ATV

Dita e tetë e protestave në Prishtinë, kërkohet drejtësi për Arlinda Zekajn

Written by

in

Për të tetën ditë radhazi, në Prishtinë do të protestohet edhe sot për vrasjen e Arlinda Zekajt, me kërkesa për drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Protesta, e organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, është paralajmëruar për orën 17:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Organizatorët vazhdojnë të kërkojnë shkarkimin e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, si dhe hetimin e zyrtarëve që dyshohet se kanë neglizhuar rastin.

Protestuesit kërkojnë gjithashtu që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare dhe të forcohen masat institucionale për mbrojtjen e tyre nga dhuna.