ATV

Author: A.H.

  • SPAK dhe Prokuroria Speciale e Kosovës forcojnë bashkëpunimin ndërinstitucional

    SPAK dhe Prokuroria Speciale e Kosovës forcojnë bashkëpunimin ndërinstitucional

    Kreu i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani, u prit në një takim nga kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj.

    Gjatë takimit, i cili u zhvillua të mërkurën, palët diskutuan për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e sundimit të ligjit, shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e koordinimit në hetimet e përbashkëta.

    Dumani ritheksoi përkushtimin e SPAK-ut për të mbështetur Prokurorinë Speciale në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

    Nga ana tjetër, Isufaj shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe theksoi se Prokuroria Speciale mbetet një shtyllë e fortë dhe e palëkundur e sistemit të drejtësisë në vend.

    Ky takim nënvizon rëndësinë e koordinimit të institucioneve në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke forcuar më tej bashkëpunimin mes dy organeve speciale të drejtësisë./ATVLIVE/

  • Rama: Burrat duhet ta pranojnë, gratë janë shumë para nesh

    Rama: Burrat duhet ta pranojnë, gratë janë shumë para nesh

    Kryeministri i Shqipërise, Edi Rama tha se mbështetja për gratë dhe vajzat është investimi më i duhur dhe më i frytshëm. Në një prononcim gjatë një aktiviteti për firmosjen e një marrëveshjeje mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Universitetit Politeknik të Tiranës, Rama tha se ato janë më para se burrat.

    “Shpresoj që të jetë investim që, qoftë edhe për inat, t’i motivojë më shumë burrat, sepse përgjithësisht janë më të rehatuar nga pikëpamja e procesit të të menduarit se sa ç’janë gratë dhe vajzat. Kështu që ne na duhen sa më shumë njerëz të motivuar dhe të parehatuar me veten por në kërkim të vazhdueshëm të sprovave dhe në sfidë të vazhdueshme me veten. Dhe në këtë aspekt, si përfaqësuesi i gjinisë më të dobët, duhet që edhe bashkëvuajtësit, burrat dhe djemtë, ta pranojnë se gratë janë më përpara se ne. Nuk kemi çfarë të bëjmë veç se duhet të dorëzohemi me dinjitet përpara këtij fakti dhe të përpiqemi të rikuperojmë sa të mundemi, të bindur se s’do t’i kalojmë asnjëherë por të paktën, të arrijmë të jemi në lartësinë e të qenit bashkudhëtarë të tyre dhe t’iu rrimë në krah me sa më shumë dinjitet”, tha Rama, përcjell A2 CNN.

    Këtë të mërkurë paradite, Universiteti Politeknik i Tiranës dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nënshkruan një marrëveshje për mbështetjen dhe përgatitjen e studentëve përmes praktikave të paguara të punës, me qëllim aftësimin e tyre profesional, si dhe njohjen nga afër në terren me të gjitha proceset e zhvillimit të infrastrukturës.

  • Drejtori i Policisë së Kosovës takon përfaqësues nga Iowa, diskutohet avancimi i bashkëpunimit

    Drejtori i Policisë së Kosovës takon përfaqësues nga Iowa, diskutohet avancimi i bashkëpunimit

    Drejtori i policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha priti sot për vizitë zyrtare një delegacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, konkretisht nga Iowa.

    Sipas njoftimit, Hoxha informoi të pranishmit mbi situatën e sigurisë në Kosovë, mbi punën, angazhimin dhe përkushtimin e vazhdueshëm të Policisë së Kosovës në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe sigurimin e mbrojtjes për të gjithë qytetarët pa dallim.

    Ndër tjerash, në takim thuhet se u veçua bashkëpunimin i shkëlqyer me përfaqësuesit e ShBA-së dhe se “ky partneritet në bashkëpunim dhe mbështetje do të avancojë edhe më tej në fusha të ndryshme policore”.

