ATV

Arrestohet Korab Gashi, i dyshuar për grabitjen e armatosur në Suharekë

Written by

in

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar Korab Gashin, i dyshuar për grabitjen e armatosur që ishte kryer në nëntor të vitit të kaluar në në argjendari në Suharekë. Ai ndodhej në arrati nga nëntori i vitit të kaluar.

Ndërkaq, Dukagjin Gashi, njëri nga grabitësit e argjendarisë në Suharekë ishte vrarë në fund të muajit nëntor, në Prishtinë, gjatë operacionit të Policisë së Kosovës për kapjen e grupit kriminal ku pjesë e tij ishte edhe vëllai i tij, Korab Gashi, i cili u kap më 1 korrik të vitit 2024 nga Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës ka arritur t’i arrestojë edhe katër të dyshuar tjerë në lidhje me të njëjtin krim. Dy prej tyre janë Bujar Basha dhe Leutrim Cakolli.

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *