Për të tretën ditë radhazi, qytetarë dhe aktivistë për mbrojtjen e të drejtave të grave po protestojnë në Prishtinë, duke kërkuar përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt.
Të mbledhur para ndërtesës së Qeverisë, ata kanë vazhduar me kërkesat për dorëheqjen e ministrave Donika Gërvalla dhe Xhelal Sveçla.
Protesta po mbahej edhe gjatë kohës kur dy ministrat kanë prezantuar raportet për trajtimin e rastit.
Me mesazhet e Arlindës në duar, protestuesit kanë hedhur vezë drejt ndërtesës dhe kanë tentuar të hyjnë për të ndjekur konferencën, por Policia nuk ua ka lejuar hyrjen.
