Përfaqësuesi i Institutit Kosovar për Drejtësi, Naim Jakaj, në STUDIO E HAPUR në ATV, tha se sipas Kushtetutës dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi duhet të konstituohet dhe nuk mund të zvarritet pafundësisht.
Ai tha se, ndonëse aktgjykimi i Kushtetueses nuk parasheh shkuarjen automatikisht në zgjedhje nëse nuk zgjidhet kryetari i Kuvendit, ai e detyron deputetët të marrin pjesë dhe të votojnë.
“Edhe në Kushtetutë, po edhe në aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, nuk tregohet që shkohet në zgjedhje në rast se nuk zgjedhet kryetari i Kuvendit. Dhe kjo shkon pa mbarim, por sipas aktgjykimit të Gjykatës thuhet që është detyrë e Kuvendit, është detyrë e deputetëve që me marrë pjesë në seancë, me votu për, kundër ose abstenim”, tha Jakaj.
Sipas tij, themelimi i institucioneve nuk është vetëm çështje politike, por detyrim kushtetues.
“Nuk është parim demokratik, po është e detyrueshme që institucionet me i themelu, në këtë rast Kuvendin dhe më pastaj edhe Qeverinë e Kosovës”, u shpreh Jakaj.
Deklaratën e plotë të Naim Jakajt në STUDIO E HAPUR, e gjeni në videon më poshtë:

Leave a Reply