ATV

Author: Ardiana Jashari

  • Bytyqi: Do të mundohemi të krijojmë dy kompani publike

    Bytyqi: Do të mundohemi të krijojmë dy kompani publike

    Dy kompani publike premtoi të krijohen kandidati, Ardian Bytyqi nga Guxo.

    “Do të mundohemi të krijojmë dy kompani publike: ajo e transportit urban dhe për menaxhimin e mbeturinave,” u zotua Bytyqi.

    Prioritet i pretendentit për të parin e Lipjanit është edhe arsimi.

    “Kemi paraparë që dy shkolla pilot projekt të jenë në Lipjan, ajo në qendër të Vëllezërit Frashëri dhe Ismail Luma, shkolla me maksimum 24 nxënës dhe vetëm në një ndërrim. Praktikë me pagesë për studentët e profileve të ndryshme, çerdhe në disa fshatra ku mungojnë ose janë të vogla,” tha Bytyqi.

    Sa i përket sektorit të shëndetësisë, sipas Bytyqit, prioritet do të jetë Qendra satelit për pacientët me hemodializë.

    Kandidati i Listës Guxo ndër të tjera premtoi edhe fuqizim të subvencioneve në bujqësi.

    Për më shumë detaje, klikoni videon më poshtë.

  • Ilir Qeriqi kandiatat për kryetar të Lipjanit premton ujë të pijshëm 24/7

    Ilir Qeriqi kandiatat për kryetar të Lipjanit premton ujë të pijshëm 24/7

    Furnizim me ujë të pijshëm 24/7 u zotua të sigurojë për qytetarët kandidati për të udhëhequr Lipjanin në 4 vitet e ardhshme, Ilir Qeriqi nga subjekti politik, Lëvizja Vetëvendosje.

    “Menaxhimi i ujërave të zeza, transformimi urban i qytetit si dhe zhvillimi lokal dhe fuqizimi i bujqësisë përmes subvencioneve.” janë disa nga premtimet tjera të Qeriqit.

    Qeriqi u zotua po ashtu edhe për përmirësim dhe rritje të shërbimeve shëndetësore.

    “Sigurim i mjekut familjar, me investime në digjitalizim, me vizita në shtëpi dhe çdo shtatzënë dhe lehonë do të ketë vizita shëndetësore. Do të tentohet që komuna të ketë para edhe për barna për pensionistët në nevojë.” deklaroi kandidati i VV-së.

    Në fokus të programit qeverisës është edhe arsimi.

    Zhvillimi i platformave digjitale, depolitizimin, pilotimin e mësimit gjithëditor, përmirësim të kushteve dhe siguria në shkolla” tha Qeriqi.

    Për më shumë detaje, klikoni videon më poshtë.

  • Buja: Do ta depolitizojmë dhe digjitalizojmë arsimin

    Buja: Do ta depolitizojmë dhe digjitalizojmë arsimin

    Depolitizim dhe digjitalizim të arsimit premton kandidati për kryetar të Komunës së Lipjanit nga Partia Demokratike e Kosovës, Shukri Buja.

    “Kemi arsimin, i cili do të digjitalizohet me tabela ‘smart’ dhe me ‘editarin’. Do të ndërtojmë shkolla dhe do të zgjerojmë rrjetin e çerdheve,” deklaroi Buja.

    Prioritet tjetër i kandidatit nga PDK është edhe riorganizimi i sistemit shëndetësor.

    “12 njësitë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare janë në kaos dhe mosfunksionimi i Qendrave të Mjekësisë Familjare në Magurë, Shalë dhe Sllovi, të cilat nuk funksionojnë 24 orë, po e mbingarkon emergjencën në Lipjan,” tha Buja.

    Një tjetër prioritet i Bujës është edhe sporti.

    “Ndërtimi i stadiumit në qytet është bërë jashtë normave të FIFA-s. Do të duhet të rikthehet me bar natyral dhe jo sintetik,” thekson kandidati Buja.

    Për më shumë detaje, klikoni videon më poshtë.

  • Aliu: Prania ime e frustron Ramusën

    Aliu: Prania ime e frustron Ramusën

    Qemajl Aliu deklaroi se prania e tij po e frustron kundërkandidatin Përparim Ramusa.

    “Është i frustruar. Prania ime këtu e frustron, sepse ndihet inferior – si në aspektin personal, ashtu edhe në atë intelektual,” tha Aliu.

    Ai i bëri thirrje prokurorisë që të vijë dhe të hetojë, duke shtuar se të gjitha dokumentet janë të hapura dhe të qasshme në lidhje me projektin e shtimit të asfaltit në komunë.

    Nga ana tjetër, Përparim Ramusa reagoi duke e akuzuar Aliun për manipulim:

    “Njëjtë ti apet po don me i manipulu” deklaroi Ramusa.

    Për më shumë detaje, klikoni videon më poshtë.

  • Përparim Ramusa akuzon Qemajl Aliun për manipulim në krye të detyrës, Aliu i përgjigjet

    Përparim Ramusa akuzon Qemajl Aliun për manipulim në krye të detyrës, Aliu i përgjigjet

    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Ramusa, ka akuzuar kundërkandidatin e tij, Qemajl Aliun, se po manipulon ndërkohë që është ende në krye të komunës së Shtimës
    .
    “Ka një marrëveshje bashkëpunimi mes komunës së Shtimës për angazhimin e praktikantëve në komunë. Gazmend Aliun, që është i afërm i tij, e kanë thirrur për të kryer praktikë juridike, por aktualisht ai e vozit kryetarin e komunës,” deklaroi Ramusa.

    Në përgjigje të këtyre akuzave, Qemajl Aliu tha se Ramusa ka ardhur vetëm për të bërë “gjueti shtrigash”.

    “Gazmend Aliu është familjar i imi dhe më ndihmon privatisht,” tha Aliu.

    Por Ramusa iu drejtua me fjalët: “Mos u kuq, po kallxo drejt!”

    Ndërkaq, Aliu ia ktheu: “Nuk ke vizion dhe vazhdon me pasë qasjen e bllokimit.”

    Për më shumë detaje, klikoni videon më poshtë.

  • Qemajl Aliu, kandidati i Vetëvendosjes, prezanton programin për mandatin e ardhshëm

    Qemajl Aliu, kandidati i Vetëvendosjes, prezanton programin për mandatin e ardhshëm

    Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh edhe kryetari aktual i Shtimës, Qemajl Aliu, në emisionin “Compass” në ATV prezantoi programin e tij për katër vitet e ardhshme.

    Sipas Aliut, prioritet kryesor do të jetë arsimi.

    “Pasi kemi investuar mbi 8 milionë euro në këto katër vite, ne do të punojmë për kompletimin e infrastrukturës dhe për mësimin gjithëditor,” shtoi Aliu.

    ‘Pako për maturantët’ dhe ‘Baby Box’ do të jenë disa nga inovacionet e reja për këtë mandat, deklaroi ai.

    Në mandatin e ardhshëm, kandidati i LVV-së premtoi gjithashtu investime në urbanizëm dhe përmirësim të planifikimit qytetar.

    Për më shumë detaje, klikoni videon më poshtë.

  • Përparim Ramusa, kandidati i PDK-së, prezanton programin për zhvillimin e Shtimës

    Përparim Ramusa, kandidati i PDK-së, prezanton programin për zhvillimin e Shtimës

    Përparim Ramusa, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës PDK-së i cili synon të fitojë garën për të udhëhequr Shtimën, prezantoi programin e tij për zhvillimin e qytetit dhe për një jetë më të mirë për qytetarët.

    “Janë 5 fusha strategjike me gjithsej 75 projekte dhe aktivitete të planifikuara, në vlerë prej 39 milionë euro në katër vitet e ardhshme,” tha Ramusa.