    Delegacioni i Iowas ka vazhduar me vizita zyrtare, ndër to vizitë në stacionin policor “Qendra” në Prishtinë, ku u takua me stafin udhëheqës të Drejtorisë së Kryeqytetit dhe të stacionit./ATVLIVE/

  • Kongresisti Lawler, në këtë takim, e informoi kryeministrin Kurti për vendimin e tij për t’iu bashkuar Kaukusit të Çështjeve Shqiptare në Kongresin Amerikan

    Kongresisti Lawler, në këtë takim, e informoi kryeministrin Kurti për vendimin e tij për t’iu bashkuar Kaukusit të Çështjeve Shqiptare në Kongresin Amerikan

    Në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi kongresistin amerikan nga radhet e Partisë Republikane, Mike Lawler, njëherësh anëtar i Komitetit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Diskutuan për mënyrat se si të thellohet partneriteti ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me theks të veçantë te bashkëpunimi ekonomik, investimet e huaja direkte dhe shkëmbimet tregtare, si dhe për rolin e rëndësishëm të diasporës sonë në këtë drejtim. Kryeministri Kurti e njoftoi kongresistin për zhvillimet e fundit në vend dhe progresin e arritur vitet e fundit në ekonomi, demokraci, siguri dhe sundimin e ligjit.

    Gjithashtu diskutuan edhe për rreziqet dhe sfidat e ndikimit rus në Evropë dhe në Ballkanin Perëndimor.

    Kongresmeni Lawler, në këtë takim, e informoi kryeministrin Kurti për vendimin e tij për t’iu bashkuar Kaukusit të Çështjeve Shqiptare në Kongresin Amerikan./ATVLIVE/

  • Ushtarë turq të Forcës Operacionale Rezervë zbarkojnë në Kosovë, KFOR del me njoftim

    Ushtarë turq të Forcës Operacionale Rezervë zbarkojnë në Kosovë, KFOR del me njoftim

    Forca Rezervë Operacionale Turke (ORF) kanë mbërritur në Kosovë për të filluar një vendosje të përkohshme në mbështetje të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO.

    Siç thuhet në njoftimin e KFOR-it, Njësia Turke ka marrë përsipër përgjegjësitë nga Batalioni Shumëkombësh i ORF-së sipas planit të rotacionit të mbikëqyrur nga Komanda e Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, Itali.

    “Në muajt në vijim, Batalioni Turk i ORF-së do të kryejë një sërë aktivitetesh së bashku me njësitë e tjera të KFOR-it, të gatshme për t’iu përgjigjur çdo zhvillimi në situatën e sigurisë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it

    “Përforcime të tilla rrisin fleksibilitetin operacional dhe gatishmërinë e KFOR-it për t’iu përgjigjur zhvillimeve në zhvillim të sigurisë”, vazhdon njoftimi./ATVLIVE/

  • FSK trajnon pjesëtarë për qitje në distanca të largëta

    FSK trajnon pjesëtarë për qitje në distanca të largëta

    FSK ka njoftuar se disa pjesëtarë po stërviten për qitje në distanca të largëta.

    “Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë ndjekur trajnimin e specializuar në qitje në distanca të largëta me qëllim të ngritjes së kapaciteteve luftatake të FSK.”

    FSK thotë se ku trajnim ka për synim certifikimin e pjesëtarëve si snajperistë profesionalë operativë, të aftë të përdorin kalibra të ndryshëm sipas standardeve moderne ushtarake.

    “FSK vazhdon përkushtimin për zhvillimin dhe profesionalizimin e ushtarakëve të saj në nivelin më të lartë.”/ATVLIVE/

  • “Ishte shumë emocionuese”, Altini shkruan pas takimit që kishte me Jakup Krasniqin në Hagë

    “Ishte shumë emocionuese”, Altini shkruan pas takimit që kishte me Jakup Krasniqin në Hagë

    Altin Krasniqi ka udhëtuar sot drejt Hagës për ta vizituar babanë e tij, Jakupin i cili po mbahet në paraburgim tash e disa vjet.

    Bashkë me Altinin, ishte edhe Doari – hera e parë e tij në vizitë tek xhaxhai, ndaj dita e sotme ishte shumë emocionuese.

    “Sot, bashkë me Doarin, ishim për vizitë në Hagë. Hera e parë për Doarin te axhi Jakup ishte shumë emocionuese”, ka shkruar djali i Jakup Krasniqit në Facebook kur ka postuar edhe një fotografi.

  • AUV: Prania e parazitëve në peshk s’është rrezik, asgjësohet gjatë gatimit në 60°C

    AUV: Prania e parazitëve në peshk s’është rrezik, asgjësohet gjatë gatimit në 60°C

    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka thënë se prania e parazitëve të llojit “Anisakis simplex” në peshkun që importohet në Kosovë nuk e rrezikon shëndetin në rast se është i ngrirë.

    Sipas AUV, peshku i ngrirë është i sigurtë për konsum, veçanërisht kur gatuhet në temperatura mbi 60 gradë.

