ATV

Author: A.M.

  • Rron Raçi pjesë e formacionit të javës në Kroaci

    Rron Raçi pjesë e formacionit të javës në Kroaci

    Mbrojtësi Rron Raci është duke shkëlqyer në elitën e futbollit kroat me skuadrën e Hajduk Splitit.

    Raci pati një paraqitje fantastike kundër kampionit aktual Rijekas,ku gjatë 90 minutave ishte i pakalueshëm nga sulmuesit e ekipit mysafir.

    Përndryshe Raci nga faqja e njohur Sofascore u vlerësua me notën 8.1,duke u përshirë në formacionin e javës në ligën kroate,teksa reprezentuesi i Kombëtares së Kosovës në qendër të mbrojtjes është vënë në krah të bashkëlojtarit të tij Maresic.

    Këto paraqitje të Racit janë tejet të rëndësishme,duke marrë parasysh edhe ndeshjen e fazës së play-off-it të botërorit  të cilët Kombëtarja e Kosovës e zhvillon kundër Sllovakisë.

    Kujtojmë që Rron Raci ka bërë 15 paraqitje deri më tani për Hajduk Splitin këtë sezon.

  • Vinicius Jr mund të kaloj tek Manchester City-Transferimi varet nga Pep Guardiola

    Vinicius Jr mund të kaloj tek Manchester City-Transferimi varet nga Pep Guardiola

    E ardhmja e Vinicius Jr duket se do të jetë larg Real Madridit,dhe se një largim nga Santiago Bernabeu në verë është vënë në diskutim.

    Gazetari spanjoll Jose Miguel Villarroya bën të ditur se në Angli janë duke qarkulluar zëra se Manchester City synon të nënshkruaj me yllin brazilian,dhe se drejtuesit e klubit anglez kanë kontaktuar lojtarin në mënyrë që ta bind lojtarin për të mos nënshkruar kontratën e re me “Los Blancos”

    Përndryshe sipas të njëjtit gazetar ardhja e Vincius Jr mund të varet edhe për faktin se nëse Pep Guardiola do të mbetet trajner tek City apo jo,dhe në rast se tekniku spanjoll nuk vazhdon me City-in atëherë një transferim i Vinicius Jr tek City mund të vihet në dyshim.

    Kujtojmë që Vinicius Jr ka kontratë me Real Madridin deri më 2027  teksa në anën tjetër në tregun e transferimeve vlen deri në 150 milionë euro.

  • Drita fiton derbin ndaj Llapit-Prishtina dhe Ballkani lëshojnë pikë

    Drita fiton derbin ndaj Llapit-Prishtina dhe Ballkani lëshojnë pikë

    Kanë përfunduar ndeshjet e ditës së diel në Albi Mall Superligë.

    Kampioni aktual Drita ka shënuar fitore të rëndësishme kundër Llapit,duke e mposhtur me rezultat 2:0.

    Blerton Sheji në minutën e 69-të shënoi për 1:0,kurse në minutën e fundit Drita shënoi golin e dytë për fitoren e gjilanasve në 2:0.

    Ballkani në anën tjetër pësoi humbje nga Ferizaj 2:1,ku Ruben Silva Richards realizoi dy gola teksa për Suharekasit shënoi Almir Kryeziu.

    Në anën Prishtina pësoi humbje nga Gjilani me rezultat minimal 1:0,ku golin e vetëm e realizoi Edi Basa për vendasit në minutën e 37-të.

  • Lionel Messi dhe Inter Miami e nisin në mënyrën më të keqe sezonin e ri në MLS

    Lionel Messi dhe Inter Miami e nisin në mënyrën më të keqe sezonin e ri në MLS

    Inter Miami CF e nisi sezonin 2026 me një humbje të rëndë 3-0 në transfertë ndaj Los Angeles FC, duke dhënë sinjale se mbrojtja e titullit do të jetë një sfidë e madhe.

     

    Pas triumfit në Kupën MLS sezonin e kaluar, pritshmëritë ishin të larta për skuadrën nga Florida, por LAFC u shfaq më e fortë dhe më e organizuar para tifozëve të vet.

     

    Golat e David Martínez, Denis Bouanga dhe Nathan Ordaz vulosën fitoren bindëse të vendasve.

     

    Nga ana tjetër, ylli argjentinas Lionel Messi, i rikthyer pas një dëmtimi, luajti 90 minuta të plota dhe dha disa momente kreativiteti në fazën sulmuese, duke lidhur repartet në të tretën e fundit. Megjithatë, ai nuk arriti të gjejë rrugën e rrjetës, ndërsa Inter Miami e nis sezonin e ri me një humbje që ngre pikëpyetje për vazhdimësinë.

  • Houston Rockets pëson humbje nga New York Knicks-San Antonio Spurs Fiton Sacramento Kings

    Houston Rockets pëson humbje nga New York Knicks-San Antonio Spurs Fiton Sacramento Kings

    Janë zhvilluar ndeshje interesante në ligën më të fortë të basketbollit në botë NBA.

    Houston Rockets pësoi humbje ndaj Neë York Knicks me rezultat 108:106.

    30 pikët e Kevin Durant nuk mjaftuan që Rockets të shmangin humbjen,njësoj sikurse 20 pikët e Jabari Smith Jr dhe 12 kërcimet e Tari Eason.

    Për Knicks basketbollisti më i mirë ishte Karl-Anthony Toëns me 25 pikë e 7 kërcime,teksa kontribuan dhanë dhe OG Anunboy dhe Jalen Brunson që realizuan 20 pikë secili.

    Në anën tjetër San Antonio Spurs shënoi fitore në shtëpi kundër Sacramento Kings me rezultat 139:122.

    Victor Ëembanyama me 28 pikë e 15 kërcime ishte basketbollisti më efikas tek Spurs,teska De Aron Fox dhe Stephon Castle shënuan nga 18 pikë secili.

    Tek Kings Keegan Murray dhe Demar DeRozan me 20 pikë secili ishin më të mirët,kurse në anën tjetër Malik Monk realizoi 19 pikë.

  • Cody Gakpo në radarin e gjigantit gjerman Bayern Munich

    Cody Gakpo në radarin e gjigantit gjerman Bayern Munich

    Gjiganti gjerman Bayern Munich synon që të transferojë një futbollistë tjetër nga Liverpool pas Luiz Diaz.

    Gazetari Dave Ockop bën të ditur se ylli holandez Cody Gakpo është vënë në radarin e bavarezëve,dhe se pritet që drejtuesit bavarezë të dërgojnë një ofertë prej 65 milionë funtesh.

    Përndryshe shumë zëra në Gjermani e shohin Gakpon si një lojtar që mund të përshtatet në Bundesligën gjermane,teksa në anën tjetër mund të jetë një plotësues për Luiz Diaz në repartin e krahut të sulmit dhe holandezi mund të jetë një ndër lojtarët që mund ta përforcojë edhe më shumë sulmin tek bavarezët.

    Kujtojmë që Cody Gakpo ka realizuar 7 gola dhe ka dhënë 4 asistime për Liverpoolin në të gjitha garat.

  • Alvaro Arbeloa për humbjen kundër Osasunës:Duhet të jemi të qetë

    Alvaro Arbeloa për humbjen kundër Osasunës:Duhet të jemi të qetë

    Trajneri i Real Madridit Alvaro Arbeloa ka folur për humbjen befasuese të skuadrës ndaj Osasunës në La Liga.

    Arbeloa ka deklaruar se ekipi ka nevojë për qetësi,dhe se kjo nuk duhet ndikuar në aspektin psikologjik të lojtarëve.

    “Shpresoj që humbja të mos na ndikojë mendërisht – pas katër ditësh duhet të luajmë përsëri.Një ekip e tregon forcën e tij në momente të vështira. Unë besoj fuqimisht te lojtarët e mi dhe në punën që po bëjnë, dhe ne duhet të vazhdojmë të punojmë”

    Përndryshe Arbeloa në fund shton se tani vëmendja do të jetë tek ndeshja kundër Benficës në Ligën e Kampionëve,ku “Los Blancos”që të siguroj kalimin në 1/8 e finales.

