ATV

Sveçla konfirmon shkelje serioze të policisë në rastin e Arlinda Zekaj, thotë se dorëheqja e tij nuk do të kontribuonte në fuqizimin e grave

Written by

in

Shkelje serioze janë evidentuar edhe në mënyrën se si Policia e Kosovës i kishte trajtuar denoncimet e Arlinda Zekajt.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se raporti i Inspektoratit Policor ka konstatuar moszbatimin e urdhrit të parë për mbrojtje, vonesa në zbatimin e urdhërit të dytë dhe mospërfilljen e kërkesës për rivlerësimin e rrezikut ndaj saj.

Pas këtyre gjetjeve, janë suspenduar 11 zyrtarë policorë, përfshirë drejtues të Policisë në Pejë dhe katër hetues Sveçla tha se suspendimet nuk janë të mjaftueshme pa hetimin e plotë dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore.

Ndonëse pranoi dështimet serioze në trajtimin e rastit, ministri Sveçla nuk e konsideron dorëheqjen e tij si zgjidhje.