Kuvendi i Kosovës po mban seancë plenare, në të cilën janë paraparë pesë pika të rendit të ditës.
Deputetët do të shqyrtojnë formimin e një komisioni të posaçëm për përzgjedhjen e katër anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, dy nga komuniteti shqiptar, një nga komuniteti serb dhe një nga komunitetet e tjera joshumicë.
Në rend dite është edhe votimi i propozimit të Listës Serbe për emërimin e përfaqësuesve të saj në komisionet parlamentare.
Seanca përfshin gjithashtu deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.
