ATV

Author: A.M.

  • Drita shënon fitore në minutat e fundit ndaj Drenicës

    Drita shënon fitore në minutat e fundit ndaj Drenicës

    Kampioni aktual Drita ka shënuar fitore tejet të vështirë kundër Drenicës,duke e mposhtur në minutat e fundit me rezultat minimal 1:0.

    Pjesa e parë u karakterizua me raste të shumta për gol nga të dyja ekipet,ku mundësinë më të mirë e pati Drita përmes Kristal Abazajt por pa sukses,dhe 45 minutat e parë përfunduan pa gola.

    Në pjesën e dytë Drita intensifikoi sulmet për të shënuar golin e fitores,dhe kjo ndodhi në minutat e fundit ku heroi i gjilanasve ishte  Besnik Krasniqi që shënoi për 1:0 që në fund ishte rezultati përfundimtar i këtij takimi.

    Drita tani 35 pikë pas 20 xhirove në Albi Mall Superligë,teksa Dreica mbetet në kuotën e 21 pikëve të grumbulluara.

  • Gazetari italian me kritika për Edon Zhegrovën

    Gazetari italian me kritika për Edon Zhegrovën

    Ylli i Kombëtares së Kosovës Edon Zhegrova është një nga lojtarët më të kritikuar që prej se u transferua tek Juventus në verën e kaluar.

    Së fundmi gazetari italian Paolo Paganini ka folur për Zhegrovën në një intervistë,ku e konsideron yllin dardan si një lojtar kot që morri “Zonja e Vjetër”

    “Duhet të kishe marrë dikë që donte të vinte dhe e njihte tashmë mjedisin në vend të atyre të treve” tha Paganini duke iu referuar Zhegrovës si dhe dy lojtarëve të tjerë Opendas dhe David.

    Përndryshe Zhegrova është ftuar nga trajneri Spalleti për derbin kundër Inter-it,dhe mbetet të shihet se nëse do të gëzojë minuta kundër neuroazzurëve.

    Kujtojmë që Edon Zhegrova ka bërë vetëm 16 paraqitje për Juventusin në të gjitha garat.

  • Kosova U16 në hendboll përfundon me fitore Kampionatin Mesdhetar

    Kosova U16 në hendboll përfundon me fitore Kampionatin Mesdhetar

    Kombëtarja e Kosovës U16 në konkurrencën e femrave ka përfunduar me fitore Kampionatin Mesdhetar që u mbajtë gjatë kësaj jave në Prishtinë.

    Vashat dardane mposhtën Maqedoninë e Veriut me penallti,duke sjellur një ndeshje interesante ku në fund Kosova zuri vendin e nëntë.

    Kosova e nisi mirë ndeshjen duke e fituar pjesën e parë me rezultat 8:4,ndërkohë më pashë hendobollistet e Maqedonisë së Veriut iu afruan në rezultat duke sjellur një fund dramatic teksa rezultati ishte baras 13:13.

    Gjatë ekzekutimit të penalltive hendbollistet e Kosovës ishin më efikase duke triumfuar në fund me rezultat 3:1 në penallti,teksa rezultati i përgjithshëm në fund ishte 16:14.

  • Luis Enrique i nervozuar pas humbjes kundër Rennes

    Luis Enrique i nervozuar pas humbjes kundër Rennes

    Trajneri i PSG-së Luis Enrique  është shprehur tejet i nervozuar pas humbjes së ekipit të tij ndaj Rennes.

    Enrique u ndak tek Ousmanne Dembele për fjalët e tij në zhveshtore,duke thënë se askush nuk është mbi hierarkinë e klubit.

    “Nuk do të lejoj asnjë lojtar të mendojë se është më i rëndësishëm se klubi. As unë, as drejtori sportiv, as presidenti, as klubi”.

    Përndryshe Dembele u shpreh i mllefosur për paraqitjet e lojtarëve ndaj Rennes,duke thënë se jemi PSG dhe se duhet treguar më shumë paraqitje pozitive,ndërkohë Enrique ka shtuar se këto deklarata ylli francez i ka bërë nga zemërimi.

