Një person është arrestuar në fshatin Verban të Vitisë, pasi gjatë kontrollit të shtëpisë së tij, Policia ka gjetur një armë automatike AK-47, një pistoletë dhe municion.
Sipas raportit policor, gjatë kontrollit të zhvilluar të enjten janë konfiskuar edhe katër karikatorë, 93 fishekë të kalibrave të ndryshëm, një gëzhojë dhe një bajonetë.
Pas arrestimit dhe intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit, ndërsa ndaj tij është iniciuar rast për mbajtje të paautorizuar të armëve.