    “Theksojmë qartë: Prania e këtyre parazitëve nuk përbën rrezik për shëndetin e njeriut në rastin e peshkut të ngrirë, sepse procesi i ngrirjes në temperatura të ulëta i ka shkatërruar aftësinë e tyre për të shkaktuar sëmundje. Peshku i ngrirë është i sigurt për konsum, veçanërisht kur gatuhet në temperatura mbi 60°C – standard që siguron asgjësimin e çdo rreziku të mundshëm.”, thuhet në njoftimin e AUV-it.

    Agjencia thotë se ndonjë incident mund të paraqitet vetëm në rastin e konsumimit të peshkut të freskët (të pa ngrirë) i cili nuk është trajtuar fare me nxehtësi apo ngrirje, veçanërisht në përgatitje si “crudo”, sushi apo sashimi.

    “Kjo nuk është vetëm praktikë e vendeve të Bashkimit Evropian, SHBA-së apo Kanadasë, por është e përcaktuar qartë edhe në legjislacionin e Kosovës, të harmonizuar me direktivat e BE-së për sigurinë ushqimore. Këto standarde janë të bazuara në studime të shumta shkencore dhe në rekomandimet e institucioneve prestigjioze ndërkombëtare si: EFSA (Autoriteti Evropian për Siguri Ushqimore), FAO (Organizata e OKB për Ushqim dhe Bujqësi)”, thuhet tutje në njofim.

  • Qëndresa Musliu – Prej Ferizajit në Francë, me master e me mision!

    Qëndresa Musliu – Prej Ferizajit në Francë, me master e me mision!

    Ajo sapo u bë e para nga Kosova që përfundon Masterin në të Drejtën Publike me specializim në të Drejtën Ndërkombëtare, Europiane & Krahasimore në Universitetin Jean Monnet – një nga më të mirët në Francë.

    Nga studente në të Drejtën Civile, te mësimi i frëngjishtes në Lyon dhe praktikës diplomatike në Konsullatën e Kosovës në Frankfurt – rrugëtimi i saj është frymëzim për krejt të rinjtë.

    Ka kontribuar edhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme, duke e lidhur dijen me përvojën.

    Sot, Qëndresa nuk e ndal hapin – është kandidate për Kuvendin Komunal (LDK 27) dhe po dëshmon që dija nuk është veç për diploma, po për me sjell ndryshim!

  • Dy policë morën lëndime, katër tifozë u shoqëruan në stacionin policor/ Detaje të reja nga tentim përleshja mes “Plisave” dhe “Ujqve”

    Dy policë morën lëndime, katër tifozë u shoqëruan në stacionin policor/ Detaje të reja nga tentim përleshja mes “Plisave” dhe “Ujqve”

    Tensionet mes tifozëve janë rikthyer në futbollin kosovar, një përleshje të madhe mes “Plisave” të Prishtinës dhe “Ujqve” të Ferizajt, e ka parandaluar sot Policia e Kosovës në qytetin e Ferizajt.

    “Plisat” kanë udhëtuar drejt Ferizajt në përballjen e skuadrës së tyre në kuadër të xhiros së pestë të Superligës së Kosovës, por që me t’iu afruar stadiumet ata kanë tentuar t’i sulmojnë tifozët vendas.

    Pastaj ka pasuar edhe reagime i Policisë së Kosovës, ku meqë rast kanë mbetur të lënduar edhe dy pjesëtar të cilët janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

    Katër persona janë shoqëruar në stacion policor të qyteti për intervistim. Këtë e ka konfirmuar për Arbresh.info edhe Kanun Veseli, zëdhënësi i Policsë së Kosovës për rajonin e Ferizajt.

    “Me datën 28.09.2025 pasi ka filluar ndeshja futbollistike për garat e Superligës së Kosovës, në mes të Ferizajt dhe Prishtinës, policia e Ferizajt ka parandaluar një tentim përleshje mes tifozëve jashtë tribunave. Me këtë rast policia ka shoqëruar 4 persona në stacionin policor në Ferizaj për intervistim, ndërsa dy pjesëtarë të policisë kanë pësuar lëndime trupore dhe për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Janë marrë masat shtesë nga policia për mbarëvajtjen e kësaj ndeshjeje”, tha për Arbresh.info, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

    Kujtojmë se kjo ndeshje u ndërpre për disa minuta, pas tensioneve mes tifozëve, pasi u krijuan kushtet për lojë takimi rifilloi dhe kryeqytetasit janë duke fituar pas pjesës së parë me rezultat 0-3.