    Kujtojmë që PSG pësoi humbje 3:1 në udhëtim ndaj Rennes në xhiron e 22-të në kampionatin francez.

  • Igor Tudor zyrtarizohet si trajner i ri i Tottenhamit

    Igor Tudor zyrtarizohet si trajner i ri i Tottenhamit

    Tottenham Hotspur është bërë me trajner të ri pas shkarkimit të Thomas Frank nga stoli i ekipit londinez .

    Klubi anglez arriti marrëveshje me teknikun kroat Igor Tudor,i cili pritet të jetë në stolin e londinezëve deri në fund të sezonit.

    Përndryshe Tottenham po mendon që në sezonin e ardhshëm të emërojë një trajner të ri,ku dy emra janë përfshirë në listë si: Roberto de Zerbi dhe Mauricio Pochettino.

    Mbetet të shihet se nëse Tudor mund të korrë sukses tek Tottenahm apo jo,marrë parasysh se tek Juventus nuk pati një periudhë të mirë si trajner i bianconerëve.

    Kujtojmë që Tottenham Hotspur gjendet nëpozitën e 16-të në Premierligë me 29 pikë,5 pikë larg pozitës së 18-të që shpie drejtë rënies nga Premiershipi.

  • Dayot Upamecano firmos me Bayern Munich deri më 2030

    Dayot Upamecano firmos me Bayern Munich deri më 2030

    Qendërmbrojtësi francez Dayot Upamecano do të mbetet tek gjiganti gjerman Bayern Munich edhe në sezonet e ardhshme.

    Upamecano ka nënshkruar më në fund kontratën e re me bavarezët,dhe francezi do të mbetet në Allianz Arena deri më 2030.

    Përndryshe Upamecano u shpreh mjaft i lumtur për arritjen e marrëveshjes së re me Bayernin,dhe thotë se synon të fitoj trofe me bavarezët.

    “Jam shumë i lumtur që qëndroj te Bayern Munich dhe që vazhdoj të luaj në këtë skuadër. Kemi një ekip të shkëlqyer dhe një trajner shumë të mirë, ndërsa së bashku kemi objektiva të mëdha”.

    “Në jetë gjithçka lidhet me mentalitetin, unë jap maksimumin për shokët e skuadrës në çdo seancë stërvitore, dua të mbaj portën e paprekur në çdo ndeshje dhe të fitoj sa më shumë trofe me Bayernin”

    Kujtojmë që Dayot Upamecano është pjesë e gjigantit gjerman Bayern Munich që nga viti 2021,duke bërë 180 paraqitje për bavarezët ku shënoi 6 gola e bëri 11 asistime.

  • Hansi Flick:Do të bëjmë të pamundurën për ta rikthyer ndeshjen në favor të Barcelonës

    Hansi Flick:Do të bëjmë të pamundurën për ta rikthyer ndeshjen në favor të Barcelonës

    Trajneri i Barcelonës Hansi Flick ka shprehur zhgënjimin e tij pas humbjes së thellë 4:0 kundër Atletico Madrid-it në Kupën e Mbretit.

    Tekniku gjerman ka deklaruar se ndaj madrilienëve skuadra e tij luajti shumë keq në pjesën e parë,teksa në të dytin ishte më pozitive sipas tij dhe shton se ende nuk ka përfunduar sa i përket çështjes së kualfikimit në finale.

    “Në pjesën e parë, dhe pa justifikime, luajtëm shumë keq. Nuk luajtëm si ekip, siç duam ta shohim veten dhe siç duan të na shohin njerëzit. Pjesa e dytë ishte më e mirë, po, por një 4-0 është shumë e ashpër. Megjithatë, nuk ka mbaruar ende.”

    Përndryshe Flick shton se kjo ishte një natë tejet e vështirë,por thotë se është edhe një takim tjetër në Camp Nou dhe se dëshirojnë ta fitojnë patjetër.