    Kujtojmë që Real Madrid pësoi 2:1 në udhëtim nga Osasuna,duke e bërë edhe më interesante luftën për titull në La Liga.

  • dhe futbollistë të tjerë shënojnë gola dhe asistojnë këtë fundjavë me klubet e tyre

    dhe futbollistë të tjerë shënojnë gola dhe asistojnë këtë fundjavë me klubet e tyre

    Yjet e Kombëtares së Kosovës po shkëlqejnë me skuadrat e tyre në elitën e futbollit evropian.

    Mërgim Vojvoda ishte një nga protagonistët kryesorë për Comon në ndeshjen kundër Juventus,ku shënoi një gol të bukur bianconerëve në fitoren 2:0 të ekipit të Cesc Fabregas duke e mbajtur edhe më tutje në garë për një pozitë në garat evropiane.

    Meriton Korenica në anën tjetër po shkëlqen me Cluj në kampionatin rumun,ku shënoi kundër Petrolul dhe për Korenicën ky është goli i tetë këtë edicion.

    Elvis Rexhbecaj ishte heroi i Augsburgut kundër Ëolfsburgut,ku reprezentuesi dardan shënoi në minutat e fundit duke ia siguruar ekipi të tij 3 pikë të plota.

    Këtë fundjavë gol shënoi edhe Florent Hadërgjonaj për Alanyaspor në Superligën Turke,por ekipi i tij pësoi në fund nga Istanbul Basaksehir.

    Albian Hajdari asistoi për Hoffenheimin në Bundesligë në barazimin 2;2 kundër Kolnit,ku realizoi reprezentuesi turk Ozan Kabak teksa minuta për ekipin e Christian Ilzer patën edhe Fisnik Asllani dhe Leon Avdullahu.

  • Zidane arrin marrëveshje verbale për të drejtuar Kombëtaren e Francës

    Zidane arrin marrëveshje verbale për të drejtuar Kombëtaren e Francës

    Kombëtarja e Francës tashmë ka gjetur njeriun i cili pritet të drejtojë gjelat pas botërorit 2026.

    Gazetari i mirënjohur Fabrizio Romano bën të ditur Zinedine Zidane pritet të jetë pasardhës i Didier Deschamps në stolin e trekolorëve,dhe se Zidane thuhet se ka arritur një marrëveshje verbale me Federatën Franceze të Futbollit.

    Përndryshe Shoqata Franceze e Futbollit nuk ka bërë ndonjë konfirmim zyrtar lidhur me marrëveshjen,por në ditët në vijim pritet që të zyrtarizohet emërimi i Zidane tek nënkampioni i botës.

    Kujtojmë që Zinedine Zidane nuk ka qenë i angazhuar si trajner që pesë vite,kur për herë të fundit drejtonte Real Madridin.

    Me Kombëtaren e Francës Zidane arriti suksese të mëdha si lojtar,ku fitoi botërorin në vitin 1998 dhe titullin e kampionit të Evropës në vitin 2000.

  • Bayern arrin të fitoj ndaj Eintracht Frankfurt

    Bayern arrin të fitoj ndaj Eintracht Frankfurt

    Bayern Munich ka arritur të shënoj fitoren e rradhës në Bundesligë,duke arritur të mund Eintracht Frankfurtin me rezultat 3:2.

    Aleksander Pavlovic pas 16 minutash kaloi bavarezët në epërsi në 1:0,teksa 4 minuta më vonë Harry Kane dyfishoi epërsinë në 2:0.

    Në pjesën e dytë Bayern pati edhe disa raste të tjera për gol,teksa në minutën e 68-të Kane realizoi për 3:0.

    Mysafirët arritën të realizonin nga penalltia në të 77-tën përmes Bullard,teksa në të 86-tën Arnaud Kalimuendo shënoi 3:2 për të mundësuar dramë në minutat e fundit,por në fund Bayern nuk lejoi befasi duke siguruar fitoren e rradhës.

    Bayern vazhdon të jetë lider me 60 pikë,teksa Eintracht Frankfurt mbetet në koutën e 31 pikëve.