ATV

Krerët e shtetit diskutojnë strategjinë për Apelin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Written by

in

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka zhvilluar sot takimin e parë koordinues me drejtuesit e institucioneve të larta të vendit, ku janë diskutuar zhvillimet e fundit politike dhe çështje me rëndësi për shtetin.

Në takim morën pjesë kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministri, njëherësh ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

Sipas njoftimit, diskutimet u përqendruan në situatën aktuale në vend dhe zhvillimet e fundit, si dhe në çështje të tjera që lidhen me funksionimin dhe koordinimin e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Një nga temat e trajtuara ishte edhe krijimi i Grupit Punues për Strategjinë Shtetërore lidhur me apelin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Takimi, sipas njoftimit të Presidencës u zhvillua në kuadër të koordinimit të rregullt ndërmjet institucioneve të larta shtetërore.