Pas ndalimit të mbi 100 tonëve mish me afat të skaduar në Mal të Zi, të destinuar për tregun e Kosovës, ministri i Bujqësisë, Armend Muja, ka njoftuar për një operacion të gjerë të inspektimit të mishit në mbarë vendin.
Sipas tij, Agjencia e Ushqimit është drejt përfundimit të kontrolleve, ndërsa institucionet e Kosovës janë në komunikim me autoritetet malazeze për këtë rast.
Muja paralajmëroi se çdo shkelje e konstatuar do të trajtohet sipas ligjit dhe se qytetarët do të informohen për rezultatet.
Ndërkohë, autoritetet e Malit të Zi kanë raportuar se në Portin e Tivarit kishte pasur edhe përpjekje për ndryshimin e etiketave të mishit me afat të skaduar.
