Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës dhe përgjegjësinë institucionale për këtë rast.
Thirrja e seancës së jashtëzakonshme u bë e ditur sot në komisionin për legjislacion.
Arlinda Zekaj u vra të shtunën në mbrëmje në Vitomiricë të Pejës. I dyshuari për vrasjen është kunati i saj, i cili, ndodhet ende në arrati.
