ATV

Ish-bashkëshorti largon nga shtëpia gruan së bashku me foshnjën në Prishtinë, dërgohet në mbajtje

Written by

in

Një burrë dyshohet se e ka dëbuar nga shtëpia ish-bashkëshorten e tij, së bashku me foshnjën, në një rast të dhunës në familje të raportuar në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur të enjten, rreth orës 16:00, ndërsa pas raportimit të rastit, gruaja është dërguar në strehimore.

Policia ka intervistuar ish-bashkëshortin e saj, i cili, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 29.10.2026 – 16:00. Është raporton se ish bashkëshorti, e ka larguar nga shtëpia e tij viktimën së bashku me foshnjën e saj. Viktima është dërguar në strehimore. Ndërsa i dyshuari, pas intervistimit me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport