuroVolley 2026 që do të mbahet nga 1 deri më 12 korrik në Letoni dhe Lituani,ku përpos Bullgarisë janë edhe Greqia dhe Mali i Zi,kurse fituesi i turneut siguron biletën për më tutje.