    Kujtojmë që Barcelona pësoi humbje të thellë 4:0 kundër Atletico Madrid në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.

  • Christian Pulisic në radarin e klubeve të Premierligës angleze

    Christian Pulisic në radarin e klubeve të Premierligës angleze

    Sulmuesi amerikan Christian Pulisic mund të largohet nga gjiganti italian Milan në fund të sezonit.

    Pulisic është vënë në radarin e shumë klubeve në Evropë,ku vlen të theksohet interesimi nga gjigantët e njohur nga Premierliga angleze.

    Përndryshe mediumi anglez TeamTALK bën të ditur se Tottenham, Liverpool, Arsenal dhe Manchester United kanë hyrë në garë për shërbimet e amerikanit,teksa në anë tjetër tek rossonerët nuk e përjashtojnë mundësinë që Pulisic të largohet nga San Siro,megjithatë Milan do ta lejonte vetëm në rast se do të vinte një ofertë që të kompensojë me fitim investimin prej mbi 20 milionë eurosh të bërë për transferimin e tij.

    Kujtojmë që Christian Pulisic në 20 ndeshje të zhvilluara për Milanin në të gjitha garat ka realizuar 10 gola e bëri 2 asistime.

  • Finalja e Kupës së Kosovës Trepça-Bashkimi do të luhet në Rahovec

    Finalja e Kupës së Kosovës Trepça-Bashkimi do të luhet në Rahovec

    Federata e Basketbollit e Kosovës ka marrë vendim për vendin se ku do të mbahet finalja e Kupës së Kosovës ndërmjet Trepçës dhe Bashkimit.

    Finalja pritet të zhvillohet në palestrën e qytetit në Rahovec,dhe kjo u bë pas shqyrtimit të kërkesave dhe sigurimin e standardeve të caktuara për oragnizimin e ndeshjeve të mëdha,në myënyrë që finalja e Kupës të zhvillohet pa më të voglin incident.

    Përndryshe bordi i FBK-së miratoi edhe fillimin e shitjes së biletave online për ndeshjet e play-off-it të Procredit Superligës së Kosovës,teksa bëri edhe emërimet e stafeve teknike për ekipet e Kosovës në të gjitha grupmoshat.

    Kujtojmë që ndeshja finale e Kupës së Kosovës Trepça-Bashkimi prite të zhvillohet më 18 shkurt.

  • Prishtina-Llapi ndeshja kryesore e fundjavës në Albi Mall Superligë

    Prishtina-Llapi ndeshja kryesore e fundjavës në Albi Mall Superligë

    Kjo fundjavë pritet të sjellë xhiron e 20-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll,ku në program pritet të ketë ndeshje tejet interesante.

    Vëmendja pritet të jetë në stadiumin “Fadil Vokrri”,ku Prishtina e pret skuadrën e Llapit në derbin e kësaj fundjave.

    Kryeqytetasit në xhiron e kaluar iu rikthyen fitoreve në ligë por më pas u eliminuan në Kupën e Kosovës në mesjavë nga Ballkani,dhe synojnë që ndaj Llapit ta harrojnë këtë humbje ndaj nënkampionit të Kosovës.

    Në anën tjetër Llapi e cila eliminoi Dritën nga Kupa e Kosovës vjen me motivim të plotë në këtë ndeshje,dhe do të tentoj që nga kjo ndeshje të dal me 3 pikë të plota.

    Ndeshja Prishtina-Llapi pritet të zhvillohet të dielën me fillim nga ora 18:00.

    Të shtunën pritet të zhvillohet vetëm një ndeshje,ku kampioni aktual Drita e pret Drenicën ku gjilanasit synojnë të sigurojnë 3 pikë,teksa Drenica do të tentoj të nxjerrë pikë.

    Të dielën pritet të zhvillohen edhe dy takime të tjera ku Dukagjini e pret Gjilanin si dhe Ferizaj do të jetë mysafir i Prishtinës së Re,kurse xhiroja e 20-të do të mbyllet me ndeshjen Ballkani-Malisheva.