Në Gjykatën Themelore në Prishtinë pritet të vazhdojë sot, nga ora 13:00, seanca e rigjykimit ndaj Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e së dashurës së tij, shtetase argjentinase, në Fushë-Kosovë në vitin 2023.
Në seancën e së hënës, Nika u deklarua sërish i pafajshëm për akuzën që rëndon ndaj tij.
Ai ishte dënuar me 18 vjet burgim nga Gjykata Themelore në shkurt të këtij viti, por Gjykata e Apelit e kishte miratuar ankesën e mbrojtjes dhe e kishte kthyer çështjen në rigjykim.