    Ujë të pijshëm dhe një mjedis të pastër premtoi kandidati i PDK-së për qytetarët.

    Një tjetër prioritet i Përparim Ramusës është edhe arsimi gjithëpërfshirës.

    “Përfshirjen e të gjithë fëmijëve në edukim nga mosha 9 muaj deri në 3 vjet dhe 3 deri në 6 vjet, digjitalizim dhe pajisje në çdo klasë, bursa për studentët e dalluar,” deklaroi ndër të tjera kandidati i PDK-së.

    Sipas Ramusës, nën udhëheqjen e tij do të ketë zero tolerancë për korrupsionin.

    Për më shumë detaje, klikoni videon më poshtë.

  • Shabani: Nënkalimi me tri korsi është investimi më i madh që kemi paraparë

    Shabani: Nënkalimi me tri korsi është investimi më i madh që kemi paraparë

    Kandidati për kryetar të Shtimës, Kastriot Shabani, nga subjekti politik Lidhja Demokratike e Kosovës, tregoi në emisionin “Compass” në ATV prioritetet e tij për Shtimën.

    “Një prej investimeve më të mëdha që kemi paraparë si LDK është nënkalimi me tri korsi, bulevardi i qytetit dhe stacioni i autobusëve,” deklaroi Shabani.

    Përveç këtyre, kandidati i LDK-së tregoi se një prej projekteve të para që do të realizojnë është Plani Zhvillimor Komunal.

    Fokus, Shabani tha se do të ketë edhe në fushat e shëndetësisë, kulturës, rinisë dhe sportit, si dhe në zhvillimin ekonomik të qytetit.

    Për më shumë detaje, klikoni videon më poshtë.

  • Suma: Menaxhimi i dobët i kryetarit e ka futur komunën në borxhe

    Suma: Menaxhimi i dobët i kryetarit e ka futur komunën në borxhe

    Sipas kandidatit të pavarur Refki Sumes, menaxhimi i dobët i kryetarit Mehmet Ballazhi e ka futur komunën në borxhe të mëdha.

    “Është e vërtet se boxhe ka, kontrata kolektive i dëmton komunat, mirëpo kryetari me punën e vet me menaxhim të dobët ka arritur që të dëmtoj komunën edhe më tepër,” tha Suma

    Me ndërrimin e pushteti sipas Sumës, edhe pse mjetet për mëditje kanë qenë të ndara kryetari Ballazhi nuk i ka ndarë ato për personat që nuk janë pjesë e partisë së tij.

    “Nuk i kemi marrë pagesat për shujta sa që shumica e punëtorëve jemi detyruar procedura në gjykata.” thotë kandidati i pavarur.

    Suma ndër të tjera deklaroi se kryetari në mënyrë të paligjshem i detyrojnë të tërhiqen nga paditë.

    Për më shumë detaje klikoni në videon më poshtë.

  • Suma: Nuk ka nevojë për shkollë të re kur një rrezikon të mbyllet

    Suma: Nuk ka nevojë për shkollë të re kur një rrezikon të mbyllet

    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Mehmet Ballazhi i cili aktualisht udhëheq me këtë komunë, tregoi se do të ndërtohet një shkollë e re në Han të Elezit.

    Por kundër kandidati, Refki Suma replikoi Ballazhin, duke thënë se si kërkoni shkollë të re, kur një tjetë rrezikon të mbyllet.

    “Zotriu e përmendi se nuk ka ndonjë numër të madhë të zvogëlimit, por unë po themë se ka dhe është shqetësuese për shkak se gati çdo vitë shuhet nga një klasë…” tha Suma.

    Sipas Sumës në Han të Elezit ka nevojë për çerdhe dhe nëse do të kenë kushte financiare do të ndërtoj një të tillë.

    Për më shumë detaje klikoni në videon më poshtë.