ATV

“Ata që i dërgojnë prindërit e vet atje, kanë fituar hidhërimin e Zotit” – Shpërthen keq Shefqet Krasniqi kur pyetet për fëmijët që i dërgojnë prindërit në shtëpi të pleqve

Written by

in

I ftuar në emisionin ‘Studio A’ në ATV, hoxha Shefqet Krasniqi ka folur gjerësisht për vlerat familjare, raportin ndaj prindërve dhe rëndësinë e Natës së Kadrit.

Gjatë intervistës, Krasniqi u shpreh kritik ndaj fenomenit të dërgimit të prindërve në shtëpi për të moshuarit, duke e cilësuar këtë si një “njollë të zezë të shoqërisë”.

“Kalojnë muaj dhe nuk telefonon prindin e vet, kalon një vit dhe nuk e viziton. A kaq vlerë ka prindi?” – u shpreh ai.

Sipas tij, përkujdesja ndaj prindërve është obligim moral dhe fetar. Ai shtoi se pakënaqësia e prindërve lidhet drejtpërdrejt me pakënaqësinë hyjnore: “Ata që i dërgojnë prindërit e vet atje, kanë fituar hidhërimin e Zotit, sepse hidhërimi i prindërve është hidhërim i Allahut.”

Krasniqi ngriti edhe pyetjen se sa prindër janë vërtet të kënaqur me një vendim të tillë: “Cili prind është i kënaqur nëse shkon në shtëpi të pleqve?”

Përveç kësaj teme, ai foli edhe për rëndësinë shpirtërore të Natës së Kadrit, duke theksuar se ajo është një mundësi e madhe për reflektim, falje dhe afrimitet me Zotin.

Intervista u përqendrua gjithashtu në rrugëtimin e tij jetësor dhe sfidat që ka kaluar ndër vite, duke sjellë një rrëfim më të zgjeruar se zakonisht për publikun.

Për të ndjekur intervistën e tij të plotë, klikoni në linkun e mëposhtëm: 

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *