Në Budva të Malit të Zi po mbahet këtë të enjte Samiti i Procesit të Berlinit, ku marrin pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ai i Shqipërisë, Edi Rama, dhe udhëheqës të tjerë të rajonit dhe Bashkimit Evropian.
Në fokus të takimit janë bashkëpunimi rajonal, zbatimi i marrëveshjeve ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe integrimi i tyre evropian.
Në samit marrin pjesë edhe kancelari gjerman, Friedrich Merz, dhe komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos.
Një ditë më parë, Kurti u takua me komisioneren Marta Kos, me të cilën diskutoi për reformat dhe përparimin e Kosovës në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.
